Fevziu iu shmang katër pyetjeve “përvëluese” ndaj Manes
Nuk e pyeti Manen për dyshimin e ngritur nga Spaku se ai është përfshirë në “korrupsion aktiv” dhe akuza të tjera që lidhen me shkeljen e të drejtave të punëtorëve, “vjedhjen” e ujit të shumë fshatrave për “rezortet” ose vendet e pushimit që ndërton si “investitor strategjik”, dhe për birin e tij
Ylli Përmeti
09/04/2025 - 17:52
Më pak se gjysmë “gazetari”` oligarkisë, Fevziu, që ka të ardhura mbi 120 milionë lekë në muaj (rreth 40 milionë nga Klani dhe të tjerat nga pronat) intervistoi miliarderin e parë të Shqipërisë, Samir Manen, meqënse u përfshi në revistën e Forbes-it. Ishte një bisedë mes një milioneri dhe një miliarderi se sa një intervistë që i shërben të vërtetës dhe popullit. Ata folën për shumë çështje; madje dhe për çështje me karakter botëror si “globalizmi”. Fevziu u përpoq të spikaste “të vërtetën” se Mania ishte “bërë vetë” miliarder ndërsa iu shmang pyetjve “përvëluese” që me siguri do ta linin pa frymë Manen. Ky i fundit tregoi se s`ka dije nga globalizmi neoliberal, të cilin ai e quan bashkë me Fevzon thjesht “globalizëm”, dhe nga dinamika botërore. Për pasojë, ai tregoi se ka plane për t`u globalizuar më tepër ose për të zgjeruar veprimtarinë ekonomike jashtë vendit se sa në atdhe.
Ai tregoi, padije, gjithashtu, lidhur me turizmin, të cilin e këshillon si bazë ekonomike, pavarësisht se këtej kemi treguar prej vitesh se turizimi nuk mund të përbëjë bazë ekonomike për Shqipërinë.
Kryefiaskua e qeverisë “Rama” me “turizmin elitar” dhe si mund të krijojmë turizëm të qendrueshëm
Nga ana tjetër, Fevziu s`e ka fshehur kurrë ëndjen e tij për të pasurit dhe pasurinë, pavarësisht se pasuria s`të bën të lumtur; as ka fshehur të vërtetën se i shërben të djathtës ose Berishës, pavarësisht se detyra i kërkon të jetë i paanshëm dhe pavarësisht se i shërben dhe Ramës vitet e fundit që kur Klani filloi të kohej nga ai, meqënse Berisha filloi të shuhej dhe meqënse ndryshimet mes Berishës dhe Ramës janë të vogla. Ndaj dhe nuk e pyeti Manen për dyshimin e ngritur nga Spaku se ai është përfshirë në “korrupsion aktiv” dhe akuza të tjera që lidhen me shkeljen e të drejtave të punëtorëve, “vjedhjen” e ujit të shumë fshatarve për “rezortet” ose vendet e pushimit që ndërton si “investitor strategjik”, dhe për birin e tij.
Në një vend “ligjor” Fevziu dhe të ngjashmit e tij nuk do të pipëtinte kurrë si “gazetar”.
Ne do ta nderojmë Manen kur të hetohet dhe të tregohet se është vërtet i ndershëm ndërsa Fevzua meriton të kalojë disa vite në burg për shkelje të ligjit të medias dhe detyrës së gazetarit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 38 reads