...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Industria mbrojtëse e Turqisë dhe pikat e dobta pas mburrjeve

Viti 2025 ishte (një tjetër) vit-rekord për industrinë e turqisë mbrojtëse; megjithatë, ka pika të dobëta

Jorgos Skafias (Kathimerini)

03/01/2026 - 10:33

Viti 2025 ishte –nëse gjykojmë nga titujt me kut- një vit ndërkombëtarisht me arritje të spikatura dhe përparimit të padyshimtë për industrinë e mbrojtjes turke, e cila mbetet në trajektore zhvillimi, për mos të thënë gjigande, “duke kaluar” nga rekordi kombëtar në rekordin kombëtar dhe nga kufiri në kufi.

Muajt e kaluar –të trazuar ndërkombëtarisht-, vendi i Rexhep Tajip Erdoganit nuk pa dy, as tre, por për herë të parë pesë ndërmarrje turke që përfshihen në listën e SIPRI-it me 100 industritë kryesore të mbrojtjes në botë. Për historinë, ato ishin ASELSAN, TAI (Turkish Aerospace Industries), Baykar, Roketsan dhe MKE (Makine ve Kimya Endüstrisi), me ASELSAN dhe TAI të shënojnë edhe “përfitimet më të mëdha” ngaqë janë të njohura ndërkombëtarisht për shkak të dronëve- Baykar, të dhëndrit të presidentit turk.

Në të njëjtën kohë, viti që ikën, vendi fqinj nënshkroi një marrëveshje për shitjen e 48 avionëve luftarakë turkë KAAN në Indonezi, përcaktoi marrëveshjen për shitjen e 45 avionëve stërvitor Hürjet në Spanjë, përfundoi blerjen e ndërmarrjes italiane Piaggio Aerospace dhe gjithsej pa eksportet mbrojtëse të tipit të saj për të shënuar një rekord të ri vjetor, duke iu afruar 8,5 miliardë dollarëve, një sasi e madhe rritjeje nëse krahasohet me 7,2 miliard të vitit 2024.

Eksportet turke të mbrojtjes pothuajse u trefishuan pesëvjeçarin e fundit. Ndërsa në vitin 2020 nuk kalonte 2,3 miliard dollarë, më 2025 tejkaloi 8 miliardë. Sipas Daily Sabah, në të njëjtën periudhë (2020-2025), shkalla e ndarjes së industrisë mbrojtëse turke nga jashtë ra nga 80% në 20%, ndërsa në tërësi në industrinë mbrojtëse turke veprojnë më shumë se 3.500 ndërmarrje që punësojnë rreth 100.000 punëtorë.

Synime të mëdha

“Duke parë përpara, dega e mbrojtjes ka vënë si synim të shesë/eksportojë 11 miliardë dollarë dhe 130.000 vende pune deri në vitin 2028”, ndërsa turkja Aselsan dëshiron të jetë mes 30 industrive mbrojtëse kryesore në botë deri në vitin 2030, shkruan Deniz Istigbal në Daily Sabah.

Με shikim të kthyer në të ardhmen (e afërt), Ιstikbali përmend posaçërisht një seri sistemesh nga prodhimi turk («made in Türkiye») siç janë ato të avionëve luftarakë të brezit të pestë KAAN, tanket e luftës Altay, të helikopterit TCG ANAELDOLU që u bë bartës dronësh, kupolës ajrore mbrojtëse Steel Dome, avioni luftarak pa pilot Kızılelma, programi i ndërtimit të anijeve luftarake MILGEM, mjetet ajrore pa pilot Anka dhe pushka kombëtare MPT, ndër të tjera.

Vendime të vështira

Megjithatë, analistë të tjerë turq, si Barin Kayağlu, theksojnë se Turqia tani po hyn në vitin 2026 dhe do të duhet të marrë vendime të vështira në lidhje me shpenzimet e saj të mbrojtjes, modernizimin e forcave të saj dhe përparësitë e saj strategjike.

Përparimi që ka bërë industria turke e mbrojtjes në vitet e fundit është i mirëbazuar dhe i pamohueshëm. Megjithatë, në hijen e atij përparimi, “jetojnë” dobësi që në kushte të tjera nuk do të lejonin triumfalizëm të shfrenuar.

Dobësitë

Duke kërkuar realitetin pas triumfalizmit të kumtuar, shumë shohin sisteme armësh që janë tashmë të vjetruara, kufizime të brendshme buxhetore që vazhdojnë dhe - në disa raste - përkeqësohen (për shkak të lirës turke), varësi nga vendet e huaja që përjetësohen, vonesa që lindin në programet e prodhimit, përçarje ndërkombëtare (që e mbajtën Turqinë jashtë SAFE) dhe mbrojtje (ajrore) të cenueshme. Duke filluar nga fundi... Mbrojtja ajrore turke u “vu në pikëpyetje” në javët e fundit, kur u zbulua se dronët (rusë) kishin hyrë në hapësirën ajrore turke ku u rrëzuan pa u zbuluar. Dy prej tyre u gjetën të thyer në tokë, ndërsa i treti u rrëzua nga avionët turq F-16 pasi kishin përshkuar një largesë të gjatë nga Deti i Zi në Ankara. Rastësisht, në javët e mëparshme, kishte pasur sulme të tjera ndaj anijeve cisternë pranë bregdetit turk.

“Brenda pesë ditësh, Turqia rrëzoi një dron që shkeli hapësirën e saj ajrore dhe zbuloi dy dronë të tjerë që u rrëzuan […]

Këto ndodhi ngritën pyetje në lidhje me gatishmërinë e mbrojtjes ajrore turke, veçanërisht pasi droni i parë depërtoi thellë në hapësirën ajrore turke para se të ndërkapej”, shkroi Euronews disa ditë më parë. Dhe e gjithë kjo…pavarësisht pasjes së kupolës së mbrojtjes ajrore Steel Dome, e cila tashmë është vënë në punë të pjesshme. “Ekspertët kanë paralajmëruar se këtij sistemi do t`i duhet kohë që të bëhet plotësisht veprues”, shkruan Barin Kayaoglu për Steel Dome, duke arsyetuar se pala turke ende përballet me “zbrazëti” në ballin e paralajmërimit të hershëm kundër kërcënimeve të ardhshme, të cilat do të përpiqet t`i mbushë në vitin 2026.

Mbrojtja ajrore dhe motorët

Sa i përket avionit luftarak Kaan të brezit të 5-të, të cilin shumë në Turqi zgjedhin ta reklamojnë se ai është “gati”, vlen të përmendet se ky është ende në zhvillim e sipër. Njëzetë avionët e parë të këtyre avionëve, të cilët do të bartin motorë të prodhuar në Amerikë (provat e para u kryen me motorin General Electric F110), pritet të fillojnë “shërbimin” nën ngjyrat e Forcave Ajrore Turke në fund të viteve 2020 ose në fillim të viteve 2030, ndërsa Indonezia pritet të marrë Kaan-in e saj të parë, me motorë të prodhuar në Turqi (TF-35000, të cilët tani nuk janë prodhuar dhe në rastin “më të mirë” do të jenë deri pas vitit 2032), rreth vitit 2035. Megjithatë, e gjithë kjo... nëse ndërkohë nuk lindin vonesa të reja.

Çështja e motorëve (të prodhuar në vend, në punë) në veçanti ka qenë prej kohësh një dhimbje koke e vështirë për industrinë turke të mbrojtjes dhe tashmë ka çuar në vonesa të mëdha.

Tanku luftarak Altay, për shembull, mund të ketë marrë trajtë si projekt në vitin 2007, por ai hyri në prodhim 17 vjet më vonë dhe më në fund hyri zyrtarisht në veprim vetëm tetorin e kaluar, ndërsa luftaraku TF-X, i cili tani është riemëruar Kaan, ka një sërë vonesash.

Megjithatë, thuhet se ushtria tokësore turke po përballet gjithashtu me vonesa në furnizime, e cila ka një numër sistemesh armësh “të vjetëruara”, kryesisht në fushën e automjeteve të blinduara, të cilat do të duhet të zëvendësohen në një çast të caktuar, siç raportohet.

Çështje të pazgjidhura për forcën ajrore turke

Duke patur parasysh ato, “retë” vazhdojnë të mbulojnë forcën ajrore turke, pasi pavarësisht marrëveshjeve për 20 plus 24 Eurofighter Typhoon që i paraprinë në vitin 2025, ajo hyn në vitin 2026 me sanksionet amerikane CAATSA ende në fuqi, programin për modernizimin e F-16 - përmes SHBA-së - të anuluar dhe pritjen e kthimit të tij të mundshëm në programin amerikan F-35 ende në bisedime.

Duhet sqaruar se Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan kishte thënë, për shembull, shtatorin e kaluar se që avioni luftarak turk Kaan i reklamuar shumë të hyjë në fazën e prodhimit, së pari duhet të zgjidhet çështja e furnizimit me motorë nga SHBA-ja, e cila megjithatë është bllokuar në Kongresin Amerikan. Me fjalë të tjera, e ardhmja e sanksioneve amerikane nuk kufizohet vetëm tek F-35, por hedh hijen e saj mbi mjaft projekte, duke zbuluar varësi të vazhdueshme turke nga jashtë, të cilat janë bërë edhe më të paqëndrueshme financiarisht për shkak të rënies së kursit të këmbimit të lirës turke.

Kronologjia me pikëpyetje

Lidhur me Eurofighter Typhoon, kujtohet se Turqia pret 20 avionë të rinj nga Britania dhe 24 të përdorur nga Katari dhe Omani. Siç u njoftua disa ditë më parë nga Ministri Turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, 12 Eurofighter të përdorur priten nga Omani në vitin 2028, ndërsa 20 të rinj britanikë priten midis viteve 2030 dhe 2032 (6 në vitin 2030, 8 në vitin 2031, 6 në vitin 2032).

Përtej kësaj, megjithatë, “gjuhët e liga” pretendojnë se Turqia po përballet me mungesë pilotësh të aftë, pasi ende nuk ka arritur të mbushë zbrazëtitë e lëna pas nga spastrimet e të dyshuarve “gylenistë” dhe dorëheqjet/çmobilizimet pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.

Shqipëroi dhe përgatiti për botim Ylli Përmeti   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA