...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qendrimi hipokrit dhe kriminal i Ramës pas vrasjes së vogëlushes në bregdet

Një drejtues shteti duhet t`u përmbahet studimeve dhe drejtësisë

Ylli Përmeti

03/08/2022 - 15:40

Si qendrimi i Ramës ashtu dhe “kritika” ndaj qendrimit të tij pas vrasjes së vogëlushes dje nga polici me skaf, është problematike. Rama tha pas vrasjes:

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”

Dhe pak më pas tha:

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”

Në rastin e parë i drejtohet partisë “demokratike” dhe opozitës në përgjithësi dhe medias së saj (Klan, Syri.net, ABCnews, Ora etj.) e cila e shfrytëzon vërtet dhimbjen e shoqërisë për të fituar “pikë” partia dhe media. Por njësoj vepronte dhe media e partisë “socialiste”, Top Channel etj., kur në pushtet ishte Berisha dhe aleatët e tij.

Në rastin e dytë Rama tregon se ndjen dhimbje me vrasjen e vogëlushes. Sigurisht, për t`i treguar popullit se ai është njeri me ndjenja ose i përshpirtshëm! Këtë e bëjnë të gjithë demagogët por ai me doza më të mëdha (ia dikton karakteri hiperbolën): se herë ndodh një “fatkeqësi” hidhen si karkalecë dhe “ngushëllojnë” nga larg. Por fakti që qeveritë nuk punojnë të parandalojnë gjëma shoqërore tregon pikërisht karakterin e tyre hipokrit. Por ai dikton dhe drejtësinë për ndëshkimin e vrasësit me dënimin “më ekstrem” dhe pastaj u thotë drejtuesve të policisë “të nxjerrin mësimet e duhura dhe t`u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse”.

Një drejtues shteti, në fakt, duhet t`u përmbahet studimeve dhe drejtësisë. Rama dihet se nuk lexon studime dhe virtytin e drejtësisë e ka në nivel tejet të ulët. Po të lexonte studimet dhe të gëzonte virtytin e drejtësisë, pa të cilin asnjëri nuk mund të drejtojë shtetin, ai do të thoshte: ndjesë e popull por studimet nuk janë përvetësuar (lidhur me policinë dhe administratën publike ku përfshihet dhe prokuroria dhe gjykatat) ende nga qeveria, administrata publike dhe policia dhe vrasësi të dënohet sipas ligjeve në fuqi dhe jo të dënohet me dënim “esktrem” apo...sepse këto fjalë jo vetëm që diktojnë prokurorinë tonë, e cila vazhdon të jetë joefiçente, dhe gjykatat, por nuk njihen nga drejtësia.

Dhe ngaqë e ka gjymtuar popullin për gati 12 vjet dhe nuk ka nxjerrë asnjë mësim, do të dorëhiqësh si kryeministër.  

Sipas këtij “kandari” ―se një drejtues qeverie duhet t`i përmbahet drejtësisë dhe nuk duhet ta braktisë atë kurrë edhe nëse ajo tregon fajtor vetë drejtuesin― mund të gjykojmë dhe qendrimin e opozitës dhe medias së saj të turpit.   

Padija e establishmentit akademik dhe politik dhe nevoja e ri-edukimit të policisë

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA