...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Opozita e re” vazhdon të thojë “kodra pas bregut” me kërkesat e saj “zgjedhore”

Gjykuar nga fakti se qartësia buron nga studimi i sistemeve zgjedhore dhe nga fakti se opozita e re nuk ka realizuar ndonjë studim, pavarësisht se në radhët e saj ka deputetë të diplomuar në perëndim, si Hajadari, me shumë gjasa, ajo nuk ka lexuar as Kushtetutën.

Ylli Përmeti

14/06/2020 - 09:59

Në një shprehje publike “opozita parlamentare” sqaroi se ajo është për “hapjen e listave”­— domethënë, përdorimin e modelit zgjedhor danez, përmes ndryshimit të neneve 84 dhe 86 të Kushtetutës. Ja çfarë argumenton njëri nga deputetët e opozitës përkatëse:

“Kam firmosur bashkë me 29 deputetë të tjerë vetëm aktin për ndryshimin dhe hapjen e listave për ti bërë nga të mbyllura në lista të hapura që janë pikërisht nenet 86 dhe 84 të kushtetutës”.[1]

Mirëpo, po të lexohen nenet përketëse, ata s`kanë asnjë lidhje me kërkesat përkatëse:

Neni 84

1. Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

2. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në paragrafin 1 të nenit

3. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.

4. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

Neni 86

1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Shpresojmë, sidoqoftë, ta sqarojnë dhe këtë çështje. Kujtojmë se modeli danez nuk është as sa gjysma e modelit zgjedhor të socializmit marksist të shekullit të kaluar. Kujtojmë, gjithashtu, se Gjiknuri rrëfeu, në përpjekjen e tij për të treguar padijen e opozitës por dhe “dijen” e tij, se opozita parlamentare nuk e kishte të qartë se çfarë kërkonte kur kërkoi refomimin e sistemit zgjedhor. Gjykuar nga fakti se qartësia buron nga studimi i sistemeve zgjedhore dhe nga fakti se opozita e re nuk ka realizuar ndonjë studim, pavarësisht se në radhët e saj ka deputetë të diplomuar në perëndim, si Hajadari,  me shumë gjasa, ajo nuk ka lexuar as Kushtetutën. Presim!  

Lexo, gjithashtu:

[1] Kërkesat e opozitës së re: Lista të hapura dhe jo koalicione parazgjedhore, Top Channel, 13/06/2020.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA