...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lufta me mikrovalë e superfuqive: Rusia sulmon ambasadorët amerikanë dhe agjentët e CIA-s?

Gjykuar nga rastet e përmendur dhe nga koha kur kanë filluar sulmet (faza e dytë ka filluar pas puçit të nxitur në Kiev nga administrata amerikane), Rusia synon dobësimin e veprimtarisë së ambasadave amerikane dhe shërbimit inteligjent që i shoqëron ato, CIA-s, rreth botës

Ylli Përmeti

10/09/2021 - 18:56

Një luftë tjetër, e karakterit jokonvencional, me radiacion mikrovalësh ka filluar të zhvillohet mes superfuqive, kryesisht mes SHBA-së dhe Rusisë. Një raport i “The Times” vitin e kaluar tregonte se sulmet me radiacion mikrovalësh kanë filluar në Kubë. Sipas tij, në shenjestër ishte ambasada amerikane dhe agjentët e CIA-s atje. Kjo e fundit u hap në 20 korrik 2015 në Havana pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes qeverisë “Obama” dhe qeverisë kubaneze. Sulmet shkaktojnë pasoja të ndryshme me më kryesoret, dhimbje koke, pagjumësi dhe humbje të kujtesës. Siç citon raporti: fakti i parë dhe më dramatik të këtij mundi të veçantë erdhi në vitin 2016-17, kur një dyzinë diplomatë amerikanë, agjentë dhe nëpunës qeverie në Kubë raportuan se dëgjonin tinguj të çuditshëm, të shoqëruar me grumbull dobësie lëngimesh që njihen që nga ajo kohë si “sindroma e Havanës”: trysni mbi kafkë, lodhje, shikim i turbulluar, harresë, ankth dhe depresion.

Filloje nga: Superfuqitë ushtarake dhe mundësitë e shpërthimit të një lufte botërore*

Një trup në rritje të oficerëve të inteligjencës dhe ekspertëve të shëndetit besojnë se kjo sëmundje e papritur trunore është rezultat i sulmeve mbi personelin amerikan me siç quhen “armë energjie të drejtuara”, ndoshta duke përdorur radiacion mikrovalësh për të depërtuar muret dhe dritaret e ndërtesave nga një largësi. Rusia dyshohet kryesisht për këto sulme dhe shumë e shohin shpërthimin e sulmeve të dyshuar si një përshkallëzim tjetër në luftën e agjenturës mes Moskës dhe Perëndimit. Gjatë luftës së ftohtë ishte një marrëveshje e pashkruar se agjentët nuk lëndonin fizikisht agjentët rivalë. Rusia ka përvojë në teknologjinë e mikrovalëve.

Mes vitit 1953 and 1975, ambasada amerikane në Moskë u bombarudua me tufa mikrovalësh nga një ndërtesë rreth 90 metra larg. “Sinjali i Moskës”, një sekret i mbajtur për dekada, u përdor ndoshta për të shkrepur aparate përgjuese brenda ambasadës, por disa besojnë se mikrovalët u përdorën për të ndikuar në shëndetin dhe sjelljen e diplomatëve dhe agjentëve amerikanë. Në vitin 2014, Agjencia e Sigurisë Kombëtare [amerikane] raportoi se “një vend armik” (që besohësh se ishte Rusia) kishte përdorur një armë me fuqi të madhe për të “banjëzuar një apartament të shënjestruar me mikrovalë”. Moska i rafuzuar akuzat me një dozë ironie: kur u pyet nga revista GQ se nëse oficerët e CIA-s kanë qenë në shënjestër të sulmeve ruse, një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha: “Unë nuk do të përpiqem të vërtetoj se nëse ata janë viktima të një ‘sulmi akustik’, paranoje ose rusofobie. Kjo pyetje u bëhet mjekëve”. Provat mjekësore mbi vuajtësit e sindromës së Havanës tregojnë se është tejet e pamundur të jetë origjinë psikologjike ose psikosomatike. Hetuesit mjekësor thonë se simptomat lëvizin me shenja dëmtimi në tru, por pa asnjë traumë të shoqëruar fizike: pacientët dhe mjekët e quajnë atë “tronditja e panjollë”.

Administrata e Trampit fajësoi Kubën për çka ajo quajti “sulme të shënjestruara” në personelin e saj diplomatik në Havana dhe tërhoqi shumicën e personelit dhe dëboi 15 diplomatë kubanezë nga Uashingtoni. Por s`kishte prova për përfshirje kubaneze dhe autoritetet kubaneze punuan ngushtë me FBI-në për të gjetur shkakun. Vetë administrata e Trampit nuk donte të dëgjohësh se personeli amerikan ishte nën sulm nga radiacioni i mikrovalëve.

Në gusht të vitit të kaluar Akademitë Kombëtare të Shkencave përfunduan një studim mbi shkaqet e mundshme të sindromës së Havanës por departamenti i shtetit nuk e ka bërë publik dhe nuk ia ka njoftuar Kongresit, një vendim që është përshkruar nga autori kryesor i tij si “tejet zhgënjyes”. CIA zhvilloi një hetim mbi incidentet e fundit. Duke gjurmuar telefonat celularë, hetimet gjetën se agjentë të njohur rusë kishin qenë pranë oficerëve të CIA-s që përjetuan sundromën në Poloni, Gjeorgji dhe Australi. Në dy raste, oficerët e FSB, shërbimit rus të inteligjencës së huaj, rrinin në të njëjtin hotel me ata që janë ndikuar. Prova të përfshirjes ruse iu paraqitën Gina Haspel, drejtoreshës së CIA-s, dhjetorin e 2019 por nuk iu paraqitën presidentit. Një arsye mund të ishte se Haspel e shihte rastin kundër Rusisë si jobindës. Por një tjetër, më e mundshme, mund të ishin zgjedhjet për të cilat Rusia është përfolur shumë. Trampi nuk do të donte të dëgjonte një fjalë tjetër rreth poshtërsive të Moskës.  

Por një analizë e BBC-së hedh më shumë dritë lidhur me këto sulme. Ajo citon një profesor amerikan, James Lin, i cili argumenton se teknologjia përkatëse është zhvilluar rreth luftës së dytë botërore dhe ka patur raporte nga njerëz të ndryshëm se ata dëgjonin diçka kur një radar i afërt dërgonte mikrovalë në qiell pavarësisht se s`kishte ndonjë zhurmë të jashtme. Në vitin 1961, një studim i kryer nga dr. Allen Frey, argumentonte se tingujt shkaktoheshin nga mikrovalë që ndërvepronin me sistemin nervor, fakt që çoi në krijimin e termit “efekti frej”. Por shkaqet e vërtetë —dhe ndërlikimet— mbetën të paqartë. Në vitin 1970 prof. Lin filloi të eksperimentonte në universitetin e Uashingtonit dhe prodhoi pulse të cilët i dërgonte pas kokës së tij me ndihmën e një kolegu. Profesori në fjalë besoi se energjia e pulseve përthithësh nga indi i butë i trurit dhe ndryshonte në valë trysnie që lëviste brenda kokës, e cila kuptohësh nga truri si tingull. Kjo ndodhte kur mikrovalë me energji të lartë çliroheshin si pulse.

Në vitin 1978 ai nuk ishte i vetmi në këtë përpjekje kur pati një ftesë të pazakontë për të biseduar eksperimentet e tij me një grup shkencëtarësh sovjetë të cilët kishin zhvilluar eksperimentet e tyre. Gjatë luftës së ftohtë shkenca ishte në fokus të rivalitetit intensiv të superfuqive. Qoftë edhe fusha si kontrolli i mendjes u studiuan mes frikërave se ana tjetër krijonte një avantazh — ku përfshiheshin mikrovalët. Prof. Lin u tregoi shkencëtarëve sovjetë qasjen e tij në një qendër të kërkimeve shkencore në qytetin Pushchino, pranë Moskës. Ata bënin eksperimente të ndryshme duke përfshirë edhe mikrovalët por donin të dëgjonin një qasje të ndryshme. Kureshtja ndaloi të dyja qasjet dhe agjentët amerikanë filluan të gjurmonin kërkimet sovjete.

Një raport i vitit 1976 nga agjencia e inteligjencës së mbrojtjes amerikane, zbuluar nga BBC, thoshte se nuk mund të gjente prova për armë mikrovalësh nga blloku komunist por thoshte se eksperimente ku mikrovalët pulsonin në fytin e bretkosave deri sa ndalonte zemra e tyre. Raporti zbulon gjithashtu se SHBA-ja ishte e shqetësuar se mikrovalët sovjete mund të përdoreshin për të penguar punën e trurit ose të induktonin tinguj për efekte psikologjike. “Studimi i preceptimit tingullor i tyre ka gjasa të mëdha për zhvillimin e një sistemi për të çorientuar ose penguar sjelljen e personelit ushtarak dhe diplomatik. Interesi amerikan nuk ishte thjesht mbrojtës”. Lin do të citonte herë pas here veprimet sekrete të SHBA-së mbi armë të së njëjtës fushë. Dhe ndërsa ai ishte në Pushchino, një grup tjetër amerikanësh jo shumë larg shqetësoheshin se ata po sulmoheshin nga mikrovalët — dhe se qeveria e tyre e kishte mbuluar si shqetësim.

Për thuajse një çerek shekulli, ambasada amerikane prej 10 katesh në Moskë goditësh nga një tufë e gjerë e padukshme mikrovalësh. Ajo u njoh si “sinjali i Moskës”. Për shumë vite shumica e atyre që punonin brenda saj nuk dinin asgjë. Por ambasadori i ri, Walter Stoessel, që arriti në vitin 1974, kërcënoi të dorëhiqësh nëse nuk njoftoheshin të gjithë por departamenti amerikan zvogëloi rreziqet. Më pas vetë ambasadori u sëmur me hemoragji nga sytë si një nga simptomat e tij kryesore. Në një thirrje telefonike tashmë të deklasifikuar të vitit 1975 kundrejt ambasadorit sovjet në Uashington, sekretari i shtetit amerikan Henry Kissinger lidhi sëmundjen e ambasadorit me mikrovalët, duke pranuar se “ne po përpiqeshim ta mbanin gjënë të heshtur”. Ambasadori vdiq nga leucemia në moshën 66 vjeçare. “Ai vendosi të luante ushtarin e mirë”, dhe të mos bënte zhurmë, i tha vajza e tij BBC-së. Nga viti 1976 ekrane u instaluan për të mbrojtur njerëzit. Por shumë diplomatë ishin të zemëruar, duke besuar se departamenti i shtetit si fillim heshti dhe më pas rezistoi të pranonte ndonjë efekt shëndetësor. Ky ishte një pretendim që ushtoi dekada më pas me sindromën e Havanës.

Sovjetët ishin përpara SHBA-së në teknologjinë e mbikqyrjes dhe një teori ishte se ata lëshonin mikrovalë në dritare për të kapur biseda, një tjetër se ata ishin duke aktivizuar aparatet e tyre të fshehur brenda ndërtesës ose të kapnin të dhëna përmes aparateve goditëse me mikrovalë të njohur si “vështroj vjedhurazi dhe gërmoj” (“peek and poke”). Sovjetët i kishin thënë zëvendës ambasadorit amerikan Matlock se qëllimi ishte të zhurmonin pajisjet amerikane në çatinë e ambasadës që përdoreshin për të kapur bisedat e sovjetëve në Moskë. Kjo është bota e mbikqyrjes dhe kundër-mbikqyrjes, aq sekrete saqë qoftë edhe në ambasada dhe qeveri vetëm pak njerëz e dinë gjithë tablonë e plotë.

Pas sulmeve në Havanë, Poloni, Gjeorgji, dhe Australi, sulme të tjerë u dëshmuan në Moskë (rasti i Marc Polymeropulous), dhe Kinë duke përfshirë dhe konsullatën amerikane në Guanzhou herët në vitin 2018. Qeveria amerikane nuk e përmend këtë çështje sepse hamendësohet se mund të hapë kutinë e pandorës për incidentet që janë shpërnjohur prej vitesh dhe një arsye tjetër është se vetë SHBA-ja zhvilloi dhe ndoshta përdori mikrovalët dhe kërkon ta mbajë sekret. Raportet thonë se në vitin 1990 aviacioni ajror amerikan provoi një projekt të quajtur “Hello” për të parë nëse mikrovalët mund të krijonin tinguj shqetësues në kokat e njerëzve, një tjetër “Goodbye” për të provuar përdorimin e tyre në kontrollin e turmave, dhe një tjetër të quajtur “Goodnight” për të parë nëse mund të përdoreshin për të vrarë njerëzit. Raporte prej një dekade më parë tregojnë se këto qëllime nuk kanë qenë të mbara. Por studimi i mendjes dhe se çfarë mund të bëhet me të ka marrë interes në rritje brenda botës së ushtrisë dhe sigurisë.

Administrata e Bajdenit e ka sinjalizuar se do ta konsiderojë çështjen seriozisht. Zyrtarëve të CIA-s dhe Departamentit të Shtetit u është dhënë këshillë se si të përgjigjen në incidente (duke u larguar nga ndonjë vend nëse ata ndihen se po sulmohen). Departamenti i Shtetit ka krijuar një grup pune për të mbeshtetur personelin për atë çfarë tashmë quhet si “incidente të pashpjegueshme shëndetësore”. Përpjekjet e mëparshme për të kategorizuar rastet se nëse ata përputheshin me kritere specifike janë braktisur. Pa një përcaktim, është e vështirë të numërohen rastet. Këtë vit një valë e re rastesh mbërriti  duke përfshirë Berlinin dhe një grup më të madh në Vjenë.     

Gjykuar nga rastet e përmendur dhe nga koha kur kanë filluar sulmet (faza e dytë ka filluar pas puçit të nxitur në Kiev nga administrata amerikane), Rusia synon dobësimin e veprimtarisë së ambasadave amerikane dhe shërbimit inteligjent që i shoqëron ato, CIA-s, rreth botës. Kjo luftë e pashpallur mund të çojë në përfrikësimin e qytetarëve amerikanë të përfshihen si diplomatë dhe agjentë jashtë vendit; mund të çojë, gjithashtu, në pranimin se palët kanë zhvilluar armë me mikrovalë —të afta të kontrollojnë mendjet njerëzore dhe të vrasin pa u kuptuar shkaku— dhe në një marrëveshje mes palëve për mos përdorimin e tyre kundër njëri-tjetrit. Por është ende herët për të shkuar në një marrëveshje të tillë përsa kohë që SHBA-ja vazhdon të veprojë jashtë vendit, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Në këto kushte, Rusia, tashmë me mbështetjen edhe të Kinës, do të synonte dobësimin e saj me qëllim kthimin e vepritarisë amerikane në atdhe dhe largimin e kërcënimit në kufijtë e saj. Por përsa kohë që Kina vazhdon të jetë pjesërisht neoliberale për aq kohë ky synim mund të vonojë. Mund të çojë, gjithashtu, në luftë me armë konvencionale. Kështuqë, sulmet ndaj ambasadave amerikane dhe agjentëve të saj do të vazhdojnë deri sa administrata “Bajden” ta marrë vërtet seriozisht këtë çështje.

Sidoqoftë, një raport paraprak i CIA-s thotë se diplomatët amerikanë, që u prekën nga dhimbje të forta, të pashpjegueshme koke, nga ajo që është quajtur “sindroma e Havanës”, nuk ishin vënë në shënjestër nga ndonjë shtet i huaj. Raporti i CIA-s nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së një shteti të huaj në rreth 20 raste, që kanë mbetur ende pa shpjegim dhe janë duke u hetuar. Por në qindra raste të tjera, që mund të kenë patur simptoma të njejta, CIA thotë se ka gjetur arsye të tjera për shkakun e simptomave. Një raport tjetër i një paneli të inteligjencës amerikane nxjerr të njëjtin përfundim: se disa nga rastet mund të jetë shkaktuar nga energjia elektromagnetike pulsive por paneli nuk kërkon se kush mund të jetë përgjegjës. Ndryshimi mes raportit të parë dhe të dytë është se në të dytin shtohet mundësia e sulmeve të jashtme.                                                     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA