Çfarë ju mësojnë në shkollën e biznesit të Harvardit?*
Philip Delves Broughton
30/01/2017 - 14:20
Shënim: autori argumenton, me vend, disa arsye se pse Trampi nuk mund të realizojë objektivin e tij, për të kthyer veprimtarinë e shumë-kombsheve amerikane në Amerikë. Por ai nuk propozon ndonjë rrugëzgjidhje! Tregon të paktën, edhe një herë, natyrën e korporatave amerikane dhe mendësinë e pronarëve të tyre: domethënë, të jetosh për pará e të të hajë parája se ta hashë atë...një problematikë që i ka shqetësuar gjithnjë filozofët: nga Thales, Sokrati, Platon dhe Aristoteli deri te Marksi dhe Mendimtarët e tjerë të kohëve tona. Por tregon gjithashtu, natyrën e mësimeve në Universitetin më të mirë në botë —të paktën kështu e paraqesin komisionet e rankimeve—, Harvardit: se “mësimet” e shkollës së ‘ekonomikut’, nga e cila kualifikohen drejtorët e së ardhmes së korporatave, janë përqendruar kryesisht te rrugët se si drejtorët t’u shmangen taksave dhe të fitojnë më shumë...sesa te tregëtia e ndershme, siç na propagandojnë elitat politike!
Në një darkë në Silicon Valley [zemra industriale e Amerikës], në vitin 2011-të, raportohet se Obama ka pyetur Steve Jobs se çfarë do t’i kushtonte Apple-it të punësonte amerikanët në Amerikë për të bërë iPhones. Me sinqeritet karakteristik, Jobs u përgjigj: “ato vende pune nuk do të vijnë këtu”. Në atë pëgjigje ai krijoi tre çështje që presidenti Tramp mund t’i konsiderojë ndërsa ai drejton mënyrën e tij kureshtare mes derregullimit dhe proteksionizmit, mes reduktimit të taksave për të çliruar biznesin dhe politikës industriale të dorës së rënë.
Çështja e parë është se politikanët duhet të ndalojnë së mashtruari veten kur thonë se do të risjellin punët e manifakturës në Amerikë. Disa mund të rikthehen, por kurrë në shkallën e viteve të pas luftës së dytë botërore. Trutë dhe punëzënia kanë zëvendësuar muskujt. Vizioni për punëtorin amerikan ka kaluar nga muralet e mëdha të He-Men të Thomas Hart Benton, plotë energji, duke mbajtur shkëmbinj dhe metale të rrahur, te programet e Google-it dhe punëtorëve të shkrehur që lëvizin nga zyrat te parku të narkotizuar me punën (“Work-aholics”).
Çështja e dytë e Jobs-it ishte puna e kryer jashtë ndërmarrjeve (“outsourcing”) e cila, nuk ishte thjesht një gjueti për koston më të ulët të mundshme. Fabrikat më të mira në Shenzhen kishin nxitur lakoren e të mësuarit (“learning curve”), për t’u bërë më të mirët e llojit të tyre me çdo çmim. Qoftë edhe nëse Apple do të ndërtonte një fabrikë në Amerikë dhe do të paguante punëtorët amerikanë me rroga amerikane, do të merrte një kohë të gjatë për të prodhur me shpejtësinë, përpikmërinë dhe epshëmrinë që ndërmarrja mund të arrinte me ortakët e saj në Kinë. Dhe kjo është të hamendësosh se kinezët do të ndalonin për t’u bërë më të mirë.
Dhe çështja e tretë ishte se ndërmarrjet më të mira të Amerikës ishin bërë të shkëlqyera në administrim përgjatë kufijëve duke drejtuar burimet ku ato gjenerojnë përfitimet më të mëdha. Ato nuk ishin viktima të globalizmit. Ato ishin mjeshtrat e tij dhe ishin bërë për herë dhe më pak amerikane.
Në vitin 1990-të, ekonomisti Robert Reich publikoi një artiull me titull “Kush jemi ne?”. Ai argumentonte se suksesi i korporatave amerikane dhe konkurrenca ishin e njëjta gjë. Biznesi po grabiste tregjet e rinj dhe punësonte dhjetra mijëra punëtorë të huaj. Ndërkohë, ndërmarrjet e huaja, posaçërisht japonezet, investonin në ndërmarrjet dhe fabrikat amerikane, duke punësuar punëtorë amerikanë, dhe duke mësuar rivalët e tyre amerikanë se si të bëheshin më prodhues. Të huajt drejtonin konkurrecën amerikane, ndërsa amerikanët kërkon përfitime më të larta nga kapitali jashtë vendit.
Kështu pyetjes së tij se “kush jemi ne?” Reich i përgjigjet: fuqia punëtore amerikane, populli amerikan, por jo korporata amerikane”. Dhe ky argument u shkruajt disa vjet përpara NAFTA-s. Këto dekada të shumë-kombsheve formë-zhvendosëse i kanë bërë korporatat më të mëdha pre të lehtë për një nacionalist ekonomik. Fordi, për shembull, ka 199,000 punonjës në gjithë botën, nga të cilët vetëm 48 për qind janë në Amerikë. Apple ka rreth 66,000 punojës në SHBA por raportohet se ekziston thuajse pesë herë më shumë se ai numër duke punuar për të bërë variantin e vetëm të iPhone-it në furnizuesin e saj kinez, Hon Hai.
Nëse dikush pranon argumentin e Milton Friedman se përgjegjësia e vetme e korporatave janë pronarët e saj, atëherë nuk mund të gjejmë ndonjë gabim me këto shumë-kombshme. Ato vendosin flamurin e tyre ku janë fitimet e tyre. Aksionarët e tyre nuk duan të luajnë me “Flamurin Plotë Yje” në dhomën e bordit. Dhe ndërsa ato mund të mos investojnë drejtpërdrejt në punëtorët amerikanë, ato gjenerojnë përfitime për investitorët e SHBA-së të cilët mund të rishpërndajnë kapitalin e tyre siç u shkon për shtat.
Trampi ka vepruar pikërisht kështu me biznesin e tij, duke investuar në marrëveshje pronash përtej kufijëve të SHBA-së. Por ky është argument i brishtë dhe Trampi po e thërrmon me gëzim atë në copëza. Ai e di se nuk mund t’i përgjigjesh rrogave të amullta dhe pasugurisë ekonomike mes klasës punëtore dhe klasës së mesme dhe logjikën e kristalit të ekonomistëve që kanë fituar nobel. Dhe ai kërcënon përpara shtypit ndërmarrjet që e zhgënjejnë atë. Problemi tjetër me shumë-kombshet amerikane është Akti i Investimit në Vend: 2004, i cili u dha ndërmarrjeve një reduktim në taksa nëse ato rikthenin të ardhurat që fitonin jashtë vendit. Qeveria u tha atyre se ata po ua jepnin këtë nën kushtin se ato do të investonin në R&D dhe trajinimin e punëtorëve. Ato nuk do t’i kalonin të gjithë fitimet tek aksionerët përmes dividentëve dhe blerjes pas së aksioneve. Hamendëso se çfarë ndodhi pas kësaj?
Problemi që u krijua ishte “mykosja e paráve”. Kur ndërmarrjet sillnin parátë e tyre të huaja në vendlindje dhe i kalonin ato nëpër llogari bankare, fillonte loja me priftin (“shell-game”). Qeveria nuk mund të gjurmonte se të kujt ishin ato pará, dhe ku shkonin fondet që vinin nga jashtë. Aksionarët sollën diçka më shumë se 62 dhe 90 qindarka për çdo dollarë. Sot, ndërmarrjet e SHBA-së zotëronjë rreth 1 trilion dollarë në pará të thata jashtë vendit. Nëse atyre u jepet një mundësi tjetër për t’i sjellë ato në shtëpi, mundësitë janë se do të veprohësh njëlloj. Për ndërmarrjet globale, patriotizmi mund të nxitet me ulje taksash, ose kërcënime siç janë tarifat, por nuk është një gjendje e natyrshme e mendjes. Kapitali s’ka qenë i mjaftueshëm këto vitet e fundit. Nëse bizneset shohin më shumë vlerë nëse investojnë për punëtorët Amerikanë, ato mund ta kishin bërë fare lehtë këtë. Por ato do të presin për rrobotët.
*Titulli është ndryshuar. Në origjinal, gazeta FT, vinte në dukje se cilët janë vërtetë mjeshtra të globalizmit. Ndërsa ne duam të vëmë në dukje kryesisht natyrën e të ashtuquajturit 'economicus' dhe mendësinë që krijojnë mes studentësh 'mësuesit'...meqënse autori është formuar brenda të njëjtës shkollë dhe ka titulluar librin e tij të fundit me të njëjtin titull!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 59 reads



