...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Avionë nga Korfuzi dhe Puglia kundër zjarreve në pyjet shqiptare

Hapësirën tonë ajrore e mbikqyr Greqia dhe Italia falë anëtarësimit tonë në NATO. Mendoni të mbikqyr hapësirën ajrore të Kosovës nesër Serbia, sepse Kosova anëtrësohet në NATO dhe kjo e fundit, për arsye praktike, ia delegon sigurinë tonë ajorore fqinjëve

VOA

04/08/2017 - 05:08

 

Hapësirën tonë ajrore e mbikqyr Greqia dhe Italia falë anëtarësimit tonë në NATO. Mendoni të mbikqyr hapësirën ajrore të Kosovës nesër Serbia, sepse Kosova anëtrësohet në NATO dhe kjo e fundit, për arsye praktike, ia delegon sigurinë tonë ajorore fqinjëve tanë që dikur ishin armiq dhe tani, ngaqë u bënë anëtarë në të njëjtën organizatë ushtarake...të na “ruajnë”! Kufijtë na i ruajnë ushtarët francez. Pyjet i djegim dhe shkatërrojmë vetë por kur digjen ftojmë me përulje të na ndihmojnë fqinjët për t’i shuar! Dhe vetëm kaq. Vitin tjetër vazhdon e njëjta dhimbje. Sa poshtë ka rënë ky popull? Ka kuptuar populli yne i ndershëm pse digjen pyjet?

Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihmë vendeve fqinje që ta ndihmojnë në shuarjen nga ajri të zjarreve në masivet pyjore të maleve të saj.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u telefonoi ministrave homologë në Greqi Kotzias dhe në Itai Alfano për të ndihmuar Shqipërinë me helikopterët e tyre në operacionet e kundër zjarreve.

Burime nga ministria e jashtme bënë të ditur se ata kanë shprehur gadishmërinë për këtë bashkëpunim dhe priten mjete fluturuese të mbërrijnë në zonat më të nxehta.

Dy avionë pritet të vijnë nga Korfuzi dhe një tjetër nga Puglia, për t'iu bashkuar përpjekjeve nga toka të forcave shqiptare të emergjencave civile në shuarjen e zjarreve.

Zjarret vazhdojnë të jenë të rrezikshëm edhe për zonat e banuara në afro 20 vatra gjatë gjithë territorit në Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan dhe Berat, ku janë shkatërruar dhe po digjen dhjetëra hektarë pyje.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA