...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse “debati” i “Dita”-s për qeverisjen “Rama” është shterp?

Nuk bëhet Shqipëria me media joshkencore, jodemokratike dhe hipokrite. Mësoni të respektoni të vërtetën që t’ju respektojnë

Ylli Përmeti

13/07/2018 - 10:28

Është e dhimbshme kur lexon (dhe dëgjon) një debat shterp -- një debat për qeverisjen e vendit nga një gazetë (apo masmedia) që kërkon të “ndihmojë” popullin kur individët që angazhon në shkrime e kanë treguar në mënyrë të përsëritur se analizojnë simptomat dhe kurrë nuk tregojnë shkaqet dhe kur dihet se po t’i dërgosh gazetës përkatëse dhe jo vetëm, ndonjë shkrim të shkurtër apo të gjatë, as e publikon as të kthen përgjigje: kam dërguar disa herë disa shkrime (disa të gjatë e disa të shkurtër) dhe as janë publikuar as kam marrë ndonjë përgjigje! Ne jemi, gjithashtu, një qendër mediatike (në hapat e parë) dhe kemi kontribuesit tanë. Por po t’i pyesni se si sillemi me ta – do të mësoni dhe etikën tonë.

Debati filloi me Bedri Islamin, vazhdoi me Moikom Zeqon, Fatos Tarifën dhe “mbyllet” me botuesin e saj: Alban Dabulla. Bedriu, kritikën e të cilit e lartëson Moikomi, e fillon analizën duke i thënë Ramës dhe neve, se Rama është i mirë ose i korruptuar sepse opozita është e dobët; se Rama na mbushi mendjen se gjendja ekonomike që la Berisha do të sillte politikat shtrënguese të Ramës dhe politikën e PPP-ve, të cilat autori i quan humner financiare; se Rama ka grup parlamentar rrënues, sepse askush nuk kundërshton...; se shefi i grupit parlamentar Taulant Balla është një militant i keqpozicionuar; se Rama s’ka opozitë të denjë; dhe në fund flet për reformën në drejtësi e cila nuk do të realizohet kurrë...(“Islami: nëse ecën me këtë ritëm, do të kalojë nëpër disa qeveri dhe nuk do të arrihet kurrë”) dhe drejtësinë aktuale mbi të cilën Rama bënë çfarë të dojë.

Në fakt unë e kam parashikuar dhe kam treguar shkaqet pse Rama do të përfundonte kështu. Por “Dita” nuk i publikon studimet që tregojnë shkaqet...e vërtetë! Qoftë edhe nëse konsiderojmë politikën e PPP-së, Islami duhet ta kishte kuptuar (nëse studionte) se ato i kanë shpikur vendet perëdimore dhe i mbështet Banka Botërore dhe FMN-ja...për qeveritë padije administrative dhe kur kam treguar gjithashtu dhe shkaqet pse PPP-të janë korruptuese.

Padija dhe krimet e “qeverisë Rama” dhe klasës politike: 2013-2017 (Ylli Përmeti)

Debati vazhdon me Fatos Tarifën i cili e fillon vlerësimin e tij se Shqipëria në 27 vitet e fundit s’ka qenë më mirë se sa sot...dhe vazhdon me vlerësime të tjerë, kryekëput arbitrar: sepse nuk mbështetet në një studim konkret. Po të bënte një studim dhe analizë të përgjithshme të politikave të qeverisë “Rama” dhe qeverive të 27 viteve të fundit, Tarifa do të konkludonte pak a shumë kështu: nga reforma në arsmin e lartë qeveria dështoi sepse procedoi pa ndonjë studim (gjetjet që lexuam nga “ekspertët” që emëroi Rama nuk mund të quhen studim por veç konstatime). Me këtë rast, t’i kujtojmë Tarifës, se një politikë vlerësohet në bazë të të mirave dhe të këqijave të saj. Reforma në arsimin e lartë kishte një të mirë: “pastroi” deri diku në mënyrë të drejtë sistemin nga të ashtuquajturit “universitete”. Por çfarë shkaktoi, Tarifa as e ka studiuar as e ka kuptuar. Lexo, “Nga keqedukim në arsim demokratik”. Kështuqë peshorja në këtë reformë anon nga të këqijat pavavësisht disa të mirave që shkaktoi. Reforma në sektorin e energjitikës, është një tjetër reformë e dështuar: sepse jo vetëm që nuk iu përmbajtë zotimit parazgjedhor —se do të na tregonte faturat e klasës politike, se të gjithë kanë paguar debitet kundrejt shtetit, dhe të administratës shteterore, debiti i së cilës është tejet i madh, por nuk i përmbahet as parimit të partisë që përfaqëson: të “majtës”, e cila supozohet se mbron të varfërit dhe shtresat e ulëta të shoqërisë nga dhuna e organizuar e oligarkëve të djathtë — sepse arka e qeverisë u mbushë kryesisht me kursimet e vyera të kësaj shtrese sociale, shpesh duke i dhunuar me policë dhe duke mos pyetur se shumë familje hoqën bukën e gojës për të paguar energjinë e rritur në çmim. Shkurt, qeveria “Rama” nuk procedoi nga studimi por nga arbitrariteti. Pse? Sepse s’ka mësuar kur ishte në opozitë të studionte -- të zhvillonte teornë dhe virtytin e drejtësisë...

