Strategjia kombëtare e sigurisë amerikane: “bombë bërthamore” për qeveritë neoliberale evropiane por e ndritur për ‘ne’
Strategjia mund të thuhet se është një “bombë bërthamore” për “qeveritë e pakicës” ose neoliberale të Evropës
Ylli Përmeti
07/12/2025 - 08:25
Si fillim le të lexojmë qendrimin e qeverisë amerikane mbi strategjinë e sigurisë së saj kombëtare të lidhur me Evropën dhe në fund t`i bëjnë një përmbledhje asaj:
Zyrtarët amerikanë janë mësuar të mendojnë për shqetësimet evropiane në terma të shpenzimeve të pamjaftueshme ushtarake dhe amullisë ekonomike. Ka të vërtetë në këtë, por shqetësimet e vërteta të Evropës janë edhe më të thella. Evropa Kontinentale ka humbur pjesë të PBB-së botërore - nga 25 përqind në vitin 1990 në 14 përqind sot - pjesërisht për shkak të rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare që minojnë krijimtarinë dhe punën e palodhur. Por kjo rënie ekonomike është eklipsuar nga e ardhmja reale dhe më e zymtë e zhdukjes së qytetërimit. Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë veprimtaritë e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera ndërkombëtare që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po zhvendosin kontinentin dhe po krijojnë trazira, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e kundërshtisë (opozitës) politike, uljen e lindjeve dhe humbjen e veçorive (identiteteve) kombëtare dhe vetëbesimit.
Nëse prirjet e tanishme vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohur në 20 vjet ose më pak. Si i tillë, nuk është aspak e qartë nëse disa vende evropiane do të kenë ekonomi dhe ushtri mjaftueshëm të forta për të mbetur aleatë të besueshëm. Shumë nga këto kombe po dyfishojnë përpjekjet në rrugën e tyre të tanishme. Ne duam që Evropa të mbetet evropiane, të rifitojë vetëbesimin e saj qytetërues dhe të braktisë përqendrimin e saj të dështuar në mbytjen rregullatore.
Kjo mungesë vetëbesimi është më e dukshme në marrëdhënien e Evropës me Rusinë. Aleatët evropianë gëzojnë një epërsi të rëndësishme të fuqisë së fortë [...] ndaj Rusisë në pothuajse çdo masë, përveç armëve bërthamore. Si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet evropiane me Rusinë tani janë dobësuar thellësisht dhe shumë evropianë e quajnë Rusinë si një kërcënim jetik. Drejtimi i marrëdhënieve evropiane me Rusinë do të kërkojë përfshirje të rëndësishme diplomatike të SHBA-së, si për të rivendosur kushtet e qendrueshmërisë strategjike në të gjithë territorin euroaziatik, ashtu edhe për të zbutur rrezikun e përplasjes mes Rusisë dhe shteteve evropiane.
Është në dobinë thelbësore të Shteteve të Bashkuara të bisedojë një ndërprerje të shpejtë të armiqësive në Ukrainë, me qëllim qëndrueshmërinë e ekonomive evropiane, parandalimin e përshkallëzimit ose zgjerimit të padëshiruar të luftës dhe rivendosjen e qendrueshmërisë strategjike me Rusinë, si dhe për të mundësuar rindërtimin e Ukrainës pas armiqësive për të mundësuar mbijetesën e saj si një shtet i qëndrueshëm.
Lufta e Ukrainës ka pasur ndikimin e kundërt të rritjes së varësisë së jashtme të Evropës, veçanërisht të Gjermanisë. Sot ndërmarrjet kimike gjermane po ndërtojnë disa nga fabrikat më të mëdha të përpunimit në botë në Kinë, duke përdorur gazin rus, të cilin nuk mund ta sigurojnë në shtëpi. Administrata e Trampit e gjen veten në kundërshtim me zyrtarët evropianë që kanë pritje jorealiste [...] për luftën, të mbështetura në qeveri të paqëndrueshme të pakicave, shumë prej të cilave shkelin parimet themelore të demokracisë për të shtypur kundërshtinë (opozitën). Një shumicë e madhe evropiane dëshiron paqe, megjithatë kjo dëshirë nuk përkthehet në politikë, në një masë të madhe për shkak të përmbysjes së proceseve demokratike nga këto qeveri. Kjo është strategjikisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara pikërisht sepse shtetet evropiane nuk mund të reformohen nëse janë të bllokuara në krizë politike. Megjithatë, Evropa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetike për Shtetet e Bashkuara.
Tregtia ndëratlantike mbetet një nga shtyllat e ekonomisë botërore dhe të përparimit amerikan. Sektorët evropianë, nga prodhimi te teknologjia dhe tek energjia, mbeten ndër më të fuqishmit në botë. Evropa është shtëpia e kërkimit shkencor të përparuar dhe institucioneve kulturore kryesore në botë. Jo vetëm që nuk mund ta përballojmë dot që ta nënvlerësojmë Evropën—duke vepruar kështu do të ishte vetë-shkatërruese për çka kjo strategji synon të arrijë. Diplomacia amerikane duhet të vazhdojë të mbrojë demokracinë e vërtetë, lirinë e shprehjes dhe festimet pa keqardhje të karakterit dhe historisë individuale të kombeve evropiane. Amerika i inkurajon aleatët e saj politikë në Evropë të nxisin këtë ringjallje të shpirtit, dhe ndikimi në rritje i partive patriotike evropiane me të vërtetë rrit shpresën.
Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të ndreq trajektoren e saj të tanishme. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të garojmë me mbrothësi dhe për të punuar në bashkëpunim me ne për të parandaluar çdo kundërshtar nga mbizotërimi i Evropës. Amerika, kuptueshmërisht, është e lidhur ndijimtas me kontinentin evropian— dhe, sigurisht, me Britaninë dhe Irlandën. Karakteri i këtyre vendeve është gjithashtu strategjikisht i rëndësishëm sepse ne mbështetemi tek aleatë krijues, të aftë, të sigurtë, demokratikë për të krijuar kushte qendrueshmërie dhe sigurie. Ne duam të punojmë me vende të bashkuara që duan të rivendosin madhështinë e tyre të mëparshme.
Në planin afatgjatë, është më se e besueshme se brenda pak dekadash, disa anëtarë të NATO-s do të bëhen shumica jo-evropiane. Si të tillë, është një pyetje e hapur nëse ata do ta shohin vendin e tyre në botë, apo aleancën e tyre me Shtetet e Bashkuara, në të njëjtën mënyrë si ata që nënshkruan kartën e NATO-s.
Politika jonë e gjerë për Evropën duhet të ketë përparësitë vijuese:
• Rivendosjen e kushteve të qendrueshmërisë brenda Evropës dhe qendrueshmërinë strategjike me Rusinë;
• Mundësimin e Evropës për të qëndruar në këmbët e veta dhe për të vepruar si një grup kombesh sovrane të bashkuara, duke përfshirë marrjen e përgjegjësisë kryesore për mbrojtjen e saj, pa u mbizotëruar nga ndonjë fuqi kundërshtare;
• Kultivimin e rezistencës ndaj trajektores së tanishme të Evropës brenda kombeve evropiane;
• Hapjen e tregjeve evropiane për mallrat dhe shërbimet amerikane dhe sigurimin e trajtimit të drejtë të punëtorëve dhe bizneseve amerikane;
• Ndërtimin e kombeve të shëndetshme të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore përmes lidhjeve tregtare, shitjes së armëve, bashkëpunimit politik dhe shkëmbimeve kulturore dhe arsimore;
• Duke i dhënë fund përkapjes, dhe duke parandaluar realitetin, e NATO-s si një aleancë në zgjerim të vazhdueshëm; dhe
• Duke inkurajuar Evropën që të ndërmarrë veprime për të luftuar mbiprodhimin merkantilist, vjedhjen teknologjike, spiunazhin kibernetik dhe praktikat e tjera armiqësore ekonomike.
Qeveria e Trampit, në fjalë të tjera, beson se qytetërimi` Evropës (jo BE-ja) do të zhduket për 20 vjet apo më pak, për shkak të minimit të sovranitetit politik nga institucionet mbikombëtare dhe “qeveritë e paqendrueshme të pakicës”, siç i quan ajo, politikave të emigracionit, censurës, shtypjes së partive kundërshtare, uljen e lindshmërisë dhe humbjen e veçorive (identiteteve) kombëtare, dhe rregullave në treg, dhe si pasojë kërkon një Evropë të kombeve sovrane, duke nënkuptuar pa institucione mbikombëtare por me parti atdhetare, të cilat do të mbështeten nga ajo, dhe qeverisje demokratike, dhe hapje të tregjeve evropiane për ndërmarrjet amerikane ose heqjen e rregullave tregtare që pengojnë garën dhe zhvillimin e ekonomisë. Përmes kësaj qasje ajo beson se shtetet evropiane do të çlirohen nga qeveritë e pakicës dhe do të zhvillojnë kombe të shëndetshëm ndërsa njeh zyrtarisht se zgjerimi` Natos ka qenë shkak lufte me Rusinë dhe kërkon të ndalojë zgjerimin e saj me një marrëveshje të re, përmes të cilës synon “qendrueshmëri strategjike”.
Por qasja e saj ka një paqartësi lidhur me heqjen e rregullave tregtarë dhe veprimtarinë e ndërmarrjeve amerikane: së pari sepse zgjerimi` veprimtarisë ekonomike amerikane në Evropë bie ndesh me zotimin e Trampit por dhe prirjen e përgjithshme amerikane për kthimin e ndërmarrjeve amerikane në atdhe dhe zhvillimin e ekonomisë amerikane dhe së dyti, partitë politike atdhetare që hamendësohet se do të mbështeten nga qeveria e Trampit në Evropë do të kenë përparësi atdheun siç nënkupton fjala ‘atdhetar’ dhe siç po vepron vetë Trampi dhe jo ndërmarrjet e huaja ku përfshihen ndërmarrjet amerikane—çka nënkupton se ato do të kundërshtojnë të ushtrojnë pushtetin politik nga institucionet mbikombëtare të BE-së. Megjithatë, parë nga këndvështrimi` ndërmarrjeve amerikane, Evropa nuk është treg fitimprurës për to nëse e shikojmë së pari nga këndvështrimi i kostove të prodhimit, ku energjia luan rol vendimtar, dhe pastaj ta shohim nga këndvështrimi` rregullave tregtarë, të cilët s`janë vendimtarë.
Sidoqoftë, strategjia mund të thuhet se është një “bombë bërthamore” për “qeveritë e pakicës” ose neoliberale të Evropës, sepse krijon dinamikën ose besimin se ato s`kanë të ardhme dhe si pasojë partitë e djathta dhe të majta evropiane—ato që luftojnë kundër politikave neoliberale dhe për sovranitet politik—fuqizohen. Kështu mund të thuhet se një epokë e re po lind në Evropë dhe njerëzit si unë që kanë luftuar kundër politikave neoliberale dhe për më tepër kam kryer një vepër që ndihmon popullin shqiptar për të dalë nga kriza e stërmadhe dhe një vepër tjetër për SHBA-të në veçanti dhe superfuqitë dhe gjithë popujt e planetit në përgjithësi, mbi krizat me të cilat përballet njerëzimi, kanë të ardhme të ndritur. Megjithatë, elitat neoliberale evropiane do të kundërshtojnë përpjekjen e SHBA-së dhe nuk do të ishte e çuditshme që të dëshmojmë ashpërsim të qendrimeve.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 43 reads



