...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nuk mjafton qelbja nga ajri: porti i Vlorës jepet me konçesion për t`u qelbur dhe nga deti

Një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare qeveria ka shpallur fituesin e portit turistik të Vlorës, i cili do të kalojë te privati për një periudhë 35 vjeçare

Dita

30/03/2021 - 20:53

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituese bashkimin e kompanive “Marina Projects limited”, “Marina di Valona”, “Brunes” dhe “Ndregjoni”, të përbëra nga një shoqëri e themeluar në Angli dhe pjesa tjetër shqiptare, dy prej të cilave kontrollohen nga i njëjti pronar.

Gara e hapur në fillim të këtij viti bazohej në formën e një koncesioni me ofertë të pakërkuar. Kompania fituese do të investojë 22.8 milionë euro për ta kthyer këtë port në turistik. Ajo do të marrë në përdorin tokën në zonën e portit detar të Vlorës dhe operimin e portit turistik për 35 vjet. Referuar njoftimit bëhet me dije se në garë morën pjesë tre kompani ku dy të tjerat ishin shoqëria Albavia sh.p.k që ofroi një vlerë investimi në zhvillimin e projektit prej 1.8 miliardë lekësh dhe Gjikuria sh.p.k me një vlerë inestimi 22.7 milionë euro.

Të dyja këto kompani janë skualifikuar pasi nuk kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt teksa ofertat për vlerën e investimit rezultonin më të ulëta se bashkimi i kompanive fituese. Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qendër te Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Porti i ri turistik do të ketë një kapacitet akomodimi për 400 anije dhe jahte si dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjithë vitin.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA