Pse “Shqipëriajonë.org” nuk e zhvilloi protestën e paralajmëruar për bisedimet me palën greke?
“Shqipëriajonë.org” parajmëroi një protestë në Durrës për çështjen e bisedimeve me palën greke. Ja arsyet pse protesta nuk u zhvillua?
SHJ
08/03/2018 - 15:24
Bashkë me paralajmërimin publikuam një studim të Ylli Përmetit me pagesë me qëllim që të dijësonim sa më shumë njerëz dhe të krijonim kushtet për mobilizim të ndërgjegjshëm dhe jo të shkonim në protestë pa dije paraprake: mobilizim të pandërgjegjshëm. Do të ishte kundër-pedagogjike rruga e fundit.
Studimi u mirëprit dhe u lexua nga shumë njerëz.
Paralelisht autori i studimit kërkoi mbështetje ekonomike nga ‘patriotët’ për realizimin e një dokumentari për raportet Shqipëri-Greqi, që nga antikiteti, dhe në tre gjuhë: shqip, greqisht dhe anglisht. Për rastin e protestës të interesuarit ishin shumë pak! Ndërsa për rastin e dokumentarit, s’pati asnjë ‘patriot’!
Por kjo s’do të thotë se ne u dorëzuam dhe hoqëm dorë nga objektivi ynë: realizimin e dokumentarit dhe dijësimin e popullit. Më shumë, së shpejti:
Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 26 reads