Lajmi i shekullit: Greer zbulon organizatën sekrete amerikane dhe shkakton ‘tërmet’ në mbarë botën
Griri ka më shumë 33 vjet që studion praninë e anijeve të jashtëzakonshme dhe puna e tij hetuese ka sjell në dritë një nga të vërtetat më mëdha të historisë moderne amerikane dhe botërore: faktin se në SHBA vepron një organizatë transnacionale dhe sekrete e cila ka shfrytëzuar anijet jashtëtokësore, ka zhvilluar një teknologji të ngjashme me ta në laboratorë sekretë dhe ka kryer krime (vrasje etj.) dhe ka krijuar bindjen ―përmes rrëmbimit të njerëzve të pafajshëm dhe shtypit― se jashtëtokësorët janë armiqësorë ndaj njerëzimit në tokë dhe për të njëjtat aryse ajo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe sigurinë botërore.
Ylli Përmeti
13/06/2023 - 17:52
Ditët e fundit, studiuesi amerikan Steven Greer, publikoi një dokumentar (pas atij të vitit 2016 me titull “Sirius” dhe disa të tjerëve pas tij) me titull “Shekulli i humbur dhe si ta ripretendojmë atë”. Griri është një studiues i mjeteve fluturuese të panjëjtësuara dhe organizatës sekrete amerikane që vepron në emër të Pentagonit (ose ministrisë së mbrojtjes amerikane) por nuk mbikëqyret nga qeveritë amerikane.
Ai ka më shumë 33 vjet që studion praninë e anijeve të jashtëzakonshme dhe puna e tij hetuese ka sjell në dritë një nga të vërtetat më mëdha të historisë moderne amerikane dhe botërore: faktin se në SHBA vepron një organizatë transnacionale dhe sekrete e cila ka shfrytëzuar anijet jashtëtokësore, ka zhvilluar një teknologji të ngjashme me ta në laboratorë sekretë dhe ka kryer krime (vrasje etj.) dhe ka krijuar bindjen ―përmes rrëmbimit të njerëzve të pafajshëm dhe shtypit― se jashtëtokësorët janë armiqësorë ndaj njerëzimit në tokë dhe për të njëjtat aryse ajo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe sigurinë botërore.
Organizata ka filluar veprimtarinë e saj si pjesë e projekteve tejet sekrete (“black projects”) të qeverisë amerikane gjatë viteve `50, pas rrëzimit të një anije jashtëtokësore në “Roswell” (1947), për të cilën autoritetet thanë në atë kohë se ishte rrëzim i një balone ushtarake ndërsa studiuesit dhe disa punonjës të qeverisë amerikane, shumë prej të cilëve janë në ushtrinë e saj dhe zyrtarë sigurie, pretendojnë se ishte rrëzim i një anije jashtëtokësore dhe se ata janë dëshimtarë; ndaj kanë kërkuar nga qeveria amerikane të zbulojë të vërtetën. Greer pretendon se janë rreth 400 vetë që kanë dëshmuar ngjarjen në fjalë dhe se ai ka fakte për të ndërsa disa dëshmitarë janë të gatshëm ta dëshmojnë atë pranë autoriteteve por qeveritë amerikane kanë përdorur argumentin se ato e kanë hetuar rastin dhe hetimet tregojnë rrëzimin e balonës.
Një epokë e re teknologjike po agon për njerëzimin dhe jetën planetare: amerikani Greer udhëheqë kursin
Organizata doli jashtë kontrollit të qeverisë kushtuese dhe si pasojë është quajtur kërcënim për sigurinë amerikane nga shumë presidentë amerikanë (Kenedi, Ajzenhauer etj.). Ajo ka zhvilluar teknologjinë sipas disa objekteve jashtëtokësore që janë rrëzuar por jo në nivelin e tyre. Ndaj një arsye se pse njerëzit dëshmojnë shfaqje më të shpeshta se në të kaluarën të objekteve në fjalë në qiell është pikërisht fakti se qendrat përkatëse kanë zhvilluar teknologjinë përkatëse dhe fluturojnë anekënd botës. Një arsye tjetër është shqetësimi i jashtëtokësorëve se veprimtaritë tona po kërcënojnë jetën e planetit tonë dhe mund të kërcënojnë dhe jetën në galaktikën tonë: sepse çdo luftë bërthamorë në tokë shkakton dëme dhe në sisteme të tjerë diellor të galaktikës sonë.
Sipas studimit të Grir, organizata përkatëse ka zbatuar një plan 5-6 dekadat e fundit për përfrikësimin e njerëzimit duke rrëmbyer njerëz të pafajshëm me qëllim që të paraqesë shfaqjen e jashtëtokësorëve si kërcënim për njerëzimin dhe nevojën për krijimin e një qeverie botërore. Pretendimet e tij mbështeten në fakte ose dokumenta sekretë dhe dëshimi nga njerëzit e përfshirë në veprimtaritë përkatëse: njerëz të rrëmbyer por dhe njerëz që kanë punuar për organizatën në fjalë.
Me dokumentarin e radhës ai synon të mobilizojë qeverinë dhe kongresin amerikan për ta vendosur nën mbikqyrje atë dhe të përdorë zhvillimet e saj teknologjike në dobi të njerëzimit. Sipas tij, ajo është “transnacionale” në kuptimin që ajo s`njeh kufij dhe vepron fshehtas thuajse në gjithë planetin; dhe ajo është “sekrete” në kuptimin se për veprimtarinë e saj nuk janë në dijeni presidentët amerikanë dhe kongresi, përjashto pak individë me të cilët ka folur. Këtë herë ai ka dërguar një “ton” me dokumenta dhe dokumentarin përmes të cilit u tregon veprimtarinë, vendveprimet rreth botës dhe teknologjinë që ata zotërojnë. Sipas tij, ata zotërojnë teknologji tejet të përparuar, anti-gravitacionale.
Kohët e fundit ata janë përfshirë dhe në tregati të paligjshme (drogë etj.). Ditët e fundit Griri raportoi se të dhënat e tij kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe po shqyrtohen dhe nga kongresi. Pak ditë pas publikimit të dokumentarit ai zhvilloi një konferencë për shtyp. Në të ai tregoi përfundimet e studimit të tij 30 vjeçar dhe kërkesat ndaj qeverisë amerikane; tregoi dhe përfshirjen e një prokurori amerikan dhe shumë njerëzve që lidhen me veprimtarinë e organizatës (shih konferencën).
Sipas prokurorit, organizata ka kryer më shumë se 21 krime të ndryshme (tradhëti ndaj SHBA-së etj.). Për të njëjtën arsye, ai kërkon hetime të thelluara nga qeveria amerikane dhe dijësimin e popullit amerikan lidhur me veprimtarinë e saj. Disa nga përfundimet e studimit të janë si vijon:
Në qiellin tonë qarkullojnë dy lloj anijesh ― jashtëtokësore dhe njerëzore ose mjete elektro-gravitacionale;
Grupet jashtëtokësore nuk janë armiqësore ndaj Tokës ose njerëzimit. Sidoqoftë, ata kanë shqetësime në rritje rreth armiqësisë njerëzore dhe sistemeve të armatimit (bërthamore etj.)
Teknologjia jashtëtokësore është studiuar dhe prodhuar duke çuar në kapërcime energjitike të motorrave shtytës;
Një organizatë tejet e fshehtë ka drejtuar këto projekte pa mbikëqyrje ligjore nga qeveria kushtetuese që nga viti 1950;
Këto projekte të paligjshme përbëjnë një kërcënim të rëndë ndaj Sigurisë Kombëtare dhe Sigurisë Botërore dhe paqes;
Anëtarëve kyç të komiteteve të qeverisë amerikane u është mohuar qasja në ato projekte, e cila është një krizë për të cilën ne po punojmë ta zgjidhim;
Teknologjitë e zotëruara nga kjo veprimtari e paligjshme do të zgjidhnin menjëherë krizën e energjisë botërore, mjedisore dhe varfërisë;
Këto organizata gjithashtu kanë sulmuar dhe në disa raste kanë rrëzuar mjete jashtëtokesore;
Ky grup i fshehtë ka teknologji të nxisë një operacion bindës të flamurit të rremë shkatërrues për Sigurinë Kombëtare;
Këto veprimtari paraqesin një kërcënim të menjëhershëm dhe të rëndë ndaj sigurisë botërore dhe duhet të frenohen menjëherë;
Krime kundër njerëzimit përgjatë botës ― lidhur me gjykatën ndërkombëtare për krime të kryer nga projekte të fshehta dhe të paligjshme; dhe
Ne mirëpresim veprimet e kongresit amerikan të hetojë çështjen.
Disa kërkesa ndaj kongresit janë si vijon:
Kongresi të miratojë menjëherë një ligj me 50 miliardë dollarë për të mbështetur studimin, zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të energjive të pikës zero duke kërkuar burim dhe veprimtari të hapur;
Parashikim për amnisti nga 6-12 muaj për gjithë informatorët, ekzekutivët, punonjësit e qeverisë dhe korporatat, nëse kryhet zbulim i plotë dhe tërësor. Pas periudhës së amnistisë, individët dhe korporatat private dhe qeveritare do të ndiqen penalisht;
Kongresi të zhvillojë dëgjesa të hapura me informatorët dhe faktet; dhe
Kongresi të miratojë ligj për të mbrojtur punonjësit, pensionet dhe pasuritë private të informatorëve.
Griri tha gjatë konferencës se nëse qeveria amerikane vepron sipas ligjeve, çështja e hetimit mund të mbarojë brenda një viti dhe deri në vitin 2026 të ketë zhvilluar teknologjitë përkatëse për të ndihmuar si fillim popullin amerikan dhe më pas gjithë botën. Puna e tij ndiqet nga miliona njerëz rreth botës dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave kudo në botë përveç mediave të kontrolluara nga elitat neoliberale.
Biseda publike:
Kryefotografia e këtij lajmi tregon bazat sekret të orgnizatës në fjalë në SHBA ndërsa vijuesja bazat jashtë saj!
Pak ditë më pas u zhvillua një dëgjesë qytetare në Uashington ku shumë deshmitarë dhe studiues dëshmuan përpara një trupe gjykatësish të vërtetat e tyre. Qëllimi i saj ishte të nxisnin vëmendjen e Kongresit amerikan, i cili i ka anashkaluar për më shumë se 45 vjet.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 237 reads