Ku ishte Tarfia gjatë kësaj kohe? Pse s’i gjykoi këto politika? Pa folur për reformat e tjera të cilat i kam ndjekur në hollësi. Rezultati përfundimtar i reformave të Ramës është një shoqëri dhe më e pabarabartë dhe më e shkatërruar ekonomikisht (kryesisht në burimet e saj ekonomike), më e shkatërruar ekologjikisht (pavarësisht moratoriumeve) dhe më e shkatërruar shoqërisht (në vlera etj.). Kur të gjithë këta parametra tregojnë keq dhe mos më keq, si qënka Shqipëria më mirë 27 vitet e fundit?! Ja pse Tarifa dhe gazeta që e promovon, tregojnë edhe një herë padije (për mos të thënë se bëjnë propagandë të pështirë) kur ai më shumë se kushdo tjetër duhet t’i kalonte në peshore të gjitha politikat e qeverive, sepse ka patur kohën dhe mundësinë (rroga të majme etj.) dhe të tregonte me objektivitet (drejtësi) rezultat e tyre dhe t’i krahasonte.  

Pas sharjeve që mori nga auditori i tij, Tarifa u përgjgjet me një trajtesë “filozfike” ku përpiqet t’i “gozhdojë” sharësit e tij dhe ku flet për dijen dhe padijen, të vërtetën dhe të pavërtetën e të tjera si këto! Pa kritikuar paragrafë konkretë, Fuga vetëm për të vërteta nuk flet në shkrimin përkatës: jo sepse nuk dëshiron por sepse frymëzohet nga relativistët e shekujve të fundit (Poper etj.) ndaj dhe mbivendos relativizmin mbi të vërtetën! Thënë ndryshe, Fuga vërteton edhe një herë se nuk ka fituar asnjë vegël teorike për treguar të vërtetat e tij: është thjesht një njeri pa të vërteta ose me të “vërteta” relativiste. Për të njëjtën arsye, na këshillon në një farë kuptimi që të respektojmë “pikëpamjet” e njëri-tjetrit në debat. Në të vërtetë, një mësues i mirë do të thoshte të respektojmë të vërtetat e njëri-tjetrit pasi të kemi kuptuar premisat prej të cilave gjenerohen të vërtetat e njërit apo të tjetrit. Por kështu është kur lexon dhe frymëzohesh nga relativistët dhe paraqitesh “shkencorë” në njerëz pa mendim shkencor!

Replikë e pjesshme me Fatos Tarifën: pse Fatosi mbetet “fatos”?

Nuk do të flas për pjesëmarrjen e Moikomit sepse kurrë nuk i ka hyrë shkencave sociale seriozisht. Por do ta mbyll me botuesin e Ditas: se nuk bëhet Shqipëria me media joshkencore, jodemokratike dhe hipokrite. Mësoni të respektoni të vërtetën që t’ju respektojnë: ndryshe mbylleni “gojën” dhe shkoni në shtëpi se për çështje publike dhe sociale nuk jeni ose bëni gazetari të tipit fiks fare - të cilët tregojnë për ditë simptomat e sistemit dhe paraqiten dhe si shpëtimtarë dhe mbeten të përjetshëm për sa kohë shoqëria nuk kupton shkaqet e simptomave sistemike...       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA