...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama pa brejtje ndërgjegjjeje: publikoi gjendjen e zjarreve në nivel botëror që të shfajësojë veten

Për t`i treguar popullit se gjithë planeti po digjet dhe përvëlohet dhe për të krijuar përshtypjen se ai dhe qeveria e tij nuk është përgjegjëse për gjendjen dramatike që është krijuar në vendin tonë

SHJ

08/08/2021 - 15:55

Kryeministri Rama, që nga kryeministër është kthyer në kryekriminel, pa pikë turpi publikoi sot në mëngjes në faqen e tij në Facebook, gjendjen e zjarreve në planetin tonë që po shkretohet çdo ditë nga qeveritë e kohëve tona, për t`i treguar popullit se gjithë planeti po digjet dhe përvëlohet dhe për të krijuar përshtypjen se ai dhe qeveria e tij nuk është përgjegjëse për gjendjen dramatike që është krijuar ne vendin tonë! Ja se citon krye...

me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.

***Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;

Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.

Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.

Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar.

Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.

Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.

Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.

Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.

Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.

Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht. Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milion hektarë tokë në 2021.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA