...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Replikë e pjesshme me Fatos Tarifën: pse Fatosi mbetet “fatos”?

Ylli Përmeti

18/08/2017 - 17:41

Muharremi kundër Tafajit dhe ansjelltas: njëri përsërit toerinë e Marksist për të kundërshtuar Tafën, tjetri mbron qasjen e tij —“socio-historike”—jomarksiste, megjithëse e vlerëson Marksin maksimalisht...për të kundërshtuar Muharremin! Tafaj e quan replikën kundër Xhafës si “muharremizmi si filistinizëm politik”. Domethënë, e quan atë injorant dhe të pasinqertë për shkencat sociale dhe se ai s’ka kuptuar doktrinën leniniste e jo më filozofinë marksiste! Në të vërtetë, Xhafa është më marksist dhe më i sinqertë se Tafaj. Ja ç'citon Muharremi kur kundërshton Tafën:

'Socializmi është rend shoqëror, politik e ekonomik, një rend që lind objektivisht e pavarësisht vullnetit të njërit a tjetrit, si pasojë e shkatërrimit të mënyrës kapitaliste të prodhimit me anë të revolucionit proletar dhe vendosjes se diktaturës së proletariatit, është rend shoqëror që bazohet në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit, në marrëdhëniet e ndihmës e të bashkëpunimit midis njerëzve të çliruar nga shtypja e shfrytëzimi kapitalist, në unitetin dhe aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse, është rend që çon në zhdukjen hap pas hapi të kontrasteve midis qytetit e fshatit, midis punës fizike e punës mendore...në socializëm ekonomia zhvillohet me ritme të shpejta dhe në mënyrë të planifikuar e se qëllimi i prodhimit në socializëm është plotësimi i nevojave materiale dhe kulturore në rritje të pandërprerë të masave punonjëse, bazuar në parimin “secili sipas aftësive, secilit sipas punës”.'

Kjo është një qasje marksiste: sepse qasja e Marksit është “objektiviste”. Por Tafaj nuk e shikon qasjen e tij si ‘marksiste’ pavarësisht se ia përmend në kundër-replikë! Tafaj na tregon dhe ”doktrinën leniniste”. Domethënë tërësinë e besimeve që burojnë nga Lenini. Por Lenini e ka bërë të qartë jo vetëm përmes shkrimeve të tij por edhe përmes praktikës, se mendësia dhe praktika e tij është marksiste. Por Tafaj shikon “doktrinë leniniste” përkrah filozofisë marksiste!  

Se ku nuk është i sinqertë Xhafaj, të cilit Tafaj i drejtohet në emrin e tij të vogël, që ta zvogëlojë, është në teorinë marksiste: se ajo nuk është vetëm kontradiktore ose e papërputhshme me realitetin e zhvillimit të shoqërive —se socializmi s’ka lindur siç na argumenton Marksi, “objektivisht” —domethënë, pavarësisht vullnetit tonë— por as na tregon realitetin në të cilin gjendemi aktualisht, përveç, sigurisht, klasave, që janë të dukshme edhe nga të verbrit. Qoftë edhe nëse konsiderojmë revolucionin Bolshevik, përmes të cilit lindi socializmi, ose mori udhë, në Rusinë e kohës ishin krijuar parakushtet social-ekonomike që proletariati të kuptonte realitetin dhe të bashkohësh kundër klasës sunduese duke zgjedhur dhe udhëheqësit e tij komunistë si Lenini.

Nuk ishte, në fjalë të tjera, një revolucion që lindi pavarësisht vullnetit tonë. Por ishte revolucion që lindi nga kuptimi realitetit (megjithëse në shkallë të ndryshme mes punëtorësh) i cili çoi në vullnet të përgjithshëm për të luftuar kundër klasës sunduese. Por ishte krijmi i një kundër-pushteti më të fuqishëm se pushteti carist që mundësoi shkatërrimin e njërës klasë duke e zëvendësuar me një tjetër. Ishte, në fjalë të tjera, shkatërrimi i një pushteti dhe zëvendësimi i tij me një pushtet tjetër që bëri të mundur ndryshimet sociale.

Tafaj është edhe më i pasinqertë kur në qasjen e tij “social-historike” adopton argumente nga autorë me emër dhe pa shqyrtuar realitetin dhe konceptet, katapulton nga një koncept në tjetrin. Për shembull, thotë Tafaj: “Duke e cilësuar autoritetin legjitim si aftësinë e një qeverie për të ruajtur besimin e qytetarëve në pushtetin dhe politikat e saj, Hannah Arendt shkruante se, “Asnjë revolucion nuk ka arritur sukses, madje pak revolucione kanë nisur, për sa kohë që autoriteti i politikës ekzistuese ka mbetur i paprekur”.

Në këtë paragraf Tafaj nuk shqyrton, siç nuk shqyrton as Arendt-i, se nga buron legjitimiteti dhe si u krijua ai për elitat komuniste: sepse legjitimiteti –në bazë të të cilit qendron ‘besimi’, megjithëse përfshin dhe dinamika të tjera - ka një fillim, ka një proces dhe ka një fund. Qoftë ‘fillimi’, qoftë procesi -përmes të cilit ruhet ose riprodhohet-, qoftë fundi i tij, ka shkaqe, të cilët Tafaj nuk i shqyrton nga një qasje sistemike: së pari, duke konsideruar dijen sistemike të vetë Marksit dhe teorinë e tij në raport me realitetin; së dyti, nuk shqyrton teorinë e tij në raport me çka u adoptua —duke filluar me Lenini dhe mbaruar –le të themi, me Ramizin— nga vetë komunistët!

Tafaj pajtohet edhe me argumentin tjetër të Arendt-it kur ajo zëvedënson ‘pushtetin’ me ‘autoritet’! Sepse të zëvendësosh “pushtetin politik” me “autoritetin politik” nënkupton ose se s’ke dije lidhur me ‘pushtetin’ dhe në cilat forma shprehet ai, ose kërkon të çorientosh lexuesit dhe më tej, punëtorët. Sepse pushteti themi, buron nga populli, kur ai e delegon pushtetin, sepse kështu thotë ideologjia mbizoteruese, se populli duhet ta delegojë pushtetin dhe jo ta ushtrojë, qoftë në të ashtuquajturën “demokraci” liberale, në të cilën bën pjesë Tafaj, qoftë në të ashtuquturin socializëm, ku bën pjesë Xhafaj!

Nga ky proces dhe delegim pushteti buron dhe autoriteti i elitave politike. Autoriteti i Tafajt, për shembull, buron nga hapësira që i jep masmedia, universitetet dhe kolegët. Por këta të fundit janë të parët në procesin e krijimit të autoritetit të tij. Pastaj vjen universiteti dhe masmedia. Por autoriteti mund të shkatërrohet vetëm kur përballet me një argument më të vërtetë. Dhe në rastin konkret, ai shqyrton paradigma sociale të shkekullit të kaluar pa patur të qartë në mendjen e tij dijen e Marksit, pavarësisht se thotë si shumë të tjerë, se Marksin e njeh mjaft mirë në “idetë” e tij, por që s’na e tregon në ndonjë kritikë, siç veprojmë ne, dhe pa na treguar përpushmërinë e “ideve” të Marksit me realitetin ose me zbatuesit e ideve të tij: Lenini etj.

Ai adopton, në vërtetë, një qasje, të cilën e quan “social-historike“ dhe e kopjon nga mësuesit e tij të tipit Geddens, sepse kështu nuk prek pushtetin e elitave dhe kështu bashkëjeton me to dhe riprodhon ‘autoritetin’ e tij akademik...

Shkurt, Tafaj është tejet problematik në qasjen e tij kur mundohet të “ndriçojë” publikon për shkaqet e rënies së paradigmave sociale. Pakuptishmërinë e tij lidhur me sistemet e ka treguar thuajse në gjithë shkrimet e tij të fundit. Pa përmendur shqyrtimin e mendësisë së politikanëve kur ai u përpoq të na tregonte shkaqet pse mashtrojnë politikanët, të cilët ne, i quajmë “politikanë profesionistë”, për të ndriçuar sado pak publikun, sepse e fillojnë karrirën në pushtetin politik dhe vdesin me të, përveç disa rasteve...për të cilin shkruajta dhe gazeta Dita nuk e publikoi! Arsyet duhet t’i rrëfejë vetëm ajo...          

Për të njëjtat arsye Fatosi mbetet ‘fatos” — në kuptimin se ai nuk ka përvetësuar vegla teorike të tilla që të ndriçojë popullin dhe shkencën dhe ta nxjerrë nga errësira.          

http://www.gazetadita.al/muharremizmi-si-filistinizem-politik/   

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA