...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Krujë, Marikaj, Vaqarrë, Mëzezë: ndërmarrjet toksike që po helmojnë gjithë ekosistemin dhe Klosi që pispilloset

Për ta kuptuar përmasën e problematikës, këshillojmë të lexohet studimi i bashkangjitur i Ylli Përmetit: Padija dhe krimet e “qeverisë Rama” dhe klasës politike: 2013-2017 (Ylli Përmeti)

10/01/2018 - 20:28

Pothuajse çdo ditë mbi Tiranë mbërrijnë retë e zeza të tymit që del nga furrat e paligjshme që prodhojnë gëlqere në zonën e Fushë-Krujës. Banorët e zonës jetojnë nën retë e zeza dhe thonë se janë të pafuqishëm, zgjidhje nuk japin as autoritetet shtetërore, të cilat njohin problemin, ndërsa ende nuk ka një studim mbi ndotjen në ajër nga aktivitetet e paligjshme.

Kemi hyrë në atë që qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut. Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në kalanë e Skënderbeut, gjatë rrugës, pranë fshatit Krastë përballen me gropat e gëlqeres që djegin goma dhe sende te ndryshme shkaktojnë një ndotje të atillë që duket me sy të lirë edhe nga Tirana.

Reja gjigande e tymit që ngrihet mbi shtëpitë e banorëve të Krastës, Fushë-Krujës dhe zonave përreth, çliron çdo ditë dioksinë dhe furanë, dy helme të rrezikshme. Por banorët janë të pafuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje.

“Ditën i vënë filtrat, natën i heqin”, shpreht Arif Xherahi, banor i Fushë-Krujës. “Shumë pluhur ka. Kur fshijmë ballkonin nga një gisht pluhur gjen”, shprehet Fllanxa Lisenaj, banore e Fushë-Krujës.

Në Ministrinë e Mjedisit ministri Klosi pranon i pafuqishëm, se aktiviteti është i paligjshëm:

“Këto janë gropa për djegien e gëlqeres që janë 100% të jashtëligjshme. Ajo që ne do të kërkojmë është që ky aktivitet i ligjshëm të bllokohet nga institucionet shtetërore. nuk ka pikë më turistike për vendin tonë sesa mali i Krujës apo kështjella e Krujës, apo mali i Tomorrit, dhe kalaja e beratit , pra në zonat tona më të rëndësishme turistike dhe historike ne kemi shfrytëzimin më agresiv nga guroret apo leje shfrytëzimi për mineraret”, u shpreh Klosi.

Ndonëse ndotja në Fushë-Krujë dallohet me sy të lirë edhe nga Tirana, ministria e Mjedisit nuk disponon të dhëna për nivelin e ndotjes në zone. Por sheh si për reduktimin e ndotjeve pranë zonave të banuara dhënien e lejeve minerare për guroret të paktën 1 km larg nga çdo zonë të banuar./Top Channel   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA