...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Krijimi i “Jugosllavisë së re” nga treshja ballkanike dhe pasojat katastrofike për Shqipërinë (dhe Kosovën)

Në studimin që vijon tregoj Precesin e Berlinit, arsyet se pse u krijua dhe nga cilët shtete, nismën e Evropës Qendrore (CEFTA-n) pas viteve `90 dhe “Jugosllavinë e re” të treshes ballkanike: Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit. Tregohet se nisma e tyre është pasojë kryesisht e orientimit tonë për t`u integruar në globalizmin neoliberal i cili shprehet në anët tona me integrimin në BE dhe nuk është “projekt” i Vuçiçit apo Rusisë siç aludohet dhe argumentohet nga “opozita” e të nguliturve. Tregohen, gjithashtu, pasojat katastrofike për popullin tonë dhe rruga përmes së cilës ne mund t`i bëjmë ballë kësaj sfide të re që na kanoset.

Ylli Përmeti

06/08/2021 - 18:34

BE-ja, Procesi i Berlinit dhe Ballkani Perëndimor     

Një studim gjithëpërfshirës për Procesin e Berlinit ka bërë Florent Marciacq, njohës i politikave zgjeruese të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe përmasës Lindore të politikës fqinjësore të BE-së ose Krahazimit Lindor, që është i lidhur me Institutin Evropian (CIFE) dhe punon si ndihmës i përgjithshëm në kërkime shkencore në qendrën austro-franceze për rivendosjen e marrëdhënieve miqësore në Evropë. Në studimin që kam përmbledhur “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor pas Procesit të Berlinit”,  autori tregon që në fillim qëllimin e Procesit të Berlinit; më tej tregon aktorët që e kanë nxitur dhe arsyet dhe mënyrat se si procesi në fjalë realizohet.

Nisur në vitin 2014-të pas Deklaratës së Junkerit mbi zgjerimin dhe përkundër sfondit të sfidave gjeopolitike në dyert e BE-së, Procesi i Berlinit është një nismë që synon mbajtjen gjallë të momentit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor. Si fillim e kufizuar në kohë (2014-18) dhe synim, nisma është shtrirë dhe është bërë një proces shumëpërmasor pa mbarim të parashikueshëm. Deri tani, ka përfshirë pak anëtarë (Gjermaninë, Austrinë, Francën, Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe së fundmi Britaninë), për gjashtë shtetet ballkanike që dëshirojnë t`i bashkohen BE-së (domethënë, grupin e ashtuquajtur “WB6” të përbërë nga Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e V., Malizi, Kosova, dhe Serbia) gjithashtu dhe BE-në (kryesisht përmes “DG NEAR” [Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations] dhe Shtetin Anëtar që mban Presidencën e Këshillit).

Qëllimi i Procesit të Berlinit është të përparojë axhendën e BE-së në tre drejtime: rritje ekonomike dhe ndërlidhje, raporte të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, dhe zhvillim të shoqërisë civile dhe ndërlidhjeve njerëzore. Në vend të zëvendësohet qasja keqvepruese e BE-së kundrejt shteteve kandidate të Ballkanit Perëndimor, procesi i Berlinit kërkon ta plotësojë atë dhe të rigjallërojë dinamikën e tij. Ai u zhvillua jashtë kuadrit të zgjerimit në një format më të epshëm mini-lateral ad hoc por ishte sidoqoftë i lidhur ngushtë me strategjinë e zgjerimit tërësor të BE-së, në terma substance dhe objektive, dhe u njoh shumë shpejtë si kontribues në përparimin e tij.

Procesi i Berlinit paraqet një praktikë të re në kutinë e veglave të zgjerimit të BE-së. Çdo vit mbledhjet e procesit të Berlinit (të mbajtur në Berlin-2014, Vjenë-2015, Paris-2016, Trieste-2017, Britani-2018 [dhe Poloni-2019) në nivel të lartë, plotësohen me një seri të gjatë mbledhjesh në nivele të ulëta dhe një numër ngjarjesh rajonale anësore...Në këtë kuptim, Procesi i Berlinit ishte instrumental në mbajtjen në radar çështje kyçe përparimi i të cilave pengohësh nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian: handeku i infrastrukturës së tyre dhe cënueshmëria e tyre ekonomike; mungesa e perspektivës e perceptuar nga rinia e WB6; rrëshqitja demokratike pas në regjime stabilitokratike; këmbëngulja e etno-nacionalizmit nën planin e pajtimit; destabilizimi i mundshëm i prishjeve dypalëshe; dhe angazhimi në rritje i Rusisë, Kinës dhe Turqisë përgjatë rajonit.

Procesi i Berlinit është plotësuar me angazhimin e një grupi të vetë-emëruar të shteteve anëtare (Gjermania, Austria, Franca, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe Britania). Por ishte një grup i vogël i shteteve anëtare brenda këtij grupi që nxiti Procesin e Berlinit [...] pa këshillim paraprak me Komisionin Evropian që përcaktoi axhendën e tij. Shtete anëtarë të tjerë (Rumania, Hungaria, Greqia) si fillim të interesuar për t`iu bashkuar nismës, nuk u lejuan t`i bashkohen grupit. Ky format mini-lateral synonte të mbante Procesin e Berlinit më të epshëm në përparimin e rrugëve për të mbajtur momentin politik të zgjerimit të BE-së si brenda saj ashtu dhe brenda vendeve të WB6. Ishte, në fjalë të tjera, ky dallim në qasje që përligji ambicien e procesit për realizimin e përparimit “shtesë” (i cili hamendësisht nuk mund të realizohësh nga qasja e komunitetit të BE-së).

Ky format mini-lateral dhe patronazhi i Gjermanisë rreth të cilës ai u mbështet, paraqiti një “ndryshim shtesë” në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit. Procesi i Berlinit nuk krijoi një acqius të ri që zëvendësonte atë të BE-së. Ai nuk u mbështet mbi institucione të rinj, as edhe krijoi aftësi të reja financiare. Ai nisi si një proces shtesë dhe plotësues, thelbësisht i ankoruar në qasjen normative të BE-së për anëtarësim (Strategjia e Zgjerimit të BE/2013) dhe strategjia konkurruese dhe rritjes rajonale (SEE/2020). Procesi i Berlinit, në thelb, është një ripaketim i qasjeve ekzistuese, i reklamuar me mjete të tjerë. Nuk u hartua, si i tillë, të nxisë “ndryshim dialektik”, domethënë, të gjeneronte risi duke shartuar praktika të vjetra me të reja. Kjo s`do të thotë siç nënkuptojnë teoritë e ndryshimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, se ndryshimi si shtesë nuk mund të shtrojë rrugën për ndryshime më të thella dhe më të gjera dialektike.

Ngaqë kjo nismë nuk mbikqyret nga asnjë mekanizëm i BE-së, autori vlerëson se kjo mungesë është një nga dobësitë e nismës. Shtetet anëtare që organizojnë mbledhjet vjetore të Procesit të Berlinit janë përgjegjëse për ndjekjen e nismës. Asnjë institucion nuk është ngarkuar me mbikqyrjen e zhvillimit strategjik dhe tërësinë e procesit. Shtetet anëtare që organizojnë mbledhjet janë të lira të hartojnë axhendën në një drejtim apo në një tjetër dhe shtojnë ose gjejnë komponentë nga axhenda, në varësi të interesave ose përparësive të tyre kombëtare. Gjermania, për shembull, vendosi bazën e procesit (“themelet së pari”), më vonë Austria përmirësoi (me një theksim mbi mosmarrëveshjet dypalëshe, emigracioni, dhe pjesëmarrja e shoqërisë civile), ndërsa Franca u përqendrua kryesisht mbi trajinimet e punësimit dhe shkëmbimet e rinisë (në dëm të shoqërisë civile, mosmarrëveshjeve dypalëshe, dhe emigracionit) dhe Italia ishte më shumë e interesuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe inovacion. Përparësitë e Britanisë (e cila bujtinoi mbledhjen e vitit 2018) ishin ndërlidhjet, përparimi i axhendës elektronike dhe zhvillimi i ndërmarrjeve, lufta kundër sfidave të përbashkëta (kiberkrimi, trafikimi, siguria) dhe rinia. Në këtë kuptim, zhvillimi i Procesit të Berlinit bart përparësitë e një vazhdimësie (p.sh. në respekt të axhendës lidhëse) dhe vijueshmëri (në respekt të pjesëve më të “reja” si mosmarrëveshjet dypalëshe/bilaterale). Aftësia e saj për të siguruar vazhdimësi përgjatë portofoleve të saj në zgjerim është rrjedhimisht e kufizuar.

Nuk është ende qartësuar se nëse shtete të tjerë pjesëmarrës do të ftohen t`i bashkohen nismës dhe se si do të shpaloset procesi, për shkak të mungesës së mekanizmit të drejtimit...Porcesi i Berlinit, njëlloj, nuk spikat ndonjë mekanizëm të murosur mbikëqyrës. Nga shtetet anëtare që bujtinojnë mbledhjet vjetore pritet të ndjekin përparimin e bërë nga vendet e WB6 në respektimin e angazhimit të tyre, por, në praktikë, asnjë qasje sistematike nuk parashikohet.

Rrjedhimisht, në kërkimin e realizimit të “përparimit shtesë të vërtetë”, Procesi i Berlinit mbështetet shumë në angazhimin vullnetar të udhëheqësve WB6 (ndërsa fitojnë avantazh të mëtejshëm/kapitalizojnë qasjen e kushtëzimit të BE-së). Mungesa e mekanizmit të brendshëm mbikëqyrës kompensohet varfërisht nga vlerësimi i jashtëm. Komisioni Evropian ka shprehur vlerësimet e tij ndërsa Parlamenti Evropian ka qenë i heshtur. Më shumë të dhëna për procesin mund të gjenden në raportet mbikëqyrëse të Sekretariatit Komunitar të Energjisë (EnCT Secretariat) dhe Mbikëqyrësi Jug-Lindor i Transportit Evropian (SEETO) mbi zbatimin e masave të buta në energji dhe transport por këto raporte përqendrohen vetëm në sektorë politikë të veçantë dhe e shikojnë Procesin e Berlinit si një ndryshor ndërhyrës sesa të pavarur. Burimi më i konsoliduar për të dhëna rreth realizimeve të Procesit të Berlinit janë ekspertët e pavarur dhe qendrat kërkimore. Në Shqipëri, Serbi (përfituesja më e madhe e procesit), dhe Kosovë, publikime janë botuar por ato nuk e shqyrtojnë mjaftueshëm procesin.

Në përgjigje të pyetjes se cilat janë realizimet dhe dështimet e Procesit të Berlinit, autori citon mes të tjerash se BE-ja, përpara Procesit të Berlinit, nxiste integrimin e rajonit, kryesisht përmes dialogut politik, si një zonë deri diku të dallueshme, për mos të thënë të ndarë (vijues i sundimit të ligjit ose sfidave ekonomike dhe shoqërore), mbi të cilin vendet e WB6 duhet të punonin, bashkë (d.m.th. gati paralel), sesa kolektivisht (d.m.th. gati bashkë).

Procesi i Berlinit shpërmbldh këtë kuptim të bashkëpunimit rajonal duke e zëvendësuar atë në zemër të dinamikës së integrimit europian me qëllim që ai të depërtojë shumicën e fushave të politikës sektoriale me një theksim të madh mbi çështjet ekonomike. Ky rikuadrim i bashkëpunimit rajonal (ose rrjedhje natyrore) ka patur efekte pozitive: ai ka çuar në një shumëfishim të takimeve rajonale në të gjithë nivelet, të cilat me radhë përbëjnë një rrugë efektive për të ndërtuar besim dhe marrëdhënie ndërpersonale (mes Serbisë dhe drejtuesve shqiptarë, kryesisht). Ai ka rritur gjithashtu nivelin e ndërveprimit mes anëtarëve kyç të BE-së dhe zyrtarëve të Shteteve Anëtare në njërën anë dhe drejtuesve të WB6 dhe zyrtarëve në anën tjetër, duke përfshirë shtetet Anëtare që nuk kanë ndonjë perspektivë negociuese (p.sh. Bosnje-Herzegovina dhe Kosova) që kishin raporte pune më të pakta deri tani...në terma më specifikë, suksesi më i madh i Procesit të Berlinit është konsideruar bashkërendimi rajonal dhe pajtimi mbi Axhendën Lidhëse e mbështetur nga BE-ja dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe establishmenti i Zyrës Bashkëpunuese Rajonale të të Rinjëve (RYCO).

Nisja e Forumit të Dhomës Investuese për Ballkanin Perëndimor mund të shtohet në listën e realizimeve të përceptuar nga Procesi i Berlinit gjithashtu...Procesi i Berlinit nisi me idenë e vendosjes së “themeleve” një herë, ndaj dhe theksimi i tij në transport dhe lidhjen e energjisë, sepse rajoni karakterizohet nga dallime të mëdha infrastrukturore. Dendësia e hekurudhave dhe rrjeteve motorrike, për shembull, është të paktën tre herë më e ulët se në vendet fqinje të BE-së. Rajoni përballet me vështirësi të skajshme në financim të infrasatrukturave të reja për shkak të hapësirës së ngushtë financiare. Këto sfida, dhe ndikimi i tyre negativ në rritje ekonomike, pengon përparimin drejt integrimit europian në një mënyrë të rëndësishme.

Kjo është arsyeja se Procesi i Berlinit ndërtohet në Axhendën e Lidhjes në transport dhe energji. Duke përdorur kuadre ekzistues (SEETO dhe EnCT) ai shërben si një mekanizëm përparësisht për t`u përqendruar në investime dhe projekte infrastrukturore të përzgjedhur. Në këtë kuptim, Procesi i Berlinit lehtëson përgatitjen dhe financimin e projekteve konkrete infrastrukturore duke reflektuar përparësitë e vendeve WB6. Në Vjenë, për shembull, qeveritë e WB6 paraqitën një axhendë lidhëse ambicioze me 50 projekte duke kërkuar bashkëfinancime. Nga këta 50 projekte, deri tani 10 janë vlerësuar të matur por vetëm 3 janë miratuar për bashkëfinancim me një vlerë prej 97 milion euro.

Në një hapësirë tjetër politike, Procesi i Berlinit ka përparësuar realizimin e një tregu elektrik të integruar të Ballkanit Perëndimor. Megjithëse Procesi i Berlinit nuk ka fonde shtesë, ai mbështetet mbi faktin se Komisioni Europian të vendosë mënjanë 11 miliardë euro për projekte lidhëse dhe ndihmë teknike për periudhën 2014-20. Qasja në fondet e BE-së kushtëzohet me reforma vendore dhe hapje në dinamikat e tregut gjithashtu dhe në zbatimin e standarteve dhe masave të buta si thjeshtëzimi i procedurave kufitare, reforma hekurudhore, sisteme informacioni, siguri rrugore dhe skema mirëmbajtje, shpaketim (unbundling) dhe qasje e palëve të treta etj. Nxitja e këtyre masave dhe reformave qendron në zemër të Procesit të Berlinit. Por ambicja e Procesit për të vendosur themelet si fillim është e paqartë. Ndryshe nga Kina, për shembull, BE-ja interesohet se si investimet e projekteve realizohen – jo vetëm në terma prodhimi por dhe në terma përfundimi. Axhenda e Lidhjes nuk është vetëm për të lidhur dhe zhvilluar energjinë dhe rrjetet e transportit por gjithashtu (dhe ndoshta mbi të gjitha) për të modernizuar administrimin publik dhe proceset vendore.

Kjo paqartësi (se nëse “themelet” janë vetë infrastruktura e lidhjes ose ndryshimi i procesit vendor përmes zbatimit të këtyre projekteve lidhëse) ndërlikon çdo realizim në anën e BE-së meqë reformat e pritshme mund të marrin vite për t’u zbatuar dhe subvencionet e BE-së duhet të plotësohen me burime të tjerë (ata zakonisht përllogariten për 40-50 përqind të projekteve të pjekur)…që kur filloi Procesi i Berlinit shumë pak projekte kanë dalë konkretisht. Kjo do të thotë se axhenda lidhëse, deri tani, ka qenë larg gjenerimit të prodhimit të dukshëm (në terma të materializimit të projekteve) dhe realizimit të përparimit të madh në përfundime më të gjera (në terma të shndërrimit të proceseve vendore)…[në kohën kur] BE-ja nuk është aktori i vetëm në rajon që nxit lidhjen dhe investimet në infrastrukturë.

Kina ka qenë aktive në rritje në kuadër të projektit të saj mijëvjeçar “Një Brez, Një Rrugë” (OBOR) përmes nismës së ashtuquajtur “16+1”. Ajo krijoi një fond investimi me 10 miliard euro dhe mund të shtojë më shumë se 50 miliard euro për të financuar projektet infrastrukturorë dhe aftësitë prodhuese në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore. Kjo dha një shtysë të re në raportet kineze me disa vende të WB6, veçanërisht me Serbinë – marrëdhënia mes dy vendeve u përditësua nga një krahazim strategjik në vitin 2009 në krahazim gjithëpëfshirës në vitin 2016-të. Deri tani, Kina ka investuar një miliard dollarë amerikanë, shumica në formën e huave, për të financuar ndërtimin e infrastrukturës së transportit dhe projektet e energjisë në vend (Urën Sino-Serbe përgjatë Danubit në Beograd: 2014; fitoi pasuri kyçe metalurgjike në Smederevo dhe pritet të kontribojë në ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësisë së madhe mes Beogradit dhe Budapestit.

Në Mal të Zi Kina po përmirëson një segment hekurudhor prej 10 km që çon në portin e Barit dhe ka nënshkruar një kontratë të ndërtojë një autostradë që lidh Serbinë me Shqipërinë. Në Maqedoni, është përfshirë në ndërtimin e dy autostradave. Në Shqipëri, financon një segment të autostradës drejt Maqedonisë duke lidhur detin Jon dhe pjesën bullgare të bregdetit të Detit të Zi; ajo fitoi aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Projekte të tjerë përfshijnë modernizimin të autostradës nga Bari në Serbi, ndërtimin e një autostrade në Bosnje-Herzegovinë, investime në impiante prodhimi energjie prej qymyri në Stanar dhe Tuzla dhe përgatitjen e një studimi lidhur me modernizimin e hekurudhës së Maqedonisë me qëllim që të lidhet porti i Pireut i pronësuar nga Kina me Beogradin (përmes Serbisë dhe Maqedonisë).

Këto investime, që nuk kushtëzohen politikisht, janë veçanërisht tërheqës të interesuar në përshpejtimin e modernizimit të infrastrukturës së vendeve të tyre. Ndikimi, në ndryshim nga projektet e financuar nga BE-ja, është i dukshëm në një kohë relativisht të shkurtër, qoftë edhe nëse investimet kineze, ndryshe nga ndihma e BE-së, zgjerohen në forma të borxheve të butë, dhe jo ndihma. Megjithëse Komisioni Europian dhe qeveria kineze u pajtuan në rritjen e bashkëpunimit mes OBOR-it dhe axhendës Lidhëse të BE-së, dy skemat lidhëse nuk janë fuqizuar në mënyrë të ndërsjellë nga parazgjedhja.

Në tërësi, pesë vjet investime të OBOR-it (me investime më të mëdha në ardhje) kanë vënë në dyshim, në mos rrëgjuar, fuqinë e BE-së për të financuar axhendën lidhëse të WB6. Përparimi i Kinës për të përparuar projektet e OBOR-it në rajon nuk duhet të nënvlerësohen (megjithëse disa projekte kanë ngecur). Ndryshe nga Rusia, së cilës i mungon angazhimi në financimin e projekteve dhe vijueshmëria, Kina institucionalizoi “nismën 16+1”. Ajo ngriti një sekratariat dhe një fond kërkimor i cili mbështetet në bashkërenduesit kombëtar nga administratat e Ballkanit Perëndimor dhe organizon mbledhje të shpeshta në nivel të lartë.

Mbledhje pas mbledhje, Procesi i Berlinit ka zgjeruar gradualisht përqendrimin e tij në lidhjen mes njerëzve me rezultate konkrete. Së pari, krijoi Forumin e Shoqërisë Civile për Ballkanin Perëndimor, të organizuar çdo vit si një ngjarje anësore e mbledhjeve zyrtare të Procesit të Berlinit, i cili siguron mundësi për përfaqësuesit e shoqërisë civile në rajon për të shkëmbyer ide, të ngrenë shqetësimet e tyre, dhe të krijojnë rekomandime konkrete për vendim-marrësit. Qëllimi i nismës, e mbështur gjithashtu nga parlamenti evropian, është të fuqizojë mobilizimin rajonal të shoqërisë sociale dhe të lehtësojë përpjektet e proceseve politike. Lidhur me këtë qëllim, forumi kërkon të ushqejë krahazime të përgjegjshme mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qeverive të WB6 për të përparuar shndërrimin e procesit.     

Lidhja mes popujve

Mbledhja pas mbledhje, Procesi i Berlinit ka zgjeruar gradualisht përqendrimin e tij mbi lidhjen e popujve me rezultate konkrete. Së pari, krijimi i Forumit i Shoqërisë Civile për Ballkanin Perëndimor (CSF) i organizuar çdo vit si një ngjarje anësore kundrejt Mbledhjeve zyrtare të Procesit të Berlinit, sjell mundësi të reja për përfaqësuesit e shoqërisë civile nga rajoni për shkëmbimin e ideve, të shprehin shqetësimet e tyre dhe të fomulojnë rekomandime konkrete për vendimarrësit. Qëllimi i nismës, që mbështetet nga Parlamenti Evropian, është të fuqizojë mobilizimin rajonal të shoqërisë civile dhe të lehtësojë mbërritjen e saj në proceset politike. Lidhur me këtë, ajo kërkon të mbështesë krahazime të përgjegjshme mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qeverive të WB6 për përparimin e procesit të shndërrimit.

Pavarësisht strukturës dhe veprimit të saj të lirshëm (duke reflektuar vështirësinë e sintetizimit të energjive të një shoqërie civile shumëfaqore) nisma ka qenë e mbrothët në përparimin e profilit të shoqërisë civile mes politikëbërësve duke hapur më tej proces politike me energji për shoqërinë civile. Për këtë qëllim është krijuar Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), një nga projektet kryesore të Procesit të Berlinit, që vepron jashtë kuadrit të Forumit të Shoqërisë Civile (CSF). Përparësimi i çështjeve rinore në biseda të shoqërisë civile dhe krahazimet e themeluar mes organizatave rinore dhe qeverive kanë qenë kyç për lejimin e kësaj zyre rajonale të shohë dritën e ditës ndërsa shumë sfida i presin ato. Mbrothësia e tyre (dhe kontributi “shtesë real” në pajtim) do të varet përfundimisht në aftësinë e saj të nxisë lëvizje ndër-rajonale përgjatë linjave etnike (p.sh. të rinjtë shqiptarë të shkojnë në Serbi se sa në Kosovë) dhe në numrin e të rinjëve të gatshëm të marrin pjesë në programet e saj.

Një anë tjetër e lidhjes mes popujve përmes Porcesit të Berlinit është fuqizimi i rolit të ekspertëve. Në Vjenë, për shembull, një “Deklaratë në Çështjet Dypalëshe” u nënshkrua nga ministrat e jashtëm e WB6 dhe iu bashkua Deklaratës Finale të Mbledhjes 2015. Dokumenti përshkruan zotimin për të zgjidhur gjithë çështjet e hapura në një shpirt të fqinjësisë së mirë dhe përmbajtjen e bllokimit ose inkurajimin e të tjerëve për të bllokuar procesin e fqinjëve në rrugën e tyre për në BE. I hartuar nga Grupi Këshillimor Ballkanik në Politikën Evropiane (BiEPAG), një rrjet ekspretësh, kjo ishte një pjesë përbërëse e përmbledhjes politike “Heqja e pengesave për hyrjen në BE: grindje dypalëshe në Ballkanin Perëndimor”. Deklarata përbën një nga pak elementët që njofton aquis-in e BE-së në çështje zgjeruese. Megjithëse ai nxjerr përfundime nga përvoja të pakëndshme në rajon (kur Sllovenia bllokon Kroacinë ose Greqia, Maqedoninë) ajo nuk përfshin fqinjët e WB6 (domethënë, shtetet anëtare të BE-së) që të zbatojnë të njëjtin parim në marrëdhëniet e tyre me vendet e WB6. Meqë pushteti i tyre asimetrik mbetet i paprekur, efekt i kësaj deklarate — gjithashtu dhe fuqia e saj normative — nuk mund të jetë shteruese sa ç`nevojitet.

Një nismë tjetër e nisur në kuadër të Procesit të Berlinit është Forumi Reflektiv mbi Ballkanin Perëndimor, një mbledhje pan-evropiane ekspertësh, analistësh, dhe studiuesish që përqendrohen në zgjerimin e BE-së dhe çështjet evropiane në rajon. Ai organizohet çdo vit përpara mbledhjeve të Procesit të Berlinit dhe mbështetet në një rrjet të gjerë të BE-së dhe WB6 qendrave studimore (think-tanks) duke bashkuar ndjekjen e një refleksioni të vazhdueshëm mbi politikat evropiane, zgjerimin e BE-së, dhe Ballkanin Perëndimor. Ajo mundëson një platformë ndërvepruese që shikon përpara për shkëmbimin e ideve mbi ndërtimin e Evropës në Ballkanin perëndimor, të hapur për zërat kombëtare të BE-së dhe WB6. Kjo nismë, megjithëse shumë e mirëpritur në kontekstin e lodhjes së integrimit dhe zgjerimit dhe heterogjenitetit në rritje, ka nevojë për të fituar më shumë më shumë njohje dhe pjesëmarrje nga ekspertët e BE-së dhe vendet e WB6. Vitet e fundit lidhja tregëtare ka fituar hov të veçantë nën mbrojtjen e Procesit të Berlinit.

Çështja i është ngjitur kalendarit të Procesit të Berlinit hap pas hapi, duke u bërë një nga përparësitë kryesore të bujtinarëve italianë në vitin 2017. Ideja këtu është të ankorohet  struktura ekonomike e vendeve të WB6 —prodhimi industrial dhe shërbimet— në ato të BE-së, jo vetëm përmes shkëmbimeve përshtjelluese tregëtare (domethënë, themelimin e një tregu rajonal më të integruar) por përmes rrjetit të rregullt dhe themelimin e raporteve tregëtare të qenrueshme. Për të realizuar këtë qëllim, forumet tregëtare janë organizuar si ngjarje anësore në mbledhjet vjetore të Procesit të Berlinit, dhe bashkëpunimi mes dhomave tregëtare të WB6 ka përparuar. Në vitin 2016, veçanërisht shumë, Forumi i Dhomës Investuese të Ballkanit Perëndimor, një platformë rajonale e përhershme që bashkon dhomat tregëtare të WB9 (WB6+Sllovenia dhe Kroacia), u themelua në kuadër të Procesit të Berlinit, duke kontribuar domethënshëm në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet në rajon dhe të nxisin bashkëpunim ekonomik rajonal.

Praktikisht, objektivi i saj është të rrisë përfshirjen e tregut komunitar në zbatimin e projekteve infrastrukturor rajonal, veçanërisht në lidhje me realizimin e axhendës lidhëse të BE-së. Nisma, e mirëpritur nga BE-së dhe aksionerët e vendeve të WB6, po punon në ndërtimin e një e-platforme për shkëmbimin e të dhënave duke krijuar një regjistër të bashkuar të anëtarëve për të lehtësuar vlerësimin e aftësisë paguese të gjithë ndërmarrjeve në rajon, gjithashtu dhe duke inkurajuar bashkëpunimin SME, duke themeluar një shkollë rajonale për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe, bazuar në nismën e kolegëve kroatë, duke krijuar një qendër rajonale për risi (inovacione) për të lidhur ndërmarrjet, shkencën, dhe institutet kërkimore në një vend. Një nismë e ngjashme në nivel dypalësh u themelua në nëntor 2016 nga dhoma tregëtare serbe-shqiptare e bazuar në Tiranë. Synimi i saj është të sjellë komunitetet tregëtare serbe dhe shqiptare më afër, të furnizojë me njoftime dhe bashkëpunim efiçent mes ndërmarrjeve, dhe t`i mbështesin ato të shfrytëzojnë mundësitë e mëdha të papërdorura për rritje tregëtare serbo-shqiptare, investime, dhe marrëdhënie ekonomike.                                        

Autori më tej parashikon se si mund të marrë fund Procesi i Berlinit. Sipas tij, ai mund të përfundojë pas pak vitesh me festime të llojit “misioni u krye”. “Udhëheqësit politik do të lavdërojnë “përparimin e vërtetë të shtuar”, “hovin e ri” për zgjerimin, dhe pretendimin se tani është koha për BE-në të marrë nën kontroll [proesin]. BE-ja do të rifillojë si pasojë qasjen e saj prej dy dekadash “biznes si zakonisht” në çështjet e zgjerimit, e cila ka patur deri më sot rezultate të përziera. Procesi mund të vazhdojë të shihet si një nismë shtesë që shton vlerë në qasjen e BE-së. Në vend ta përfundojnë atë, udhëheqësit politikë mund ta shtojnë atë, ta bashkojnë atë me një tjetër nismë (ndoshta më të madhe)—p.sh., me Precisin Brdo-Brijuni ose ta lënë atë siç është. Në rastin më të mirë, Procesi i Berlinit do të veprojë paralel me qasjen e BE-së “bisnes si zakonisht”; në rastin më të keq, bashkon morinë e nismave rajonale (më shumë se 70) tashmë në veprim në rajon, Procesi i Berlinit do ta humbasë veçantinë e tij dhe do të dobësohet në rrjedhën kryesore të BE-së “bisnes si zakonisht”. Gjendja në rajon mbetet e brishtë pavarësisht përfshirjes së BE-së më shumë se dy dekada, dhe sidomos ekonomikisht: rajoni nuk po e kap BE-në. Njëzetë vjet më parë, PPB-ja mesatare për frymë e Ballkanit Perëndimor ishte rreth 40-60 përqind e mesatares së PPB-së për frymë e shteteve qendrore dhe lindore evropiane. Sot ajo qendron në të njëjtin nivel pavarësisht ndihmës masive financiare. Në Kosovë, për shembull, përqindja e varfërisë është rreth 30 për qind, ndërsa përqindja e papunësisë është 33 për qind dhe papunësia e rinisë kalon 60 për qind. Përgjatë rajonit, coptimi i prodhimit industrial, rritja e papunësisë, deficite të mëdha tregëtare, borxhe të stërmëdha të jashtme, përqindje të ulëta lindjesh dhe emigracion i lartë rëndojnë tejet shumë mbi ekonomitë tregëtare të keqdrejtuara në Ballkan, duke vendosu një çartaqejfas mbi modelin ekonomik të BE-së (të përmirësuar) në rajon.

Njësoj paraqitet qeverisja: në vend të demokratizohet (sipas kuptimit dhe vlerësimit të Freedom House, Reporters without borders, Bertelsmann Transformation) në disa vende është në amulli ndërsa në të tjerë është përkeqesuar dramatikisht bashkë me liritë qytetare dhe politike. Kjo gjendje sfidon vetngjizjen e BE-së si pushtet normativ. Ngjizja e re e “aftësisë përtëritëse/resilience” e cila përparoi me Strategjinë Botërore të BE-së është thjesht qëndrueshmëri i ripaketuar, dhe nuk mjafton për ri-balancimin e bazave mbi të cilat pretendimi i dallueshëm i BE-së për pushtet normativ qendron. Përgjithësisht receta e përdorur nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor, e ndërtuar rreth nocionit të kushtëzimit, bazohet në përvojën e saj pozitive në Evropën Qendrore dhe Lindore. Por kushtet që zbatohen në rajon janë shumë të ndryshëm — mbi të gjitha në terma të ndryshimit pas-lufte. Në fjalë të tjera, se çfarë punoi në Evropën Qendrore dhe Lindore për arsye të ndryshme nuk do të punojë detyrimisht në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me këtë, logjika ‘strikte por e drejtë’ që ka dominuar qasjen e BE-së për zgjerimin mund të ketë qëllim të mirë duke marrë parasysh mësimet e së kaluarës dhe realitetet ballkanike në zhvillim. Mbështetje popullore për anëtarësi në BE ka rënë. Në Serbi, për shembull, ka rënë nga 70 për qind në vitin 2006 në 47 për qind në vitin 2016. Gjykuar nga këta fakte dhe të tjerë të ngjashëm, autori këshillon mbajtjen e Procesit të Berlinit të ndezur.

Por analiza e tij është problematike si lidhur me rrënimin ekonomik të rajonit ashtu dhe lidhur me “demokracinë”: sepse qasja e tij nuk është sistemike si në raport me sistemin që vepron brenda një shteti ashtu dhe mes shtetesh. Lidhur me rrënimin ekonomik rol vendimtar luan pikërisht BE-ja me ekspansionin e prodhimeve të saj në njërën anë dhe pamundësinë e zhvillimit ekonomik të rajonit në kushte të reja socialpolitike dhe gjeopolitike: sepse kur ra socializmi marksist në rajon, të cilin e mbështeti BE-ja e kohës, kryesisht për të zgjeruar veprimtarinë e saj ekonomike dhe për të rritur fitimet, vendet e rajonit u braktisën edhe nga specialistët e kualifikuar nga popujt përkatës, ikjen e të cilëve elitat ‘komuniste’ nuk i (para)ndaloi me ndonjë ligj (p.sh. se kush braktiste atdheun do të shpallësh tradhëtar ndaj atdhuet meqë për kualifikimin e tyre sakrifikoi gjithë populli!).

Rajoni, rrjedhimisht, u përball me dy pabarazi pas rënies së socializmit përkatës: me prodhimin evropian që vërshoi në rajon për të mbuluar nevojat e popujve dhe mungesën e specialistëve. Këta të fundit u përfshin në procesin e prodhimit perëndimor në përgjithësi duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë dhe ishin një vlerë e shtuar për ndërmarrjet perëndimore. Me këto dy pabarazi rajoni s`ka asnjë mundësi të konkurrojë në tregun përbashkët.

Paralelisht, BE-ja diktoi krijimin e “demokracive” parlamentare në rajon dhe jo “demokracisë” siç na thonë shumë politikanë dhe “eskpertë” establishmentesh. Kuadri institucional bashkë me tregun e lirë krijon kushtet për krijimin e oligarkive, politike dhe ekonomike. Nuk do të ishte e çuditshme që rajoni të “drejtohet” nga oligarkitë politike dhe ekonomike. Këto të fundit u krijuan nga oligarkia politike. Me këto kushte, rajoni s`ka asnjë mundësi të konkurrojë në tregun e përbashkët. Por ndërsa rajoni nuk konkurron dot me vendet metropole të BE-së, Serbia mund të konkurrojë me Shqipërinë dhe ta dominojë atë duke realizuar “Jugosllavinë e re” në një kuadër tjetër intitucional: të BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare që mbikqyrin dhe ndihmonë në përparimin e globalizmit neoliberal.

Dominimi i shtetit më të fortë në një bllok ekonomik mund të tregohet si duke u bazuar në përvojën e shteteve të tjerë (empiricizëm) ashtu dhe në teoritë e gjithëpranuara: marskiste dhe ortodokse—se sa herë që bashkohen një apo shumë shtete në bllok ekonomik ku mbizotëron pabarazia ekonomike, më i forti ekonomikisht do të dominojë të tjerët. Në rastin e BE-së teoritë përkatëse marrin dhe karakter politik meqënse uninoni nuk është vetëm krijesë ekonomike si në fazat e para të tij por dhe politike. Për shembull, institucioni kryesor i tij, Komisioni Evropian, drejtohet gjithnjë Gjermania! Pabarazitë, rrjedhimisht, nuk janë vetëm në nivel ekonomik. Por dhe në nivel politik. Kjo është arsyja kryesore se pse vendet e Ballkanit Perëndimor do të pushtohen thuajse tërësisht nga vendet kryesore të BE-së dhe korporatat amerikane. Por paralelisht me to do të përparojnë dhe interesat serbe, greke, italiane, dhe turke në rajon, në dëm kryesisht të popullit shqiptar.

Gjykuar nga këto kushte ose pabarazi strukturore rezultati i studimit të Këshillit Europian mbi Politikat e Jashtme i publikuar pak muaj përapara se të na pushtonte pandemia, nuk do të ishte i çuditshëm: ai shqyrton kohezionin individual (ku përfshihen përvojat, përfshirjet, sjelljet, pritshmëritë dhe qendrimet në politika të përbashkëta) dhe strukturor (ku përfshihen qendrueshmëria shtetërore, lidhjet ekonomike, financimet, politika integruese dhe siguria), dhe tregon se vendet e “grupit vesegrad” kanë realizuar kohezion të fortë strukturor por të dobët individual. Njësoj paraqitet Franca dhe Austria ndërsa Greqia dhe Irlanda kanë kohezion të ulët si strukturor ashtu dhe individual. Iralanda ka realizuar kohezion të fortë individual por të dobët strukturor. Vetëm tetë vende të BE-së kanë realizuar kohezion të fortë ndërsa shtatë të tjerë janë të dobët në dy fushat!       

Por le të shohim si fillim ndryshimet e fundit në BE, arsyet se pse u krijua “Jugosllavia e re” e Vuçiçit dhe rolin e CEFTA-s. 

Politika e kërbaçit ndaj Ballkanit Perëndimor, arsyet e krijimit të “Jugosllavisë së re” dhe CEFTA

“Plani i Brukselit, citonte FT një ditë përpara se Komisioni Evropian të njoftonte “metodologjinë” e re, synon së pari ‘zdërgjahjen’ e procesit të zgjerimit të BE-së duke u dhënë shteteve anëtare pushtet më shumë për të ndaluar ose përmbysur bisedimet e pranimit dhe duke krijuar kushtet për një përplasje të mundshme mes shteteve se nëse do t`i jepet Shkupit dhe Tiranës drita e jeshile. Plani citon se dështimi ose vonesat mbi reformat e domosdoshme nga vendet kandidate në bisedime mund të çojë në rastet më serioze në vonimin ose pezullimin e bisedimeve ose në kapituj të mbyllur bisedimesh që janë rihapur ose rirendur. Plani citon gjithashtu për nxitës të përmirësuar për kandidatët mirëzbatues duke përfshirë rritjen e fondeve dhe investimeve dhe përputhje më të madhe me politikat e BE-së, tregjet dhe programet në sektorë ku përparim është shënuar”.

Por vetë fakti që plani u jepë shteteve anëtare pushtet më shumë për të gjykuar kandidatët për anëtarësim - e bënë procesin më të gjatë dhe më të vështirë. Sidoqoftë, qasja e BE-së nuk ka ndryshuar shumë me këtë plan; domethënë, përdorimi i politikave të “kulaçit dhe kërbaçit”—ku “kulaçi” janë fondet dhe investimet dhe “kërbaçi” reformat dhe ndëshkimet. Thjesht me këtë plan theksohen politikat përkatëse meqë Franca e Makronit “hodhi vickla”.

Pas njoftimit të FT, planit iu shtuan dhe parimet (Brukseli parimet i quajti edhe “metodologji”!): besueshmëria, parashikueshmëria, dinamizmi dhe drejtimi më i fuqishëm politik ndërsa rishikohen disa aspekte të procesit të bisedimeve: nga ana teknike, zëvendësohen kapitujt e deritanishëm në 6 blloqe. Bisedimet për secilin grupim do të hapen si një e tërë. Për grupin e parë, ku përfshihen kapitujt që kishin të bënin me shtetin e së drejtës, do të hapen në fillim dhe do të mbyllen të fundit dhe përparimi i tyre do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave ndërsa parashikohen dhe penalizime...bisedimet mund të ndalen në rastet më serioze dhe të pezullohen plotësisht, dhe kapitujt e mbyllur mund të rihapen. Po ashtu përfitimet e tjera, edhe financiare, mund të ndërpriten ose të tërhiqen (Voa).

Luixhi Soreka, ambasadori i BE-së në vendin tonë, u përpoq ta sqaronte planin ose, sipas tij, “metodologjinë” e re të BE-së:

Përmes metodologjisë së re udhëheqësit evropian do të kenë të paktën një debat në vit në lidhje me punën që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. Një hap tjetër është se BE do të përfshijë me shumë shtetet anëtare me monitorimin e ecurisë dhe procesi do të jetë më i parashikueshëm. Ne do të shikojmë të gjitha hollësitë, kriteret dhe kushtet që çdo aspirant duhet të përmbushë. Procesi do të jetë më dinamik, do të krijohen kapituj të ndryshëm…kjo do të bëhet përmes grupimeve të kapitujve, ne do të kemi 6 fusha me 35 kapituj, edhe për negociata puna do të jetë më gjithpërfshirëse dhe s’do jetë e ndarë. Është bërë një thirrje që shetet anetarë ta kthejnë pas procesin e bisedimeve në rast se do të ketë hapa pas. Pra BE-ja do të mund të pezullojë negociatat nëse kjo do të jetë e nevojshme, kjo metodologji po diskutohet në Komision dhe me mendje se kjo tashmë i përmbush kërkesat e shteteve anëtare dhe ne mendojmë se po ecim në rrugën e duhur për çeljen e bisedimeve në pranverë...

Por është e qartë se ai ose vërtet s`e kupton qasjen e re të BE-së ose bën sikur s`e kupton: sepse nuk mund të pranojë edhe pushtet të zgjeruar për shtetet anëtare për të gjykuar aspirantët e rinj edhe çeljen e bisedimeve në pranverë! Sidoqoftë, nga parimet e shtuara, mund të veçojmë njërin: “drejtim më të fuqishëm politik” — sepse ai nënkupton “politikat e kërbaçit” në një shkallë më të lartë se “politikat e kulaçit”!

Kujtoj se në maj të vitit 2019-të Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të Evropës të hapte pa kushte negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së V. në BE.  Po të njëjtin vit, në korrik, u zhvillua mbledhja vjetore e Procesit të Berlin në Poznan të Polonisë, ku janë diskutuar disa çështje si lidhur me Ballkanin Perëndimor ashtu dhe lidhur me BE-në dhe nevojat për të mundësuar zgjerimin. Pas katër mujash nga rekomandimet e Komisionit Evropian, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSU) gjerman parashtroi nëntë pika për Shqipërinë si parakushte për fillimin e bisedimeve: 

Funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese; miratimi i reformës zgjedhore; zbatimi i reformës zgjedhore; ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar vettingun; ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave; vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK; rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapjen dhe ndjekjen penale të personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”; përparime në reformën e administratës publike; sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. 

Sipas bundestagut gjerman Shqipëria duhet të plotësonte këto nëntë parakushte që të fillonte bisemidet ndërsa Maqedonia e V. mund mund t`i fillonte që në janar të po të njëjtit vit: 2019.

Ndërsa Shqipëria përparoi disa nga kërkesat gjermane, bisedimet nuk filluan as në korrik të vitit 2021 kur gjithë shtetet anëtare miratuan fillimin e bisedimeve me Shqipërinë përveç Maqedonisë së V. e cila u bllokua nga vetua bullgare, sepse Sofja kërkon që Shkupi të pranojë se kombi dhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron t`i japë fund retorikës anti-bullgare që zhvillohet në vendin fqinj ndërsa “maqedonët” thonë se identiteti dhe gjuha e tyre nuk janë çështje të hapura për diskutim...dhe për të njëjtën arsye treshja “Rama+Vuçiç+Zaev” u hodhën në “kundërsulm”: duke krijuar si fillim “minishengenin” dhe më pas “Ballkanin e Hapur”. Një nga arsyet se pse Rama, Vuçiçi dhe Zaevi “braktisën” CEFTA-n dhe Procesin e Berlinit përmes si fillim “minishengenit” dhe më pas “Ballkanit të Hapur”, e rrëfeu vetë Zaevi pas mbledhjes në Poznan të Polonisë:

“Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciativë e jona, autentike dhe imediate për t`i përshpejtuar këto procese”.  

Domethënë, qeveritë e tre shteteve shqetësoheshin nga mbikqyrja ndoshta dhe nga mbështetja financiare dhe logjistike e BE-së nga një vend anëtar për realizimin e projektit të Berlinit dhe për pasojë, krijuan një proces paralel me të: “të pavarur”. Por ngaqë procesi i tyre “autentik” ka nevojë për mbështetje financiare, logjistike dhe ekspertizë, Procesi i Berlinit me nismat e tij bëhet i pashmangshëm.

CEFTA ose “Marrëveshja e Evropës Qendrore për Treg të Lirë”, u krijua në dhjetor të vitit 1992 nga “Grupi Visegrad” ose “Visegrad Katra” ose shkurt “V4”: Çekia, Hungaria, Polonia dhe Slovakia. Grupi synonte hyrjen në BE përmes bashkëpunimit më të mirë dhe mobilizimit të përpjekjeve për t`u integruar në institucionet e Evopës Perëndimore që e realizuan në 1 maj të vitit 2004 kur u bënë të gjithë anëtarë të unionit. Grupi u nxit nga dëshira për të zhdukur mbetjet e bllokut komunist në Evropën Qendrore dhe për të tejkaluar armiqësitë historike mes vendeve përkatëse. Kjo nismë u zgjerua në shtator të vitit 2006 në Bukuresht për Ballkanin Perëndimor dhe synon nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe hyrjen në BE të rajonit, me 7 anëtarë: Shqipërinë, Bosnjen dhe Herzegovinën, Kroacinë, Maqedoninë, Moldavën, Malinezi, Serbinë dhe UNMIK-u në emër të Kosovës në përputhje me vendimin 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Në atë vit Bullgaria dhe Rumania u tërhoqën nga marrëveshja pasi hynë në BE dhe në vitin 2013 u tërhoq dhe Kroacia për të njëjtën arsye. Mbledhjet e CEFTA-s zhvillohen çdo vit dhe kryesohen me radhë nga presidenca e një prej katër anëtarëve fillestar.

Një arsye tjetër është fakti se Procesi i Berlinit në mbledhjen e Poznanit miratoi zhvillimin e mbledhjeve një herë në dy vjet dhe jo çdo vit, si më parë. Ndaj dhe mbledhja e radhës që lidhet me Procesin e Berlinit pritet të zhvillohet këtë vit. CEFTA dhe Procesi i Berlinit, në fjalë të tjera, plotësojnë njëri tjetrin dhe të dy mbikqyrin anëtarët e CEFTA-s. Përpjeka e Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, rrjedhimisht, për t`u shkëptur nga ky “format” është —të paktën aktualisht— e kotë: sepse në bazë të gjithë këtyre “formateve” qendrojnë katër liritë dhe integrimi në BE dhe më tej në globalizmin neoliberal. Kështuqë sido që ta quajnë atë - nuk ndryshon asgjë nga thelbi i tij: braktisjen e sovranitetit kombëtar dhe përfshirjen e shteteve anëtare në institucionet supranacionale, një orientim që krijon kushtet për një elitë mbikombëtare dhe shkombëtarizimin e popujve evropianë!   

Një propozim të ngjashëm bëri Vuçiçi në shkurt të vitit 2017 kur i paraqiti kancelarit austriak, Christian Kern, një dokument përmes të cilit synonte themelimin e një tregu të lirë dhe bashkim doganor për Ballkanin Perëndimor. Ai i tha kancelarit se Shqipëria dhe Bosnja dhe Herzegovina ishin pajtuar me propozimin e tij. Vuçiçi e quajti “Jugosllavia e vjetër, plus Shqipëria”. Idenë e tij e vërtetoi dhe “Pilitico”, një organizatë lajmesh që vepron në Evropë dhe SHBA.  Ishte pikërisht raporti përkatës që shfrytëzoi Berisha duke akuzuar Ramën për krijimin e “Jugosllavisë së re” dhe duke i dhënë karakter të fshehtë! Vuçiçi argumentoi në atë kohë në mbledhjen e Triestes se CEFTA nuk mjafton; sipas tij, “nevojitet bashkëpunim më i thellë me qëllim që të arrihet rritje ekonomike domethënëse”. Lidhur me këtë propozim Rama s`ka folur gjëkundi. Ndoshta ngaqë nuk e kanë shtrënguar gazetarët!

Sidoqoftë, është e qartë se “ideja e Vuçiçit” —që nuk është fare e tij por është pasojë e orientimit të Serbisë për t`u integruar në BE dhe kopje e “idesë evropiane” të shekullit të kaluar, CEFTA-s dhe Procesit të Berlinit— realizohet përmes një emri tjetër ndërsa propaganda e Berishës dhe PD-së në përgjithësi (kur tregojnë se Rama po krijon “Jugosllavinë e Re” me Vuçiçin, është mashtruese sepse anëtar në CEFTA na bëri pikërisht Berisha!). CEFTA dhe “Jugosllavia e re”e Vuçiçit kanë vetëm një ndryshim: në rastin e parë platforma drejtohet me radhë nga katër anëtarët; në rastin e dytë, platforma —me më shumë anëtarë— kopjohet nga CEFTA dhe drejtohet nga katër anëtarët fillestar. Por të dyja si platforma janë të orientuara drejt BE-së dhe globalizmit neoliberal.         

Propaganda e Evropës, Ramës dhe Zaevit me “kërcënimin” ruso-kinez

Duhet thënë që në fillim se është në interes të elitave perëndimore dhe rajonale ta përdorin “kërcënimin” rus dhe kinez edhe nëse ai nuk ekziston ose ekziston në nivel propagande nga proponentë të establishmentit rus siç është Aleksandër Dugin: sepse shpresojnë se përmes ‘kërcënimeve nga jashtë’ dhe integrimit do të përmirësojnë kushtet e jetesës në vendet e tyre. Pas publikimit të strategjisë së Ballkanit perëndimor dhe për t’i treguar popullit realizime të aspiratave të tij — të anëtarësohet në BE pavarësisht se asnjë herë nuk është zhvilluar ndonjë debat publik për dobitë dhe jodobitë që do të vijnë nga ky lloj anëtarësimi, as në Universitete e as në masmedia, hamendësisht sepse s’kanë krijuar ndonjë mendim dhe bindje përsa kohë që nuk studiojnë ndërsa tregojnë hipokrizi për faktin se ka studime rreth tyre që tregojnë se peshorja anon nga jodobitë — Rama shtrëngonte Brukselin për të filluar bisedimet për t’u integruar duke përdorur, mes të tjerash, kartën ruse: “se nëse ju nuk na anëtarësoni - Rusia është gati të na përpijë. Ata (Moska) kurrë nuk hoqi dorë nga rëndësia gjeopolitike e rajonit — që nuk shikohet nga shumë në BE, duke përjashtuar Merkelin” (FT)!

Të njëjtin shtrëngim vazhdoi edhe pas refuzimit të fillimit të bisedimeve...se “Maqedonia e V. dhe Shqipëria rrezikojnë nga nacionalizmi i tërbuar dhe zhbërja e reformave ekonomike”: Zaevi i frikësohet kthimit të vitit 2001 kur vendi u përfshi në tensione etnike ndërsa Shqipëria, sipas Ramës, rrezikon të kthehet në “dëm kolateral” nga mosmarrëveshjet e BE-së lidhur me zgjerimin. Refuzimi për fillimin e bisedimeve, sipas tij, “la një tronditje të rëndë psikologjike” dhe dëmtoi besueshmërinë e bllokut në rajon, duke shtuar se “ne u shkëputëm nga Evropa dy herë brutalisht, një herë për pesë shekuj nën Perandorinë Otomane dhe më pas për një gjysëm shekulli nën regjimin më brutal komunist. Asnjëri nuk mund të jetojë me idenë se do të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Evropa që na shkëput brutalisht nga vetja”! Të dy kryeministrat pajtohen se çdo anëtarësim i mundshëm do të jetë të paktën një dekadë larg dhe se rajoni tani kërcënohet nga Rusia dhe Kina, meqë mungon Evropa! 

Kujtoj se Rama njësoj gjykonte përpara se të vinte në pushtet — në vitin 2013-të, se Shqipëria do të anëtarësohësh në fund të mandatit të dytë të tij! Gjykimi i tij, rrjedhimisht, ishte, është dhe do të jetë, spontan si çdo gjykim tjetër dhe as bart ndonjë grimcë studimi dhe kundrimi dhe as do të bartë ndonjëherë: sepse s`ka mësuar të studiojë dhe kundrojë. Debati vazhdoi me projekt-rezolutën e mazhorancës së Ramës lidhur me ‘ndërhyrjet’ ruse në proceset zgjedhore, e cila u nxit nga një studim të fondit “Marshall” gjerman  meqë ky i fundit sipas tij ishte miratuar nga Parlamenti evropian...ku argumentet dhe kundër-argumentet ishin, të thuash të drejtën, fëmijërore: Balla, për shembull, mbronte faktin se Shqipëria nuk është e mbrojtur nga influenca ruse...e lajmeve të rreme. Por nuk paraqiti ndonjë fakt; thjesht përmendi studimin përkatës dhe asgjë më tepër!

Keqdijësimi (ose ‘dezinformimi’ sipas papagallëve të elitës sonë) i popujve nuk lidhet detyrimisht me një dukuri kryefundore (top-down—dukuri që shkaktohet nga lartë-poshtë, nga elitat drejt popujve); as lidhet gjithnjë me gënjeshtrat por me gjysmë të vërteta ose një zëvendësim sistematik i fakteve me opinione, argumenton autorja e studimit.          

BE-ja shpalli zyrtarisht “luftë kundër keqdijësimit” të Kremlinit në vitin 2018-të me qëllim që të mbronte zgjedhjet evropiane parlamentare të vitit 2019-të. Komisioni evropian e konsideron Rusinë si burimin kryesor të keqdijësimit në Evropë duke e parë atë si “pjesë e doktrinës ushtarake ruse dhe strategjisë së përçarjes dhe dobësimit të Perëndimit”. Rusia gërsheton mbështetjen e partive dhe lëvizjeve politike të spektrit të skajit të djathtë dhe të majtë me fonde dhe programe mediatike dhe lidhje me aktorë politikë dhe ekonomikë lokalë me këndvështrime të kundërta [ndaj BE-së]. Ajo mbështetet në median shtetërore si “Sputnik” dhe “RT” gjithashtu dhe në median lokale aleate shtetërore për të shpërndarë të dhëna të keqorientuara duke ndikuar në sjelljen e popullatave të synuara ndaj Perëndimit.

Më tej studimi tregon fakte me karakter politik (që burojnë kryesisht nga qendrimet politike të ministrisë së jashtme) dhe me karakter subversiv (që burojnë kryesisht nga media) dhe anashkalon shkakun kryesor se pse Rusia vepron ashtu: qendrimin e BE-së në Ukrainë! Gjykuar nga çka tregova në pjesën e parë të këtij studimi—se si BE-ja është organizuar dhe ka depërtuar në vendet e rajonit— por dhe nga mundësitë logjistike që ka Rusia dhe Kina, vështirë se mund ta kërcënojnë rajonit. 

Rrëfenja ruse për Kosovën dhe Serbinë

Për pasojë, Rusia ka krijuar katër rrëfenja kryesore në tre raste lidhur me mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë; me referendumin në Maqedoni; dhe me zgjedhjet në Bosnje-Herzegovinë: se NATO-ja është një agresor; BE-ja është e dobët institucionalisht dhe politikisht; USA kërkon të krijojë një Shqipëri më të madhe ndërsa Rusia është një krahazues i përgjegjshëm. Dhe është e vërtetë se Rusia ka financuar partitë ‘populiste’ siç quhen nga kundërshtarët dhe kritikët e tyre (sipas FT, ajo ka financuar shtatë parti: në Austri, partinë e “Lirisë”; në Hungari, partinë “Fidesz” të Orbanit; në Itali, partinë e Legës të Salvinit; në Gjermani partinë e “Alternativa për Gjermaninë”; në Francë partinë “Kombëtare” të Lepenit; në Hungari partinë “Jobbik”; në Britani partinë e Brexit-it të Farazhit  dhe siç tregon BBC,  dhe partinë konservatore dhe me siguri parti të tjera në vende të tjerë).

Por ajo filloi veprimtarinë e saj ‘subversive’ për shkak të sjelljes perëndimore në Ukrainë dhe më pas për shkak të sanksioneve. Gjykuar nga kushtet social-ekonomike të vendeve të Ballkanit, vetëm Maqedonia e V. dhe veçanërisht bullgarofolësit, mund të ndikohen (ose pështjellohen) nga Rusia (me projektin e saj euraziatik)  meqë historikisht kanë patur lidhje të ngushta. Por edhe atje, Rusia do të ketë efekt minimal meqë projekti euraziatik ka karakter kryesisht pragmatist se sa idealist siç është dhe qasja kineze në rajon ndërsa dihet se popujt e rajonit tashmë janë më shumë pragmatistë se sa idealistë. Përjashtohet nga ky efekt Serbia: sepse ajo është me një këmbë në Moskë dhe me tjerën në Bruskel duke reflektuar dëshirën e shumicës së popullit serb. Por edhe për Serbinë, peshorja anon nga Evropa se sa nga Rusia: sepse pushteti ekonomik është më i rëndësishëm se pushteti ushtarak, të cilin e mbështet me ndihmën ruse — sepse pa pushtet ekonomik nuk mund të ketë pushtet ushtarak, për rëndësinë e të cilit eurostrumbullarët janë në dijeni meqë po përdorin pushtetin ekonomik për të krijuar bllokun dhe jo pushtetin ushtarak.

Për të njëjtën arsye, mes projektit të Moskës dhe Evropës, popujt e rajonit do të zgjedhin Evropën meqë kjo e fundit premton më shumë. Studimi përkatës anashkalon gjithashtu faktin se gjithçka që shfrytëzon Rusia brenda BE-së dhe në Ballkanin Perëndimor, është pasojë e sistemit të BE-së —“demokracive” përfaqësuese dhe tregut të markentingut të cilin e kontrollojnë kryesisht institucionet e BE-së— dhe politikave që ai gjeneron, të cilat janë kaotike dhe të dëmshme si për popujt, kryesisht për popujt e Evropës Jugore, ashtu dhe për ekosistemin në tërësi.

Dhe në fund, studimi “harron” të përmendë faktin se gjysëm të vërtetat e propagandës ruse nuk burojnë vetëm nga qendrimi evropian lidhur me krizën në Ukrainë (shkaku kryesor) por dhe nga gjysëm të vërtetat e propagandës perëndimore. Për shembull, DW tregoi së fundmi një gjysëm të vërtetë —të vërtetën që beson shumica e popullit gjerman— domethënë, se BQE-ja dëmton gjermanët duke i shpronësuar ata dhe duke rishpërndarë pasurinë e tyre në Evropë, një e vërtetë që lidhet vetëm me njërën anë të saj dhe nuk përmend anën tjetër: se pse Gjermania ka ekonominë më të fuqishme në Evropë dhe si gjermanët përfitojnë nga BE-ja, Eurozona dhe BQE-ja! 

Kjo gjysëm e vërtetë është krijuar nga establishmenti atje dhe nuk u krijua vetvetiu nga populli që e beson. Si kjo e ‘vërtetë’ qarkullojnë qindra nga establishmentet dhe masmedia, kryesisht sepse demagogët dhe “ekspertët” nuk kanë fituar dije për sistemin në të cilin jetojnë: nuk kanë zhvilluar, në fjalë të tjera, arsyetim të drejtë as lidhur me realitetin në të cilin jetojmë as lidhur me shkaqet e tij. Një tjetër ‘gjysëm-e-vërtetë’ që lidhet me popujt e Ballkanit në përgjithësi dhe veçanërisht me popullin shqiptar, është propaganda e elitave se është në dobi të popujve përkatës integrimi i tyre në BE-Eurozonë...ndërsa nuk përmendin jodobitë, pjesërisht sepse s`kanë dije sistemike dhe pjesërisht sepse janë pragmatistë!    

Duke shpërnjohur këta fakte dhe të tjerë që do t`i tregoj në vijim, Rama, Vuçiçi dhe Zaevi përparuan bashkimin ekonomik ose krijimin e zonës së re ballkanike (ku kontrollet kufitare si për mallrat ashtu dhe për njerëzit do të hiqen brenda vitit 2021 — dy liritë nga katër liri që janë themeluar në BE dhe globalizmin neoliberal) të cilin Prishtina e refuzoi me të drejtë kryesisht sepse Beogradi ka avantazhe ekonomike krahasuar me Prishtinën (por pa treguar avantazhet!) dhe për pasojë “bashkime” të tilla dëmtojnë gjendjen social-ekonomike atje ndërsa Rama as që i konsideroi avantazhet serbe si në raport me Kosovën ashtu dhe në raport me vendin tonë, duke treguar edhe një herë karakterin e tij reaksionar dhe idiot.

Dy janë arsyet kryesore pse Rama, Vuçiçi dhe Zaevi krijojnë hapësirën tregëtare të “Shengenit” siç e quajti Rama…përpara se të integrohen në BE —arsye të cilat as Bedri Islami i “Dita-s” dhe shumë si ai në anët tona nuk i kanë kuptuar ende,  si duket s`kanë kuptuar se ç`është BE-ja dhe globalizmi neoliberal…si do ta kuptojnë fundja kur gazeta ku shkruajnë dhe gjithë shtypi i përditshëm çensuron pikërisht studimet që synojnë zhvillimin e kuptimit lidhur me realitetin e ri që është krijuar?!— se integrim në BE do të thotë të zbatosh së pari katër liritë (të cilat Rama dhe Zaevi i përmendte gjatë kësaj faze por jo Vuçiçi...si duket kishte frikë nga reagimi i nacionalistëve serbë!) dhe të përafrohet legjislacioni i shteteve me ‘direktivat’ ose ligjet e BE-së.

Më konkretisht, liria e kapitalit, mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Këto janë katër ‘liri’ që janë themeluar dhe mes disa blloqesh ekonomikë të cilat i kërkojnë korporatat dhe bankat tregëtare për të investuar - ndryshe nuk investojnë. Nga kjo arsye buron dhe arsyeja e dytë se pse Rama bashkëkrijon hapësirën e re tregëtare në Ballkan: sepse pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik! Domethënë, së pari, është çështje strukturore (katër liritë dhe ligjet futen në këtë çështje) dhe së dyti çështje pragmatiste (në këtë çështje futen investimet e huaja).

Ndryshimet sistemike të Jugosllavisë socialiste dhe “Jugosllavisë së re”: mashtrimet e Ramës dhe pështjellimet e Kurtit

Një ndër arsyet kryesore se pse Brukseli vonon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE janë çështjet e pazgjidhura me karakter kombëtar mes vendeve përkatëse. Shqipëria dhe shqiptarët, kanë një çështje të pazgjidhur me Serbinë: çështjen e luftës dhe të Kosovës. Për luftën Serbia s`ka kërkuar ndjesë ndërsa Tirana vepron si struci - ndërkohë që qendrimet e krerëve të partive dhe lëvizjeve politike në Kosovë lidhur me këtë çështje janë të karakterit spontan dhe mungon njëzëshmëria dhe qendrimi shtetëror. Ndërsa kjo është një padrejtësi me karakter njerëzor dhe pedagogjik, Serbia nuk njeh të drejtën e shqiptarëve të Dardanisë për vetë-vendosje kur dihet se shqiptarët e fituan të drejtën e tyre për vetë-qeverisje me luftë.

Si e tillë, Serbia shkakton dy padrejtësi njëherësh me qendrimin e saj në raport me shqiptarët ndërsa krijon kushtet për padrejtësi të tjera: sepse një popull që nuk përpiqet të kuptojë krimet që ka shkaktuar në raport me një popull tjetër -do t`i përsërisë ata- kur dihet se Serbia po armatoset! Këtë çështje madhore Rama nuk e konsideron fare me përparimin e “federatës ballkanike” duke i treguar Brukselit se mes shqiptarëve dhe serbëve s`ka asnjë problem!    

Por le ta mbajmë në mendje këtë çështje ndërsa kuptojmë disa të tjera. Kështu, në vijim do të shqyrtoj ndryshimet sistemike mes Jugosllavisë socialiste të shekullit të kaluar dhe federatës ballkanike që po krijohet nga Brukseli dhe disa qendrime kontradiktore të Ramës lidhur me këtë çështje, me qëllim që ta kuptojmë më mirë problemtikën. Më tej do të tregoj, edhe një herë,  në më shumë hollësi, dhe për herë të parë, avantazhet ekonomik të Serbisë në raport me Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Pyetjes se nëse “projeki” i ri është një “Jugosllavi e re” mund t’i përgjigjemi me një ‘po’ dhe një ‘jo’ njëherësh: sepse Jugosllavia e dikurshme vërtet s’kishte kontrolle doganore mes shtetesh anëtare por ishte një sistem që mbështetësh në parime të ndryshme që nuk kanë asnjë lidhje me parimet që mbështetet sistemi aktual. Nëse, për shembull, në sistemin e Jugosllavisë qëllimi ishte të shpërndahësh pasuria mes shtetesh, përmes mekanizmave federativë dhe shtetëror, sistemi aktual nuk e ka këtë qëllim—përkundrazi, qëllimi i shteteve është të rrisin eksportet kryesisht përmes përmirësimit të infrastrukturës doganore (një objektiv që e këshillon dhe financon Banka Botërore). Një tjetër parim në Jugosllavinë e dikurshme ishte zhvillimi i prodhimit me bazë ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat. Ky parim mbante popullatat të lidhura me vendin ku banonin sidomos kur ai mbështetësh me kontrollin demografik të popullatave. ‘Liria e lëvizjes’ së njerëzve mes shtetesh, për pasojë, nuk ishte e nevojshme.

Shpërndarja e pasurisë, mënyrat e prodhimit dhe kontrollet demografike mundësonin zhvillimin e rajoneve paralel me qytetet. Ky objektiv realizohësh përmes tre parimeve bazë të sistemit: zhvillimit shkencor të prodhimit, solidaritetit mes njerëzve dhe emulacionit. Në konsesusin social-demokrat përdoren tre parime të tjerë: në vend të zhvillimit shkencor të prodhimit përdoret tregu i lirë; në vend të emulacionit dhe solidaritetit përdoret konkurrenca, individualizmi dhe konsumerizimi. Por duhet thënë se qoftë edhe sinteza socialiste kishte të metat e saj, sidomos lidhur me shpërndarjen e pasurisë: mekanizmi shtetëror nuk ishte i mjaftueshëm dhe për pasojë krijoheshin pabarazi mes shtetesh. Pa përmendur faktin tjetër se Jugosllavinë e dominonte Beogradi dhe serbët të cilët përqendronin pushtetin politik dhe ekonomik më shumë nga çdo anëtar tjetër. Një ndryshim tjetër, sistemik, lidhet me natyrën e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë socialiste: ato ishin të karakterit të ndihmës së ndërsjellë, sepse vendet mbështeteshin kryesisht në burimet vendore dhe jo në importe ndërsa marrëveshjet e “parafederatës” aktuale janë të karakterit të shfrytëzimit të tregjeve të njëri-tjetrit, sepse vendet nuk mbështeten kryesisht në burimet e brendshme për të mbuluar nevojat e popujve por kryesisht në importe pavarësisht se raportet herë pas here përmbysen—domethënë, ndonjëherë importon më shumë Shqipëria nga Serbia dhe anasjelltas.       

Karakteristikat, rrjedhimisht, nuk janë të njëjta dhe për të njëjtën arsye, nuk mund të quhet “jugosllavi”. Por mund të quhet një ‘federatë’ ose ‘parafederatë’ meqë i paraprin procesit të integrimit në Evropë, e cila, kujtoj, është në proces ‘federalizimi’ dhe s’ka marrë ende karakteristikat e një federate të tipit “USA”—me pushtet politik dhe ushtarak të pavarur nga ndonjë bllok tjetër ekonomik. Emërtimi i Berlinit, rrjedhimisht, —“federata ballkanike”— është deri diku i drejtë ndërsa emërtimi i Ramës —“shengeni ballkanik”— është i padrejtë, sepse “shengeni” lidhet vetëm me lëvizjen e lirë dhe jo me tre “liritë” e tjera. Në fakt, Rama kërkon ta fshehë të vërtetën. Ja se ç`përçartje përdor ai për çështjen e emërtimit: 

“Është një projekt evropian. Nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar si kulmi i marrëzisë në evidentimin e këtij projekti se sa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavisë”.

Për të bindur popullin për të mirat e “unionit” ballkanik Rama filloi propagandën një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes; se me heqjen e kufijëve do të rritet turizmi kinez:

“Portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi të tjetër përveçse të njohë rritje të vazhdueshme. Pas “WB Shengeni Ballkanit”, ne besojmë se do të kemi një boom turistësh kinez sepse në muajt në vijim do të dakordësojmë, që për turistët kinezë nuk do jetë e nevojshme të kenë më shumë sesa një pikë hyrëse. Në të gjithë zonën ku do funksionojë do të jetë e mundur që ata të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë, përmes aeroportit, apo rrugës pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sonë në raport me kërkesën në rritje. Ne besojmë që Kina është një potencial i pashfrytëzuar në aspektin kulturor dhe në aspektin e asaj që sjell bashkë me kulturën e larmishme sjell dije të thellë dhe të gjithanshme. Mes kulturave tona ka pasur një marrëdhënie dashurie, por sot ka një boshllëk që me vënien në funksion të disa elementëve do të mund të sjellë shumë më tepër”.   

Apo se vetëm përmes nismës përkatëse mund të hiqen kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës se ndryshe “ndizen llampat e kuqe”—hamendësisht, në Serbi dhe Bruksel, siç edhe ndodhi kur deklaroi se do të hiqeshin kufijtë. Ja si e koncepton Rama këtë çështje pasi pyetet lidhur me ‘vërjetjen’ e Albinit se veprimi i Ramës ishte i nxituar:

“Sepse nga njëra anë, kufiri, nuk hiqet përveçse në këtë mënyrë, me marrëveshje me të tjerët. Si heq kufirin Albin Kurti, nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi? Apo do hapi luftë? Dhe kush, SHBA, BE, apo Kuba, do japin pëlqimin, për heqjen e kufirit, pa marrëveshje me gjithë të tjerët? Do të ishte vetëm një marrëzi! Aq më tepër që ne kemi parë, jo duke e hequr, duke thënë se do hiqet...kemi ndezur gjithë llampat e kuqe dhe është ngritur alarmi gjithandej”.

Në të vërtetë, vërejtja e Kurtit është e padrejtë përsa kohë që kjo çështje ka vite që zhvillohet përmes mbledhjeve rajonale ku ka marrë pjesë dhe Prishtina dhe caktohen datat për mbledhjet përkatëse dhe për sa kohë që Kurti nuk ushtronte detyrën e kryeministrit. Si duket, ose Kurti nuk e ndjek procesin ose bën ‘sikur’...Sidoqoftë, problemi ynë është kryesisht Rama se sa Kurti: të dy kanë treguar në mënyrë të përsëritur se më shumë demagogojnë se sa arsyetojnë drejtë. Argumenti i Ramës, ndërkohë, është problemtik për sa kohë që ai anashkalon çështjen madhore të ‘ndjesës’ zyrtare serbe për luftën (kjo lloj ‘ndjese’ nënkupton proces të gjatë diskursiv brenda Serbisë dhe është e domosdoshme), njohjen e Kosovës dhe shmangien e përsëritjes së luftës. Se si mund ta shtyjë Rama dhe çdo “ramë” tjetër Serbinë drejt procesit të reflektimit dhe realizimit të këtij objektivi, e kam shqyrtuar në vend tjetër.  Por problemi është se Rama nuk ka dije pedagogjike dhe diplomatike dhe nuk kupton rëndësinë e veprimeve dhe qendrimeve në raport me Serbinë. Kjo është arsyeja se pse kjo çështje është më shumë demagogji se sa drejtësi dhe pedagogji.

Kundërshtuesit e Ramës lidhur me Ballkanin e Hapur ―kryesisht anti-komunistët― krijuan një paralelizëm mes përpjekjes për bashkëpunim ekonomik (heqjen e doganave dhe barazimin e devizave) mes Shqipërisë së viteve 1945-48 dhe Jugosllavisë me “Ballkanin e Hapur”, të cilët pastaj bëjnë lidhjen mes Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, për të treguar karakterin “tradhëtar” të komunistëve: se nisma në fjalë është e njëjtë me nismën e pasluftës dhe ka të njëjtin efekt.

Së pari, përpjekja trevjeçare e kohës për bashkëpunim ekonomik me Jugosllavinë u imponua kryesisht nga Bashkimi Sovjetik (sepse ky i fundit ofroi mbështetje për Shqipërinë përmes Jugosllavisë dhe jo drejtpërdrejt) dhe nga nevoja për të zhvilluar pavarësinë ekonomike të vendit. Së dyti, akuza se Enver Hoxha donte ta kthente Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, nuk është e vërtetë përsa kohë që nuk ka asnjë fakt që ta mbështesë këtë pretendim; edhe qendrimet pështjelluese të Enverit në atë kohë ishin pasojë e presionit jugosllav, sepse ishte Stalini ai që kërkonte krijimin e një Federate Ballkanike ku të ishte pjesë Bullgaria dhe Shqipëria. Qoftë edhe përpjekja për bashkim ekonomik me Jugosllavinë, bëhësh sipas parimit të bashkëpunimit vëllazëror, ndihmës së ndërsjellë (duke përfshirë dhe pjesëmarrjen ushtarake nëse vendet sulmoheshin nga një vend i tretë) dhe pavarësisë ekonomike pavarësisht se Beogradi kishte synime paralele: të krijonte varësi ekonomike ndaj nesh.

Me nismën e Ballkanit të Hapur por dhe me Procesin e Berlinit synohet e kundërta: ndërvarësia ekonomike përmes konkurrencës dhe jo pavarësia ekonomike. Bashkë me këtë objektiv synohet përzierja e kombeve sipas doktrinës së “melting pot” ose përzierjes së racave me qëllim që popujt të sundohen më lehtë nga elitat. Në këtë drejtim ndihmon liria e lëvizjes dhe mosanagzhimi i qeverive për punësim të plotë: sepse kur nuk punësohet gjithë punëtoria ata do të kërkojnë punë në vende të tjerë. Në realizimin e doktrinës në fjalë ndihmon dhe dinamika tjetër e sistemit: përfitimi.

Kështu duke patur një përqindje të lartë të punëtorëve të papunë në një shoqëri ku përfitimi është qëllimi kryesor, punëtorët do të mërgojnë në vendet ku puna shpërblehet më shumë. Dhe ngaqë orientimi tërësor i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë integrimi në BE dhe globalizmin neoliberal dhe politikat kryesore diktohen nga Brukseli (në kuadër të BE-së kryesisht nga Gjermania ndërsa në kuadër të globalizmit neoliberal kryesisht nga Uashintoni), ne kthehemi në më shumë se gjysmë-koloni si rajon dhe si kombe goditemi në përgjithësi por më shumë goditet populli shqiptar meqë vendet fqinje si Serbia dhe Greqia janë themeluar mbi doktrina teokratike dhe pushteti fetar do të vazhdojë të luajë ron vendimtar në identitetin e tyre kombëtar dhe gëzojnë avantazhe ekonomike dhe si të tillë ata zgjerohen ne tkurremi!           

 

Kurti, SEFTA dhe “dy liritë” e globalizmit neoliberal

Në datën 10 qershor u zhvillua mbledhja e radhës e gjashtë përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për përparimin e projektit të Berlinit. Në të, Kurti mori pjesë, ndryshe ngasa kishte thënë kur ishte në opozitë—se nisma nuk ishte në interes të Kosovës dhe për të njëjtën arsye mbështeste mospjesëmarrjen— duke propozuar një kornizë tjetër, ndryshe nga CEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore), sepse kjo kornizë sipas tij e “trajton në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë” Kosovën dhe se ajo nuk mund ta përgatisë rajonin për anëtarësim në BE. Ndaj Kurti propozoi SEFTA-n që ta përmirësonte dhe përshpejtonte procesin. Në fjalët e Kurtit:

Në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, të gjitha iniciativat shndërrohen në mosmarrëveshje në lidhje me terminologjinë. Duke i pasur parasysh këto fakte, nuk mund të pretendojmë që iniciativat e ardhshme do t’i zgjidhin pengesat aktuale, përveç nëse e ndërrojmë kornizën aktuale të bashkëpunimit. Për më tepër, korniza aktuale nuk i adreson çështjet që ndërlidhen me pjesëmarrjen demokratike, ballafaqimin me të kaluarën, luftën kundër korrupsionit, llogaridhënien nga qeveria, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias... Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë - ose SEFTA [South-Eastern European Free Trade Agreement]. SEFTA do t’i përfshinte vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me BE-në, të ngjashme me marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Pas krijimit të SEFTA-s, BE-ja, përmes një marrëveshje me SEFTA-në, do të zgjerojë katër liritë e BE-së - lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit - në të gjithë vendet e SEFTA-s...Propozimi ynë është i guximshëm, por të tilla janë edhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Ne jemi të bindur që nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

Pesë ditë më pas, Kurti njoftoi se zhvilloi një takim me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel. Në njoftimin e tij nuk u përmend ndonjë kusht siç kërkonte kur ishte në opozitë përveç faktit se pala shqiptare kishte një qendrim kritik për procesin e marrëveshjes ndërsa shprehu gadishmërinë për dialog dhe propozoi katër pika për bisedimet. Kurti kur ishte në opozitë parashtroi pesë kushte kontradiktore (Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë nga Kushtetuta e saj se Kosova është pjesë e Serbisë; të japë të dhëna dhe të kthejë 1,750 të pagjeturit e luftës; të dorëzojë kriminelët serbë të luftës për krimet që kanë bërë në Kosovë etj.) për t`u ulur me Serbinë për bisedime. Kushtet ngadalë u pakësuan deri sa u ul pa kushte por me propozime ndërsa ka quajtur ‘tradhëtarë’ pararendësit e tij që janë ulur pa kushte!

Kujtoj se Kurti në muajt e parë të qeverisjes së tij kishte thënë se bisedimet Kosovë-Serbi nuk ishin përparësi për të ndryshe ngasa kërkonte Uashingtoni dhe Brukseli. Por mesa duket, presioni nga qendrat përkatëse, bëri të vetën dhe detyruan Kurtin të ulësh për bisedime pa kushte! Në datën 22 qershor, qeveria “Kurti” miratoi mes të tjerash dhe formimin e grupit të punës ndërministror për bashkërendim (qeveria “patriote” e Kurtit përdori fjalën “koordinim” mes shumë fjalëve të tjera të huaja në njoftim!) rreth legjislacionit teknik për lëvizjen e lirë të mallrave dhe propozim-vendimin lidhur me programin për eliminimin e barrierave tregtare sipas neneve 34-36 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.

Rreth 20 ditë më vonë, në 11 korrik, në ligjëratën e tij në një simpozium në Athinë të organizuar nga “Symi Symposium” dhe ish kryeministri grek Jorgos Papandreu, Kurti u përqendrua kryesisht te shqetësimet që lidhen me globalizmin neoliberal. Pasi uroi pavarësinë e Greqisë, por pa përmendur kontributin vendimtar të shqiptarëve në çlirimin e saj...citoi se “i dimë të gjithë katër liritë”. “Mirëpo”, pyet më pas Kurti, “importi i mallrave a i dëmton prodhuesit vendorë? Importi i punëtorëve, a i dëmton sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve?

Këto janë pyetjet që po i shtron e djathta populiste, e ato shkojnë drejt e në zemër, kur dëgjohen nga punëtorët, bizneset e vogla, prodhuesit dhe njerëzit e papunë në shumë vende të botës. Çka duhet t’u themi këtyre njerëzve? Ne duhet t´i mbrojmë ata dhe të drejtat e tyre sindikale, e njëkohësisht duhet të promovojmë me zell tregtinë e drejtë, në forumet kombëtare e ndërkombëtare. Në një perspektivë më të gjerë, do të thosha se pandemia e ka dëshmuar tashmë se sa e rëndësishme është që ekonomitë të jenë të balancuara e të integruara, e që gjerësisht të jenë të vetë-qëndrueshme e jo shumë të varura prej zinxhirëve të ofertës me distancë të gjatë. Ky mësim mendoj se do ta bëjë investimin në vendet e afërta (nearshoring) shumë të rëndësishëm për Evropën, sa i përket prodhimit të të mirave e shërbimeve.

Ne duhet ta shpjegojmë saherë, se mërgimtarët nuk do t´i kishin lënë vendlindjet, nëse shtetet e tjera do të ishin sjellë në mënyrë të përgjegjshme me shtetet e tyre. Pabarazia nëpër botë, sot sa hap e mbyll sytë shndërrohet në pabarazi në vendin tënd. Nëse nuk gjejmë një mënyrë efikase për shpërndarje e rishpërndarje, përmes sistemeve ndërkombëtare të taksave por edhe përmes politikave ndërkombëtare të investimeve, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë proletarë nomadë, që arratisen prej vendeve të lënduara më rëndë nga krizat ekonomike e klimatike.

Kështu që, si përfundim, pabarazia do të vijë te ne, e bashkë më të do të vijë një hapësirë më e madhe rekrutuese për të djathtën ekstreme. Teksa qartësisht ne mund të debatojmë sa i përket dallimeve nuancore mes socialdemokracive, apo mes së majtës në përgjithësi, është vështirë nga cilido prej nesh ta teprojë në të qenit anti-fashist.

Nëse arrijmë që të zbatojmë programin tonë për punë e drejtësi në Kosovë, atëherë do t´ia dalim që t´i bindim qytetarët tanë që ta ndjekin lumturinë e tyre duke qëndruar në vendin e tyre. Shumica e qytetarëve tanë, jo ndryshe prej popujve të tjerë, do të dëshironin të rrinin në mëmëdhe, pranë familjeve e miqve, nëse do të mund të shihnin atje një perspektivë të mirë. Por që të arrihet kjo, duhet t’u ofrojmë atyre arsim cilësor për fëmijët dhe përkujdesje të mirë shëndetësore për këdo. Na duhet një sistem i fortë e i pavarur gjyqësor, me prokurorë aktivë dhe gjyqtarë efikasë. Na duhen më shumë investime që të krijojmë vende pune, na duhet të urëzojmë hendekun e aftësive duke e lidhur tregun e punës me edukimin profesional. Na duhet një shtet që mbron interesat e qytetarëve të tij dhe i jep një kuptim demokracisë.

Këto të gjitha nuk mund të bëhen vetëm. Na duhet ndihmë për të luftuar korrupsionin e krimin. Na duhen investues nga jashtë. Dhe na duhet dinjitet në skenën ndërkombëtare, që të trajtohemi si të barabartë mes shteteve e jo të poshtërohemi apo të na spërdredhin krahët për të na u imponuar, sepse ne dëshirojmë që njerëzit të mos jenë, dhe të besojnë që nuk janë pa të drejta, të zhveshur prej fuqisë demokratike që u takon, thjesht pse ka rastisur të lindin në një shtet të vogël e me mundësi të kufizuara ekonomike”.

Thelbi i ligjëratës së Kurtit lidhet kryesisht me “katër liritë” e globalizmit neoliberal. Ai globalizmin neoliberal nuk e njeh, sepse s`e ka treguar në teori. Se çfarë njeh ai nga ky “rend”, ia mëson Zizeku: sepse atë ka “mentor”. Ky i fundit, globalizmin neoliberal e quan ndryshe—kapitalizëm global—dhe shtrembëron si karakterin e tij ashtu dhe shkaqet e krijimit dhe efektet e tij, ndërsa ka kontribuar në krijimin e të “majtës” globaliste në Evropë (Podemos, Siriza etj.). Kjo lloj e “majte” financohet dhe nga Sorosi. Dihet pse: sepse kërkesat e saj përputhen me “shoqërinë e hapur” të tij! Ndaj ngre pyetje për lirinë e mallrave dhe lirinë e lëvizjes dhe nuk u jep përgjigje! Por i lidh ato me shqetësimet e “populistëve” të djathtë, biznesin e vogël dhe punëtorët, duke nënkuptuar se shqetësimet e tyre janë të drejta.

Kështu, së pari, Kurti përdor demagogjinë e të “majtës” globalsite: sepse ajo i quan të djathtët “populistë” duke shtremburuar dhe kuptimin fillestar të fjalës përkatëse ndërsa nuk tregon faktin kryesor se e djathta evropiane dhe amerikane është anti-globaliste. Së dyti, unë dhe shumë si unë, kemi vite që tregojmë se si dhe pse globalizmi neoliberal shkatërron jo vetëm biznesin e vogël dhe punëtorët, sidomos në BE/Eurozonë, por dhe ekosistemin dhe kombet. Por si duket Kurti dhe këshilltarët e tij, s`kanë kohë të lexojnë studimet tona meqë janë “magjepsur” pas Zizekut.

Së treti, dy liritë për të cilat flet Kurti—të mallrave dhe njerëzve— janë pjesë e katër lirive të BE-së dhe globalizmit neoliberal. Gjykuar nga shqetësimi i tij, ai kërkon (ose nënkupton) që këto “dy liri” të mos themelohen mes Kosovës dhe vendeve të rajonit dhe më tej me BE-në, me qëllim që të mbrojë si prodhuesit vendorë ashtu dhe punëtorët. Ky qëllim nuk është i padrejtë por Kurti paralelisht propagandon SEFTA-n, ose zonën e re për “tregëti të lirë”!

Duhet thënë se në simpoziumin e organizuar nga Jorgos Papandreu, në rezortin e madh të Lagonisit, Kurti ishte përfshirë në listën e të ftuarve ndëra Rama jo! Ky i fundit u shfaq dy ditë më pas. Në ligjëratën e tij, e cila është publikuar në faqen e kryeministrisë, kryfjala janë “katër liritë”. Rama i mbrojti ato, edhe një herë, si zgjidhja e vetme për të ndryshuar rajonin! Kështu ndryshe nga Kurti, i cili është skeptik për “dy liritë” e BE-së dhe globalizmit neoliberal, Rama nuk është skeptik fare! Madje ai i mbron ato me argumente qesharake. Për shembull, thotë se falë “lirisë së mallrave” koha e pritjes në dogana është ulur ndjeshëm sipas “ekonomistëve” të tij: “1100 vite në një vit”. Kështu “kamionat”, sipas tij, “presin 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar pengesat jo-tarifore dhe të paraqesin dyfish ose qoftë edhe trefish dokumente për çështjet fitosanitare. Gjetja e një zgjidhje për këtë do të çlironte një mundësi të stërmadhe dhe nëse ne arrijmë ta bëjmë këtë, efekti në PPB-në tonë do të jetë shumë i rëndësishëm, vetëm me këtë, pa ndonjë investim, por thjesht duke hequr pengesat jo-tarifore në rajon”.

Në fakt, këtë çështje e ka zgjidhur Banka Botërore qoftë me përmirësimin e kushteve në dogana qoftë me financimin e tyre. Ndërsa nuk shprehu se nuk i pëlqente emërtimi “minishengen” sepse është shumë i gjatë t`i pëlqejnë gjërat e vogla, nuk harroi të kritikonte mos-pjesëmarrjen e Kosovës dhe Bosnje-Herzegovinës, duke pyetur: “pse? Si ka mundësi që ju nuk dëshironi diçka që të çliron?”!

Por gafa më e madhe e tij ishte kur tha se Kosovën e çliruan “demokracitë perëndimore” ndërsa tani nuk e “lejojnë të udhëtojë pa viza”. Në rastin e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, Rama nuk e konsideron fare kontributin e shqiptarëve në çlirimin e vetes, kur dihet se luftën e filluan shqiptarët dhe kur dihet se asnjë luftë nuk është fituar pa luftë në terren, ndërsa përdor një argument qesharak lidhur me udhëtimin pa viza: sepse vërtet udhëtimi pa viza ua lehtëson jetën qytetarëve por udhëtimi në fjalë, jo vetëm që është pasojë e politikave neoliberale të Ramës dhe të ngjashmëve të tij (kryesisht brakstisjes së angazhvimit për punësim të plotë) por ka dhe efektin tjetër, negativ, si për vendin tonë ashtu dhe për evropianët: për ne, kontribon në largimin e më shumë shqiptarëve nga vendi ndërsa për ta, kontribon në kaosin e tyre dhe veçanërisht lidhur me punëtorët evropianë—ata do të konkurrohen edhe më shumë në punën e tyre!                

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së korrikut mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit për bashkëpunim në tregëti, qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe për leje pune të qytetarëve në vendet përkatëse, çka kërkon Procesi i Berlinit, ku morën pjesë dhe oligarkitë ekonomike të vendeve përkatëse, domethënë, rreth treqind biznesmenë bashkë me drejtuesit e dhomave ekonomike të Shqipërisë, Maqedonisë së V. dhe Serbisë, ku dhe u njoftua dhe emri i ri i “federatës”, “Ballkani i Hapur”, Kurti tha se i ‘ngjante’ më shumë një Ballkani të hapur nga ndikimet e Lindjes, Rusisë dhe Kinës ndërsa përmendi dhe një herë nevojën e ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën. Sipas tij, “tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit, përndryshe, do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë se sa procese e struktura që ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve”.

Me këtë argument, Kurti vërtetoi edhe një herë se s`ka kuptuar asgjë nga globalizmi neoliberal: sepse në të është integruar si Rusia ashtu dhe Kina—pjesërisht, sigurisht, dhe jo plotësisht. Domethënë, nuk zbatojnë të gjitha “liritë” e globalizmit neoliberal! Kjo është arsyeja se pse Trampi i shpalli luftë tregëtare Kinës, të cilën po e vazhdon Bajdeni: sepse me integrimin e saj në rendin përkatës ajo përfiton më shumë se Amerika. Dhe kjo është arsyeja se pse BE-ja ka filluar të kufizojë veprimtarinë tregëtare të Kinës në BE: sepse ajo po fiton sektorët ‘strategjikë’ të saj dhe ka depërtuar në gjithë sektorët e ekonomisë së saj duke e kthyer atë në një ekonomi pasive: kryesisht blerëse e prodhimeve kineze! 

Kurti deklaroi nga Shkupi, pas pështjellimit që sapo përshkrova dhe një seri sulmesh nga “gazetarët” e paguar të tipit “Mero Baze” nga Rama, se “vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, duke mos sqaruar se ç`kupton me ““lidhjen e fortë”. Sidoqoftë, nuk është e vështirë të kuptohet se ç`kupton Kurti me “lidhjen” në fjalë: bashkëpunim më të madh mes nesh dhe ndoshta shpreson se në proces zhvillojmë më mirë kuptimin e realitetit në të cilin veprojmë dhe marrim masa në përputhje me të. Kurti, në fakt, e ka fare të lehtë për të kuptuar realitetin në të cilin gjendemi. Mjafton të lexojë dhe shqyrtojë me mbështetësit e tij këtë studim.

Sidoqoftë, si qasje nuk është e padrejtë. Përkundrazi: është e drejtë dhe shumë e dëshirueshme meqë vetëm përmes bashkëpunimit mund të përparojmë dhe të sfidojmë planet hegjemoniste të Serbisë, Greqisë, Turqisë, dhe BE-së. Por ka mundësi Kurti të “bashkëpunojë” me Ramën kur njëri është plotësisht i bindur se globalizmi neoliberal do ta bëjë Shqipërinë “baçe me lule” kur kombe të tërë po gjymtohen dhe jeta e planetit po shfarroset nga efektet e tij dhe tjetri është skeptik? Edhe ka, edhe s`ka, është përgjigjja: sepse ‘skepticizmi’ i tij mund të manipulohet nga “ekspertët” neoliberalë. Do të ndryshonte përgjigja nëse ai do të ishte i bindur. Në rast të tillë nuk do të kishin asnjë mundësi ta mashtronin “ekspertët” neoliberalë.       

Avantazhet serbe në tregun e rajonit, diplomacia e turpshme shqiptare dhe përçartjet e “profesorëve”

Për përparimin e federatës ballkanike përdoret më shumë se gjithçka tjetër argumenti ekonomik si nga Rama ashtu nga shtypi: se federata do të sjellë rritje ekonomike për të gjithë! Për argumentin e fundit përdoren faktet e krijuar që kur kjo nismë filloi: se eksportet janë rritur nga 5.7 për qind në vitin 2006 në 13.2 për qind në fund të vitit 2016-të — rreth dyfishin e eksporteve të një dekade më parë. Aktualisht, shkruante shtypi, duke u bazuar në statistikat e INSTAT-it, Shqipëria ka një bilanc tregtar ku për çdo 100 lekë importe, shet 47 lekë eksporte. Në rajon ky bilanc është për çdo 100 lekë importe, Shqipëria i shet rajonit 84 lekë eksporte. Domethënë, ndërsa vazhdojnë të dominojnë importet në ekonominë tonë – ekportet tona dominojnë në rajon. Dhe me marrëveshjen e re, na thotë masmedia kombëtare, Shqipërisë (dhe jo vetëm), do t’i rriten eksportet! Dhe ja si e paraqesin projektin:

Komisioni europian sqaron se Zona do të bazohet në katër shtylla që janë tregtia, investimet, lëvizja e lirë dhe tregu dixhital. Në lidhje me tregtinë, Zona e Përbashkët ekonomike, parashikon zgjerimin e marrëveshjes CEFTA [kjo e fundit në krye të 10 vjetëve, 2009-2016 rriti shkëmbimet tregëtare me 4.9 herë]  duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve. Kjo nënkupton që kompanitë e shërbimeve si bankat, shoqëritë e sigurimeve apo ato të transportit të mund të lëvizin dhe ofrojnë shërbimet e tyre lirshëm në çdo vend të rajonit. Pas tregtisë, kolona e dytë e zonës ekonomike do të jenë investimet. Gjashtë shtetet e ballkanit perëndimor do të pajtohen të krijojnë një axhendë të përbashkët investimesh, ku përfshihet shkëmbimi i informacionit dhe harmonizimi i politikave investuese. Pika e tretë, ajo që parashikon lëvizjen e lirë prek drejtëpërdrejtë qytetarët. Vendet do të pajtohen të heqin çdo barrierë për lëvizjen e lirë të profesionistëve, përmes njohjes së përbashkët të kualifikimeve profesionale. Kjo nënkupton se një dentist shqiptar mund të ofrojë shërbimet në Beograd dhe anasjelltas. Dimensioni i fundit i projektit është ‘elektronifikimi’ [dixhitalizimi siç e quan establi...]. Ky dimension përfshin marrëveshje për shërbimet “roaming” dhe ato të ofrimit të internetit. Ai parashikon protokolle për sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe do të adresojë nevojat që kanë vendet e rajonit për aftësi në fushën e elektronikës. Sipas Komisionit Europian Zona e përbashkët do të  krijojë 80 mijë vende të reja pune në rajon dhe do të nxisë rritjen ekonomike...Civici thotë se projekti për zonën e përbashkët ekonomike është një zhvillim pozitiv që do të nxisë ekonomitë e vendeve të rajonit [ndërsa] Arben Malaj thotë se fokusi i Shqipërisë duhet të jetë integrimi në BE.

Pyetjes lidhur me ndikimet e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se sa do të ndikojë marrëveshja “që Kosova të ketë një performancë [ose rendiment] më të mirë në zhvillim sidomos lidhur me eksportet dhe bizneset me vendet e rajonit, 41 për qind e ndërmarrjeve besojnë po; 33 për qind ndoshta; 16 për qind nuk do të ketë ndikim kjo marrëveshje...ndërsa 41.6 për qind se do [të] rriten eksportet; 33 për qind përgjigjen me ndoshta...[dhe] 66 për qind besojnë se do të ulen kostot e transportit për shkak të barrierave që janë të njohura apo pengesat që i ka bërë Serbia për tranzitin”...pyetjes se sa ka ndikuar negativisht Serbia në zhvillimin e bizneseve të Kosovës, 75 për qind e bizneseve besojnë se ka pasur ndikim negativ”.

Por eksportet jo detyrimisht përkthehen në mirëqenie brenda vendit (shkalla e varfërisë, për shembull, ka pësuar ndryshime tejet të vogla përgjatë të njëjtës fazë: treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 ishte 23,0 %, duke pësuar një rënie prej 0,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018 dhe 0.7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2017/Instat!) ndërsa dihet se kur rriten eksportet, rritet lëvizshmëria e automjeteve, rritet ndotja e ekosistemit dhe rritet shkatërrimi i jetës që na rrethon në kohën kur përqindja më e madhe e ekosistemit është shkatërruar dhe kërcënon jetën e planetit! Ndërsa ky efekt shpërnjihet nga elitat dhe akademikët përkatës (Banka Botërore, në fakt, me përmirësimin e infrastrukturës në dogana synon të kontribojë në zvogëlimin e ndotjes që shkaktojnë automjetet por është e qartë se kontributi është tejet i vogël), theksoj se Serbia mund ta dominojë tregun e rajonit në afatshkurtër dhe afatgjatë meqënse si vend është më i madh (kapitalistët zgjedhin vendet e mëdhenj për investime) dhe ka marrëdhënie të mira me Rusinë përmes së cilës mund të sigurojë burime energjitike (gaz dhe naftë) më të lira. Linja e gazit “turkstream”, e cila përshkon horizontalisht Bullgarinë dhe nga jugu në veri Serbinë, tashmë ka mbaruar ndërsa shpërdarja e gazit fillon përpara prillit të vitit tjetër (2020).

Por qoftë edhe në mungesë të kësaj linje energjia në Serbi është më e lirë. Në vitin 2019, për shembull, Serbia kishte kosto më të ulët të energjisë elektrike se Shqipëria: 0.09 dhe 0.10 dollarë, përkatësisht. Nafta, gjithashtu, është më e shtrenjtë në Shqipëri: 1.54 dhe 1.60 dollarë, përkatësisht. Vetëm në çmimin e gazit (LPG) Shqipëria është më e lirë: 0.56 dhe 0.77 përkatësisht.

Por edhe me çmimin e gazit Serbia arriti të realizonte një marrëveshje në 25 nëntor 2021, me Rusinë (në Soçi), kur kriza energjitike (rritja e çmimeve) ishte përhapur thuajse në gjithë Evropën dhe përtej saj, aq sa Vuçiçi deklaroi pas saj se Serbia kursen rreth 1 miliardë euro për shkak të çmimit të gazit rus, sepse Serbia siguroi çmim 270 dollarë për 1 mijë metër kub kur çmimi i naftës ishte 82-83 dollarë fuçia. Por ndërsa shkoi me shpresën se do të nënshkruante një marrëveshje 10 vjeçare me Gazpromin rus në shkëmbim të çmimit të ulët të gazit, bleu armë ruse. Këtë fakt e pohoi vetë Vuçiçi pas marrëveshjes. Sigurisht, duke thenë se “ne duam të jemi të jemi të fortë” dhe jo sepse na detyron njeri që t`i blejmë ato”, duke nënkuptuar se nuk e detyroi Putini për blerjen e tyre por sepse Serbia kërkon të jetë e fortë. Marrëveshja për gazin u nënshkrua për gjashtë muaj meqë nuk mund të parashikohet e ardhmja afatgjatë dhe për ta zgjatur Vuçiçi do të shkojë sërish në Moskë. Në të njëjtën ditë, Putini tha se ai mbështeste qendrimin serb lidhur me tensionet e fundit me Kosovën dhe shpresonte se “gjendja do të zhvillohësh në një mënyrë që do të përputhësh me interesat e rajonit”.

Ndërsa është përfolur se Rusia ka ngritur një “bazë përgjimi” pranë një aeroporti në jug të Serbisë në qytetin Nis, për të cilin NATO-ja nuk ka shprehur ndonjë shqetësim, dhe që Rusia e ka përshkruar si “qendër humanitare”, Rumania nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në për ndërtimin e një reaktori bërthamor për prodhim energjie! Përkundër këtij ‘realiteti’, gazeta “Dita”, përmes “diplomatit” të saj, Muratit, pretendon, duke u bazuar në gazetën ruse “Pravda”, se në bisedimet në fjalë Putini kishte kërkuar në shkëmbim ngritjen e një baze ushtarake ruse në Serbi dhe ndërtimin e një reaktori bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike,  duke pyetur se ç`i duhen Putinit këto të fundit tani kur...dhe duke mos përmendur as reaktorët amerikanë në fqinjët tanë, as armët amerikane që i shet Uashingtoni fqinjit tonë, Serbisë, të cilat, bashkë me armët ruse kërcënojnë veçanërisht shqiptarët, as edhe koston energjitike në ekonominë serbe në raport me tonën! Shtypi perëndimor, në fakt, nuk përmend asnjë nga këto pretendime përveç çmimit të gazit!    

Sidoqoftë, kujtoj se çmimi i naftës dhe gazit përcaktohet nga tregu ndërkombëtar i marketingut. Por janë taksat ose akciza që ndryshon çmimin e tyre në raport me vendet e rajonit. Kujtoj, gjithashtu, se Shqipëria prodhon naftë dhe gas ndërsa Serbia jo! Por pavarësisht këtij fakti, Serbia ka përgjithësisht çmime më të lirë të energjisë motorrike, kryesisht sepse jemi integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut dhe shkatërruam sektorin e energjisë.  Kjo kosto në vetvete kontribuon në rritjen e kursimeve të qytetarëve dhe fuqinë blerëse të tyre më shumë se në Shqipëri. Por ajo është vendimtare në koston e prodhimit: në Serbi kostua e prodhimit është më e ulët sepse është kostua e energjisë më e ulët dhe për pasojë kur kostua e prodhimit është më e ulët, ashtu do të jetë dhe çmimi i mallrave në treg: më i ulët.

Pasoja e mëtejshme e këtij procesi është se Serbia aktualisht dominon tregun kryesisht si pasojë e kostos së ulët të energjisë. Krahas këtij avantazhi, Serbia ka krijuar një tjetër avatazh për ndërmarrjet private atje – vendore dhe të huaja: shpërndan subvencione vjetore — një politikë që është përdorur që në vitin 2006 në shkëmbim të krijimit të vendeve të punës. Gjatë dhjetëvjeçarit 2006 dhe 2016, për shembull, Serbia dha 501.8 milion euro në subvencione nga të cilat 90 për qind i morën ndërmarrjet e huaja — në shkëmbim të 82,015 vende pune.

Janë pikërisht këta tre avantazhe —vend më i madh, me kosto energjie më të ulët dhe subvencionet për ndërmarrjet private— që e bëjnë Serbinë dominante në rajon — avantazhe të cilët nuk i ka kuptuar as establishmenti politik, as ai akademik as edhe ai mediatik! Vetëm subvencionet përmenden nga Berisha dhe disa veprimtarë por edhe ata janë të pjesshëm në kuptimin e politikës përkatëse (deklaratat e veprimtarëve të Vetëvendosjes në Tiranë gjatë protestës kundër ardhjes së Vuçiçit e bënë të qartë kuptimin e tyre të pjesshëm) ndërsa Prishtina refuzon nismën por nuk tregon as avantazhet aktuale as edhe të ardhmen! Përgjithësisht mbizotëron pështjellimi: sepse të përmendësh ‘avantazhet’ pa përmendur se cilët janë ata - nuk mund të jetë arsyetim i drejtë në ekonomi. Dhe siç paraqiten në ekonomi ashtu paraqiten dhe në diplomaci.

Disa përçartje të tjera

Për shembull, Agim Nesho, ish-ambasador në OKB dhe diplomat, thotë se “min-shengeni ballkanik...veprime të pamenduara që forcojnë serbët”. Ky në një fjali të vetme shtrembëron karakterin e nismës përkatëse —e quan “mini-shengen”— ndërsa nuk tregon rrugën se si ‘forcohen’ serbët! Apo Shaban Murati, “eksperti” i marrëdhënieve ndërkombëtare i gazetës “Dita”, i cili nuk e shikon përpjekjen e Ramës nga perspektiva evropiane (se çfarë synon Evropa me këtë nisëm dhe pse) dhe nga perspektiva e popullit tonë (shumica e tij kërkon të integrohet në BE) dhe nga padija e Ramës por dhe nga dëshira e këtij të fundit për të sjellë milionat e eurove nga Brukseli, fakt që tregon edhe një herë se është një kryeministër ‘pragmatist’ dhe jo ‘idealist’, nëse me ‘idealizëm’ kuptojmë përdorimin e drejtësisë në raport me Serbinë, por se diplomacia jonë është “naive”!  Pa kuptuar asgjë nga realiteti gjeopolitik - i njëjti autor e quajti nismën e treshes —pas marrëveshjes së korrikut— edhe “pabesi” ndaj Kosovës:

Është pabesi diplomatike, sepse po përqendrohet në denoncimin dhe në komprometimin e qendrimeve edhe pozitave të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre.          

Pas mbledhjes në Durrës për përparimin e “federatës ballkanike” shpërthyen akuzat —kryesisht nga opozita e PD-së— se Rama është ‘tradhëtar’! Ajo e ilustroi akuzën e saj jo vetëm me mbledhjen e radhës (sikur të ishte e para!) por dhe me raportin e “Politico” (ibid). Këtë të fundit, opozita e paraqet sipas propagandës së saj: se Vuçiçi kërkon të rikrijojë Jugosllavinë pjesë e së cilës do të jetë dhe Shqipëria! Përmes kësaj propagande “opozita” e udhëhequr nga Basha ka krijuar idenë se projekti nuk vjen nga Brukseli por nga Beogradi - duke nënkuptuar se ajo do të vepronte ndryshe po të ishte në vend të Ramës! Por kjo akuzë është e padrejtë sepse shpërnjeh faktin se nismën përkatëse nuk e ka ‘ngjizur’ Rama; shpërnjeh, gjithashtu, faktin tjetër, vendimtar, se veprimet e Ramës burojnë nga dëshira e popullit shqiptar (dhe jo vetëm) për t`u integruar në BE. Nëse është për t`u akuzuar Rama për këtë nismë, ai mund të akuzohet vetëm për veprime të ‘nxituara’. Por edhe kjo s`mjafton nëse nuk i tregojmë Ramës se pse veprimet e tij janë të ‘nxituara’.

Akuzat e padrejta vazhduan dhe nga Prishtina: Haradinaj, për shembull, akuzoi se “mini-shengeni” ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë. Domethënë, taksën që vendosi ai! Ky qendrim është i padrejtë sepse nuk lidhet me efektin që ka orientimi ynë —për t`u integruar në BE— as lidhet me faktin se taksa e tij do të hiqet nga Kurti. Në këtë dinamikë nuk vonoi përgjigjja e Ramës ndaj mospjesëmarrjes së Prishtinës në mbledhjen e Durrësit: se ajo po ecën në një rrugë ‘qorre’! Nga Prishtina pati shumë reagime: ish-kryenegociatoria e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, për shembull, në kritikën e saj kundër Ramës, tha se “minishengeni krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe”...por pa treguar se si krijohet “bërthama ekonomike”!

Qëndrimi i PD-së së Bashës ndërkohë ishte “po për afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre por jo pa Republikën e Kosovës”. Ky qendrim përputhet me qendrimin e Metës sipas të cilit “çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse, është e mirëpritur”. Qartësisht, përballemi me qendrime që nuk mbështeten në dije sistemike dhe arsyetim të drejtë. Si të tilla, ato janë të turpshme!

Në të njëjtën linjë —joshkencore— paraqitet dhe “Akademia e Shkencave të Kosovës”: ajo mban një qendrim të papërputhshëm me të vërtetat e Federatës Ballkanike të Brukselit! Së pari e konsideron atë “mini-shengen” duke ndjekur karakterizimin e Ramës; së dyti e tepëron kur thotë se nisma shkaktoi dëm në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe lëndoi ndjeshmërinë e marrëdhënies duke e quajtur sjelljen e Ramës “hakmarrje të parsyeshme”, sepse marrëdhëniet mund të vazhdojnë nëse synohet qartësimi i problematikës; së treti beson se “nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimin e përspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit duke krijuar alternativë minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë process”—kur nisma nuk është propozuar nga Serbia; dhe së fundmi, se nisma nuk është e mundur për sa kohë që ekziston ‘asimetri politike’ mes Kosovës dhe Serbisë, meqënse kjo e fundit nuk njeh “Kosovën dhe çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve”…kur dihet se asimetria kryesore mes vendeve tona, Serbisë dhe Shqipërisë —në këtë përfshij dhe Kosovën— është ekonomike!

Edhe më keq paraqiten “kritikët” e establishmentit dhe njerëzit që kërkojnë votën tonë që të na “drejtojnë” ndryshe nga partitë politike në pushtet. Pano Soko, për shembull, një pedagog, “ekonomist” dhe veprimtar pranë lëvizjes “Thurja”, disa prej krerëve të së cilës thuhet se janë anëtarë të shoqërisë civile (kjo ka rreth 12 vjet që vepron në Shqipëri; nuk dihet se sa anëtarë marrin rrogë nga ajo dhe bordi i saj drejtues kontrollohet nga qeveria përmes katër anëtarëve që emëron) që kanë për detyrë të mbrojnë projektin e BE-së në vendin tonë, vërtet tregon ndonjë mashtrim trashanik të Ramës lidhur me taksat, por vetë paraqitet më keq se ai në raport me të “vërtetat” që tregon nëpër televizione qoftë si “eskpert” qoftë si kandidat për t`u zgjedhur për të qeverisur vendin tonë.

“Ballkanin e Hapur”, për shembull, s`e ka plotësisht të qartë ndërsa mashtron më keq se Rama kur tregon karakterin e BE-së: i ftuar në televizionin “A2” pikërisht për shkak të një “analize” që kishte publikuar në mediat sociale —hamendësisht në faqen e tij në “Facebook”!— siç rrëfeu gazetari e “Ditarit”, dhe i pyetur mbi argumentin e tij se marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” i shërben eksporteve serbe dhe maqedone, përgjigjet se “ka një parim në ekonomi: të gjithë vendet kujdesen për të rritur të ardhurat e tyre”, dhe tre vendet përkatës synojnë të rrisin përfitimet ekonomike...“dhe ku vijnë përfitimet ekonomike”, pyet “ekonomisti”: ato “vijnë tek eksportet”...“në këtë marrëveshje që kemi ne, për shkak të dimensioneve dhe natyrës Shqipëria është e humbur”, sepse Serbia dhe Maqedonia eksporton më shumë se ne tek ata. Dhe kjo është e vërtetë.

Por “ekonomisti” nuk përmend asnjë ‘avantazh’ por përmend dy fjalë abstrakte: “dimensione” dhe “natyrë”! Për ta dalluar “nismën e treshes” nga BE-ja, përkundër zerave që thonë se meqënse ne kemi deficit tregëtar me vendet fqinje dhe BE-në, pse duhet të futemi në BE...“ekonomisti” na thotë se “defiçitin që krijon bashkimi europian ta kompenson. E bile ta kompenson dy-trefish. Vërtet Bashkimi Europian shet më shumë tek ne por ai e kompenson me fonde për nxitjen e biznesit, bujqësisë, fushave të tjera të industrisë apo me fonde infrastrukturore...kjo do të thotë se në marrëdhënie me BE-në ti del me fitim” ndërsa në marrëdhënie me Serbinë apo “Open Balkan”...pyet pedagogu: “sa lekë do të na japë [për kompensim] Serbia neve”?!

Në fakt BE-ja këmben sovranitetin e kombeve me fondet përkatëse dhe jo me kompesimet e saj, që sipas “ekonomistit” tonë dalim me fitime! Me fondet e saj BE-ja nuk ka sjellë kohezion zhvillimor siç pretendon përmes “politikës së kohezionit”, për të cilën janë caktuar 32.5% nga buxheti evropian për periudhën 2014-2020 ose 63.4 miliardë euro, dhe që është përfshirë në traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian, Art. 174. Në vend të kohezionit ekonomik dhe social BE-ja ka shkaktuar inkohezion ose pabarazi më të mëdha mes shtetesh!

Por qendrimi i tij më flagrant lidhet me Kosovën: ai e sheh atë jo si një popull shqiptar të cilin duhet ta ndihmojmë si popull vëlla por vetëm se si t`i marrim tregun Serbisë në Kosovë meqënse Kosova nuk dëshiron të ketë marrëdhënie ekonomike me të. Domethenë, “thjesht të mendojmë që të ofrojmë mundësi që tregu i Kosovës që sot është i nënshtuar ndaj produkteve serbe, të nënshtrohet ndaj produkteve shqiptare” në vend të thoshte se ne duhet të mendojmë, synojmë dhe veprojmë se si ta ndihmojmë Kosovën që të zhvillohet së pari ekonomia e saj dhe në bazë të parimit të barazisë tregëtare t`i eksportojmë njëri-tjetrit prodhimet tona!

Të paktën përmendi faktin se Serbia fiton dyfish përmes “Open Balkan”, jo vetëm duke eksportuar mallra tek ne por edhe duke përdorur portin e Durrësit për të eksportuar mallrat e saj rreth botës pa asnjë tarifë! Por edhe në këtë rast “harroi” të përmendte faktin se fitimi i Serbisë do të ishte i njëjtë me integrimin tonë në BE, sepse si në rastin e “Jugosllavisë së re” ashtu dhe në rastin e BE-së, ne jemi të detyruar të zbatojmë “katër liritë” e globalizmit neoliberal!          

Pasi e “driti” në çështjet ekonomike, foli për çështjet politike; domethënë, në vend të tregonte arsyet se pse u krijua “Ballkani i Hapur” nga treshja ballkanike (shih për më shumë në analizën përkatëse), na tha se meqënse nuk “po na vjen BE-ja ne fillojmë bëjmë budallalliqe. Nuk do të thotë që ne të gjejmë një vend parkimi psikologjik. Pra nuk kemi nevojë. Ne i kemi synimet e qarta; e kemi misionin e qartë; rrugën e kemi të qartë; çdo gjë e kemi të qartë. Hajde ecim, progresojmë...në rrugën tonë” për t`u integruar në BE!

Ndërsa na tregon gjendjen psikologjike të “baballarëve” evropianë, të cilët nuk duan që ne t`i besdisim me krijesa të reja dhe e tolerojnë atë (në fakt BE-ja nuk e kundërshton nismën e treshes sepse e di që është në interesin e saj!)...më tej flet për çështje gjeopolitike lidhur me “idenë” e treshes në fjalë, të cilën e lidh me “idenë” e Fatos Nanos i cili hodhi idenë e krijimit të klubit të Ballkanit si fillim për t`i paraprirë integrimit në BE kur dihet se në atë kohë ishte krijuar CEFTA dhe Nanua mund të jetë frymëzuar nga Vaklav Havel, bashkëkohësi i tij, i cili kontriboi vendimtarisht në krijimin e nismës përkatëse.

Për të na bindur edhe një herë se BE-ja kompenson defiçitin tregëtar, përmendi rastin e Greqisë, e cila, sipas tij, është kompensuar nga BE-ja duke i blerë defiçitin dhe jo një herë por dhjetra herë! Në fakt BE-ja nuk “ia ka blerë” defiçitin tregëtar Greqisë por ia ka “qethur” borxhin vetëm një herë në vitin 2012, të cilin e paguan popujt dhe jo elitat evropiane ndërsa siguruan edhe më mirë fitimet e tyre për të ardhmen në Greqi! Dhe qethja e borxhit nuk ishte pasojë e “bujarisë” së BE-së siç na e paraqet “ekonomisti” por pasojë e gabimit të FMN-së në parashikimin e saj lidhur me krizën greke. Ndaj ajo kërkoi qethje të borxhit ndërsa Gjermania këmbnguli në programin e memorandumeve që në fund dominoi kërkesa e FMN-së!

Njësoj, në mos më keq, paraqitet Enver Bytyçi. Në këtë rast bëhet fjalë për “profesor” në historinë politike, gradë shkencore e cila u jepet njerëzve me aftësi të veçanta dhe për të njëjtën arsye shpërblehen nga kursimet e popullit më shumë se të tjerët. Vetë grada e bën dikë më të matur dhe më punëtor se të tjerët lidhur me të vërtetën. Por “profesorët” tanë kanë vite që flasin me përshtypje sesa me studime. Ai e shtron çështjen e “marrëdhënies strategjike” me Serbinë duke pyetur, pse jo me Koracinë?! Përdorimi i termit “strategji” nga ai niset nga fakti se Rama përdori pikërisht termin përkatës pas mbledhjes së “Jugosllavisë së re”: se është çështje strategjike e Shqipërisë!

Por Bytyçi i shton dhe përmasën ushtarake: se “marrëdhënien e Shqipërisë me NATO-n do ta zevendësojë marrëdhënia strategjike e saj me Serbinë”; i shton dhe përmasën politike se “marrëdhënien strategjike me Europën do ta zëvendësojë Minishengeni”; dhe në fund, bën lidhjen mes “Ballkanit të Hapur” me “Shoqërinë e Hapur” të Sorosit kur dihet se koncepti i “shoqërisë së hapur” të Sorosit, i cili është frymëzuar nga folizofi Karl Poper, është përputhur me globalizmin neoliberal që në vitet `80-90. Domethënë, Sorosi e ka mbështetur globalizmin neoliberal duke u bazuar në teorinë e Poperit dhe nuk e krijoi vetë “idenë”.

Më tej shton se marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me Serbinë dëmtojnë marrëdhëniet e saj me NATO-n, sepse mund të ndikojë Rusia përmes Serbisë si trampolinë kur dihet se Rusia problemin nuk e ka me Shqipërinë por me NATO-n: sepse kjo i kërcënon sigurinë e saj kombëtare në kufijtë e saj. Për më shumë, “marrëdhëniet” në fjalë, sipas tij, “rrënojnë marrëdhëniet strategjike me disa vende të Bashkimit Europian, para së gjithash me vendet gjermanishtfolëse dhe Kroacinë. E në vend që Kroacia të ishte destinacionin i ndërmjetëm me BE-në, Edi Rama ka zgjedhur Beogradin si stacion të ndërmjetëm me Moskën”...kur dihet se Gjermania ka heshtur (kur një vend përgjegjës për një bllok ekonomik hesht publikisht është i zhurmshëm në kanalet diplomatike!) për nismën përkatëse pikërisht sepse ndihmon në Procesin e Berlinit.

Edhe kur thotë se ia ka kërkuar Sorosi nismën Ramës, ka pjesërisht të drejtë: sepse ky i fundit kërkon të anashkalohen çështjet kombëtare. Por kështu kërkon dhe BE-ja dhe SHBA-ja...për hir të integrimit! Nisma, në fakt, është pjesërisht pasojë e orientimit tonë si vend dhe pjesërisht pasojë e Sorosit—domethënë, e dëshirës së tij për të integruar Ballkanin në globalizmin neoliberal përmes të cilit ai mund të gjenerojë fitime të majme dhe të “demokratizojë” vendet. Gjithçka tjetër që argumenton autori lidhur me këtë çështje është në të njëjtën frymë: se ajo është sajesë e Sorosit dhe çdogjë që vjen nga ai është kundër Shqipërisë! Asnjë lidhje nuk shikon autori me karakterin e globalizmit neoliberal dhe BE-së dhe se kush e drejton atë dhe për cilat arsye!

Në fund, vlen të përmendet fakti se nisma në fjalë nuk kundërshtohet nga Uashingtoni!

Berlini dhe Uashingtoni nxjerr blof opozitën “Berisha”

Në fund, vlen të përmendet fakti se nisma në fjalë nuk kundërshtohet nga Uashingtoni! Përkundrazi, Uashingtoni e mbështet atë: sepse përputhet me globalizmin neoliberal të cilin kontrollon SHBA-ja me gjashtë aleatët e tjerë të G7. Ky fakt u vërtetua pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes pasi u zhvillua një debat në Uashington pikërisht për bashkërendimin e qendrimit të Uashingtonit dhe Berlinit lidhur me nismën në fjalë dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Si fillim u njoftua qendrimi gjerman nga Rama, duke “thumbur” paralelisht kundërshtarët e tij—domethënë, opozitën e Berishës dhe Bashës dhe “profesorëve” që militojnë pranë saj, se projekti i Ramës ishte i Vuçiçit dhe Sorosit dhe jo i Uashingtonit dhe Berlinit. Më konkretisht, zëdhënësi e qeverisë gjermane tha se “çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal” duke përmendur faktin se “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në mbledhjen e fundit të procesit të Berlinit më 5 korrik”.   

Në një qendrim të vetëm Berlini e bëri të qartë si kristali se jo vetëm e mbështet nismën e treshes por e këshillon atë ta mbajë të hapur marrëveshjen për tre vendet e tjerë që të jetë “gjithëpërfshirës”! Domethënë, që rajoni të integrohet i tëri në BE…duke mos përmenduar fare pabarazitë mes nesh dhe synimet serbe dhe greke në Shqipëri dhe efektet e politikave neoliberale! Pas mbështetjes gjermane pasoi dhe mbështeja nga Uashingtoni: zëdhënësi e departamentit të shtetit u shpreh se “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal, në bazë të rregullave dhe standarteve të BE-së” ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve të rajonit “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”. Nuk harroi të përmendte dhe rëndësinë “esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” në një treg të përbashkët rajonal ku korporatat dhe bankat tregëtare të lëvizin lirshëm duke mos paguar taksa dhe bashkë me to dhe punëtorët, sigurisht, sa herë të lejohen nga të parët, përmes “garantimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”. Në fjalë të tjera, si Berlini ashtu dhe Uashingtoni kërkojnë “gjithëpërfshirjen” e rajonit në nismën e treshes ballkanike me qëllim që të “rriten ekonomikisht”!  

Revolta që pasoi pas nënshkrimit të “Jugosllavisë së re” nga organizata të ndryshme (Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigan-it, etj.), të cilat kërkuan dorëheqjen e Ramës si kryeministër pikërisht sepse përdhos ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës duke bërë aleancë me të papenduarit e Serbisë për krimet ndaj shqiptarëve, është e drejtë. Por ajo nuk e lidh sjelljen e Ramës me politikat neoliberale. Moslidhja me politikat neoliberale i bënë këto “revolta”, më shumë në ‘rrjetat shoqërore’ se sa në terren, iluzive, sepse kushdo që të jetë në vend të Ramës do të vepronte njësoj: së pari, sepsa Rama nuk ka parashturar ndonjë strategji të tijën, ndryshme nga çka këshillon BE-ja, Uashingtoni dhe Sorosi, megjithëse në Bruksel dhe Uashington ka zëra që kërkojnë që Serbia të kërkojë ndjesë për krimet që ka shkaktuar ndaj shqiptarëve por deri tani “strategjia” zyrtare mbetet e njëjta —të anashkalohen çështjet historike dhe të përparohet me integrimin!— në raport me Serbinë. Së dyti, partia e Ramës është neoliberale dhe integrimin në BE e ka pjesë të politikave të saj. Duke qenë një “Ramë” pa strategji dhe me një parti që mbështet politikat neoliberale, ca si pasojë e padijes së saj dhe ca si pasojë e mbështetjes që gëzon nga një përqindje e konsiderueshme e popullit (rreth 800 mijë votues), çfarë mund të presim nga Rama: të sillet ndryshe me Serbinë?!

Qoftë edhe argumenti se fajin e ka Amerika, sepse lejoi nismën përkatëse, është pjesërisht i drejtë: sepse Amerika mbështet çdo popull që kërkon të integrohet në rendin që ajo drejton. Në rastin tonë, shumica e popullit kërkon të integrohet në sistemin që ka krijuar vetë Amerika! Dhe qoftë edhe lejimi i artistëve serbë —dikur frymëzues dhe mbështetës të genocidit ndaj shqiptarëve— është pjesë e “strategjisë” së BE-së: të shikimit përpara duke harruar të kaluarën. Kjo strategji buron nga “ngutja” e BE-së (por dhe e Uashingtonit) për të integruar Ballkanin. Mirëpo, ajo bart pasoja të rrezikshme: sepse shkakton zemëratë më të madhe në popullin tonë. Kjo zemëratë është plotësisht e drejtë.

Qoftë edhe për BE-në dhe Uashingtonin është një “strategji” e gabuar: sepse mban qendrime të ndryshme lidhur me masakrat që kreu Gjermania në Luftën e Dytë Botërore dhe masakrat që kreu Serbia në fund të shekullit të kaluar. Gjermania, siç dihet, kërkoi ndjesë dhe kërkon çdo vit për ato masakra. Në vetë-vete ky veprim e bën atë të matur. Serbia, ndërkohë, nuk ka kërkuar ndjesë! Përkundrazi: ajo ndihet krenare! Pse? Sepse mbizotëron bindja se ajo zhvilloi një luftë të drejtë. Kjo bindje e bën atë tejet të rrezikshme pavarësisht faktit se në Kosovë gjendet një bazë ushtarake amerikane.

Mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” e përforcoi Merkeli me vizitën e saj në Tiranë në shtator 2021: ajo tha se “Përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me katër marrëveshjet, edhe pse jo të gjithë janë duke bashkëpunuar. Sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunoni aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha kancelarja Merkel. Duke folur për Procesin e Berlinit, ajo tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar në drejtimin e bashkëpunimit” dhe se ky proces “nuk ka dështuar”. “Mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në drejtimin e bashkëpunimit dhe shumëçka është në rrugën e duhur”, deklaroi Merkel.  Ndryshimi kryesor mes “Procesit të Berlinit” dhe “Ballkanit të Hapur” është se në të parin është protagonist Berlini ndërsa në të dytin është Uashingtoni. Për këtë ndryshim janë shprehur pakënaqësi në Berlin por s`e kundërshtojnë Uashingtonin për nismën e re për sa kohë që ajo përparon të njëjtin proces dhe përmes të njëjtës “strategji”.          

Gjykuar nga padija e klasës politike në Tiranë dhe Prishtinë lidhur me avantazhet përkatëse, por dhe nga karakteri i rezistencës popullore —ajo është e vogël dhe ka qendrime që nuk burojnë nga kuptimi i drejtë i nismës jo vetëm në terma ekonomikë por dhe në terma zanafille, se kush e ngjizi idenë e ‘federatës’ dhe përse— mund të nxjerrim përfundime për të ardhmen se nëse do të përparojë apo do të pezullohet nisma: me siguri do të përparojë dhe bashkë me të do të përparojë dhe kapitali serb në Shqipëri dhe Kosovë dhe bashkë me kapitalin serb, do të përparojnë dhe synimet afatgjata të Beogradit për të cilët ka shkruajtur vitet e fundit Adil Fetahu në “Shqipëriajonë.org” dhe asnjë media, universitet dhe organizatë politike nuk e vuri “ujin në zjarr”!

Efektet afatgjata në politikën tonë do të jenë katastrofike: në njërën anë zgjerohet kapitali serb në Shqipëri, bashkë me të cilin mund të minohet pushteti politik ose të diktohen politikat vendore dhe në tjetrën vetë Serbia mund të kthehet në pol tërheqës në rajon për punëtorët shqiptarë meqënse atje rrogat janë më të larta dhe kostua e energjisë dhe e mallrave më e ulët. Në këtë mënyrë zbrazet dhe më shumë Shqipëria. Pushteti politik i Beogradit, në të vërtetë, po ndjek strategjinë e Greqisë me Shqipërinë.  Nxitimi i Ramës (por dhe i BE-së dhe Uashingtonit) mund të frenohet vetëm nëse kontribojnë njerëzit në dije—domethënë, studimet lexohen, shqyrtohen dhe kuptohen dhe të gjithë bashkë krijojnë një qendrim të përbashkët ndërsa mobilizohen në protesta duke kërkuar pezullimin e nismës dhe krijimin e kushteve të barabarta social-ekonomike në mos më të mira meqë nuk na mungojnë burimet ekonomike.

Agresioni serb dhe dy mashtrimet historike të Ramës në Prishtinë

Vizita e Ramës në Prishtinë, pas kërcenimeve të Serbisë së Vuçiçit ndaj kundërpërgjigjes së Kurtit për targat e automjeteve, ishte e nevojshme por pati dy kontradikta kryesore. Kur u pyet Rama nëse ishte i bindur për “Ballkanin e Hapur pas reagimit serb, ai tha: “tani jam edhe më i bindur se sa ç`isha...që “Ballkani i Hapur” është rruga jonë, për të mirën tonë të përbashkët. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo është një mosdakortësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë dhe marrëdhëniet tona [shqiptare] nuk ndikohen nga një mosdakortësi. Ndërkohë që themeli i dakortësisë sonë është i një natyre tjetër, jo politike, por kombëtare, vllazërore edhe është përtej çdo mosdakortësie të mundshme politike dhe patjetërsushmërinë e një ëndërre të përbashkët për të jetuar një ditë në një hapësirë të pandarë, si shqiptarë dhe si europianë, dhe ajo ditë do të vijë, është e pashmangshme”.

Ndërsa shëmton shqipen me fjalë idiote si ajo e “mosdakortësisë”, në një takim me disa studentë, pas takimeve politike me qeverinë dhe partitë kryesore politike në Prishtinë, ai tha se heqja e kufijëve mes nesh do të “alarmonte” më shumë “Uashingtonin dhe Brukselin” se sa “Beogradin”. Por argumenti se ata “alarmohen”, ndaj nuk mund të heqim kufijtë mes nesh, është një gjepur kriminale sepse megjithëse Uashingtoni dhe Brukseli kanë për qëllim të kenë kryefjalën në marrëdhëniet Shqipëri/Kosovë-Serbi (me qëllim që të mbahen mend në histori si zgjidhës problemesh në rajonin tonë dhe ta përdorin për interesat e tyre gjeopolitike), ishte i njëjti Uashington dhe Bruksel kur britanikët përdorën të drejtën ndërkombëtare —referendumin— lidhur me qendrimin ose jo në BE/Eurozonë, që “heshti”: respektuan deri diku të drejtën e popullit britanik për të vetëvendosur pavarësisht se nuk mungoi minimi përpjekjes nga qendrat përkatëse, kryesisht duke përdorur frikën për pasojat e daljes nga BE-ja.

Rama, në fjalë të tjera, u tha studentëve se ai po përdor “diplomacinë” për të bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën por “diplomacinë” nuk e kupton si përpjeke e ministrisë sonë të jashtme për të vënë në jetë politikën e saj të jashtme. Kjo e fundit e shpalli “politikën” e saj që ditën e parë të “punimeve” të kuvendit të ri, se do të ishte “në linjë me vendet partnere e me aleatët tanë”—domethënë, jo politikë e jashtme e pavarur por në linjë me epshet e aleatëve. Por si “strategji”, e cila buron nga Uashingtoni dhe Bruskeli, për të cilën studentët duhet të ishin vënë në dijeni nga pedagogët e partive: se “bashkimi” kombëtar mund të realizohet përmes “katër lirive” që mbizotërojnë në BE/Eurozonë dhe globalizmin neoliberal, është një tjetër gjepur. Kështu, ai nuk përmendi të drejtën ndërkombëtare as për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës as për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!

Në fakt, përpara këtij qendrimi ai përmendi dhe padrejtësitë serbe ndaj pakicës shqiptare në Serbi duke e krahasuar me pakicën serbe në Kosovë ku nuk paguajnë drita e ujë për 22 vjet me radhë dhe gëzojnë të drejta si asnjë pakicë tjetër në botë, por në vend të përdorë drejtësinë për t`i ndihmuar ata, ai beson se shqiptarët në Serbi duhet të ndihmohen “nga jashtë dhe nga brenda”, ku me “veprime të jashtme” kuptonte mbështejen nga shteti dhe qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës [e cila mungon sepse, sipas tij, gjendja ekonomike e vendeve tona është e dobët] dhe me “veprime të brendshme...në sensin e çuarjes përpara të emrave që atyre [shqiptarëve] u interesojnë, duke krijuar një raport se më të volitshëm me qeverinë e shtetit ku jetojnë”, duke mos përmendur, edhe një herë, të drejtën ndërkombëtare!

Domethënë, kur krahasoi pakicat serbe me pakicat shqiptare përdori “kandarin” e drejtësisë ndërsa kur i lidhi ato me detyrën e qeverisë së tij, përdori mbështetjen financiare dhe “raportin e volitshëm” dhe jo “raportin e drejtë! Pa u çuditur, edhe ky argument i Ramës nuk u kundërshtua nga studentët!

Në fakt, një javë më parë, Rama në OKB foli për gjithçka —për pandeminë, terrorizmin ndërkombëtar, izolacionizmin, ndryshimet klimatike, integrimin në BE, refugjatët afganë etj.— dhe kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia por padrejtësitë e saj, si në të kaluarën ashtu dhe në të tashmen, dhe planet e saj lidhur me të ardhmen, nuk i përmendi askund!

Vuçiçi me siguri që ishte në dijeni të pranisë ekonomike amerikane dhe evropiane në vendin e tij dhe presioneve të mundshme që mund të shkaktoheshin nëse ai përdorte gjuhën e luftës apo veprime luftarake si ato që përmendi: se do të shkonte në zonën kufitare për të mbrojtur serbët nga “dhuna” e policisë shqiptare. Ishte në dijeni, gjithashtu, edhe për faktin se në Kosovë vazhdojnë të jenë forcat ushtarake paqëruajtëse të NATO-s, dhe për bazën amerikane. Por ai i “harroi” ato kur u përballë me gjuhën e drejtësisë (sipas parimit të ndërsjelltësisë) nga Kosova: “humbi” mendjen dhe kërcënoi me luftë duke i dërguar ultimatum vetë NATO-s, se “ne presim që Nato-ja të reagojë. Jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja [...] e popullsisë [serbe] Serbia do të reagojë”, tha Vuçiçi. Kështu në një fjali të vetme shtrembëroi realitetin në terren duke thënë se populli serb po përndiqësh nga...shqiptarët dhe paraljamëroi ndërhyrje ushtarake!

Por le të hamendësojmë për një çast, se Ballkani Perëndimor është realizuar, dhe Serbia diktohet më shumë në politikën e saj të jashtme nga pushteti ekonomik i Uashingtonit dhe Brukselit, siç edhe synohet nga qendrat përkatëse—synim për të cilin është me siguri në dijeni Beogradi: sa mundësi do të kenë ta frenojnë Serbinë në sjelljen e saj prej fëmije? Asnjë mundësi nuk kanë!—sepse Serbia e ka një këmbë në Moskë dhe një tjetër në BE dhe agresionin e saj ushtarak do ta përdorë edhe kur të varet më shumë nga pushteti ekonomik perëndimor: sepse këta të fundit nuk i kanë kërkuar të bëjë “mea culpa” për krimet që ka shkaktuar në Ballkan dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve, ndaj ndihet krenare për luftrat e saj dhe ndaj do ta përdorë prapë agresionin ushtarak.

Në kushte të “Ballkanit të Hapur”, në fakt, ajo do ta ketë më të thjeshtë përdorimin e agresionit ushtarak, sepse do të pasurohet më shumë se vendet e tjerë...dhe veçanërisht më shumë se shqiptarët prej të cilëve do të gjenerojë shumë fitime një përqindje e të cilave do të shkojë për blerje armësh! Domethënë, ajo do të shfrytëzojë tregun përbashkët rajonal dhe bashkë me të dhe shqiptarët, për t`u pasuruar më shumë dhe për të blerë armë të cilat do t`i drejtojë kryesisht kundër shqiptarëve. Thënë ndryshe, Rama po krijon një treg të përbashkët prej të cilit përfiton më shumë Serbia—për gjithë arsyet që kam cituar dhe shqyrtuar në vend tjetër— për të blerë armë dhe për të kërcënuar shqiptarët dhe thotë, pa droje, se është më i bindur se kurrë se “Ballkani i Hapur” është në interesin tonë “strategjik”!      

Kurti pati një qendrim më të drejtë me rastin e vizitës së Ramës: ai përdori argumentin e “katër lirive” të Ramës dhe perëndimorëve kundrejt dy vendeve tanë—se ato po përparojnë mes nesh duke krijuar përshtypjen se po përparojmë dhe në “bashkimin” tonë kombëtar— por jo plotësisht i drejtë, sepse nuk përmendi të drejtën ndërkombëtare, të cilën mund dhe duhet ta përdorë pikë së pari shteti amë, Shqipëria, dhe referendumet për të cilët ai ka folur aq shumë herë kur ishte në opozitë. Por si duket nuk donte të shkaktonte ndonjë “incident” diplomatik me Ramën—marjonetën e perëndimorëve!       

Qasja amerikane ndaj Ballkanit dhe Serbisë dhe armatosja e ushtrisë serbe nga Uashingtoni

Zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabrial Escobar, në një bisedë me Voa-n, tha se çështja e parë për të cilën do të punojë ai lidhet me integrimin më të shpejtë (në afatmesmë) të rajonit në BE, sepse, sipas tij, kanë vlera e interesa të përbashkëta me pjesën tjetër të Evropës, një synim për të cilin ai do të punojë me partenerët evropianë shumë prej të cilëve ndajnë pikëpamjen amerikane rreth kësaj çështje. Vetëm se nga këndvështrimi amerikan, ky duhet të jetë një proces që duhet bërë dinamik dhe aktiv. Procesi tjetër që shoqëron këtë proces lidhet, sipas tij, me brezin e ri të Ballkanit dhe për këtë synim amerikanët po shqyrtojnë mundësi ekonomike, sepse Ballkani Perëndimor, sipas amerikanëve, është një zonë e mundësive: me rreth 20 milionë banorë, me PBB prej rreth 125 miliardë dollarësh dhe ritme të rritjes ekonomike deri në 5%. Ky fakt është pozitiv si për politikën amerikane ashtu dhe për investitorët amerikanë.

Lidhur me “sfidën” kineze në rajon, Eskobari këshillon rajonin dhe Evropën në përgjithësi se “vendet duhet të ndihen se kanë mundësi të tjera përveç Kinës nga pikëpamja ekonomike”, duke përmendur hapjen e zyrës së Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillimin në Beograd dhe dhomat amerikane të tregtisë në rajon, dhe duke theksuar se investimi amerikan në projekte të mëdha infrastrukturore, ndryshe nga investimi kinez, ka përfitime afatgjata për rajonin. Lidhur me tensionin e “targave” Eskobari mbështet dialogun e drejtuar nga Brukseli por këshilloi palët që të mos dërgojnë forca speciale atje ku gjendet KFOR-i. Ndërsa pohoi se punon me “kompetenca të reja” në rajon, kujtoi njoftimin e vitit të kaluar të Bajdenit për një seri mekanizmash të reja që parashikojnë sanksione agresive kundër korrupsionit, jo domosdoshmërisht kundër veprimtarive kriminale por kundër korrupsionit.

Ndërsa kjo është qasja e Uashingtonit për të cilën është ngarkuar Eskobari për ta realizuar, paralelisht po zhvillohet një dinamikë tjetër, të cilën Uashingtoni, Brukseli, Prishtina dhe Tirana nuk e përmendin askund: armatosjen e Serbisë! Shqetësimin e armatosjes së Serbisë e shprehu dhe revista ekonomike “The Economist” gjatë tetorit të këtij viti, me një shkrim, titulli i të cilit i thotë thuajse të gjitha: “Serbia është në një zdërhallje blerjesh armësh”! Sipas tij, mes vitit 2015 dhe 2021 shpenzimet ushtarake atje u rritën me rreth 70% në 1.4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i ka shitur dhjetë avionë mig-29 and ka marrë nga Rusia dhe 30 tanke dhe pajisje të tjera ushtarake ndërsa i shiti dhe një sistem ajror mbrojtës. Ka blerë dronë kinezë, helikopter rusë dhe një sistem francez raketor tokë-ajër ndërsa ka deklaruar se do të blejë avionë transportues dhe helikopter nga Airbus. Ka biseduar dhe me Izraelin për blerjen e raketave anti-tank ndërsa mund të blejë dhe dronë turkë. Vetë industria e saj e mbrojtjes po prodhon pajisje ushtarake. Tabloidet e kontrolluar nga qeveria serbe deklarojnë në mënyrë të përsëritur se lufta me shqiptarët e Kosovës dhe Kroatët është e afërt ndërsa ministri i brendshëm serb dhe nacionalistët kanë deklaruar krijimin e “Botës Serbe”—një togfjalësh që nënkupton Serbinë e Madhe.

Stephen J. Blank, një drejtues dhe këshilltar në programin euraziatik FPRI, ka shkruajtur një analizë në “The National Interest”, një revist amerikane e bazuar në Uashington dhe e krijuar nga presidenti amerikan Richard Nixon në vitin 1994, ka publikuar një analizë me titull, “Mund të krijojë paqe shitja e armëve në Serbi për Ballkanin?”. Ai argumenton se Serbia po ble armë nga Izraeli me “lejen” e Uashingtonit dhe për këtë arsye por dhe për një tjetër—se nëse Amerika nuk ishet armë Serbisë vendin e saj do ta zërë Rusia dhe Kina— ai këshillon Uashingtonit t`i shesë asaj armë! Me qasjen e përgjithshme të Uashingtonit ndaj Serbisë —duke përdorur pushtetin e butë ose ekonomik për të kontrolluar Beogradin politikisht— kjo këshillë mund të bindë Bajdenin dhe t`i shesë armë Serbisë. Por edhe nëse nuk i shet, ajo po armatoset me “heshtjen” e Uashingtonit madje dhe me ndihmën e tij për sa kohë që arsenali ekonomik amerikan po përqendrohet në Beograd sa sa në Tiranë.

Vetë ambasador amerikan atje mbajti së fundmi një qendrim në frymën e ambasadorit rus: se Serbia është faktor “stabiliteti” në rajon! Siç citon Adil Fetahu: 

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Entoni Godfrid, në një solemnitet të hapjes së një kompanie amerikane të teknologjisë (NCR), në fjalën që mbajti, e lavdëroi Serbinë si faktor të paqes në rajon. Ai bëri disa deklarata, sa të pabaza, aq të pabesueshme, kur tha se “Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon. E kemi parë këtë javën e kaluar, se Serbia dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon”!

Deklarata të tilla për Serbinë “si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajo”, do t’i kishin hije vetëm ambasadorit rus, Harçenkos, por jo atij amerikan, kur e di fort mirë se shteti i Serbisë është ai që tërë kohën shkakton destabilitet e konflikte në rajon, dhe se këtë e ka strategji të definuar edhe në Memorandumin 2 të Akademisë së Shencave të Serbisë, për të destabilizuar shtetet fqinje:  Kosovën, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.  Për realizimin e synimeve të përcaktuara në atë memorandum, i ka angazhuar të gjitha strukurat shtetërore, diplomatike, kishtare, mediale, madje edhe ushrinë.

Nëse ambasadori Godfrid javën e kaluar “e ka parë dëshirën e Serbisë për paqe dhe stabilitet”, në krizën që krijoi në kufi me Kosovën, në këtë pikë është në një vijë me ambasadorin rus.

Serbia  me të gjitha forcat është e angazhuar kundër stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, por edhe të tjerëve. Vitin e kaluar dhe këtë vit e destabilizoi Malin e Zi, dhe e solli buze luftës qytetare, derisa e rrëzoi qeverinë. Përmes asaj kreaturës gjenocidale, të ashtuquajtur “Republika Srpska”, punon  pandërprerë në destabilizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të  Bosnje-Hercegovinës, kurse duke trumbetuar e rritur shifrat per viktimat serbe në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, tërë kohën është në grindje me Kroacinë.

Politikës së tillë nuk i thuhet politikë e paqes dhe stabilitetit, por politikë e agresionit shtetëror të Serbisë ndaj fqinjëve dhe e destabilitetit të rajonit. 

Parë nga këndvështrimi amerikan, lidhur me “strategjinë” që po përdorë për të realizuar “Ballkanin e Hapur”—duke angazhuar elitat e tre vendeve fillestare në një bashkim parafederal dhe duke përparuar me katër “liritë” e globalizmit neoliberal përmes të cilit korporatat amerikane dhe jo vetëm ato lëvizin lirshëm dhe pa kosto doganore— dhe nga tre avnatazhet ekonomike që ka Serbia në raport me ne, nga avantazhi i saj gjeopolitik —mban një “këmbë” ruse në Serbi— por dhe në fund nga qendrimi amerikan lidhur me të, Serbia do të dominojë absolutisht tregun e bllokut përkatës dhe për pasojë do të rikërcënojë me luftë nëse nevojitet, sidomos shqiptarët. Këtë efekt shqiptarët, dhe veçanërisht shqiptarët e qeverisë “Rama” në Tiranë, s`e kanë kuptuar dhe shumë vazhdojnë të “flenë”: sepse qeveria e Kosovës ka fituar një lloj kuptimi për rreziqet e tij, të cilin e tregon përmes rritjes së ushtrisë, por ende është tejet i pjesshëm.       

Mashtrimi i Ramës me “kuvendin popullor” për “Ballkanin e Hapur” dhe gjysmë të vërtetat e Fatos Tarifës

Tre ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja për Ballkanin e Hapur në Tiranë (21 dhjetor) —për heqjen e lejes së punës dhe për lehtësimin e import-eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe për veterinarinë, efektin e të cilave do ta shqyrtoj më tej— Rama tha se do t`u drejtohesh shqiptarëve me një pyetësor për të shprehur mendimin e tyre për “çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë”: hamendësisht ai do të ftojë shqiptarët të shprehen edhe për “Ballkanin e Hapur” meqë si çështje është quajtur nga vetë ai “strategjike”. Pa droje, procesin me pyetësorin ai e quajti “kuvendim popullor” duke shtrembëruar karakterin e këtij të fundit: se “kuvend popullor” quhet “biseda e lirë dhe e shtruar” ose “mbledhja e gjerë [popullore] për probleme të rëndësishme” (Fjalori ynë) ku shqyrtohen çështjet nga vetë populli dhe nuk shprehen thjesht opinione dhe mendime spontane!

Nisma e tij e re, rrjedhimisht, shtrembëron karakterin e “kuvendit popullor” dhe e kthen atë në një “spektakël” opinionesh! Madje ajo nxitet në kohën kur dihet se Rama ka çensuruar —në shtypin dhe median kombëtare— gjithë të vërtetën lidhur me “Ballkanin e Hapur”; kur dihet se përballë tij qendron opozita e “Berishës” e cila shtrembëron gjithashtu të vërtetat lidhur me projektin e Uashingtonit dhe Brukselit; dhe kur dihet, në fund, se një popull pa të vërteta të plota ose me “gjysmë të vërteta” që burojnë nga mendja e Ramës dhe Berishës në këtë rast, dhe e gazetarëve dhe “ekspertëve” që mbajnë pas...të “vërtetat” e tyre do të mbështesë edhe sikur të pyetet me pyetësor! Rezultati i tij, rrjedhimisht, dihet për sa kohë që popullit i çensurohet e vërteta e plotë: do të jetë pak a shumë si në zgjedhjet parlamentare të fundit—sepse me shumë gjasa Rama do të mobilizojë gjatë procesit “ekspertët” dhe gazetarët e tij për t`u mbushur mendjen shqiptarëve se projekti i Uashingtonit dhe Brukselit është në të mirë të popullit ndërsa Berisha do të argumentojë të kundërtën por pa përmendur ndonjë të vërtetë të plotë!

Pa u çuditur, lidhur me nismën e Ramës —për të pyetur popullin— kanë filluar të ngjallen frikërat edhe mes “mentorëve” të partisë “socialiste”: Fatos Tarifa çeli fushatën bindëse. Sipas tij, nisma e Ramës është e gabuar, sepse nuk mund të bazohet “strategjia” e vendit tonë në opinione dhe mendime popullore por janë deputetët ata si përfaqësues të zgjedhur në parlament që duhet të hartojnë politika pasi...

“t`u drejtohen shkencëtarëve, studiuesve dhe ekspertëve tanë më të mirë për t`u kërkuar mendimin dhe shërbimin e tyre të kualifikuar në hartimin e politikave, edhe atyre më strategjike, mbi bazën e të cilve do të sigurohet zhvillimi i sotëm dhe ai perspektiv i shoqërisë dhe kombit tonë, sepse shkenca dhe ekspertiza profesionale nuk mund të zëvendësohet nga opinionet e njerëzve dhe nga dija konvencionale...Shkenca ka qenë dhe mbetet në mënyrë të padiskutueshme veprimtaria njerëzore më e suksesshme e të gjitha kohëve. Vlerat dhe rëndësia e saj dalin më mirë në pah në shoqëritë demokratike, pasi të njëjtat virtyte që e bëjnë shkencën të ecë përpara, e bëjnë edhe demokracinë të funksionojë—besimi në faktet dhe jo në autoritetet, përkushtimi ndaj arsyes dhe transparenca, të qenurit i hapur ndaj ekzaminimit kritik, skepticizmi metodologjik ndaj vlerave sunduese në shoqëri, vullneti për të marë në konsideratë opinionet e kundërt, si dhe modestia për të pranuar të pasigurtat dhe padijen. Janë dituritë, ekspertiza dhe patriotizmi i tyre, jo pyetsorët—edhe sikur përmes tyre të merret mendimi i çdo shqiptari, brenda apo jashtë vendit—ato që mund t’u ofrojnë zgjidhje problemeve të mëdha të shoqërisë e të kombit tonë. Idetë dhe propozimet e qytetarëve, ashtu si dhe politikat apo reformat që mund të propozojnë ata, ose njerëzit e zgjedhur apo të emëruar për këtë qëllim, duhet t’u qëndrojnë standardeve më rigorozë të mbledhjes dhe të ekzaminimit të fakteve. Problemi te ne nuk qëndron te mungesa e dijeve, por te mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të dëgjuar ata që dinë dhe që, për këtë arsye, mund të japin këshilla të informuara dhe inteligjente për shumë probleme e çështje nga më të rëndësishmet që preokupojnë shoqërinë dhe kombin tonë, këtej dhe andej kufirit”.

Në grupin e “ekspertëve” fut dhe veten Tarifa—ndaj këshillon Ramën —pasi tregon dhe disa gjysmë të vërteta për vendet “demokratike” si SHBA-ja, të mos e ndërmarrë këtë nismë! Tarifa, në fjalë të tjera, anashkalon shtrembërimin e “kuvendit popullor” nga Rama dhe nuk mundohet ta qartësojë atë si “studiues” që është; shpërnjeh faktin se Rama ka çensuruar gjithë të vërtetën për “Ballkanin e Hapur”, ku merr pjesë dhe gazeta “Dita”, me një çensurë edhe më të neveritshme, dhe populli s`ka të vërteta të tjera në mendjen e tij përveç “gjysmë të vërtetat” e Ramës dhe Berishës; dhe në fund, pikërisht për këtë arsye —por edhe bindjes së tij se popujt nuk mund të marrin vendime “racionalë”, propozon që procesin ta zhvillojnë përfaqësuesit: deputetët dhe “ekspertët” ku bën pjesë dhe ai. Madje ai mund të pretendojë dhe drejtimin e procesit, nëse Rama këmbngul në zhvillimin e “kuvendit popullor”, meqë ka “ekspertizë” në matjen e opinioneve!   

Mbledhja e Ballkanit të Hapur/2022: një fiasko me pasoja katastrofike

Mbledhja e Ballkanit të Hapur e vitit 2022 u zhvillua në Beograd gjatë dy ditëve të para të shtatorit. Ajo filloi me panairin e verës ose “Vizionin e Verës” siç e quajtën tre nismëtarët, dhe më pas me bisedimet, nënshkrimet e marrëveshjeve të reja dhe qendrimet publike. Në të morën pjesë tre krerët e shteteve “themeluese”: Shqipëria, Maqedonia e V. dhe Serbia me dy të ftuar, përfaqësuesit e Malitëzi dhe Bosnje Hercegovinës.

Gjatë panairit Rama “sfidoi” ligjëratën e shkruajtur nga ekipi i tij lidhur me përmendjen e faktit se vera e parë është prodhuar në epokën e bronxit në Shqipëri duke mbivendosur nevojën për të bashkëjetuar, për ta bërë jetën tonë më të gëzueshme dhe të jetueshme, më të paqtë dhe mos të hedhim gurë kundër njëri-tjetrit, duke mos harruar numrin e prodhuesve nga Shqipëria në panair, 22, ndërsa vreshtaritë, sipas tij, janë shtuar me 10% çdo vit dhe volumi i shkëmbimeve agrikulturore mes tre vendeve është rritur me mbi 100 milion euro nga 60 milionë një vit më parë. Eksportet bujqësore dhe plehrat shqiptare në Serbi u rritën me 30% vitin e kaluar ndërsa shënohet e njëjta shifër kundrejt Maqedonisë së V.

Mbledhja u zhvillua nën kujdesin e ambasadorit amerikan në Beograd, Chris Hill. Ishte i pranishëm dhe ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, dhe ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto. Rama rrëfeu se nismëtarët kishin ftuar dhe ministrat e jashtëm në Greqisë dhe Italisë. Por ata e patën të pamundur për të marrë pjesë dhe do të ftohen mbledhjen tjetër. Ai tha, gjithashtu, se një kryeministër pjesë e BE-së kishte kërkuar të merrte pjesë, të cilit i ishte përgjigjur se do ta bisedonte me kolegët e tij dhe se ma gjasa do të ftohësh herën tjetër ndërsa shtoi se do të ftoheshin të gjithë t`i bashkohen nismës duke theksuar besimin e tij se “Ballkani është po aq i rëndësishëm për Evropën sa ç`është Evropa për Ballkanin”.

Ai përshëndeti marrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës për letërnjoftimet si pjesë e zgjidhjes së Ballkanit të Hapur dhe shprehu respektin e tij për presidentin serb i cili i dha përparësi paqes. Më tej ai sqaroi se “ata” nuk ishin në mbledhje vetëm për verërat dhe afrimin e popujve hap pas hapi por dhe lidhur me drithin dhe energjinë. Për të parin ai përmendi faktin se Serbia bllokoi eksportet e tij për shkak të luftës në Ukrainë por falë Ballkanit të Hapur ajo i zhbllokoi sërish.

Për krizën energjitike ata “themeluan” një ekip “supranacional” ad hoc dhe ngaqë sipas tij Serbia dhe Maqedonia e V. varen nga energjia termike (“thermo-power”) ata “mund të nënshkruajnë marrëveshje për të shfrytëzuar mundësitë për të siguruar më shumë elektricitet”. Lidhur me këtë synim ata janë pajtuar që të tërheqin “disa nga projektet më të mëdhenj në rajon” duke përdorur “përvojën e shkëlqyer të Serbisë në tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu palët nënshkruan katër marrëveshje:

• Për sigurinë ushqimore mes tre republikave e nënshkruar nga ministrat e agrikulturës;

• Memorandum Mirëkuptimi në fushën e kinematografisë dhe veprimtarive pamore në Ballkanin Perëndimor nënshkruar nga ministrat e kulturës;

• Marrëveshje për energjinë dhe mineralet e nënshkruar nga ministrat e infrastrukturës dhe energjisë;

• Plan ndërveprues mbi gjendjet e jashtëzakonshme qytetare mes tre republikave nënshkruar nga përfaqësuesit e tre vendeve. 

Serbia, në fakt, varet nga energjia e qymyrit (ligniti). Ky i fundit siguron më shumë se 70 për qind të energjisë elektrike. Burimi i dytë është energjia ujore ndërsa burimet e tjerë s`kanë ndonjë peshë të rëndësishme. Ndërsa po përpiqet të importojë energji elektrike nga Azerbajxhani lidhur me energjinë ujore Serbia është në procesin e shkatërrimit të ekosistemit me ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël. Këta të fundit kanë treguar se janë një tjetër fiasko e elitave neoliberale.

Përvoja e Bosnje Hercegovinës e tregon qartë: pronarët e hidrocentraleve të vegjël në Bosnje, gjatë dekadës së fundit përfituan miliona euro subvencione, ndërsa paguajnë tarifa të vogla koncesioni, zakonisht midis 1 deri 3 për qind të të ardhurave të tyre. Tranzicioni i premtuar drejt energjisë së ripërtëritshme nuk ndodhi kurrë. Më 2021, hidrocentralet e vegjël kontribuan vetëm pak mbi 2.5 për qind të prodhimit të energjisë elektrike atje.

Si pasojë e protestave të fuqishme të veprimtarëve, sidomos kur u zbulua se shumë kontrata për shfrytëzimin e lumenjve u ishin dhënë njerëzve të afërt të pushtetit politik, u miratua një ligj që ndalon ndërtimin e mëtejshëm të hidrocentraleve të vegjël në pjesën më të madhe të Bosnjes. Megjithatë, lufta atje vazhdon, meqënse qeveritë s`kanë hequr dorë plotësisht nga praktika. 

Për t`u përballur me nevojat e saj në rritje dhe kërkesat e BE-së për zvogëlimin e çlirimeve Serbia ka planifikuar ndërtimin e impianteve të tjerë me bazë qymyrin ndërsa thotë se disa do t`i pezullojë. Por është e qartë se orientimi i Serbisë është katastrofik jo vetëm për të por për gjithë rajonin.

Nga ky orientim kërkon Rama dhe mbështetësit e tij të “shpëtojë” popullin. Ndryshe paraqitet gjendja për Serbinë: ajo me shumë gjasa do të ketë qasje në energjinë tonë hidrike, sidomos gjatë dimrit. Ajo do të ketë qasje, gjithashtu, në prodhimet minerale. Por këto qasje nuk e shpëtojnë Serbinë nga kriza energjitike (për prodhimin e energjisë elektrike, sepse për energjinë motorrike ajo e ka zgjidhur problemin me naftën dhe gazin rus). Gjykuar nga e ardhmja energjiike mund të parashikojmë dhe të ardhmen e drithit serb, i cili do të furnizojë Kosovën dhe Shqipërinë: ai do të jetë çdo vit dhe më keq meqë kushtet klimatike do të përkeqësohen ndërsa ato nuk mund të ndihmohen as nga ndihma financiare që kërkoi Rama nga BE-ja! 

Përfundime

Nisma rajonale ndërmerret në kohën kur BE-ja dhe Uashingtoni po rishikojnë politikën e jashtme dhe kryesisht politikat ekonomike. Më konkretisht, politikat proteksioniste kanë filluar të ripërdoren, kryesisht si pasojë e Kinës, e cila po fiton më shumë se vendet përkatëse nga tregu global dhe kërcënon dhe sektorët “strategjikë” të BE-së dhe Amerikës: me blerjen e tyre. Këto politika mund (dhe duhet) të përdoren dhe nga ne. Rama nuk mund t`i përdor, kryesisht sepse është neoliberal dhe mbështetet nga neoliberalët, si brenda vendit ashtu dhe jashtë. Kurti po i përmend por nuk e ka të qartë se çfarë nevojitet meqë ka vite që s`ka studiuar ndërsa këshilltarët e tij paraqiten më keq se ai. Gjasat janë se ‘skepticizmi’ i Kurtit lidhur me politikat neoliberale do të “mbytet” nga diplomacia e Brukselit dhe Uashingtonit por dhe nga qendrimet e Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit. Këta me siguri kanë menduar se me qendrimet e tyre do ta detyrojnë Kurtin të marrë pjesë në “Jugosllavinë e re”.

Mirëpo, një veprim i tillë do të shkaktonte zemëratë të madhe në popullin shqiptar të Kosovës dhe përtej saj dhe protesta. Për të njëjtën arsye, Kurti do të ngurronte shumë të përfshihësh në të. Dhe për të njëjtën arsye asnjë parti në Kosovë nuk mund ta ndërmarrë këtë hap pavarësisht presionit që mund të ushtrohet nga kanalet diplomatike. Nëse ndonjë parti përfshihet në të ardhmen, me siguri populli shqiptar do të zemërohet edhe me Brukselin dhe Uashingtonin. Zemërata do të shtohet kur fitimet serbe në kurriz të popullit tonë do të duken më qartë dhe me siguri do të shpërthejnë protesta të fuqishme kundër partive politike dhe fuqive perëndimore. Ky efekt —të cilin nuk besoj se e kanë kuptuar dhe parashikuar në Bruksel dhe Uashington meqënse nuk i kanë kuptuar ende avantazhet ekonomike serbe në raport me ne dhe qëllimet e saj— nuk është i dëshirueshëm për ta: sepse do të shfrytëzohësh nga Turqia dhe do të shiheshin si pragmatistë dhe oportunistë (që kërkojnë të fitojnë në kurriz të popullit tonë dhe burimeve ekonomike të tij) se sa si idealistë, nëse me ‘idealizëm’ kuptojmë përdorimin e drejtësisë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare se sa “strategjitë” e politikave zgjeruese (ose ekspansioniste).    

*Ky studim është realizuar për një kohë rekord në kushte jo të mira meqë mbizotëron pështjellim në popullin tonë lidhur me politikat kriminale të Ramës. Referencat e tij mund të gjenden vetëm në origjinal. 

*Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA