...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Makinat po na vrasin: ka ardhur koha t`i zhdukim nga jeta jonë*

Luftrat bëhen për të mbajtur poshtë koston e ngasjes: qindra mijëra vdiqën në Irak pjesërisht për këtë arsye.

Xhorxh Monbiot

08/03/2019 - 16:14

Kupa u mbush. Parkuar jashtë dyerve të spitalit ishte një minibus me motorrat e tij të ndezur. Shoferi luante me celularin e tij. Bloza shfryhësh në treme (atrium). U afrova te dritarja e tij dhe i kërkova të fikte motorrin. Ai e fik duke u vrenjtur. Më pas pashë se ai kishte veshur një uniform të shërbimit shëndetësor. Eca drejt atruimit, poshtë një koridori dhe në departamentin e kancerit (jo për kancer këtë herë, por për të folur për operacion rindërtues). Shoh rreth dhomës së stërmadhe të pritjes dhe pyes se sa nga njerëzit e ulur këtu mund të jenë sëmurë për shkak të ndotjes së ajrit. Mendoj për njerëz në departamente të tjerë: fëmijë të prekur nga asthma, pacientë të trajtuar për lëndime rrugore, ose që vuajnë nga mungesa e veprimtarisë për gjithë jetën, ndërsa rrotat zëvendësuan këmbët e tyre. Dhe kam ngecur në larminë e habitshme të rrugëve përmes të cilave automjetet kanë rrënuar jetët tona. Le ta braktisim këtë eksperiment shkatërrimtar dhe pranojmë se kjo teknologji e shekullit 19 po shkakton më shumë dhimbje se sa mirësi, dhe planifikojmë mënyrën e jetës sonë jashtë saj.

Le të vendosim një synim për të ndërprerë përdorimin e automjeteve me 90% gjatë dekadës tjetër. Po, automjeti është ende i dobishëm — për pak njerëz është qënësor. Do të bëntë një shërbim të mirë. Por është bërë mjeshtri ynë, dhe rrënon gjithçka që prek. Tani përballemi me një seri të papriturash që kërkojnë një përgjigje të papritur. Një nga këto të papritura është familjare për çdo spital. Ndotja tani vret tre herë më shumë njerëz se sa SIDA, turbekulozi dhe maliaria bashkë. Kujto pretendimet në fillim të këtij shekulli, të projektuar me aq zhurmë nga shtypi i bilionerëve: se paratë publike do të ishte më mirë të shpenzoheshin për të parandaluar sëmundje ngjitëse se sa për të parandaluar rrënimin e klimës. Por del se dividenti i shëndetit për të shuar lëndën djegëse të fosileve me gjasa është shumë më i madh. (Sigurisht, atje s`kishte asgjë për të na ndaluar për të shpenzuar për të dyja këto çështje: ishte një mëdyshje e gabuar). Djegia e lëndëve fosile, sipas një studimi të fundit, është tashmë “kërcënimi më serioz i shëndetit të fëmijëve”.

Në sektorë të tjerë, çlirimet e gazrave kanë rënë shumë. Por çlirimet e transportit në Britani kanë rënë vetëm me 2% që nga viti 1990. Synimi ligjor i qeverisë është një ulje prej 80% deri në vitin 2050, megjithëse as kjo, shkenca na thotë, është pa shpresë e pamjaftueshme. Transporti, kryesisht për shkak të obsesionit tonë me automjetin privat, është tashmë faktori kryesor që na çon drejt rrënimit klimatik, në këtë dhe shumë vende të tjerë. Numri i njerëzve të vrarë në rrugë ishte në rënie vazhdimisht në Britani deri në vitin 2010, kur kulmorja papritmas përfundoi. Pse? Sepse, ndërsa më pak shoferë dhe kalimtarë ngasin, numri i këmbësorëve të vrarë është rritur me 11%.

Në Amerikë, është edhe më keq: një rritje prej 51% në përqindjen vjetore të këmbësorëve që nga viti 2009. Atje duket se janë dy arsye: shoferët e shkujdesur me celularët e tyre, dhe një kalim nga automjetet e zakonshme te sportivet. Ndërsa automjetet sportive janë më të lartë dhe më të rëndë, ato, me shumë gjasa, mund të vrasin njerëzit që godasin. Ngasja e një automjeti sportiv në një zonë urbane është një veprim anti-social. Atje ka gjithashtu efekte më delikatë dhe depërtues. Trafiku komunitar, si zhurma, rreziku dhe ndotja në rrugë të ngarkuara detyrojnë njerëzit të rrinë brenda. Vendet ku fëmijët mund të luajnë dhe të rriturit mund të ulen dhe të bisedojnë janë rezervuar për parking.

Zhurma e motorrave, një shkak i madh që mezi pranohet për stresin dhe sëmundjet, mbush jetët tona. Ndërsa ne shtyhemi të sigurojmë hapësirën e rrugës, ndërsa ne shajmë dhe tundim grushtat tanë kundrejt shoferave të tjerë, këmbësorëve dhe çiklistëve, ndërsa shfryjmë për kufizimet e shpejtësisë dhe ngadalësimin e trafikut, makinat na ndryshojnë, duke theksuar kuptimin tonë të kërcënimit dhe konkurrencës, duke na izoluar nga njëri-tjetri. Rrugë të reja gjymtojnë fshatrat, duke zhdukur paqen, duke krijuar gjysmëhije zhurme, ndotje dhe shëmti. Efektet e tyre shpërndahen përgjatë shumë kilometrave. Depozitimi i nitrogjenit reaktiv nga shkarkimet e automjeteve (mes faktorëve të tjerë) ndryshon sistemin e jetës qoftë edhe me shpejtësi të largët. Në Snowdonia, ka rënë në përqindjen për 24 km² për hektarë për vit, duke ndryshuar radikalisht komunitetet e pemëve. Luftrat bëhen për të mbajtur poshtë koston e ngasjes: qindra mijëra vdiqën në Irak pjesërisht për këtë arsye. Toka po shpohet me minatorë që nevojiten për të manifakturuar automjetet dhe puset e naftës që nevojiten për t`i fuqizuar ata, dhe po helmohet nga rrjedhjet dhe mbeturinat.

Kthesa drejt automjeteve elektrike adreson vetëm disa nga këto çështje. Tashmë, vende të bukur po mbyten nga një vërsulje për burime për automjetet elektrike. Nxjerrja e litiumit, për shembull, po helmon tani lumenjtë dhe po shterojnë ujërat e nëntokës nga Tibeti deri në Bolivi. Ata ende kanë nevojë për një shpenzim të madh energjie dhe hapësire. Ata ende kanë nevojë për goma, manifakturimi dhe shkarkimi i të cilave (gomat janë tejet komplekse për t`u ricikluar) është një plagë masive mjedisore. Na thuhet se automjetet janë për liri dhe zgjedhje.

Por çdo aspekt i këtij sulmi në jetët tona ndihmohet nga planifikimi shtetëror dhe subvencionet. Rrugët ndërtohen për të përshtatur trefikun e projektuar, i cili më pas rritet për të mbushur kapacitetin e ri. Rrugët hartohen për të maksimizuar rrjedhën e automjeteve. Këmbësorët dhe çiklistët shtrydhen nga planifikuesit në hapësira të ngushta dhe zakonisht të rrezikshme — rishqyrtimi i hartimit urban. Nëse paguanim për parking rrugor të përhershëm (rezidencial) në përqindjen e tregut për tokën, për 12 m², që nevojitet për një automjet, do të kushtonte rreth 3,000 stërlina në vit në pjesët e pasura të Britanisë.

Kaosi në rrugë është një kaos i planifikuar. Transporti duhet të planifikohet por me synime krejtësisht të ndryshme: për të maksimizuar dobitë sociale ndërsa minimizon dëmin. Kjo do të thotë një kthesë e zgjeruar drejt transportit të madh elektrik, të sigurtë dhe korsi të ndara për biçikleta dhe trotuare të gjerë, të shoqëruar nga një mbyllje e qendrueshme për kushtet që lejojnë automjetet të harbohen drejt jetëve tona. Në disa vende, dhe për disa arsye, përdorimi i automjeteve është i pashmangshëm. Por për udhëtimet e mëdha ata mund të zëvendësohen lehtë, siç mund të shohim në Amsterdam, Pontevedra dhe Kopenhagen. Ne thuajse mund t`i eliminojmë ato nga qytetet tanë. Në këtë epokë të shumë të papriturave —kaos klimatik, ndotje, zvjerdhje sociale— ne duhet të kujtojmë se teknologjitë ekzistojnë për të na shërbyer, jo për të na dominuar. Ka ardhur koha ta heqim qafe automjetin nga jetët tona.   

Autori ka realizuar një kërkim të mirë të çështjes në fjalë por me disa mangësi të cilat mund t`i lexojmë në një studim mjaft të gjerë që ka realizuar Ylli Përmeti por ende i papublikuar.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA