Mundësia e luftës mes Serbisë dhe Shqipërisë: e madhe dhe me pasoja të rrezikshme për Kosovën

Me fuqi ushtarake më të madhe, me pavarësi ushtarake dhe ekonomike më të lartë, dhe me aftësi më të madhe ushtarake për të bashkërenduar veprimet, Serbia mund ta ripushtojë Kosovën për pak javë
Ylli Përmeti
02/10/2022 - 15:40
Vlen të shqyrtohet mundësia e një lufte mes Serbisë dhe Shqipërisë (dhe Kosovës), meqënse e para nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saja. Në rast se ajo sulmon Kosovën, Shqipëria do të përfshihet zyrtarisht në luftë, ndryshe nga lufta e parë (1998), sepse ne kemi njohur pavarësinë e saj dhe e kemi për detyrë ta mbrojmë në bazë të kushtetutës dhe natyrës së popullit përkatës: ajo sulmon popullin shqiptar në viset e Kosovës.
Kështu, ndërsa Kurti ngriti “alarmin” që në vitin 2022 se Serbia mund të sulmojë Kosovën, Osmani kumtoi gjatë vizitës së Begajt në Kosovë (gjatë vitit 2022) nevojën e nënshkrimit të një traktati për mbrojtje të ndërsjellë me Shqipërinë. Por deri tani nuk kemi parë ndonjë nismë nga qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës! Hamendësisht, presin të sulmohen një herë pastaj të bashkojnë forcat! Megjithatë, Tirana dhe Prishtina lëvizën dhe nënshkruan një marrëveshje ushtarake me Kroacinë (18 mars 2025 në Tiranë) me pritshmëri për t`u bashkuar dhe Bullgaria ndërsa njoftuan se në shtator (2025) do të paraqisnin një udhëzues.
Ata paraqitën katër pika bashkëpunimi: “promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin për industrinë përkatëse; rritjen e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve hibride dhe rritjen e qëndrueshmërisë; dhe ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik”. Pika e parë përfshin “blerjet e përbashkëta të armatimit” nga partnerët (SHBA-ja); ndaj dhe ajo u prit mirë nga Pentagoni.
Marrëveshja, sidoqoftë, u kritikua nga Vuçiçi, sepse sipas tij, ajo hap garën e armatimeve në rajon dhe shkel marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996, mes Bosnje Hercegovinës – Federata e Bosnje Hercegovinës dhe Republika Sërpska, Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllaisë (ku përfshihej Serbia dhe Mali i Zi), e cila kufizon palët në armatime. Vuçiçi ndërkohë konkretizoi një marrëveshje që kishte nisur në vitin 2023 me Hungarinë “për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes” ndërsa palët filluan të tregonin “muskujt” me blerjen e dronëve, duke i paraqitur ata se “ndryshonin lojën” në Kosovë.
Por kur bëjnë lidhjen mes aftësive të tyre dhe “ndryshimit” përkatës përmendin vetëm të vërtetën e madhe se ata mund të shkaktonin kosto kundër një ushtrie tjetër dhe mund të ndihmonin veprimet ushtarake. Duke parë këto zhvillime, qeveria “Rama” njoftoi se do të shpenzonte 1.9 miliardë lekë për “forcimin e kapitalit njerëzor dhe operacioneve të Forcave të Armatosura”, duke nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake “Made in Albania”, dhe duke financuar projektet “në infrastrukturën kritike të mbrojtjes”. Për të kryer ato punë, është krijuar një shoqëri shtetërore (e quajtur KAYO sh.a). Ajo përfshin ndërmarrjet shtetërore të UL Mjekës, KM Poliçan dhe UM Gramsh. Në fjalët e ministrisë: “Shoqëria shtetërore, do të ketë të gjitha kapacitetet e saj juridike dhe financiare për të funksionuar, në përputhje me synimin strategjik për modernizimin e industrisë së mbrojtjes, në përputhshmëri me standardet e NATO, është jo vetëm i nevojshëm për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, por edhe për të forcuar pozicionin strategjik të vendit në rajon dhe në skenën ndërkombëtare të sigurisë, si dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik”.
Një arsye se pse u alarmua Prishtina tre vite më parë ishte Kuvendin Popullor i Vuçiçit. Ja se ç`citoi ai në 18 shtator (2022) në faqen e tij në Instagram: “nëse do të zgjedhja një fjalë që e ka karakterizuar javën e kaluar, do të merrja fjalën uniteti, sepse vetëm me unitet ne Serbët mund të arrijmë të gjitha, mund të fitojmë, arrijmë lirinë dhe të jemi të zotët e vendit tonë. Kremtimi i Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar ishte një çast për kujtimin e thelbit të ekzistencës sonë që garantohet vetëm nëse ne bashkohemi të gjithë dhe mbajmë lirinë dhe paqen nën një flamur, trekolorin tonë serb më të bukurt. Uniteti është më se i nevojshëm në luftën për ruajtjen e Kosovë-Metohisë sonë, prandaj kërkova Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë që për këtë çështje t`i lëmë mënjanë dallimet partiake dhe me përgjegjësi të fillojmë zgjidhjen e këtij problemi kyç kombëtar”.
Ai synon, në fjalë të tjera, ‘ruajtjen’ e “Kosovë-Metohisë” (pavarësisht se Prishtina e kundërshton atë togfjalësh dhe Tirana hesht përgjithësisht) përmes paqes dhe bashkimit në gjirin e Serbisë kur dihet se Kosova e ka fituar me luftë pavarësinë dhe e ka shpallur atë prej më shumë se dy dekada. Por pavarësisht këtij fakti ai parashtroi “rrugët” dhe ftoi kuvendin popullor të Serbisë për të marrë vendim. Vitet e fundit Beogradi është përpjekur të pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare (Vuçiçi e përsëriti edhe një herë në datën 19 shtator 2022 se “nëse nuk pranojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia do të izolohet”); është përpjekur të pengojë njohjet ndërkombëtare; ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës (Banjskë); dhe ka rritur stërvitjet ushtarake në kufi me Kosovën.
Këto dy veprimet e fundit janë interpretuar nga Kurti dhe të tjerë si ai, si përgatitje për luftë dhe kanë vënë “alarmin” ndërkohë që Vuçiçi ka thënë se “të gjithë Serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën por unë do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia ta kthejë atë që është e mundur në mënyrë që gjërat të mos përfundojnë si dështim apo humbje e plotë.” Me pritshmërinë e Rusisë për të shpallur fitoren në Ukrainë ndaj perëndimit, Serbia bëri një hap më tej: përmes Vulinit, ish-shefit të shërbimit të inteligjencës serbe dhe i dekoruar nga Putini dhe Shërbimi Federal Rus i Sigurisë me urdhërin i miqësisë për mbajtjen e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes dy agjencive të inteligjencës, dhe mbledhjes së Shoqatës Historike Ruse, pjesë e së cilës është dhe Serbia, ajo tha se “do të luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës.
Por le ta lëmë për një çast mënjanë kundërthënien e Vuçiçit dhe të shqyrtojmë aftësinë ushtarake dhe politike të Serbisë për të luftuar edhe një herë për Kosovën meqënse asnjëri, si qeveria e Prishtinës ashtu dhe qeveria e Tiranës, nuk e ka shqyrtuar. Për të gjykuar aftësinë përkatëse, ne duhet të kemi në mendje një parim, të cilin unë e përdor për çdo vend: pavarësinë ekonomike dhe industriale ushtarake―sepse pa realizuar atë pavarësi asnjë vend nuk mund të zhvillojë një luftë kundër një vendi tjetër për çdolloj arsye. Serbia, dihet, se është orientuar për t`u integruar në BE dhe globalizmin neoliberal ku mbizotëron ndërvarësia politike, ekonomike dhe udhtarake dhe jo pavarësia. Ekonomikisht Serbia varet kryesisht nga BE-ja (investimet e drejtpërdrejta të huaja nga BE-ja mbizotërojnë).
Për të gjykuar aftesinë e Serbisë, ne duhet të kemi në mendje një parim, të cilin unë e përdor për çdo vend: pavarësinë ekonomike dhe industriale ushtarake―sepse pa realizuar këtë parim asnjë vend nuk mund të zhvillojë një luftë kundër një vendi tjetër për çdolloj arsye. Serbia, dihet, se është orientuar për t`u integruar në BE dhe globalizmin neoliberal ku mbizotëron ndërvarësia politike, ekonomike dhe udhtarake dhe jo pavarësia. Ekonomikisht Serbia varet kryesisht nga BE-ja (investimet e drejtpërdrejta të huaja nga BE-ja mbizotërojnë).
Ndryshe ndodhte shekullin e kaluar kur ajo gëzonte pavarësi të lartë ekonomike. Me ekonominë e saj të mbështetur kryesisht në burimet e brendshme, por me disa ndryshime krahasuar me vendet e tjerë të bllokut socialist, ajo arriti balancë mes importeve dhe eksporteve në vitin 1965. Me ardhjen e komunistëve në pushtet sistemi socio-ekonomik i Jugosllavisë kaloi në tre faza që mund të përkufizohen si “lëvizja graduale nga planifikimi qendror drejt socializmit tregtar dhe planifikimit të shqendërzuar”.
Jugosllavia ishte konferderata me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë gjatë dekadës 1950-60. Rritja ekonomike ndaloi pas vitit 1980 kryesisht si pasojë e shtrembërimit të nxitjeve të punëtorëve nga ndërmarrjet (faktor i brendshëm) dhe tronditjes së naftës në vitin 1979 (faktor i jashtëm) ndërsa për tre dekada me radhë ajo pati jo vetëm rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet e bllokut të BE-së, por dhe më të qendrueshme:

Përmes ekonomisë ajo mund të mbante industrinë e saj ushtarake ―në cilësi ishte barabar me industrinë ushtarake perëndimore― të gjallë, për një kohë të gjatë. Ndryshe ndodh aktualisht: megjithëse ajo ka ruajtur cilësinë dhe ka zhvilluar industrinë ushtarake nga një tkurrje që pësoi dekadën e parë në kalimin e saj nga socializmi jugosllav në “demorkacinë” përfaqësuese dhe tregun e marketingut dhe eksporton armë të vogla (municione, armë të vogla, raketa, granata, eksplozivë, automjete të blinduara etj.) ajo nuk është në nivelin e Jugosllavisë, ndërsa ndërvarësia e ekonomisë së saj dikton sjelljen e industrisë ushtarake: sa më e varur të jetë ekonomia e një vendi aq më pak zgjat një inkursion ushtarak dhe anasjalltas.
Në rastin e Serbisë ajo është e varur kryesisht nga vendet perëndimore të cilat në shumicën e tyre e kanë njohur Kosovën. Për pasojë, sanksionet ekonomike do të jenë të menjëhershme në rast se ajo sulmon ushtarakisht. Sanksionet ekonomike mund të zgjerohen më shumë nëse vendet perëndimore mobilizojnë dhe vendet e tjerë me të cilët Serbia gjeneron fitime. Në këto kushte ajo do ta ketë të vëshirë por mos thënë të pamundur të zhvillojë luftë të gjatë kundër Shqipërisë (dhe Kosovës).
Një faktor tjetër është ndihma ushtarake që mund t`i vijë nga Rusia. Në kushtet aktuale ajo nuk mund të mbështetet as në parim e jo më me mbështetje ushtarake nga Rusia, sepse Putini e ka bërë të qartë qendrimin e tij kundrejt Kosovës: ai njeh vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe po e përdor atë për popullin e tij në Ukrainë. Putini aktualisht dhe në vitet në vijim do ta përdorë të drejtën ndërkombëtare dhe rastin e Kosovës si kundërpeshë ndaj qendrimeve perëndimore, sepse s`ka rrugë tjetër, veç t`i përmbahet të drejtës ndërkombëtare. Një arsye tjetër lidhet me “thikën pas shpine” që përdori Serbia ndaj Rusisë gjatë luftës në Ukrainë, duke shitur municione për ushtrinë ukrainase.
Marrëveshja mes ministrit të jashtëm rus dhe serb gjatë mbledhjeve të rregullta të shtatorit në OKB, e cila shkaktoi reagime amerikane dhe evropiane, duke kërkuar “sqarime” nga Serbia, ndërsa “ekspertët” amerikanë thanë se nuk ishte në interesin e Serbisë bashkëpunimi me Rusinë, pa e arsyetuar “ekspertizën” e tyre, përveç propagandës se Rusia po dështon në fushëbetejë me Ukrainën, ekonomia e saj po rëndohet dhe ajo s`ka asnjë mbështetje në botë (Bush: Voa), por kanë të drejtë kur thonë se bashkëpunimi i saj në politikën e jashtme bie ndesh me orientimin e saj për t`u integruar në BE, sepse kur një vend synon të integrohet në BE ai heq dorë nga politika e jashtme e pavarur dhe përputhet me politikën e jashtme të Uashingtonit pas të cilit rend Brukseli dhe gjithë anëtarët e tjetër të BE-së...duhet parë jo vetëm në raport me përpjekjet e Serbisë për të ruajtur pavarësinë e saj pavarësisht se synon të integrohet në BE, por dhe në raport me qendrimet serbe dhe ruse në raport me Kosovën: ato janë të papërputhshme.
Ato veprime dhe qendrime janë në dobinë tonë por vetëm nëse shfrytëzohet nga Tirana dhe Prishtina—domethënë, të kërkohet njohja e Kosovës nga Rusia dhe në nevojë të përdoret e vërteta e madhe se Serbia shiti municione dhe ndihmoi ushtrinë ukrainase kundër Rusisë dhe kështu të mbyllet kapitulli i një lufte të mundshme mes Serbisë dhe Shqipërisë. Por ne nuk mund t`i shfrytëzojmë ato papërputhshmëri serbo-ruse, sepse klasa jonë politike ndjek verbërisht epshet e Uashingtonit (ose qasjen e tij se e kaluara duhet harruar dhe popujt duhet të shohin përpara...të integrohen në BE ose globalizmin neoliberal të saj).
Marrëveshja mes tyre, rrjedhimisht, do të përqendrohet në çështje të tjera. Për shembull, Moska mund ta shfrytëzojë Serbinë lidhur me sanksionet apo për të mbështetur politikat e saj në OKB ndërsa Serbia mund ta shfrytëzojë Rusinë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera me karakter ndërkombëtar. Kjo është e drejta e tyre dhe nuk kemi të drejtë (as mund) të ndërhyjmë në politikën e tyre të jashtme.
Por fakti që rrëfenja ruse do të vazhdojë të jetë e përqendruar tek rasti i Kosovës për të përligjur veprimet e saj në Ukrainë, ata nuk do të pajtohen. Madje me përfshirjen e saj duke furnizuar me armë Ukrainën, për të luftuar kundër Rusisë, qoftë edhe tërthorazi, është një arsye e fortë që e bën Moskën të jetë e baraspeshur. Papajtueshmëria e tyre mund të përshkallëzojë kur Rusia të njohë Kosovën. Njohja e kësaj të fundit do të bëhet pavarësisht faktit se klasa jonë politike në Prishtinë dhe Tiranë nuk i kërkojnë zyrtarisht Moskës njohjen e saj (me Ramën në krye të Shqipërisë apo me ndonjë pinjollë tjetër neoliberale në vendin tonë nga partitë e reja, qasja ndaj Moskës apo Pekinit s`ka për të ndryshuar kurrë).
Kur gjendja të qetësohet në Ukrainë, me siguri do të detyrohet pala amerikane t`ia përmend Rusisë faktin se “ti vërtet përdor rastin e Kosovës për të përligjur aneksimin e territoreve të Ukrainës por ti nuk ke njohur Kosovën”! Nëse shtrohet kështu çështja, Moska do të detyrohet ta njohë Kosovën, sepse ndryshe do të quhësh “shtirake”. Njohja e saj do të shkaktonte “tërmet” në Beograd dhe marrëdhëniet mes tyre do të dëmtoheshin. Por gjykuar nga fakti se më shumë ka nevojë Serbia për Rusinë se sa e kundërta, zemërata në Beograd do të fashitet. Ky skenar, sigurisht, nuk është aq i sigurtë përsa kohë që klasa jonë politike është armiqësore kundrejt Rusisë. Por klasa jonë politike, herët a vonë, do të shkojë andej nga ardhur dhe një klasë e re do të shfaqet, me shpresën se do të ketë si parim kryesor, pavarësisnë ekonomike dhe politike.
Por le të hamendësojmë se çështjet e shqyrtuara këtu nuk janë të qarta në Beograd dhe Serbia marroset dhe sulmon Kosovën: ajo me siguri do të shkaktojë dëme të mëdha ditët e para të sulmit, sepse kundër-rezistenca nga forcat tona do të jetë tejet e dobët nëse gjykojmë nga numri i ushtarëve, armatimet dhe industria ushtarake. Serbia ka mbi 22 mijë forca ushtarake aktive ndërsa Kosova po përpiqet të shtojë numrin e ushtarëve (nga 5 mijë forca aktive) dhe Shqipëria as që ka ndërmend ta shtojë (kjo e fundit ka 6,700 forca aktive); dhe shpenzimet dhe armatimet tona nuk janë vetëm të pabarabarta krahasuar me serbe por nuk kemi as industri ushtarake: kështuqë jemi të varuar nga industria amerikane dhe evropiane. Këta të fundit ose do të na i shesin ose do të na dhurojnë por dhe ata i kanë me kursim. Përpjekjet që citova më herët nga qeveria “Rama” janë tejet të vonuara dhe sigurisht tejet të pamjaftueshme. Mbetet mobilizimi i të rinjëve anembanë botës; por dihet se ata janë pa përvojë ushtarake dhe të pastërvitur dhe dihet se për t`i stërvitur duhen të paktën tre muaj ndërsa gjatë kësaj kohe Serbia do të ketë bërë “kërdinë” në Kosovë!
Qoftë edhe nëse hamendësojmë se “aleanca” ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe (krahinës së saj) Kosovës, çonte në një traktat përmes të cilit palët përfshinin “detyrimin” e tyre për t`u përfshirë në një luftë të mundshme kundër Serbisë, nëse ajo sulmonte Kosovën, mjafton të përmendim shpenzimet në ushtri dhe do të kuptojmë se sa mundësi kemi ne —të tre— ta përmbajmë ushtrinë serbe: sipas raporteve, Serbia shpenzoi 2.14 miliradë dollarë (2023) ndërsa ne, të tre bashkë, shpenzojmë 2 miliardë e ca dollarë (ku Kroacia zë përqindjen më të madhe pavarësisht se Rama i dha ministrisë së mbrojtjes dhe 20.4 milionë dollarë për vitin tjetër) ndërkohë që raportohet se ajo ka rreth 230 tanke ndërsa treshja i ka a s`i ka 112 tanke (nga ata Koracia ka 72)! Me fuqi ushtarake më të madhe, me pavarësi ushtarake dhe ekonomike më të lartë, dhe me aftësi më të madhe ushtarake për të bashkërenduar veprimet, Serbia mund ta ripushtojë Kosovën për pak javë.
Ja pse klasa jonë politike, sidomos klasa politike në Tiranë, është shapakote por dhe reaksionare: sepse megjithëse dije për realitetin në të cilin jetojmë nuk ka fituar ajo e censuron dijen tonë!
*Kjo shqyrtesë është përditësuar më 6 nëntor 2025
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 569 reads



