...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Do të arrestohet nesër Meta?

Thirrja e tij mund të ishte e ligjshme vetëm nëse nuk do të kufizohësh veprimtaria e tij në Kushtetutë dhe nuk do të ishte nën hetim

Ylli Përmeti

01/03/2020 - 12:48

Neni 89 i Kushtetutës citon se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”. 

Shkeljet e rënda kushtetuese të Metës dhe kërcënimi me burg

Por çfarë pritet të ndodhë nesër?

Së pari, presidenti nuk mund të thërrasë protestë. Ai mund të thërrasë protestë vetëm si qytetar ose veprimtar politik. Neni 89 i Kushtetutës citon se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”. Ky nen nuk është shumë i qartë lidhur me nismën e tij si president. Por presidenti ka dhe një rëndim tjetër: ai është nën hetim për shkelje të Kushtetutës. Ky ‘status’ juridik e bën thirrjen e tij të paligjshme. Thirrja e tij mund të ishte e ligjshme vetëm nëse nuk do të kufizohësh veprimtaria e tij në Kushtetutë dhe nuk do të ishte nën hetim.

Neni përkatës dhe ‘statusi’ i tij, mund të përdoren nga qeveria për ta arrestuar. Neni mund të përdoret duke i dhënë atij karakter më të gjerë ndërsa ‘statusi’ i tij juridik duhet të përdoret sepse asnjë qytetar nuk mund të kërkojë të drejta popullore kur ai ka shkeluar disa të drejta të tjera popullore për të cilat nuk është marrë vendim gjykate. Nëse qeveria, rrjedhimisht, anashkalon nenin përkatës dhe statusin e tij, ajo do të shkelë ligjin dhe veçanërisht ‘statusin’ e tij. Gjasat janë se ajo do ta shkelë.

Kështu, protesta do të zhvillohet dhe nga ajo pritet të dalë më i ‘fortë’ Meta dhe opozita në tërësi.    

Së dyti, Gjykatën Kushtetuese nuk mund ta kapë as qeveria “Rama” pavarësisht përpjekjeve: sepse do të ketë zgjedhje të parakohshme, arrestohet apo jo.

Së treti, Meta krijon precedent të rrezikshëm për çdo president tjetër me protestën e tij.

Dhe në fund, protesta e presidentit do të nënkuptonte se kemi republikë presidenciale dhe jo republikë parlamentare.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA