...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ambasadori amerikan në Beograd në frymën e ambasadorit rus: Serbia faktor ‘stabiliteti’ në rajon

Ai bëri disa deklarata, sa të pabaza, aq të pabesueshme, kur tha se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon

Adil Fetahu

05/10/2021 - 20:13

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Entoni Godfrid, në një solemnitet të hapjes së një kompanie amerikane të teknologjisë (NCR), në fjalën që mbajti, e lavdëroi Serbinë si faktor të paqes në rajon. Ai bëri disa deklarata, sa të pabaza, aq të pabesueshme, kur tha se “Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon. E kemi parë këtë javën e kaluar, se Serbia dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon”!

Deklarata të tilla për Serbinë "si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon", do t’i kishin hije vetëm ambasadorit rus, Harçenkos, por jo atij amerikan, kur e di fort mirë se shteti i Serbisë është ai që tërë kohën shkakton destabilitet e konflikte në rajon, dhe se këtë e ka strategji të definuar edhe në Memorandumin 2 të Akademisë së Shencave të Serbisë, për të destabilizuar shtetet fqinje:  Kosovën, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.  Për realizimin e synimeve të përcaktuara në atë memorandum, i ka angazhuar të gjitha strukurat shtetërore, diplomatike, kishtare, mediale, madje edhe ushrinë.

Nëse ambasadori Godfrid javën e kaluar “e ka parë dëshirën e Serbisë për paqe dhe stabilitet”, në krizën që krijoi në kufi me Kosovën, në këtë pikë është në një vijë me ambasadorin rus.

Serbia  me të gjitha forcat është e angazhuar kundër stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, por edhe të tjerëve. Vitin e kaluar dhe këtë vit e destabilizoi Malin e Zi, dhe e solli buze luftës qytetare, derisa e rrëzoi qeverinë. Përmes asaj kreaturës gjenocidale, të ashtuquajtur “Republika Srpska”, punon  pandërprerë në destabilizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të  Bosnje-Hercegovinës, kurse duke trumbetuar e rritur shifrat per viktimat serbe në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, tërë kohën është në grindje me Kroacinë.

Politikës së tillë nuk i thuhet politikë e paqes dhe stabilitetit, por politikë e agresionit shtetëror të Serbisë ndaj fqinjëve dhe e destabilitetit të rajonit.    

Dje korporata amerikane NCR postoi fotogarfitë e mëposhtëme

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA