...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zbulimi` skenarit të sorositëve për të shpëtuar Ramën dhe rreziqet që i kanosen drejtësisë

Spaku mund të fitojë —me siguri të plotë, vetëm nëse ka mbështetje të fuqishme ditën kur të zhvillohet seanca e hapur

Ylli Përmeti

16/12/2025 - 12:42

Lapaj zbuloi një pjesë të skenarit të Sorosit apo protestat e fuqishme të bullgarëve dhe rumunëve, dy ditë pas njoftimit tim për përsëritje të të njëjtit skenar në Shqipëri por me dy ndryshime të mëdha: se në ato vende zhvillohet një përplasje mes neoliberalëve/sorosistëve dhe neonacionalistëve me prirje nga Rusia, ndërsa në Shqipëri zhvillohet një gjoja përplasje mes të njëjtit lloj: sorosistëve/neoliberalëve. Një ndryshim tjetër është se atje zhvillohen përplasje dhe zëvendësohen qeveritë ndërsa në Shqipëri synohet shpëtimi` Ramës, kryeagjentit të Sorosit në rajon dhe riprodhimi` sorositëve. Kështuqë ato protesta do të përdoren si shembull frymëzimi por s`kanë asnjë lidhje në karakter me protestën e Lapajt.

Protesta e Lapajt tregoi, gjithashtu, rritje të pjesëmarrjes. Si duket, Rama dërgoi grupin e parë të mbështetësve; dhe nëse populli që “e ha sapunin për djathë” nuk e mbështet, Rama do të dërgojë më shumë ndërsa do të përdorë dhunën policore që të nxisë mbështetjen e popullit të ndershëm. Këtë përpjekje mund ta ndihmojnë televizionet e tij (Topi, ABCnews etj.). Ato po e raportojnë protestën e tij por deri tani nuk e kanë vënë në qendër të vëmendjes. Në ditët në vijim mund ta vendosin.

Nëse protesta s`merr përmasën e dëshiruar —të duket e mjaftueshme për të “kërcënuar” Ramën me dorëheqje— nuk do të mungojë shtimi`dhunës ndaj “protestës”, për të njëjtin qëllim: “mobilizimin e popullit” dhe mashtrimin e tij. Protesta mund të zgjasë deri kur të bëhet e qartë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me vendimin e Spakut, janarin e vitit tjetër. Nëse populli` ndershëm që e ka kuptuar skenarin, s`shpërndan skenarin që kam kumtuar, një përqindje e madhe e popullit mund të mashtrohet dhe Rama dhe sorositët mund të riprodhojnë pushtetin, sipas skenarit që tregova—domethënë, të dorëhiqet dhe t`ia dorëzojë pushtetin jo një qeverie teknike por Lapajt.

Nga ana tjetër, dyshime janë ngritur se Lapaj mbështetet dhe nga shërbimet zyrtare amerikane përveç Sorosit. Ky dyshim do të ishte i vërtetë nëse ato shërbime nuk mbështesnin Spakun dhe nuk besonin se ai nuk do të fitonte ndaj Gjykatës Kushtetuese. Por ne dimë se ato e mbështesin Spakun por nuk besoj se dinë paraprakisht se do të fitojë në përpjekjen e tij për të ndaluar Ballukun dhe më pas Ramën. Ndoshta shpresojnë se do të fitojë përpjekja e tij. Sidoqoftë, Spaku mund të fitojë —me siguri të plotë, sepse Rama/Balluku do të përpiqet të blejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese—, vetëm nëse ka mbështetje të fuqishme ditën kur të zhvillohet seanca e hapur. Në rast të tillë, Gjykata Kushtetuese nuk do të guxojë të shfuqizojë vendimin e Spakut, edhe nëse ndonjëri është kuar me ndonjë shumë të majme.

Çështja tjetër lidhet me “idenë” që qarkullon nga disa “ekspertë” të oligarkisë sonë, se Spaku duhet të zgjedhë rrugën e heqjes së imunitetit të Ballukut nga Kuvendi dhe jo ndalimin e drejtpërdrejt. Kjo qasje shpërnjeh të drejtën e Spakut të veprojë ashtu siç ka vepruar —duke e pezulluar atë, madje ai mund ta ndalojë atë, nëse e sheh të arsyeshme, jo thjesht pezullojë, nëse e sheh nga këndvështrimi` nenit 73, pika 3 e Kushtetutës, sipas së cilës një deputet mund të arrestohet pa autorizimin e kuvendit “kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë” (akuza e Spakut ndaj saj përfshihet në të dy rastet)—por dhe të vërtetën e madhe se në kuvend shumicën e votave e ka Rama dhe ai kurrë nuk do t`i heqë asaj mbrojtjen. Ndaj “ekspertët” e…nuk duhet të dëgjohen as për të shkuar në hale.   

Çështja e fundit lidhet me dyshimin se nëse nevojiten protesta për të larguar Ramën. Përgjigjja është se ato janë më të nevojshme se kurrë, sepse do ta ndihmonin dhe shtynin Spakun të luftonte me besim më të madh për rastin “Balluku” dhe më tej ndaj Ramës. Berisha ka njoftuar se do të pretestojë me mbështetësit e tij. Por ai ka pak mbështetje dhe bart dyshimin se ai duhet të ishte prej vitesh atje ku pritet të shkojë Rama. Qori ka vepruar tejet ngadalë lidhur me këto zhvillime dhe deri tani ka zhvilluar një protestë përpara kuvendit me kërkesa shoqërore (korrupsion etj.) dhe njoftoi dy ditë më pas një tjetër protestë përpara kuvendit ku ka shtuar dorëheqjen e Ramës dhe kërkesën ndaj deputetëve të tij për ta shkarkuar. Kjo e fundit është qesharake, sepse deputetët e Ramës janë të mbytur pa Ramën. Sjellja e tij ngre dyshime shtesë krahas dyshimeve programore dhe mungesës së mbështetjes së padisë sime kundrejt Ramës. Shehaj është paraqitur më i ndjeshëm dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e drejtësisë. Por kur mendon se ai s`e ka idenë nga drejtimi` shtetit dhe e shikojmë se me cilët do ta mbrojë (me neoliberalë të tjerë si Asimeja etj.), shpresa venitet. Kështu mbetet ta udhëheqim ne protestën.

Unë jam gati dhe ftoj popullin e ndershëm t`i bashkohen luftës sonë të drejtë dhe të ndershme.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA