Zhvendosja magnetike e Polit Verior, dobësimi i fushës magnetike të Tokës dhe tërmetet
Fusha magnetike e Tokës po dobësohet me rreth 5 për qind çdo shekull. Nëse vazhdon kështu, fusha mund të përmbyset, duke paralajmëruar një epokë kaosi magnetik ndërsa poli i veriut fluturon në jug dhe anasjelltas
Ylli Përmeti
16/12/2019 - 09:42
Në një kuptim figurativ, fusha magnetike e Tokës është si kolagjeni: ai është si “ngjitësi” që mban trupin u kafshëve dhe njerëzve bashkë...
Sizmologët dhe studiuesit e tjerë të dukurive fizike shpërnjohin një nga faktorët më të rëndësishëm lidhur me tërmetet: zhvendosjen magnetike të Polit Verior. Ky i fundit konsiderohet si pika peripatetike e sipërfaqjes së Tokës ku fusha e tij magnetike — e krijuar nga hekuri i shkrirë që lëvizë thellë në zemër të planetit tonë dhe tregon drejtpërdrejt tëposhtë. Sipas përllogaritjeve të fundit zhvendosja magnetike është e paparë në historinë e dokumentuar, duke lëvizuar përgjatë rajonit të Arktikut me 50 kilometra në vit dhe duke mos treguar ndonjë shenjë ngadalësimi. Që nga viti 1990 lëvizja e tij ka qenë shumë e shpejtë për çdo kohë - për të paktën katër shekuj. Gjeomagnetistët pohojnë se nuk e kuptojnë se nga çfarë shkaktohet kjo lëvizje. Siç citon, për më shumë, një raport:
“Që nga koha kur filluan të regjistroheshin në shekullin e 16 deri në vitin 1990 poli magnetik verior mbajti një kurs mjaft të qendrueshëm ndërsa endësh ngadalë rreth Arktikut Kanadez. Por më pas ai filloi të rilevonte një kurs të ri drejt veriut - drejt ekuivalentit gjeografik në krye të boshtit rrotullues të Tokës. Shpejtësia është rritur vitet e fundit me veriun magnetik të drejtohet me shpejtësi drejt Siberisë. Këtë vit ai kaloi 390 km, ose 3 gradë, të polit verior gjeografik dhe kaloi meridianin Griniç për herë të parë. Fusha magnetike gjenerohet kryesisht nga një efeket dinamoje [...], ndërsa hekuri i shkrirë lëvizë brenda zemrës së Tokës dhe krijon rryma elektrike. Por shkencëtarët vetëm tani kanë filluar të kuptojnë dinamikat rrjedhëse (fluide) të zemrës me qëllim që t`i lejojë të parashikojnë më me përpikmëri lëvizjen magnetike të polit...vetëm së fundmi është dëshmuar një “çurg rryme” prej hekuri të lëngshëm që rridhte brenda në bërthamë, diçka që mund të shpjegonte luhatjet e zhvendosjes ...por hekuri i lëngshëm është tejet i vështirë për t`u gjurmuar sepse ai qendron poshtë 3,000 kilometrave prej shkëmbi. Modeli i përditësuar vërtetoi gjithashtu se fusha magnetike e Tokës po dobësohet me rreth 5 për qind çdo shekull. Nëse vazhdon kështu, fusha mund të përmbyset, duke paralajmëruar një epokë kaosi magnetik ndërsa poli i veriut fluturon në jug dhe anasjelltas. Studimet gjeologjike tregojnë se kjo ka ngjarë më parë, me më të fundit 780,000 vjet më parë. Në një kuptim, një përmbysje tjetër duhet të kishte ndodhur prej kohësh sepse mesatarisht ndodh çdo 500,000 vjet ose diçka e tillë por gjeomagnetizmi është tejet kompleks për këtë këndvështrim të thjeshtë për të qenë një ushëzues i dobishëm. Fluturimi magnetik do të kishte pasoja të tmerrshme për çdo civilizim kur të ndodh, sepse fusha magnetike nuk do ta mbronte më nga moti i dhunshëm i hapësirës. Deri sa fusha e re të themelojë veten, jeta tokësore — dhe infrastruktura si satelitët, aviacionet dhe rrjetat elektrike — do të ekspozohen rëndë në radiacionin e dëmshëm solar dhe kozmik. Pak gjeofizikantë presin të ndodh kjo përmbysje në pak shekujt e ardhshëm. Për të ardhmen e afërt shkencëtarët s`e kanë të qartë se sa do të vazhdojë lëvizja e re e veriut magnetik ose në çfarë shpejtësie. Në anën tjetër të planetit, poli magnetik jugor ka qenë thuajse i palëvizshëm për dekada. Perspektiva për dekadën e ardhshme, bazuar në modelin më të besueshëm të gjeofizikantëve, është se veriu magnetik do të vazhdojë në trajektoren aktuale për rreth 500 km. Por shkencëtarët nuk përjashtojnë shmangie të mëtejshme në fushën magnetike të paparashikueshme të Tokës”.[1]
Dihet se Toka rrotullohet njëherësh rreth vetes dhe rreth diellit: kur lëviz rreth vetes, përmes boshtit të saj, rrotullohet dhe zemra e saj, por në një shpejtësi të ndryshme krahasuar me koren e saj. Shpejtësia në fjalë krijon “efektin e dinamos” ose përcjellje (konveksione) dhe rryma brenda bërthamës dhe rrymat me radhë krijojnë fushën magnetike të Tokës që është si një elektromagnet gjigand. Besohet se poli zhvendoset për shkak se përcjellja (konveksioni) në zemër ndryshon. Se çfarë e shkakton ‘ndryshimin’ në fjalë nuk është kuptuar shumë nga studiuesit ndërsa nuk mungojnë spekulimet. Përgjithësisht besohet se ndryshimi shkaktohet nga bërthama e Tokës dhe jo nga ndonjë efekt ndërplanetar apo që lidhet me veprimtarinë njerëzore! Por studiuesit e NASA-s na tregojnë se tërmetet ndikojnë në rrotullimin e Tokës, duke zvogëluar gjatësinë e ditës, duke ndryshuar pak formën e planetit dhe duke zhvendosur Polin Verior me centimetra: “çdo ngjarje me efekt botëror që përfshin lëvizjen e masës ndikon në rrotullimin e Tokës, nga moti stinor deri tek ngarja e një automjeti”.[2]
Krahas këtyre, superfuqitë dekadat e fundit kanë zhvilluar teknologji ushtarake që mund të kenë ndonjë efekt në fushën magnetike të Tokës. Për shembull, DARPA, agjencia më sekrete e Pentagonit, në fund të shekullit të kaluar “planifikoi të kthente stratosferën mbi Amerikën në një fushë fuqie për të djegur çdo raketë ardhëse”.[3] Ndërsa nuk e dimë se sa është realizuar ky plan - nuk është e vështirë që planin e Pentagonit —për krijimin e një fushe stratosferike me fuqi asgjësuese të raketave mbi Amerikë— ta kenë zhvilluar edhe rusët. Sidoqoftë, me rëndësi është të përmendet fakti se krijimi i “fushës” në fjalë nënkupton se do të përdoret fusha magnetike e Tokës për sa kohë që stratosfera ndërvepron me të.
Lidhur me çështjen e fushës magnetike të Tokës, tejet kritike, dhe nga më kritiket, dëftues është rrëfimi i fizikantit Jim Al-Khalili, i cili ka shkruajtur një novelë shkencore —e para për të— ku përshkruan vitin 2041 kur fusha magnetike e Tokës fillon të vdesë duke lënë jetën mbi Tokë të cënueshme nga kërcënimet e hapësirës:
“Fusha magnetike e Tokës po dobësohet dhe njerëzit mendojnë se ajo po bëhet gati të fluturojë por...në fakt se çfarë po ndodh, të cilin autoritetet po e fshehin nga bota, është se fusha magnetike po vdes dhe skenari apokaliptik këtu nuk është se busullat nuk do të punojnë por Toka mund të bëhet si Marsi. Ne besojmë se Marsi kishte një fushë magnetike miliarda vjet më parë por për arsye që asnjëri s`i kupton fusha magnetike e Marsit vdiq. Dhe kur kjo ndodh, [planeti] është i hapur kundrejt hapësirës, rrezet kozmike dhe radiacioni nga Dielli do të zhdukë atmosferën dhe ndaj Marsi është një planet i vdekur. Tmerri këtu është se pa një fushë magnetike atje s`ka asgjë të ndalojë erën diellore, radiacionin diellor nga bombardimi i atmosferës duke e shkatërruar atë dhe sigurisht duke shkatërruar gjithë jetën. Ndaj nxitimi është të mundohemi të bëjmë diçka që të rindezim fushën magnetike të Tokës.[4]
Për të njëjtën arsye shkencëtarët dhe inxhinierët po nxitojnë për të vepruar kundër kohës për mbrojtjen e Tokës. Novela përdor teknologjinë futuriste dhe ngjarjet apokaliptike bazuar në shkencën aktuale për të parashikuar të ardhmen. Por qartësisht këtë çështje nuk e shpëton novela pavarësisht ajo mund të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e njerëzve. Se çfarë e shpëton atë është kuptimi i shkaqeve se pse Toka po humbet fushën e saj magnetike dhe pse fusha magnetike e Polit Verior po zhvendoset me shpejtësi të madhe drejt Siberisë.
Për të njëjtën arsye le të shqyrtojmë më tej efektin e provave bërthamore në fushën magnetike të Tokës. Gjatë shekullit të kaluar superfuqitë kanë testuar qindra bomba atomike. Bashkimi Sovjetik ka testuar 715 bomba (nga viti 1949 deri në vitin 1990) shumica (456) janë testuar në Semipalatinsk ose siç njihet si “Poligon” në stepat qendrore aziatike, republikën socialiste sovjete të Kazakistanit, një zonë që sipas autoriteteve të kohës ishte e “pabanueshme” por në fakt kishte afërsisht 700 mijë banorë...dhe në ishullin Novaya Zemlya ku u testuan 244 bomba ndërsa 469 teste u realizuan nëndhe. Gjatë të njëjtës periudhë njëlloj ka vepruar dhe Amerika. Pasojat e këtyre testeve vazhdojnë edhe sot: shumë njerëz (punonjës, ushtarë dhe banorë) dhe jeta ku janë testuar bombat, shfaqin sëmundje kanceroze etj.[5] Dhe siç tregon NASA, testet dhe radiacioni i tepërt në lartësitë mes 16 (më shumë se 25 km) dhe 250 milje (më shumë se 402 km) mbi sipërfaqen e Tokës shtrembëruan përkohësisht dhe magnetosferën e saj ose fushën e linjës magnetike.[6] Ato shumëfishuan të njëjtët efekte shkatërrues si të stuhive të diellit mbi planetin tonë duke përfshirë errësirat dhe dështimet e komunikimit. Amerika ka testuar rreth 1, 054 bomba duke përfshirë bomba atmosferike, nënujore dhe hapësinore.
Ndërsa dy superfuqitë përkatëse nuk testojnë më armë bërthamore, ato testojnë armë të tjera (kryesisht raketa), efektet e të cilave nuk tregohen. Vetëm Koreja e Veriut ka testuar armë bërthamore përgjatë viteve të fundit. Gjykuar nga vendndodhja e provave dhe drejtimi që ka marrë fusha magnetike e Polit Verior —drejt Siberisë— vetëm provat e ishullit Novaya Zamlya mund të kenë shkaktuar ndonjë efekt, në kuptimin e çorientimit të fushës magnetike. Por gjykuar nga fakti se ne nuk po dëshmojmë vetëm zhvendosje të fushës magnetike por edhe dobësim të saj, ne s`kemi premisë tjetër ku të mbështetemi veç në faktin se sasia e hekurit në brendësi të Tokës është pakësuar (ose ka humbur efektin e saj) — veçanërisht magma bazaltike (basaltic magma) përbërja e së cilës është kryesisht hekur ndërsa dy llojet e tjera (andesitic dhe rhyolitic) kryesohen nga minerale, potasi dhe natriumi dhe hekuri është dytësor. Magma basaltike gjenerohet në asthenosferën e Tokës ose rreth 70 dhe 200 km në thellësi të saj. Besohet se në këtë shtresë tokësore shkëmbinjtë jetojnë në temperatura pak më të larta se pika e shkrirjes së tyre (1000°C-1200°C) dhe mundet që 1 ose 2 për qind e shkëmbinjëve krijohen në gjendjen e shkrijes. Si rezultat, asthenosfera sillet si plastika dhe nëse shpohet kjo zonë valët sizmike përjetojnë një rënie të vogël në shpejtësi; kjo shtresë njihet si zona me shpejtësi të ulët.[7]
Kështu, ngjarjet me efekt botëror (moti etj.) krahasuar me planet ushtarake, kanë efekt më të madh meqënse moti vetë ka karakter të përhershëm dhe është bërë më ekstrem për shkak të çlirimeve të metaleve të rëndë në atmosferë nga industria kapitaliste dhe mënyra e jetesës perëndimore që po përhapet gjithandej: sepse kur metalet e rëndë përqendrohen dhe ndërveprojnë me retë, të cilat shkaktohen nga avullimi i ujit, retë ngarkohen me më shumë energji ose ngarkesë elektrike siç njihet; kjo lloj energjie është e përzier me avujt e ujit dhe metalet e rëndë.
Për pasojë, shkarkesa e reve është më e përqendruar (sepse metalet e rëndë përqendrojnë retë) dhe më e fuqishme. Fuqia në fjalë ndikon edhe më shumë në zhvendosjen magnetike të Polit Verior të Tokës, sepse kemi shkatërruar pyjet: sepse kur mungojnë pyjet uji që shkarkohet nga retë nuk kanalizohet në nënshtresat e Tokës përmes rrënjëve të pemëve por mbush më shumë, lumenjtë, detet dhe oqeanet - për pasojë uji ndërvepron më pak me koren e Tokës ose me Tokën ku banojnë kafshët, bimët dhe njerëzit, e cila zë rreth 29% të sipërfaqes së Planetit, dhe korja —në ato pjesë ku bonojnë njerëzit— me radhë, ushqen më pak bërthamën e Tokës me metale siç është hekuri: ushqimi kryesor i asthenosferës - dhe kur mungon ‘ushqimi’ në fjalë, fusha magnetike dobësohet! Ky ndërveprim qarkor i Tokës nënkupton se ne duhet të heqim dorë një orë e më parë nga ndotja e planetit duke mos shpërnjohur teknologjinë ushtarake. Ja pse qasja e sizmologëve —se historikisht tërmetet përsëriten çdo kaq e aq vite— është tejet e ngushtë për kushtet që janë krijuar. Me zhbalancimin e procesit të Planetit tonë, rrjedhimisht, fusha magnetike do të vazhdojë të dobësohet dhe kur ajo dobësohet, më shumë tërmete (dhe vullkane) do të shkaktohen!
Pjesa tjetër gjendet në librin me titull, Gjithë teoria e shëndetit, në anglisht.
[1]Shift in Eart`s magnetic north throws navigators off course, FT, 14 Dec 2019.
[2]NASA details earthquake effects on the Earth, NASA, January 10, 2005.
[3]War by any means: The story of DARPA, NewScientist, 22 March 2017.
[4]What if the Earth`s magnetic field died? Jim Al-Khalili, Science Focus, 18 April 2019.
[5]The Soviet Union Performed a Whopping 715 Nuclear Bomb Tests, National Interest, December 10, 2019.
[6]Cold War nuke tests warped Earth`s magnetosphere, NYPOST, May 19, 2017.
[7]Origin of magmas, Encyclopaedia Britannica.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 908 reads