...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkencërisht e vërtetuar: nga padija e OBSH-së dhe “mjekësisë” ortodokse në shërimin e autikëve (2)*

Autikët e zhbalancuar në nivel qelizor ose pa aftësi çtoksifikimi të trupit të tyre shkaktojnë reaksionin ROS ose oksidimin redaksional (redox) dhe ky me radhë shkakton stresin oksidativ

Ylli Përmeti

23/07/2020 - 17:17

Studiuesit e mjekësisë përgjithësisht ia atribuojnë autizmin cënueshmërisë gjenetike dhe së fundmi shtuan një shkak tjetër: një ‘stresant’ të jashtëm: ultratingujt në tremestrin e parë të shtatzanisë. Ata shtojnë faktorët mjedisorë, të cilët së bashku apo duke ndërvepruar me genet, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të autizmit 2-4 herë. Këta faktorë përfshijnë moshën e madhe të prindërve, nivelet e larta të ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë; dhe reaksione të rënda të infeksioneve bakteriale dhe virale gjatë shtatzënisë, disa prej të cilave mund të parandalohen përmes vaksinimit. Por ata nuk konsiderojnë “stresantin” vaksinë që trazon vrullin zhvillimor në nivel fizik, kimik dhe biologjik, të fëmijës!

Kështu, së pari, ata përdorin të njëjtën dozë vaksine për trupa fizikë të ndryshëm! Së dyti, ata nuk konsiderojnë pabarazinë zhvillimore te fëmijët, në nivel biologjik etj. Dhe në fund, pikërisht sepse nuk konsiderojnë dozën e njëjtë të vaksinës për trupa të ndryshëm dhe zhvillim biologjik të ndryshëm, mjekët nuk konsiderojnë ‘gadishmërinë’ e organizmit të fëmijës për t’u vaksinuar, sepse fakti që disa fëmijë i përthithin antiseptikët e vaksinave e disa jo, tregon se këta të fundit s’kanë qenë gati për t’u vaksinuar. Kështuqë nga një këndvështrim praktiko-shkencor, mjekët gabojnë disa herë kur vaksinojnë fëmijët. Nuk është e rastit që këtë qasje s’e diskutojnë (në dijeninë time) në publik (universitete etj.). 

Sidoqoftë, rreth tre vjet më parë u përpoqa të sillja qasjet e reja shkencore lidhur me autizmin—një sëmundje që shfaqet tek fëmijët dhe që po shkatërron familjet ekonomikisht dhe ndijishmërisht. Përpara risive në fjalë qarkullonte një qasje se autizmi mund të kurohësh përmes punës edukative. Kjo qasje është themeluar dhe nga OBSH-ja. Sipas saj, autizmi përcaktohet si “çrregullim...që karakterizohet nga një farë shkalle e sjelljes së pengur shoqërore, në kumtim dhe gjuhë, dhe një rreze e ngushtë rëndësie dhe veprimtarie që janë të veçanta për individin dhe që përsëriten”.

Çrregullimi fillon në fëmijëri dhe priret të vazhdojë në rininë e hershme (adoleshencë) dhe pjekuri. Në shumicën e rasteve simtomat janë të dukshme gjatë pesë viteve të parë të jetës. Çrregullimet përfshijnë simtoma të buta dhe të rënda (epilepsi etj.). Shkaqet sipas OBSH-së “janë shumë faktorë duke përfshirë faktorët mjedisorë dhe gjenetikë” […] ndërsa “ka të dhëna epidemiologjike përfundimtare se s`ka asnjë provë për një lidhje shkakore mes vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës. As ka ndonjë provë se vaksina fëmijërore mund të rrisë rrezikun e çrregullimit. Rivlerësimet e fakteve për një lidhje të mundshme mes antiseptikut timerosal dhe aluminit që përfshihen në vaksina të pa-aktivizuara, nuk tregojnë lidhje shkakore. Nuk ka asnjë kurë për çrregullimin përkatës. Ndërhyrjet psikologjike si trajtimet e sjelljes dhe programet aftësuese për prindërit dhe kujdestarët e tjerë mund të zvogëlojnë vështirësitë në kumtim dhe sjellje”!

Por siç do të tregoj në vijim, autizmi mund të kurohet dhe shërohet. Por duhet thënë se institucionet mjekësore duke filluar nga OBSH-ja —që është një institucion mbikombëtar—  dhe duke shkuar tek institucionet shtetërore, kanë çdo arsye që ta shfajësojnë vaksinën si shkaktare edhe nëse kanë një ton me fakte: sepse do të shkaktonte frikë tek prindërit dhe për pasojë ata nuk do t`i vaksinonin fëmijët. Pasoja e mëtejshme do të ishte se fëmijët do të prekeshin nga infeksionet që kanë marrë miliona jetë njerëzish përgjatë historisë njerëzore. Infeksionet, me radhë, do të paralizonin shërbimet mjekësore dhe shtetërore. Kjo është arsyeja se pse OBSH-ja refuzon ta pranojë lishjen shkakore mes vaksinave dhe autizmit duke pranuar vetëm lidhjen mjedisore dhe gjenetike por në këtë rast pa treguar ndonjë fakt—të paktën në faqen e saj. Nuk është, në fjalë të tjera, se duan të përfitojnë nga vaksinat korporatat apo entitete të tjera mjekësore.         

Kështu, duke lënë mënjanë studimet që tregojnë lidhjen përkatëse, të cilët janë me tepri, nuk nevojiten shumë mend dhe fakte për të kuptuar rolin e antiseptikëve në qelizat e fëmijëve për sa kohë që në muajt e parë të jetës së tyre përparojnë (kanë proges) normalisht në shëndetin e tyre dhe pasi bëjnë vaksinën pësojnë prapakthim ose regres ose aberacion: pikërisht sepse grimcat e metaleve gjithnjë pengojnë zhvillimin normal të qelizave dhe kur qelizat pengohen në zhvillimin e tyre ashtu pengohet dhe zhvillimi i sistemit nervor tek fëmijët. Dihet se sistemi nervor përbëhet nga neurone ose qeliza nervore. Kur qelizat pengohen nga grimcat e metaleve që shoqërojnë vaksinat, ashtu pengohet dhe sjellja e fëmijëve përkatës.

Ndryshe nga kjo qajse, një studim i fundit i shton qasjes së OBSH-së dhe institucioneve mjekësore shtetërore pacientët që shkëputen nga realiteti më vonë: sipas tij, ndërsa shkaqet e sëmundjes nuk dihen…“zakonisht simptomat shfaqen në moshën dy vjeçare dhe një e treta e fëmijëve përjeton regres të aftësive në të njëjtën kohë ndërsa simptomat e atyre që shkëputen nga realiteti (desintegrohen) zakonisht fillojnë më vonë, rreth moshës katër vjeç…dhe janë më të theksuara dhe më të përhapura”.  Duke shpërnjohur efektin e vaksinave lidhur me regresin që përmend, studimi përqendrohen kryesisht tek “terapia e sjelljes” përmes së cilës synohet ri-mësimi i vetkujdesjes, gjuhës, dhe aftësive shoqërore duke përdorur shpërblimin për të inkurajuar sjelljen e mirë dhe dekurajuar sjelljen e keqe. Në rastet më ekstreme, kur pacienti shfaq dhunë, përdoren ilaçe kundër-psikotik (qetësues)!

Pyetjes se pse shumica e fëmijëve (mesatarisht një në 160 fëmijë shfaq simptomat e autizmit) nuk pengohet apo dëmtohet nga grimcat përkatëse mund t`i përgjigjemi fare thjesht: sepse qelizat e tyre janë të afta t`i nxjerrin jashtë organizmit ose kanë fuqinë e nevojshme për t`i jashtëqitur. Pakica, rrjedhimisht, nuk i nxjerr grimcat për shkak të mungesës së fuqisë së qelizave (kjo lloj mungese lidhet me natyrën e ushqimit dhe qelizave) dhe për pasojë sistemi i tyre nervor nuk mund të zhvillohet siç zhvillohet tek të tjerët për sa kohë që neuronet nuk zhvillohen si tek të tjerët. Duhet thënë se autizmi mund të shkaktohet nga nënat, gjithashtu, kur ato janë shtatëzënë dhe ekspozohen në merkur. Por kjo lloj kategorie fëmijësh lind —për shkak të nënës— me autizëm dhe nuk bëhet —për shkak të vaksinës— me autizëm.       

Nuk është e rastit që studiuesit vërejnë se fëmijët autikë kanë sistem imunitar të dobët dhe vuajnë nga shtërzimi (kapsllëku) dhe kanë zbuluar, për më shumë, se kanë mungesë të disa substancave që luajnë rol vendimtar në organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se ata kanë nevel të ulët të vitaminave B9 dhe B12 (këto luajnë një rol të rëndësishëm në riprodhimin e qelizave trunore). Mungesa e tyre shkakton ulje të ri-metilimit të homocistinës, një amino-acid jo-proteinik, duke rritur nivelin e saj, e cila, me radhë, mund të shkaktojë goditje në zemër, tru etj. Disa meta-analiza kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele të lartë të amino-acidit jo-proteinik, Hcy, gjithashtu.

Pengimi i qarkullimit të metioninës (një amino-acid që përmban sulfur), çrregullimi i metabolizmit të sulfurit dhe ndryshimet e metilimit të ADN-së, kanë treguar se shoqërojnë autikët. Mungesa e vitaminave B mund të shkaktohet nga mungesa e ushqyesve, përthithja e varfër, ose çrregullimi intestinal. Mikrobiota e zorrës është thelbësore për tretje sepse ajo sintetizon vitamina qënësore dhe bashkëfaktorë si vitamina B, riboflavina, thiamina, dhe acidi folik. Mangësia e folatit dhe nivelet e larta të aminoacideve Hcy janë veçanërisht të dëmshme për sistemin nervor, sepse Hcy ka karakteristika neurotoksike. Fëmijët autikë kanë dhe mungesë glutathionine―një anti-oksidant shumë i rëndësishëm. 

Nuk është, gjithashtu, e rastit që fëmijët autikë kanë mungesë ‘mieline’, një përzierje yndyrore dhe proteinike që mbështjell shumë qeliza nervore dhe ushqen trurin. Sipas një studimi, “mangësitë e lëndës së bardhë në rajone të trurit janë në përputhje me gjetjet patologjike të fëmijëve autikë dhe janë pjesërisht për shkak të mangësisë së mielinës”. 

Pikërisht për këtë arsye studiuesit kanë filluar të prodhojnë “ilaçe” që synojnë kurimin e autizmit. Rerumi, për shembull, një substancë e zhvilluar dekadat e fundit, synon sipas autorit, të kurojë autizmin por duke e shoqëruar kurën me disa ushqime të veçantë gjatë kohës së përdorimit të tij. Baza e Rerumit është “TGF Beta1”, sepse fëmijët autikë kanë nivel të ulët të saj dhe rrjedhismisht kanë nivel të ulët mbrojtës në sistemin imunitar. Përmbajtja e tij bazohet në një strukturë tre-përmasore të shumë-lidhur me sulfat kondroitin, vitamin D₃ dhe acid oleik, që synon të përshtasë sistemin imunitar për të luftuar inflamacionin sistemik të trupit dhe trurit”. Si sulfati kondroitin ashtu dhe vitamina D₃ dhe acidi oleik kanë efekte anti-inflamatore.

Kjo fromulë synon të nxisë ‘nga brenda’ prodhimin e “TGF Beta1”. Kjo e fundit është një lloj proteine —citokinike, “që vë në lëvizje qelizat”— e cila është zbuluar për rolin e saj dekadat e fundit.  Por një studim tjetër, i cili shqyrton rolin e proteinës në fjalë në raport me autizmin, konkludon se proteina përkatëse “mund të mos luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit”. 

Një qasje tjetër ka John Gray, një terapist amerikan. Vaksinat, citon autori, ndryshe nga bindja që kanë krijuar qeveritë amerikane, nuk janë të sigurta, veçanërisht për disa fëmijë [kategorinë e të cilëve mjeku e sqaron në vijim]: për ta ato janë më të rrezikshme! Kuba, citon mjeku, e cila i përdor vaksinat gjerësisht, nuk ka fëmijë autikë siç kemi ne. Ndryshimi është se në Kubë mjekët nuk japin me vaksinën tajlinol (Tylenol) i cili nuk mund të blihet as në farmaci: sepse acetaminofeni, përbërsi aktiv i tajlinolit, mbyt ethet - dhe kur mbyten ethet mbytet trupi për të prodhuar glutothioninë (glutothione), e cila është super-anit-oksidantja që asgjëson radikalët e lirë — një molekulë e pangarkuar me elektricitet. Kështu shkaktohet stresi oksidativ (“oxidative stress”) ose stresi që buron nga oksidimi i qelizave trunore i cili degjeneron qelizat e trurit që shkaktohet nga përmbysja e raportit mes radikalëve të lirë dhe mungesa e anti-oksidantëve në trup.

Nuk bëhet fjalë për ngrënien e anti-oksidantëve. Trupi i njeriut nuk prodhon anti-oksidantë si ‘glutothionina’. Kur mjekët injektojnë glutothioninën për të rritur aftësinë anti-oksiduese të organizmit, ata luftojnë simtomat e autizmit dhe jo shkaqet: ato mund të zbuten thuajse menjëherë por më mirë është të aftësosh trupin e fëmijës të prodhojë glutothioninën. Që trupi të fillojë të prodhojë glutothioninën duhet të ulet pesha e stresit oksidativ. Për të realizuar këtë synim proteinat kanë peshën më të madhe: ato shfaqen vetëm kur ti i mundëson të shfaqen: sepse kur ti nuk prodhon glutothioninë për të luftuar toksifikimin e organizmit nga vaksina, truri thotë, në rregull, po përdor herkulat proteinike (“hitch up proteins”) për t`u mbrojtur nga sulmi toksik në rrjedhën e gjakut. Këto proteina gjenerohen nga ethet. Nëse mbyten ethet, mbytet proteina përkatëse ose mbytet mbrojtja e trupit. Kështu stresi oksidativ bëhet i përhershëm dhe inflamacioni krijohet rreth tij, sepse trupi nuk mund të mbrohet, dhe kështu fëmija zhvillon një gjendje kronike duke nxjerrë nga shinat zhvillimin normal të trurit.

Në këto kushte, se çfarë nevojitet është rikthimi i zhvillimit normal të trurit duke shkaktuar prodhimin e proteinës peshëngritëse. Kjo realizohet duke shkaktuar ethe në trurin e fëmijës. Kjo është arsyeja pse në Gjermani një ndër kurat kryesore për mijëra vjet ishte llixha ku uji është i pasur me minerale dhe i nxehtë dhe ku njeriu lundron për të paktën 20 minuta në ditë - i shtrirë me fytyrën drejt qiellit dhe pjesën e pasme të kokës të zhytur në ujë —ndërsa fytyra qendron e pambuluar me ujë— me qëllim që ngadalë të rritet temperatura e trurit. Pas 20 minutave të para, rritet temperatura e ujit rreth 103 gradë (fahrenheit) dhe qendron atje për rreth 20 minuta dhe kështu shkaktohet prodhimi i proteinave peshëngritëse, të cilat jetojnë rreth 48 orë në trup. Nuk është e nevojshme që kjo praktikë të ndiqet çdo ditë por një ditë po një jo dhe për tre muaj. Përmes kësaj praktike dhe shtimit të mineraleve në ushqim, argumenton autori, përmbyset tërësisht gjendja autike e fëmijës.

Një studim i fundit, nga më të zgjeruarit që kam lexuar, përqendrohet pikërisht në stresin oksidativ të autikëve. Ai sqaron se autikët e zhbalancuar në nivel qelizor ose pa aftësi çtoksifikimi të trupit të tyre shkaktojnë reaksionin ROS ose oksidimin redaksional (redox) dhe ky me radhë shkakton stresin oksidativ. Ai tregon se shumë studiues rreth botës po përdorin pikërisht formula anti-oksiduese. Disa prej tyre, si sulfurofani, bashkë-enzima Q10, NAC, acidi omega-3, acidi arakidonik dhe DHA, kanë treguar ndikime të mira përveç resveratrolit. Por të gjithëve, sipas studimit, u mungojnë faktet e mjaftueshme lidhur efektin dhe sigurinë e tyre. 

Një studim pak më i hershëm shqyrton lidhjen mes sistemit tretës (zorrëve) dhe trurit. Ai përqendrohet te tejlëvizshmëria e rapamicinës, një bakter imunoshtypës, dhe neuronet e trurit, sepse tejlëvizshmeria e saj pengon kumtimin e neuroneve në tru dhe pengon mbrojtjen. Për të njëjtën arsye ai tregon efektin e penguesve të rapamicinës por deri tani me efekte të rëndë anësorë ndërsa tregon dhe efektin e disa amino-acideve, ose duke ndryshuar veprimtarinë e rapamicinës ose sistemin imunitar ose përbërjen e mikrobiotës. Ai tregon se amino-acidet mund të ndryshojnë barrierën mbrojtëse intestinale epiteliale dhe janë të aftë të ndreqin sistemin imunitar mukozal por ata varen nga bakteret dhe anasjelltas.

Sidoqoftë, si në rastin e parë, duke përdorur Rerumin, ashtu dhe në rastin e dytë, duke përdorur llixhat, dhe në rastet e tjerë, mungon një qasje e plotë pavarësisht se autorët përkatës kanë shëruar shumë të sëmurë: në rastin e parë përmbajtja e Rerumit nuk mjafton për të çtoksifikuar trupin e toksifikuar dhe rritur aftësinë gjeneruese të qelizave nervore dhe jo vetëm—sepse nuk është vetëm një proteinë që luan rol vendimtar në zhvillimin e qelizave dhe sepse proteinat pa minerale dhe vitamina nuk mund të metabolizohen; në rastin e dytë, llixha nuk mjafton—sepse si praktikë duhet të paralelizohet me ushqime që përmbajnë gjithë komponentët bazë të cilët i kam treguar në librin tim me titull: “Gjithë teoria e shëndetit”, në publikim.

Nëse do të donim një protokoll të plotë ai do të ishte përdorimi i Rerumit dhe i llixhës bashkë me një “protokoll” ushqimor, në përmbajtjen e të cilit do të ishin proteinat (bimore); karbohidratet; lipidet (yndyrnat); vitaminat; mineralet; adaptogjenët; dhe polifenolet. Në këtë mënyrë fuqizohen qelizat me më shumë energji, çtoksifikohet organizmi dhe çlirohet trupi nga toksinat dhe, mundësohet zhvillimi normal i fëmijës.

*Kjo shqyrtesë është përditësuar në datën 11 nëntor 2023.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA