...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kurti përballë kërkesës së Beogradit për përfshirjen e serbëve të Kosovës në referendum

Prishtina nuk ka mbajtur ndonjë qendrim për këtë kërkesë të Beogradit por është e qartë se ky i fundit po shfrytëzon si të drejtën ndërkombëtare ashtu dhe “demokratin” Kurti. Dhe Beogradi do ta shfrytëzojë argumentin e Kurtit edhe lidhur me pretendimin e serbëve në Kosovë për t`u vetëqeverisur. Tashmë i ka dy premisat që i duhen: njëra në OKB dhe tjetra në Prishtinë. Madje ai ka siguruar dhe një premisë të tretë: Tiranën—e cila nuk reagon ndaj kërkesave të Beogradit!

Ylli Përmeti

19/12/2021 - 15:53

“Qendrimi i Kurtit kundrejt Borelit —se ai është “demokrat”— dhe se “kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve ”, është një qendrim që e ka mbajtur dhe në të kaluarën. Mirëpo ky qendrim bart një kontradiktë sepse nuk është pyetur ndonjë herë —në dijeninë time— populli serb i Kosovës se me cilët dëshiron të jetojë. Me siguri që po të pyetet, shumica do të kërkojë të jetojë nën diktatin e Beogradit. Këtë qendrim mund ta shfrytëzojë —në nevojë— dhe Beogradi duke i kërkuar Kurtit të zhvillojë referendum për popullin serb në Kosovë. Ndaj është një qendrim i papjekur”, shkruaja një javë përpara se të vepronte Vuçiçi dhe të kërkonte përfshirjen e serbëve të Kosovës në referendumin që ka planifikuar Beogradi. Madje realizova një video-kumtesë për të nxitur kundrimin e Kurtit dhe indinjuesve. Pati disa reagime nga mbështetës të Kurtit se ai “s`e ka gabim” por pa parashtruar ndonjë kundërargument.

Sidoqoftë, një javë më pas Vuçiçi veproi duke hedhur “tezën” e përfshirjes së serbëve të Kosovës në referendumin e 16 janarit për ndryshimin e Kushtetutës serbe lidhur me gjyqësorin. Prishtina nuk ka mbajtur ndonjë qendrim për këtë kërkesë të Beogradit por është e qartë se ky i fundit po shfrytëzon si të drejtën ndërkombëtare ashtu dhe “demokratin” Kurti. Dhe Beogradi do ta shfrytëzojë argumentin e Kurtit edhe lidhur me pretendimin e serbëve në Kosovë për t`u vetëqeverisur. Tashmë i ka dy premisat që i duhen: njëra në OKB dhe tjetra në Prishtinë. Madje ai ka siguruar dhe një premisë të tretë: Tiranën—e cila nuk reagon ndaj kërkesave të Beogradit! Këtë “hop” të Beogradit do ta shfrytëzojnë dhe oportunistët e partive politike në Prishtinë dhe do të tregojnë Kurtin si bashkëpunëtor të Beogradit, duke paraqitur veten si “patriotë” kur s`kanë parashtruar ndonjë qendrim më të matur se Kurti, se për strategji të përbashkët me Tiranën nuk bëhet fjalë.

Pështjellimi i Thaçit dhe Kurtit me Serbinë dhe një “strategji” pedagogjike për drejtësi të popullit shqiptar

Shih për më shumë komentin e video-kumtesës 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA