...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjykata Kushtetuese gatitet për shqyrtim ‘popullor’ të çështjes “Balluku” ndërsa Sorosi gatitet të zëvendësojë Ramën me Lapajn

Gjykata Kushtetuese iu përmbajtë kushtetutës, duke shfuqizuar vendimin e Spakut për Ballukun por thirri shqyrtim ‘popullor’ të çështjes për shkak se ka ‘interes të lartë’; paralelisht, agjentët e Sorosit po përgatiten të zëvendësojnë Ramën me Lapajn, gjoja përmes protestave ‘popullore’

Ylli Përmeti

13/12/2025 - 08:25

Dy javë pas vendimit të Spakut dhe dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese nga Rama/Balluku, gjykata njoftoi vendimin e saj “paraprak”, se ajo shfuqizonte vendimin e tij për Ballukun, sepse ai cënon “garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë”, duke përdorur pikën 3 të nenit 103 të Kushtetutës, sipas të cilit “anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit”, në kuptimin se “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta…por edhe legjislacioni procedural penal” por pa përmendur ndonjë nen nga kodi` precedurës penale.

Çështjen e kaloi për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të intersit të lartë publik, duke thirrur subjektet, Spakun, kuvendin e Shqipërisë dhe presidentin e republikës.

Togfjalëshi ‘interes i lartë’ fsheh frikën e Gjykatës Kushtetuese ose të shumicës së anëtarëve të saj lidhur me çështjen “Balluku”—‘frikën’ nga qendrimet e fuqive të huaja por dhe popullit. Se nga anon peshorja mes atyre fuqive vështirë të thuhet, sepse populli ynë s`ka protestuar, siç ndodhi ditët e fundit në Bullgari ku disa javë protesta të fuqishme detyruan qeverinë që sapo kishte mbushur 11 muaj  në pushtet ta ‘dorëzonte’ atë.

Protesta e ditëve të fundit përpara kryeministrisë nga Lapaj, synon të njëjtin ‘skenar’—ndoshta i kanë thënë agjentët e Sorosit, me Andi Dobrushin në krye, që të frymëzojë një protestë ‘popullore’ me qëllim që të zëvendësohet një sorosist si Rama me një tjetër si Lapaj. Skenarin po e ndihmon dhe Rama me dërgimin e policëve atje. Me siguri synohet të mashtrohet populli duke treguar se po ushtrohet padrejtësi ndaj protestës dhe më pas dërgimin e mbështetësve të paguar dhe paraqitjen e saj si të ‘stërmadhe’ dhe të mjaftueshme për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe zëvendësimin e tij me udhëheqësin e protestës: Lapajn. Kësaj dinamike mund t`i bashkohet dhe populli i ndershëm—ai që s`kupton skenarët e sorosistëve pavarësisht se një përqindje e madhe e popullit e ka kuptuar rolin e agjentit të ri të Sorosit dhe si pasojë s`mbështet.

Në të vërtetë, Lapajn s`e dëgjojnë as gjoja anëtarët e gjoja partisë së tij (sepse u shfaq vetëm në protestë). Çështja, rrjedhimisht, është kritike: sepse përmes këtij skenari elitat neoliberale e kanë mashtruar në mënyrë të përsëritur popullin tonë por dhe popujt të tjerë në Evropën Lindore.

Me siguri agjentët e Sorosit janë të pasigurtë me vendimet e Spakut dhe për pasojë kanë filluar të lëvizin, sepse duhet thënë se vërtet Spakun e mbështesin elitat perëndimore, financiarisht dhe politikisht, ku bën pjesë dhe Sorosi, por kur qelbet shumë qeveria, siç është qelbur, s`kanë rrugë tjetër veç të mbështesin drejtësinë. Por duke u përpjekur paralelisht për të shpëtuar kryeqelbësin: Ramën, sepse nëse Rama goditet nga Spaku dhe ai sigurohet se do të zëvendësohet me Lapajn, ai e ka të thjeshtë të dorëhiqet, sepse duke vepruar kështu ai jo vetëm do të shpëtojë nga dënimi por mund ta kandidojnë më pas për president dhe ai dhe agjentët e Sorosit të mbretërojnë dhe populli të robërohet dhe kombi ynë të zhbëhet…    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA