...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama dhe padrejtësitë me emërimet në ministritë e shtetit: rasti i Cakajt dhe Shahinit - dhe roli i Sorosit

Shembull tipik është vetë veprimi i Nanos me Ramën kur e bëri ministër kulture dhe veprimi i Ramës kur bëri ministër të jashtëm Cakajn—çunakun pa përvojë dhe padije teorike: në rastin e parë, Nanua nuk konsideroi fare natyrën e ministrit të kulturës—domethënë, se në cilin virtyt ai ose ajo duhet të shkëlqejë (në virtytin e kulturës, sigurisht, me më kryesorin, në virtytin përmbjatjes, sepse është ky virtyt që e karakterizon një njeri me kulturë kur Rama vetëm këtë lloj virtyti s`kishte dhe as ka zhvilluar!

Ylli Përmeti

25/01/2019 - 14:12

Mashtrimi i madh i popullit filloi me rënien e socializmit marksist dhe krijimin e partive me të rinj të “edukuar” nga i njëjti socializëm. Duke mos e patur të qartë socializmin përkatës, sistemin dhe vlerat e tij, krerët e partive të reja, si fillim Berisha dhe Nanua, filluan të krijonin parti të themeluara kryekëput në padrejtësi—domethënë, anëtarët nuk kalonin nga shqyrtimi dhe gjykimi prej anëtarësisë por kalonin nga “epshet” e kreut të partisë. Kështu ndërsa Berisha rekrutoi shumicën e pinjollëve të reaksionit të brendshëm, Nanua vazhdoi me kuadrot e socializmit duke shkelur “demokracinë” e brendshme të partisë: shkelja më flagrante e tij ishte kur mori nga rruga Ramën dhe e bëri ministër kulture. Ky veprim nuk shkeli vetëm parimet partiake (gjithnjë nëse kishin themeluar ndonjë parim demokratik në parti—shqyrtimin dhe gjykimin e drejtë të virtyteve të çdo kandidature për ministër dhe votimin) por krijoi “mostrën” partiake për Ramën kur mori drejtimin e partisë “socialiste” dhe më vonë drejtimin e kryeministrisë: ai filloi të merrte nga rruga çdo njeri që i “bënte” punën! Kështu ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 që përmendin shumë komentatorë si shkak i degjenerimit të partive (Milo, Zeqo etj.) dhe degjenerimit të parlamentit dhe ministrive, janë thjesht pasojë e padijes së kryetarëve të partive dhe natyrës së partive në vetë-vete. Kjo është arsyeja pse i quajmë “organizata kriminale”: sepse themelohen në padrejtësi brenda-partiake ndërsa propagandojnë drejtësi në shoqëri.

Shembull tipik është vetë veprimi i Nanos me Ramën kur e bëri ministër kulture dhe veprimi i Ramës kur bëri ministër të jashtëm Cakajn—çunakun pa përvojë dhe padije teorike: në rastin e parë, Nanua nuk konsideroi fare natyrën e ministrit të kulturës—domethënë, se në cilin virtyt ai ose ajo duhet të shkëlqejë (në virtytin e kulturës, sigurisht, me më kryesorin, në virtytin përmbjatjes, sepse është ky virtyt që e karakterizon një njeri me kulturë kur Rama vetëm këtë lloj virtyti s`kishte dhe as ka zhvilluar! Si duket, Nanua ngatërroi gjuhët e huaja me kulturën, sepse duhet thënë se Rama kishte mësur dy-tre gjuhë të huaja në atë kohë. Por gjuhët janë vetëm një aspekt tejet i vogël në kulturën e një njeriu me ‘kulturë’, sepse megjithëse kultura nënkupton dije dhe besimet përkatëse, se çfarë e bënë e një njeri me ‘kulturë’ janë virtytet) ndërsa në rastin e dytë, Rama, njëlloj si Nanua, nuk konsideroi fare virtytet e Cakajt (të cilët janë parakushte në administrimin e çdo ministrie dhe institucioni publik). Ai përmendi vetëm “faktin” se ka lexuar shumë dhe se edhe ai nga rruga ishte marrë nga Nanua kur u bë ministër kulture duke treguar se sa pak dije ka fituar lidhur me administrimin e institucioneve në përgjithësi dhe në veçanti me institucionin e ministrisë së jashtme: sepse një ndër parakushtet kryesore për administrimin e ministrisë së jashtme është dija teorike, jo pasive por aktive—domethënë, punë teorike që ka zhvilluar një njeri lidhur me historinë e popullit të tij në veçanti dhe popujt në përgjithësi, traktatet që ka nënshkruar ai me popujt dhe institucionet ndërkombëtare dhe zhvillimi i virtytit të drejtësisë: sepse është kryesisht ky virtyt që përdor ministri i ministrisë së jashtme për të administruar si raportet me popujt e tjerë dhe institucionet ndërkombëtare ashtu dhe raportet brenda dhe ndër-institucionale. Pa këto parakushte, nuk mund të administrohet ministria përkatëse. Në fjalë të tjera, çdo kandidat për ministrinë përkatëse duhet të tregojë me punë shkencore se ka dijen teorike për të administruar ministrinë përkatëse. Por ky parakusht nuk mjafton, sepse dija teorike dhe dija praktike nuk janë të njëjta: ndaj kërkohet që të vërtetojë se ka zhvilluar dhe virtytet etike: sepse janë këta që e bëjnë një njeri mbi të gjitha të drejtë dhe të qendrueshëm.  

Këta parakushte nuk i kishte krijuar as Bushati. Kjo është arsyeja që ai jo vetëm që nuk ishte i ‘pavaruar’ nga Rama—kryeministri, pushteti i të cilit është vendimtar meqënse ai është krijuesi i qeverisë dhe përgjegjës— por tregoi padijen e tij me gabimet trashanike deri në kriminale përsa kohë që ishte ministër. Dhe nëse Bushati ishte ashtu siç ishte për shkak se i mungonin virtytet (etike dhe intelektuale), Cakaj paraqitet më keq se Bushati: sepse katapulton nga jashtë anëtarësisë së partisë “socialiste” dhe pranon një detyrë që është disa herë e padrejtë dhe kriminale: sepse pavarësisht se Rama gabon në zgjedhjet e tij, një njeri i “ditur” dhe rrjedhimisht i drejtë, nuk do të pranonte kurrë të drejtonte një ministri pa vitytet e përmendur më lartë dhe pa konsideruar anëtarët e partisë përkatëse, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si anëtarë. Duhet përmendur, gjithashtu, fakti se Cakaj ishte zëvendës-ministër përpara se të emërohësh nga Rama si ministër. Ky proces nënkupton se ai fiton dije administrative: përvojë. Por gjykuar nga fakti se ministri pararendës nuk e kishte dijen administrative për të administruar ministrinë përkatëse, thuajse njëlloj do të ishte dhe zëvendësi. Ky fakt —mungesa e dijes teorike— shkakton varësi kundrejt kryeministrit dhe humbje të pavarësisë institucionale. Një fakt tjetër që kontribuon në humbjen e pavarësisë institucionale është emërimi i ministrit nga kryeministri. Kështu mungesa e dijes teorike dhe emërimi nga kryeministri krijon kushtet për varësi të plotë nga ai meqë ai shihet më i aftë nga të tjerët dhe shkatërron pavarësinë institucionale. Ja pse themi se ministrat në këto kushte janë marjoneta të kryeministrit.

Lidhja me “sektin Soros” që bëjnë shumë gazetarë, komentatorë dhe “ekspertë”, rrjedhimisht, me emërimet përketëse nga Rama, është dytësore ose pasojë e humbjes së kontrollit nga partia të kryeministrit. Lidhja përkatëse është pasojë, gjithashtu, e sistemit—në kuptimin e katër lirive që themelon rendi i globalizmit neoliberal (kapitalit, mallrave etj.) në kuadër të BE-së. Për shembull, zëvendësministrja e arsimit që u bë ministre pas shkarkimit të Nikollës—shkarkim të cilin Rama e përligj jo sepse Nikolla kreu ndonjë gabim por sepse “rigjallëroi” qeverinë—vërtet ka punuar siç pohon në një qendër “inteligjence” —“European stability initiative”, me bazë në Berlin, “ku ka bërë studime për politika publike në fushën e integrimit europian…duke shkruajtur raporte që të mund të informonim publikun e gjerë…[sepse] në atë kohë kishin interesim shtete të ndryshme europiane”…të cilën e sponsorizon edhe Sorosi, por kjo s`tregon shkakun e vërtetë të emërimit të saj: sepse agjencitë e Sorosit janë pasojë e rendit që përmenda dhe punojnë kryesisht për perandorinë e tij. Sorosi thjesht shfrytëzon partitë dhe sitemin e përkatës duke e “ndrequr” nga brenda. Në parim, ai i rekruton individët përkatës në bazë të punës së tyre...teorike. Por pa sfiduar rendin përkatës.

Në këtë mënyrë “sekti Soros” përparon synimet e Sorosit duke kontribuar në integrimin e popujve në rendin përkatës përmes të cilit ai riprodhon dhe shton pushtetin ekonomik. Kujtoj se plagjiatura e Ballës është orientuar gjithashtu në integrimin e vendit tonë në BE dhe në “ndreqjen” e BE-së meqë BE-ja ka probleme institucionale. Domethënë, janë punët përkatëse që përbëjnë një parakusht për oligarkët e globalizmit neoliberal të tipit “Soros” për të drejtuar një ministri shtetërore. Kanalizimi i individëve që rekrutohen herët në perandorinë e Sorosit bëhet përmes kryeminitrit përsa kohë që vetë kryeministri miratohet edhe nga Sorosi ose nga institucionet ndërkombëtare që fondacioni i tij sponsorizon. Duhet thënë, gjithashtu, se OJQ-të e Sorosit kanë kontribuar në ndreqjen e disa politikave. Por jo duket treguar shkaqet e vërtetë...por duke ushtruar presion përmes tregimit të korrupsionit. Kështu, siç i mungojnë parimet dhe virtytet Berishës, Nanos, dhe Ramës ashtu do t`u mungojnë dhe ministrave. Ministres së arsimit, për shembull, i mungon gjuha zyrtare. Ajo flet në dialektin ku është rritur. Në vetë-vete ky fakt tregon se ajo flet gjuhën zakonore (të fëmijërisë) jo gjuhën mendore...që tregon më tej faktin tjetër se intelekti i saj është tejet i pjesshëm. Nga këndvështrimi i natyrës së ministrisë përkatëse—arsimit—ajo do të ishte së pari e përsosur në gjuhën amëtare...      

Përfundimi i të gjitha këtyre veprimeve është se partitë përkatëse drejtohen nga njerëz së pari pa parime demokratike (parimet burojnë nga dija) dhe së dyti pa virtyte (kuptimi i demokracisë, për shembull, kalon nga virtyti intelektual): kur një njeri është pa parime dhe pa virtyte ai ashtu do të veprojë kudo duke përsëritur veset e tij—sepse një njeri me virtyte edhe nëse ka zhvilluar ndonjë ves, në fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, është i aftë ta asgjësojë atë...       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA