...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Irani i hoqi Izraelit statusin e “të paprekshmit” dhe kreu një fitore strategjike

Qëllimi i atij sulmi me “një valë të vetme” goditëse ishte t’i dërgonte një kumt të qartë paralajmërues Izraelit dhe Perëndimit se, Republika Islamike e Iranit i ka të gjitha aftësitë ushtarake për të goditur jo vetëm Izraelin por çdo bazë ushtarake në rajon, kur të dojë dhe si të dojë.

Dritan Goxhaj

20/04/2024 - 08:37

Me datë 13 prill Irani bëri histori me anë të opëracionit “Premtimi i vërtetë”. Kjo goditje ishte e pashembullt për shumë arsye. Së pari, ishte goditja e parë që Irani bënte direkt ndaj Izraelit nga toka Iraniane. Së dyti, ishte një nga goditjet më të largëta e më të përparuara të bëra nga ndonjë shtet ndaj një shteti tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Së treti, është hera e parë që një shtet godet me raketa nga një largësi prej 1200 – 2000km, duke kaluar mbi hapësirën ajrore të disa shteteve dhe në disa zona kohore.

Por si mbërritën deri këtu?

Jo për nevojë historike, por për arsye të mëtjeshme të këtij shkrimi, duhet të themi se kjo qe një reagim ndaj goditjes nga ana e Izraelit të konsullatës Iraniane në Damask të Sirisë, ku mbetën të vrarë dy gjeneralë të Gardës Revolucionare të Iranit së bashku me disa oficerë të tjerë. E gjitha kjo ishte një verprim i mire-kalkuluar nga ana e Izraelit, për të çuar Iranin drejt një reagimi ushtarak.

Po përse i duhej Izraelit një reagim nga Irani?

Për disa arsye, por ajo më kryesorja ishte për të tërhequr totalisht vëmendjen e gjithë botës nga masakrimi, pastrimi etnik e gjenocidi i stilit nazist që Izraeli dhe ushtria e tij po u bëjnë palestinezëve në Gaza. Dhe normal, një goditje në formën e një kundërpërgjigje nga ana e Iranit do të bënte që Izraeli të mund të luante sërish rolin e viktimës në sytë e botës Perendimore, ku kish filluar të tregonte nga pak fytyrën e tij të vërtetë gjenocidiale.

Arsye tjetër ishte për të mundur të fuste në një luftë Amerikën ndaj Iranit si kundërpërgjigje të sulmit iranian ndaj Izraelit. Dhe Irani nuk vonoi, por u kundërpërgjigj me anë të një goditje të nivelit taktik. Por iranianët u kujdesën që kjo goditje e këtij niveli të sillte atë që ndodh vetëm në raste të rralla të artit ushtarak: të shndërronte goditjen e nivelit taktik në një fitore të nivelit strategjik. Dhe, për të arritur këtë, Irani lëshoi mbi Izrael 185 drone kamikaze, 36 rraketa të tipit Kruiz, dhe 110 rraketa balistike.

Por si arriti ta shndërronte në një fitore strategjike?

Irani i kreu ato sulme në kohën që mbrojtja ajrore dhe ajo kundërajrore e Izraelit dhe e gjithë aleatëve të tij në rajon ndodheshin në gadishmërinë më të lartë. Irani u kujdes që kjo gadishmëri të ishte në nivelin 100%, duke njoftuar 72 orë më parë të gjitha shtetet mbi hapësirën e të cilave do të kalonin mjetet fluturuese të lëshuara prej tij, por edhe duke realizuar 48 orë më parë një takim me zyrtarë të lartë të CIA-s në Oman, duke i vënë ata në dijeni për vendimin e goditjes së disa objektiva ushtarake izraelite, por pa specifikuar saktësisht se cilat prej tyre. Gjithashtu, Irani u kujdes që në kohën që ai do të lëshonte sulmin e tij, asnjë nga aleatët e tij në rajon, si Hezbullahu dhe Huthi si dhe disa grupe të armatosura në Irak, të mos ndërrmerrnin sulme serioze ndaj Izraelit.

Përse i duhej ta zbulonte veprimin e tij?

Për disa arsye thelbësore: E para, Iranit i duhej që e gjithë fuqia ushtarake e Izraelit dhe e vëndeve të NATO-s në mbështetje të Izraelit të ishte në gadishmëri dhe operim 100%, në mënyrë që të nesërmen Izraeli të mund të mos përligjej se u godit në befasi. E dyta, duke i vënë në dijeni, Iranit i duhej që të gjitha forcat amerikane dhe ato angleze në rajon të reagonin me gjithë aftësitë e tyre ushtarake ndaj këtij sulmi, për të parë dhe zbuluar se cilat janë aftësitë reale ushtarake ajrore dhe të mbrojtjes kundërajrore të këtyre vendeve në këtë rajon, ku Amerika ka 35 baza të ndryshme ushtarake rreth Iranit dhe rreth 50,000 trupa ushtarake. E treta, i duhej për të nxjerrë zbuluar cilat nga vendet arabe do të mbështesnin Izraelin në këtë goditje të tijën.

Zakonisht, në artin ushtarak goditje të tilla ajrore bëhen në disa valë goditëse, me qëllim për të lodhur dhe shpenzuar aftësitë e mbrojtjes kundërajrore të vendit objektiv goditje si dhe për të vërejtur pikat e dobëta të saj, në mënyrë që më pas, në valën e dytë, të tretë ose edhe ndonje të katërt, raketat e lëshuara nga vendi sulmues të mos hasin asnjë vështirësi ose pengesë kundërajrore për të depërtuar në hapësirën ajrore të programuar, dhe goditur objektivat e përzgjedhur. Por Irani në realitet përdori vetëm një valë goditje, duke bashkërenduar kohën e të gjitha mjeteve fluturuese goditëse që do të lëshonte.

Qëllimi i atij sulmi me “një valë të vetme” goditëse ishte t’i dërgonte një kumt të qartë paralajmërues Izraelit dhe Perëndimit se, Republika Islamike e Iranit i ka të gjitha aftësitë ushtarake për të goditur jo vetëm Izraelin por çdo bazë ushtarake në rajon, kur të dojë dhe si të dojë.

Pamvarësisht propagndës izraelite të ngjashme me atë të Ukrainës, edhe pse Irzraeli arriti të rrëzonte 99% të raketave iraniane, realiteti është se vetëm 84% e raketave iraniane arritën të asgjësohen, ku rreth 18 raketa arritën të godasin tre objektiva të paracaktuar të cilat qenë: 1. Baza e Inteligjencës Izraelite në Malin Hermon, në Lartësistë e Pushtuara Golan, e cila u godit nga dy raketa të tipit Paveh; 2. Baza Ajrore Ramon në shkretëtirën Negev, e goditur nga 9 rraketa; dhe 3. Baza Ajrore Nevatim, edhe kjo në shkretëtirën Negev, ku vetëm për këtë komandë izraelite ka pranuar që është goditur nga 7 raketa.

Të tre këta objektivë u përzgjodhën nga Irani pasi kanë marrë pjesë direkte në sulmin izraelit ndaj konsullatës në Damask. Nga dy bazat ajrore janë ngritur avionët F-35 që kanë goditur konsullatën, ndërsa qendra e zbulimit është ajo që ka bashkërenduar gjithë sulmin dhe ka bërë përzgjedhjen e objektivit në Damask. Arritja nga ana e Iranit e goditjes së objektivës më të mbrojtur të botës, bëri atë që Izraeli ta humbasë statusin e “Të Paprekshmit”.

Kjo është një fitore strategjike, jo vetëm rajonale, ku Irani arriti t’iu tregojë gjithë vendeve arabe të Gjirit, të cilat që prej vitit 1967, të luftës së Jom Kipurit, ku Izraeli arriti t’i mundtte të gjitha ato sëbashku, ëndërronin që të godisin njëherë të vetme Izraelin në brendësi të tija dhe t`i krijojnë pasiguri për të ardhmen, por edhe një fitore strategjike në rang global dhe me pasoja të rënda për luftën në Ukrainë. Me anë të kësaj goditje, duke arritur që të depërtojë gjithë mbrojtjen ajrore më të përparuar të gjithë Perëndimit, i cili, me përjashtim të vetëm Iron Dom që nuk i ka dhënë ende Ukrainës, i tregoi NATO-s dhe gjithë perëndimit se çfardolloj mbrojtje ajrore apo kundërajrore që i kanë dhënë ose do të duan t’i japin Ukrainës për t’u mbrojtur nga raketat ruse, është i pavlefshëm.

Por jo vetëm kaq, por çdo lloj baze Amrikane, jo vetëm në rajon por edhe në Azi është e pambrojtur totalisht nga çfardolloj sulmi raketor qoftë ai Kinez ose Koreano Verior.

Pasi askush nuk e beson se si Irani e arriti i vetëm këtë sukses të datës 13 prill. Ai e arriti këtë me ndihmën e Rusisë dhe të Kinës, pasi raketat balistike të përdorura prej tij, për të arritur objektivat, u është dashur që të përdorin sistemet satelitore Kineze-Beidu dhe ato Ruse –Glonas. Prandaj edhe tashti Amerika dhe gjithë Perëndimi po mundohen t’i mbushin mendjen Izraelit që të mos ndërmarrë asnjë sulm serioz ndaj Iranit, pasi kjo do të sillte një kundërsulm disa herë më të fuqishëm e disa herë më shkatërrues se ai i datës 13 prill ndaj Izraelit, duke thyer kështu idenë e fuqisë së Amerikës, dhe duke krijuar idenë se, kur nuk është në gjendje të mbrojë Izraelin, nuk mundet të mbrojë asnjë tjetër. Prandaj, për të mbajtur të ngritur këtë lloj ideje të fuqisë, është më mirë që të mos godasin Iranin seriozisht, por të kufizohen në goditje të forcave të tij vetëm në Siri.

Ndërsa Izraeli, i cili e ndërrmori sulmin e tij ndaj konsullatës për të larguar vëmendjen nga gjenocidi në Gaza, tashti ka vendosur që t’i kthehet përsëri gjenocidid, për të larguar vëmendjen nga poshtërimi që pësoi nga Irani. Dhe, për këtë po bën të gjitha përgatitjet për të sulmuar edhe qytetin e fundit të Rripit të Gazës, qytetin e Rafës, ku ndodhen të strehuar rreth 1 (një) milionë palestinezë. Dhe ndërkohë që bota sërish do të merret me sulmin e ri në Gaza, Izraeli përgatitet për të sulmuar Iranin, me preteksin se ai ka tentuar të sulmojë reaktorin bërthamor izralit Dimona.

Ndërsa vendet arabe vazhdojnë akoma të merren me çështje doktrinale fetare, se a janë shiitët e Iranit qafira ose jo, ndërkohë që këta shiitët janë të vetmit që po i kundërpërgjigjen “Beni Israilëve” izraelitëve ndaj masakrimit të myslimanëve në Gaza.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA