...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse sulmi kundër gazetarëve është edhe i drejtë edhe i padrejtë?

Gazetarët sulmohen kudo dhe shembull unik është Trampi, presidenti amerikan. Tashmë kanë filluar dhe ‘leksione’ gazetareske për të mësuar dallimin mes lajmeve të rreme dhe lajmeve të vërteta. Këtë mendësi i shoqëroi Basha e shumë si ai kur u ngujuan te çadra e “republikës së re”. Së fundmi gazetarët u sulmuan nga Rama. Për të njëjtën arsye, do të ishte e frytshme të përdorim drejtësinë lidhur me sulmet kundrejt gazetarëve.

Ylli Përmeti

27/10/2017 - 09:29

Gazetarët sulmohen kudo dhe shembull unik është Trampi, presidenti amerikan. Tashmë kanë filluar dhe ‘leksione’ gazetareske për të mësuar dallimin mes lajmeve të rreme dhe lajmeve të vërteta. Këtë mendësi i shoqëroi Basha e shumë si ai kur u ngujuan te çadra e “republikës së re”. Së fundmi gazetarët u sulmuan nga Rama. Për të njëjtën arsye, do të ishte e frytshme të përdorim drejtësinë lidhur me sulmet kundrejt gazetarëve. 

Kujtoj se në drejtësi gjykohen të dyja palët dhe jo njëra ose tjetra. Më konkretisht, se kush është shkaku fillestar i një ngjarje të keqe: sepse drejtësia gjykon kryesisht ngjarje me karakter të dhimbshëm se sa me karakter kënaqësie dhe lumturie. Në rastin e fundit, Rama doli nga kuvendi, ku më shumë llomotitet dhe këlthitet se sa arsyetohet dhe zhvillohet shkencë. Një farë ngarkese psikologjike, rrjedhimisht, krijohet.

Në dijeni të kësaj dinamike, gazetarët shkojnë jashtë kuvendit për të nxjerrë ndonjë lajm në kundërshti me detyrën e gazetarisë: se gazetari shkon në vendin e ngjarjes kur është zhvilluar një ngjarje dhe jo për ta krijuar atë me pyetje që zakonisht janë të karakterit provokues. Por duhet thënë se rolin e gazetarit e shtrebërojnë drejtorët e masmedias, private dhe publike.

Kështuqë përpara se të sulmojmë gazetarët duhet të kemi në mendje strukturën hierarkike të institucioneve të gazetarisë. Duhet të kemi në mendje, gjithashtu, ‘pedagogjinë’ gazetareske: sepse gazetarët nuk mësohen të shqyrtojnë por kryesisht të raportojnë ndonjë lajm dhe pse jo, të shkaktojnë ndonjë lajm, si në rastin e drejtuesve të emisioneve (Fevziu, Balla etj.) kur intervistojnë institucionalistë të ndryshëm.

Kur gazetarët raportojnë një lajm ata raportin e shkruajnë ndryshe jo sepse e bëjnë me qëllim por sepse ngjarjet perceptohen dhe kuptohen ndryshe. Një rol të veçantë në raportimin e ngjarjes luan ‘porosia’ që ka marrë gazetari nga masmedia ku punon: ndryshe do ta raportojë një masmedia që mbështet një parti dhe ndryshe një tjetër.

Në kontekstin e masmediave që mbështesin ose njërën palë ose tjetrën zakonisht synohet të lartësohet njëra palë dhe ulet tjetra dhe jo thjesht raportimi i realitetit. Për të njëjtën arsye —lartësimit dhe uljes— tipa si Rama acarohen dhe sulmojnë gazetarinë.

Por ku gabon Rama, për shembull, kur sulmon gazetarinë dhe gjithë të tjerët që mbështesin ose Ramën ose gazetarët? Rama dihet se vjen nga bota e pikturës dhe aspektet gazetareske s’i ka në mendje. Gjykuar vetëm nga ky aspekt ai gabon kur i sulmon — jo pse i sulmon por se si i sulmon. Një njohës i mirë i këtyre aspekteve –hamendësisht gazetar— mund t’i ‘sulomojë’ gazetarët por duke synuar disa objektiva.

Unë, për shembull, me të vërtetë përqendrohem te gazetarët por synoj t’i edukoj ata. Së pari, mos t’u binden verbërisht urdhërave të drejtorëve të medias ku punojnë. Së dyti, të synojnë një sintezë të re gazetareske përmes së cilës të kenë më shumë të drejta. Një sintezë të re e kam paraqitur tashmë. Mjafton ta lexojnë, shqyrtojnë dhe kuptojnë me shokët dhe shoqet.

Kur sulmon Rama dhe shumë si ai, gazetarinë, që s’kanë asnjë lidhje teorike me të, gabon edhe një herë tjetër: sepse kur e lartësojnë atë - gazetarët janë të mirë dhe kur e paraqesin ndryshe - janë të këqij. Po të kishte parasysh gjithçka që u tha më lartë Rama dhe shumë aspekte të tjerë gazetareskë, ai së pari do të sulmonte pedagogjinë gazetareske dhe së dyti strukturat mediatike: ‘pedagogjinë’ sepse ajo aftëson gazetarët; dhe ‘strukturat mediatike’ sepse ato punësojnë gazetarët.

Që të sulmojë këto dy aspekte duhet të ketë kuptuar se ku çalojnë ato. Fakti që s’ka kaluar nga kualifikimi gazetaresk dhe punësimi në strukturat përkatëse - ai s’ka se si të sulmojë këto dy aspekte. Mjaftohet duke u thënë ato që u tha dhe do t’u thojë në të ardhmen.

Si mund të zgjidhet kjo problematikë është e qartë: ose emancipohen gazetarët dhe synojnë krijimin e strukturave të tjera mediatike ose emancipohet Rama ose populli. Gjasat janë të emancipohen gazetarët: sepse ata e ndiejnë më shumë dhunën sistemike që buron sa nga populli (kur i shajnë) po aq edhe nga drejtorët dhe pronarët e masmedias dhe pushteti politik.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA