...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Bilderberg & Davos: mbledhjet e axhendës së globalizmit neoliberal & qeverisjes botërore, ndryshojnë kurs

Në mbledhjen e janarit të vitit 2020 në forumin botëror ekonomik të Davosit tema e paraqitur nga themeluesi i saj, Klaus Schwabe, ishte: “nga deglobalizmi në revolucionin e katërt industrial”

Ylli Përmeti

21/01/2020 - 14:43

Mbledhjet vjetore që zhvillohen nga Bilderbergu dhe Davosi po marrin karakter tjetër që kur erdhi Trampi në pushtet dhe kur rebelët kundër shfarrosjes filluan të rebeloheshin dhe të qartësonin plan-veprimin e tyre: ato po ndryshojnë nga mbledhje që synonin të themelonin një rend botëror dhe qeveri botërore me politika neoliberale ku janë kryesisht korporatat dhe bankat botërore që drejtojnë tregun me elitat politike të G7-tës, në një rend që ende nuk marrë ndonjë formë të veçantë. Ideja e parë filloi të ngjizësh në vitet `50 në USA kur u vrojtua efekti i përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar në kuadër të një qyteti dhe nuk do të ishte e çuditshme që:

...në një ndër mbledhjet e Bilderbergut të vitit 1968-të, nënsekretari i shtetit amerikan për çështjet ekonomike, George Ball, të hedhë tezën e një “Shoqërie Botërore” (“World Company”), e cila do të fitojë pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por përmes korpokracisë dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të qendërzuar![1]

Mbledhja e Bilderbergut, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme, veprimtaria e së cilës filloi në Holandën e vitit 1954 dhe në vitin 2013-të u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, kostua e së cilës kaloi 1.3 milion stërlina,[2] me pjesëmarrës nga 21 vende, kryesisht nga Europa Perëndimore, SHBA-ja dhe Kanadaja, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano-Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike. Në këtë mbledhje zakonisht nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, përjashto disa raste kur janë përfshirë individë nga klasa politike greke dhe turke (në vitin 2013-të morri pjesë zëvendës-kryeministri turk, Ali Babakan). Ndërsa në vitin 2017-të u ftua ambasadori i Kinës. Përgjithësisht atje ishin 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë.[3] Në maj-qershor të vitit 2014-të, mbledhja u zhvillua në Kophenhagen të Danimarkës.[4] Qoftë në Britani, qoftë në Danimarkë, pjesëmarrja e politikanëve profesionistë në këtë mbledhje shkel ligjin: sepse kushtetutat përkatëse ndalojnë politikanët për të hyrë në bisedime private me të huaj (1799 Logan Act/Parliament’s Ministerial Code).

Sidoqoftë, janë këto mbledhje që përparojnë politikat e globalizmit neoliberal.[5] Kjo mbledhje sponsorizohet kryesisht nga “Goldman Sachs” dhe “BP” ose nga “Shoqëria e Bilderberg” — e cila është regjistruar në Britani. Gjatë mbledhjes së vitit 2017-të u diskutua sjellja e paqendrueshme e Trampit, presidentit amerikan. Është interesante se si gazeta “The Guardian” e shtroi “fatin” e Trampit në këtë takim duke pyetur: do të pushohet Trampi nga Bilderberg apo do të mbahet si një idiot i përdorshëm?[6] Sidoqoftë, në mbledhjen e vitit 2018-të Trampi dërgoi personelin e sigurisë dhe ushtrisë duke përfshirë shefin e CIA-s David Petraus dhe në vitin 2019-të dërgoi Pompeon, ministrin e jashtëm. Tashmë mbledhja ka marrë deri diku karakter zyrtar meqënse njofton jo vetëm pjesëmarrësit por edhe çështjet që shqyrtohen. Ja se cilin përfundim nxori Martin Wolf nga mbledhja e vitit 2019-të:

“Zhdukja e Bashkimit Sovjetik la një vrimë të madhe. “Lufta kundër terrorizmit” ishte një zëvendësim [...] i papërshtatshëm. Por Kina shënon gjithë kutitë. Për SHBA-në, ajo mund të jetë armiku ideologjik, ushtarak dhe ekonomik që shumë kanë nevojë. Këtu të paktën është një kundërshtar i dobishëm. Ky ishte përfundimi kryesor që nxora nga mbledhjet e Bilderbergut të këtij viti. Në të gjithë bordin rivaliteti me Kinën është bërë një parim organizues i politikave ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë amerikane. Se nëse është principi organizues i Trampit pak rëndësi ka. Presidenti amerikan ka instinktin e një nacionalisti dhe proteksionisti. Të tjerë sjellin strukturë dhe hollësi. Qëllimi është dominimi i SHBA-së. Procesi është ose kontrolli mbi Kinën ose ndarje nga Kina. Çdonjëri që beson se do t`imbijetojë këtij konflikti se një rend shumë-palësh i bazuar në ligje, në ekonominë tonë të globalizuar, apo qoftë edhe në marrëdhënie ndërkombëtare harmonike, është mashtruar”.[7]        

Pjesëmarrësit janë, siç citon një studiues e brendshëm i këtyre mbledhjeve, dikush, jo askush, megjithëse disa janë më shumë dikush se të tjerët. Të ftuarit bartin distinktivë në ngjyra të ndryshme për t’u identifikuar statusi i tyre, me tregëtarët e sotëm të pakicës, punëtorët e shtypit, të shenjuar me ngjyra të ulëta portokalli. Shumë do të dëshirojnë një gotë shampanje në hotelin Belvedere, dhe të fërkojnë shpatullat me emra të njohur—ndoshta me një udhëheqës botëror ose me pronarin e një banke...këtu janë ekonomistët, bankierët, sekserët, avokatët, këshilltarët, përkthyesit — insekt mbledhës (“pooters”) me shumicë. Meqënse popullata botërore është 7.3 miliard, atje janë 73 milion në “një për qind”. Ajo reflekton gjithashtu se si operon ekonomia botërore: barrierat më të ulëta tregëtare çojnë në marrëveshje që realizohen në vende jofamiljarë ku krijohen më shumë mundësi për matrapazët. Puna në rrjetë dhe vetë-marketingu bëhen talente vendimtare. Për shembull, lidhjet e Sorosit, veçanërisht në botën politike, e pajisën atë me informacion që nuk njihësh përgjithësisht përpara se ai të bënte një pasuri të madhe në vitin 1992 duke shitur stërlinën dhe riblerë atë në çmim më të ulët...bëhet fjalë për korrupsion të stilit amerikan: korrupsioni dhe realpolitika janë të vështirë për t’u shmangur nga lubrifikimi i rrotave të globalizmit: çdonjëri lufton “për pushtet. Pushtet të gjallë, në madhështinë e tij të shëmtuar”...në ngjarjet vjetore të konferencave të Davosit dhe Bilderberg-ut, anëtarët e këtij klani “marrin pjesë në mënyrë rituale në këto ‘ceremoni’ për të parë dhe për t’u parë, për të afirmuar statusin e tyre dhe të njihen”.[8]     

Në mbledhjen e janarit të vitit 2020 në forumin botëror ekonomik të Davosit tema e paraqitur nga themeluesi i saj, Klaus Schwabe, ishte: “nga deglobalizmi në revolucionin e katërt industrial”. Këtë vit mbledhja shënon 50 vjetorin e saj. Siç citon, për më shumë FT: “shpresat për treg dhe rritje botërore ekonomike, ndërmarrjet teknologjike (të festuara në mbledhjet e mëparshme por tani nën vështrimet e rregullatorëve) e ardhmja e marrëveshjeve shumëpalëshe dhe rendi gjeopolitik përballen të gjithë me sfida në rritje. Duke shtuar trysninë e pjesëmarrësve dhe vetë-dyshimin se është një krizë e shumëfishtë mjedisore e cila këtë vit zë gjithë vendet në krye të raportit vjetor mbi rreziqet më të mëdhenj me të cilët bota përballet — për herë të parë. Tema e këtij viti —“aksionarë për një botë të bashkuar dhe të qendrueshme”—reflekton numrin e krye-ekzekutivëve që janë zotuar kundrejt aksionerëve të tyre të fillojnë t`i kushtojnë vëmendje të njëjtë si punëtorëve dhe klientëve ashtu dhe mjedisit. Çështja qendrore është qeverisja e aksionerëve. Vitin e kaluar letra e Tryezëz së rrumbullakët të biznesit amerikan e nënshkruar nga 181 krye-ekzekutivë u bë një simbol e zhvendosjes larg përparësisë së aksionerëve.

Këtë vit janë përqendruar tek korporatat e mëdha si BalckRock ndërsa katër firmat e mëdha llogaritëse do të nisin një nismë për të standartizuar se si ndërmarrjet të raportojnë kontributet e tyre në synimet zhvillimore të qendrueshme në OKB. Por veprimtarja e klimës Greta Thunberg —e cila do të marrë pjesë në mbledhje— ka në syrin e saj klasat e Davosit: sepse ajo do të kërkojë nga biznesi dhe udhëheqësit politikë të ndalojnë investimet në shfrytëzimin e energjive fosile, të ndalojnë subvencionet dhe të shkëputen nga energjitë fosile. Pas vitesh talljesh nga shtypi rreth urisë energjitike të avionëve privatë këtë vit u inkurajua përdorimi e trenave si variant më pak i dëmshëm për mjedisin. Mbledhja inkurajoi gjithashtu përdorimin e shollave për borë se sa makinave për të ecur gjatë pushimeve të mbledhjes. Përpjekja u zgjerua dhe në shërbimet e kuzhinës ku nuk u shërbye ushqim luksoz (foia gras—mëlçi, haviar etj.) por menu vegjetariane dhe burime të reja proteinash”.[9]

Sidoqoftë, është e qartë se është gjendja e klimës dhe presioni nga veprimtarët që detyron organizatorët e mbledhjes të përputhen me kërkesat e tyre dhe jo kuptimi i drejtë i problematikës.



[1]Titanic Battle or Insider Trading?Global Research, August 18, 2011.

[2]Cost of policing Bilderberg conference was £1.3m, The Independent, 17 June 2013.

[3]New World Order Secrecy: Who will be Attending the Bilderberg Meeting? Michel Chossudovsy, Global Research, June 05, 2013.Bilderberg 2013: welcome to 1984, The Guardian, 5 June 2013.Bilderberg 2011: The Rockefeller World Order and the “High Priests of Globalization”, Andrew Gavin Marshall, Global Research, June 16, 2011.

[4]Bilderberg 2014: War Criminals, Big Oil and “Too Big to Jail” Banksters Meet in Secrecy, Julie Levesque, Global Research, May 30, 2014.

[5]Global Power Project: Is the Bilderberg Group Picking Our Politicians? Andrew Gavin Marshall, Occupy. com, 27 November 2014.

[6]Bilderberg 2017: secret meeting of global leaders could prove a problem for Trump, The Guardian, 1 June 2017.

[7]The looming 100-year US-China conflict, Martin Wolf, FT, June 06 2019.

[8]Power people in Davos: some are more somebodies than others, FT, 12 Janury 2017.

[9]Davos 2020: What to watch for at this year’s World Economic Forum, 20 Jan 2020.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA