...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse thertorja publike e Bashkisë së Tiranës nuk është “standart i ri”?

Për ta edukuar Veliajn dhe ''ekspertët'' e tij po bashkangjisim, për të shumtën herë, një mini-studim ku paraqitet gjendja e kafshëve te egra dhe të buta dhe shkaqet: Si shkatërrohen kafshët dhe biodiversiteti nga sistemi dhe elitat?*

SHJ

05/10/2017 - 14:01

Bashkia e Tiranës njoftoi se vendosi një standart të “ri” për thertoret duke na thënë se Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të çertifikojë mishin e shitur dhe do të marrë përsipër për të qenë dhe një ent rregullator për të gjithë procesin e therjes së mishit - nga ferma deri te konsumatori!

Por nuk na tha as se si do të kryhet therja (me trullosje apo pa trullosje) e as se si do të shfaqet mishi i kafshëve në sytë e publikut (ekspozimi i mishit të kashëve në kufoma është karakteristikë e shoqërive barbare); as se mishi i kuq është burim kanceri sidomos kur kushtet mjedisore janë tmerrësisht të ndotura dhe as se si do të ‘frenojë’ korruptimin e veterinerëve nga fermerët, në njërën anë, dhe shitësit në anën tjetër.

Kur të na shqyrtojë të gjitha këto çështje ndoshta mund të konsiderohet standart i ri. Si i tillë, ai do të vazhdojë të jetë një recidivist i prapambetur por i ‘përparur’ nëse e krahasojmë me pararëndësit e tij: barbarët e partisë “demokratike” dhe, me “rivalët” e mundshëm që i paraqesin gazetarët e mjerimit.          

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA