...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qëllimi ynë

“Shqipëriajonë” është një qendër studimore dhe mediatike dhe institut arsimor që krijohet në mes të krizës shumë-përmasore që ka përfshirë vendin tonë dhe veçanërisht masmedian, sepse kjo e fundit e shoqëron krizën dhe nuk e parandalon atë me censurën e zërave anti-sistemikë dhe shkencorë dhe mungesën e demokracisë. Kjo qendër nuk do të jetë thjesht një “gazetë tjetër” apo një “qendër tjetër mediatike”, e cila do të përsërisë si papagall përçudnimin e politikanëve profesionistë dhe “ekspertëve” që mbajnë pas. Por ajo do ta krijojë realitetin me studime me qëllim që të realizojë dy qëllime njëherësh:

së pari, ne synojmë të bashkojmë shqiptarët në një “shtet të vetëm” meqënse shtetet fqinje kanë përqafuar doktrina teokratike dhe monotesite dhe ushtrojnë represion mbi pakicat shqiptare përmes të cilave synojnë të përngjashmojnë (edhe më shumë) popullin shqiptar. Realizimi i këtij synimi kalon nga përdorimi i të drejtës ndërkombëtare dhe zhvillimi i ndërgjegjjes kombëtare. Ngritja e kësaj të fundit nuk mund të realizohet pa organizimin tonë politikë, të jetës sonë sociale dhe mjeteve prodhuese: sepse nuk janë vetëm vlerat dhe realizimet e të parëve tanë që na bëjnë krenarë por edhe tonat dhe këto, me radhë, do të bëjnë krenarë brezat pasardhëse. Nga ky synim përjashtohen partitë politike: sepse ato s’kanë dijen e nevojshme dhe rrjedhimisht nuk kanë as mundësi që ta realizojnë atë; dhe

së dyti, ne synojmë të çlirojmë popullin shqiptar jo vetëm nga pronarët e huaj (korporata, bankierë etj.) që tashmë kanë hedhur rrënjët e tyre në vendin tonë dhe shfrytëzojnë burimet tona ekonomike dhe popullin por edhe nga “pushtimi i brendshëm” - nga të ashtuquajturit “politikanë profesionistë”. Rrjedhimisht, ne synojmë të mësojmë njerëzit se si realizohet ky synim: sepse ‘çlirimi’ fillon në mendje dhe shpaloset në praktikë.   

Qëllimet përkatëse nënkuptojnë se ne nuk do të përqendrohemi thjesht në paraqitjen e ‘realitetit’ politiko-ekonomiko-shoqëror të vendit por të tregojmë dhe shkaqet e tij - se pse është i tillë: sepse për ne, shkaqet janë të vyer. Si të tillë, ne nuk jemi as thjesht një “qendër tjetër studimore dhe mediatike”. Por një qendër me objektiva kombëtar, demokratik dhe shkencor.

Në fazën e parë do të kemi një qendër në Tiranë. Në të dytën, pasi të kemi shtruar binarët e qendrës së Tiranës, do të kemi një të dytë në Prishtinë. Qendrat do të jenë edhe institute gazetareske ku nuk do të mësohet thjesht se ç’është “gazetaria kombëtare” por kryesisht “gazetaria ndërkombëtare”. Gazeta do të jetë javore, dhe në dijeni të plotë se njeriu i sotëm njoftohet më shumë përmes dëgjimit dhe shikimit sesa leximit, ne do të bashkërendojmë gazetën me radiotelevizionin tonë, i cili, në fazën e tij të parë, do të përcillet vetëm në internet.  

Ndihmësit e qendrës në Tiranë:

Ylli Përmeti, përgjegjës organizativ i punës dhe orientimit tërësor të veprimtarisë studimore, gazetareske dhe mësimore të qendrës në Tiranë

Ernest Cici, reporter nga Athina.

Ndihmësit në Prishtinë:

Adil Fetahu, ndihmës për çështje gjeopolitike, juridike, politike dhe mësimore.

Sanxhaku:

  • Ismet Azizi, për çështje historike.
  • Elvin Xhimitiku, webmaster.

Burimet financiare do të burojnë së pari nga puna jonë studimore dhe gazetareske. Gazeta jonë javore do të shitet në letër dhe internet, për të gjithë që e dëshirojnë në formë elektronike. Shitja e gazetës zakonisht mbulon vetëm shpenzimet e shtypjes. Gjykuar nga objektivi ynë dhe titulli i qendrës, “Shqipëriajonë”, ne do të synojmë reklamat e ndërmarrjeve vërtet cilësore në drejtim dhe kryesisht me zanafillë shqiptare. Ndërmarrjet e huaja do të reklamohen vetëm nëse të huajt tregojnë dashuri për vendin tonë. Për shembull, në sektorin e ushqimeve, vetëm ndërmarrjet që prodhojnë ushqime “bio”. Në sektorin e ndërtimit, vetëm ndërmarrje që spikasin në cilësi, risi dhe në drejtimin demokratik të punëtorëve. Në sektorin bankar, vetëm banka shqiptare. Në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve, vetëm hotele dhe restorante që spikasin trashëgimitë tona. Në sektorin e konfindustrisë, vetëm ndërmarrje me aksionerë shqiptarë dhe drejtues me vlera njerëzore. Në sektorin e bujqësisë, vetëm ndërmarrje shkencore dhe shqiptare. Në sektorin e blektorisë, vetëm ferma ku mbarështohen kafshë me dashuri dhe shkencë.

Kështu, burimi ynë kryesor i të ardhurave do të jetë shitja e punës sonë, librave dhe dokumentarëve me karakter studimor; dhe një tjetër, ndihmat e gjithë njerëzve që pajtohen me qëllimin tonë. Qëllimi përfundimtar është të krijojmë një qendër studimore dhe mediatike e cila të vetë-financohet dhe të jetë vërtet e pavarur, dhe në drejtimin e saj, të jetë demokratike. Kështu qendra do të jetë e jona dhe nderi politik i njëjtë për të gjithë.

Parimet e shkrimeve për botim

Shkrimet e parashtruar për publikim në redaksi duhet të jenë të mirë-artikuluar, pa gabime drejtshkrimore dhe vetëm për gazetën tonë. Domethënë, nuk duhet të jenë publikuar më parë në asnjë vend tjetër. Anasjelltas, nuk publikohen shkrime të keqartikuluar, me gabime drejtshkrimore dhe të publikuar më parë në vend tjetër. Përjashtohen shkrimet që kanë një vlerë të veçantë dhe janë pjesë e ‘politikës’ së redaksisë. Ngaqë kemi si synim edukimin edhe në gjuhësi, fjalët e huaja në shkrime do të zëvendësohen me fjalë shqipe. Madhësia e shkrimeve varet nga lloji i tyre. Nëse na parashtrohet analizë e aktualitetit – ajo nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe “word”. Nëse është ‘editorial’ – nuk duhet të jetë më shumë se një faqe ‘word’. Nëse është studim, në varësi të rëndësisë, ai mund publikohet pjesë-pjesë ose i plotë. Nëse është lajm – ai duhet të përputhet me kërkesat gazetareske: titull; përmbledhje (lead); dhe përmbajtje. Drejtësia në shkrime duhet të mbizotërojë: se kur njëri i përmbush parimet e tjetri jo, ne duhet të jemi të drejtë: se botohet ai që nderon parimet. Këto parakushte janë të domosdoshme sepse nuk lidhen vetëm me drejtësinë por dhe me koston e punës së përpilimit: kohën për redaktim.

Shkrimet censurohen ose kur ato që thuhen janë të pamundura, ose kur janë iracionale, ose moralisht të dëmshme, ose kontradiktore, ose në kundërshtim me korrektësinë artistike. – Aristoteli

Ju faleminderojmë 

  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA