Veliaj, 0.86% të votave në vitin 2009 pavarësisht mbështetjes së ambasadave, Sorosit dhe nomenklaturës
Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, tha gjatë fushtës së zgjedhjeve 2023 se Veliaj dhe Këlliçi janë një “zero” pa mbështetjen e partive ku militojnë prej vitesh
SHJ
17/05/2023 - 14:19
Mirëpo, po të shihet përqindja e votave të fituara nga Veliaj, fituesi i zgjedhjeve bashkiake 2023, kuptohet se ai qendron poshtë zeros: sepse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, kur Veliaj mori pjesë për herë të parë në zgjedhje me emrin “G99”, ai mori, sipas raportit të OSBE-së, vetëm 0.86% të votave kur kishte mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ramës dhe PS-së; mbështetjen e ambasadave të huaja, kryesisht të ambasadës amerikane; mbështetjen e fondacionit “Soros”; dhe mbështetjen e televizioneve dhe gazetave dhe figurave të njohura.
Për krahasim, Lëvizja Bashkë mori pa mbështetjen që pati G99, 4.77 për qind të votave në bashkinë e Tiranës në vitin 2023.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 24 reads