...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Krimi social-ekologjik i qeverisë “Berisha” dhe “Rama” me HEC-et dhe si mund të zgjidhet çështja e energjisë?

Dhe dimë, në fund, se këto shkatërrime kryehen kur ka plotë rrugë të tjera për të rritur sasinë e energjisë së disponueshme.

SHJ

13/02/2018 - 10:36

Sipas një raporti të qeverisë “Rama”, në total janë firmosur nga qeveria e mëparshme 164 kontrata konçesionare për ndërtimin e 435 hidrocentraleve. Por një raport tjetër tregon se që nga viti 2002 janë dhënë 524 leje. Nga këta, 117 janë në prodhim, 43 në proces ndërtimi ndërsa për 364 hidrocentralet e tjerë nuk ka filluar ndërtimi. Gjykuar nga numri i lumenjve që ka Shqipëri — 23 lumenj— është e qartë se po ndërtohen hidrocentrale edhe në përrenj. Dimë se përrenjt janë burimi kryesor i lumenjëve me peshq: sepse atje lënë vazët peshqit. Lumenjt thjesht përdoren nga peshqit për të udhëtuar drejt detit dhe anasjelltas. Dimë, gjithashtu, se çdo ndërhyrje njerëzore për ndërtimin e digave nënkupton shkatërrimin e një përqindje të konsiderueshme të pyjeve. Dhe dimë, në fund, se këto shkatërrime kryehen kur ka plotë rrugë të tjera për të rritur sasinë e energjisë së disponueshme. Por duket se qeverisë i mungojnë sytë —se mendja po e po— për të përparuar risitë që qarkullojnë në sektorin e energjitikës. Kështu, ca nga padija dhe ca nga lakmia për përfitime, shkaktohet një krim social-ekologjik i pashembullt.

Revolutionising energy resources: from fossil fuels to black and fusion energy

Shkaqet e shkatërrimit të sektorit të energjitikës dhe nevoja e krijimit të kushteve për një ‘revolucion energjitik’

Hidrocentralet: katastrofa social-ekologjike e elitave moderne

 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA