...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama emëroi Çuçin -ministrin që spiunon median- për ministër të brendshëm

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka emëruar zotin Bledar Çuçi, në postin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj

Voa

16/12/2020 - 17:43

Zoti Çuci, mban aktualisht drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Ai ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, edhe në mandatin e parë të shumicës socialiste, si Ministër Shteti për Çështjet Vendore, duke udhëhequr Reformën administrative territoriale.

Zoti Çuçi bëhet emri i katërt që pritet të drejtojë ministrinë e Brendshme, në pak më shumë se 7 vjet qeverisje të së majtës. Pararendësi i tij, zoti Lleshaj dha dorëheqjen javën e shkuar, pas vrasjes nga ana e një punonjësi policie në Tiranë, të 25 vjeçarit Klodian Rrashaj, ngjarje e cila provokoi më pas dhe protesta të dhunshme në kryeqytet, e përplasje të forta me policinë.

Në krye të ministrisë së Bujqësisë, zoti Rama, ka emëruar deputeten Milva Konomi, e cila gjithashtu ka shërbyer më parë si ministre e Ekonomisë.

Duket se kryeministri ka bërë kujdes në përzgjedhjen e emrave të rinj, për të shmangur një përplasje të re me presidentin Ilir Meta, i cili dy vjet më parë refuzoi emërimin e kandidaturës së Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa polemika të shumta shoqëruan dhe dekretimin e zotit Lleshaj. 

Çuçi, së fundmi, hartoi një tender për të angazhuar një ndërmarrje private për të spiunuar se kush bën lajme për të në media duke shpenzuar disa miliona lekë nga kursimet e popullit. Me siguri do të synojë të njëjtën politikë si ministër rendi meqë një ndër detyrat e ministrisë përkatëse është të spiunojë. Realizimet e tjera do t'ia përmendim herë tjetër. SHJ      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA