...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mashtrimi i organizuar i elitës akademike dhe politike dhe pse protesta nevojitet të kundërshtojë kushtet gjeopolitike me Greqinë?

Po mirë Rama që e ka vërtetuar se është mashtrues ordiner, po “akademikët” ku i çon mushka? S’po flas për shtypin e përditshëm të tipit “Dita” se dihet që janë shitur prej kohësh te xhepat e pushtetarëve (LSI etj.)!

Ylli Përmeti

02/02/2018 - 10:17

Pas ngritjes së tensionit mes shqiptarësh për marrëveshjen greko-shqiptare, klasa akademike dhe politike filloi ta zbuste atë. Si fillim me Myslym Pashain dhe Ksenofon Krisafin dhe vazhdoi me Ramën etj. Të gjithë këta, na thonë, për të na zbutur, se 12 miljet e pranuara në ‘parim’ nga pala shqiptare, siç rrëfeu ministri i jashtëm grek, janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare…kur dihet se ishin po këta që kundërshtonin të njëjtat ‘milje’ që dhuroi PD-ja, jo vetëm në shtyp por edhe në gjykatën kushtetuese ku dhe realizuan objektivin e tyre: shfuqizimin e marrëveshjes. Tani, u bënë bashkë me Ramën – hamendësisht kanë ngjyer gishtin me mjalt– dhe argumentojnë të kundërtën! Është qartë se po përpiqen ta paraqesin ndryshe gjendjen dhe bashkë me ‘zbutjen’, të mashtrojnë shqiptarët. Po mirë Rama që e ka vërtetuar se është mashtrues ordiner, po “akademikët” ku i çon mushka? S’po flas për shtypin e përditshëm të tipit “Dita” se dihet që janë shitur prej kohësh te xhepat e pushtetarëve (LSI etj.)!        

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe ofensiva neoliberale greke

Nga ana tjetër, protesta e shqiptarëve nevojitet të marrë karakter kundër kushteve gjeopolitike që janë krijuar nga klasa jonë politike përkundër klasës greke, dekadat e fundit. Kushtet në fjalë, janë disavantazhues për palën tonë: sepse është krijuar varësi politike kundrejt Athinës për shkak se pushteti ekonomik i Athinës (kishës greke etj.) ndikon në jetët e mijëra shqiptarëve si në Greqi ashtu dhe Shqipëri. Përqindja e saj është shumë e madhe krahasuar me varësitë që kanë krijuar shtetet e tjerë, siç është Italia dhe Turqia. Serbia është në një përpjekje të ngjashme për të krijuar të njëjtën varësi.

Sidoqoftë, me rëndësi është të kuptojmë se protesta e shqiptarëve nevojitet të orientohet kundër kësaj lloj varësie: sepse ajo minon pavarësinë e pushtetit politik të Shqipërisë. Nëse protestohet vetëm për marrëveshjen e detit, shqiptarët do të tregojnë, edhe një herë, se nuk janë emancipuar, dhe në vend të protestojnë kundër shkaqeve - protestojnë kundër pasojave! Efekti që ka kjo lloj proteste është se ajo ruan të njëjtën gjendje, për mos të thënë se e përkeqëson atë, kur dihet se Greqia do të vazhdojë të rrisë varësinë e vendit tonë nga Athina…dhe kërkon nga nje qeveri tjetër, hamendësisht më “patriote” se e para, të zgjidhë mosmarrëveshjet në dobi të të dy vendeve, në mos 50-50, të realizojë dhe pala jonë disa objektiva. Në të vërtetë, pala jonë duhet të synojë jo “50-50” – domethënë, të japë aq sa ç’merr–  por, gjykuar nga padrejtësitë që ka shkaktuar pala greke, historikisht, kundrejt popullit shqiptar, veçanërisht lidhur me Çamërinë dhe pengimin e krijimit të shtetit modern shqiptar, duhet të marrë më shumë.

Por në kushtet që janë krijuar, është e pamundur të kërkojë të drejta pala jonë. Nëse kushtet ndryshonin, pala jonë mund të kërkonte, qoftë edhe përfaqësimin e shqiptarëve në Greqi nga përfaqësues shqiptarë në parlamentin grek – një debat që është shkaktuar shumë herë në Greqi, dhe unë, personalisht, dhe si gazetar, e kam ‘provokuar’ një herë në një emision radiofonik me frekuencë kombëtare, se shqiptarët që banojnë në Greqi duhet të përfaqësohen në parlamentin grek nga shqiptarë, nëse Greqia pretendon se është demokratike dhe kërkon t’i përmbahet reciprocitetit: sepse në Shqipëri, pakica e saj përfaqësohet në dy pushtete: në pushtetin fetar, me Janullatosin, dhe pushtetin politik, me partitë e minoritetit.

Pikërisht, për shkak të kësaj të drejte që u kemi dhënë pakicave greke në Shqipëri, ne duhet të kërkojmë të njëjtën të drejtë nga pala greke. Kjo e drejtë kërkon ndryshimin kushtetutës greke dhe qeveritë të jenë në raporte pushtetore të barabratë – domethënë, të jenë të pavarur në vendimet e tyre politike. Pala greke është kreykëput e pavarur nga pala jonë dhe ka krijuar varësi pushtetore për palën tonë dhe si e tillë, ka mundësi të diktojë kurdoherë politikat e saj. Për të gjitha këto arsye, protesta nevojitet të kundërshtojë “kushtet gjeopolitike” që janë krijuar, sepse të tilla janë, përmes të cilëve synohet realizimi i objektivave greke në Shqipëri...

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA