...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkencërisht e vërtetuar: lidhja mes vaksinave (antiseptikëve) dhe autizmit dhe nevoja e parandalimit dhe shërimit (3)*

Në vijim tregoj pakumtimësinë e OBSH-së dhe mjekësisë ortodokse lidhur me shkaqet e autizmit dhe lidhjen mes vaksinave dhe autizmit. Tregoj, gjithashtu, disa zhvillime të fundit lidhur me autizmin dhe qasjen time. Tregoj, në fund, se praktika e vaksinimit është kundërthënëse―në kuptimin që përdoret e njëjta dozë për trupa të ndryshëm dhe gjendje të ndryshme shëndetësore ndërsa studimet që përmenden nga institucionet për ndikimin e antiseptikëve nuk bindin, sidomos në kushte kur studime të tjerë tregojnë lidhjen në fjalë

Ylli Përmeti

23/07/2020 - 17:17

Praktika e vaksinimit duhet të rishikohet ndërsa orientohen sistemet mjekësore drejt fuqizimit të sistemit mbrojtës (imunitar) me qëllim që të parandalohen simtoma apo sëmundje si autizmi. Ngaqë besoj se qeveritë e shteteve nuk do të lëvizin drejt parandalimit, ata që vuajnë nga sëmundja në fjalë, kanë rrugëzgjidhje: së pari ata mund të ngrenë padi ndaj shtetit për moszbatim të parimeve shkencore kur vaksinojnë dhe të kërkojnë dëmshpërblim; së dyti, ata mund ta ndalojnë procesin e sëmundjes me disa praktika që kanë treguar se i shërojnë autikët dhe nuk duhet të mjaftohen me këshillat e OBSH-së dhe “mjekëve” mbizotërues (shtimin e ndërveprimit shoqëror etj.) por së pari përpiqen të kuptojnë shkaqet e autizmit dhe së dyti t`i luftojnë ata me praktikat që shqyrtohen në vijim. Ato janë praktika që synojnë pastrimin e trupit nga mbetjet e antispektikëve që injektohen me vaksinat ose çlirimin e trupit “nga brenda”.     

Fjala ‘autizëm’ është krijuar nga gjuha greke (autos+ism). Ajo nënkupton një gjendje mendore ku fantazia mbizotëron realitetin. Autizmi është përshkruar për herë të parë në vitin 1940. Atëherë shihësh si një çrregullim fëmijësh. Por nuk u bë diagnozë e dallueshme deri në vitin 1970. Që nga ajo kohë kriteri për karakterizimin e tij ka ndryhsuar disa herë. Numëri i fëmijëve me autizëm është rritur dramatikisht. Një studim i botuar në vitin 2021 gjeti se rritja e njerëzve të diagnostikuar me autizëm në Britani u rrit nga viti 1998 deri në vitin 2018 me 787 për qind ndërsa në nivel botëror shifrat janë në rritje gjithashtu me afërsisht 1/100 e fëmijëve të diagnostikohet me autizëm. 

Studiuesit e mjekësisë përgjithësisht ia mveshin autizmin cënueshmërisë gjenetike dhe së fundmi shtuan një shkak tjetër: një ‘stresant’ të jashtëm: ultratingujt në tremestrin e parë të shtatzanisë. Ata shtojnë faktorët mjedisorë, të cilët së bashku apo duke ndërvepruar me genet, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të autizmit 2-4 herë. Këta faktorë përfshijnë moshën e madhe të prindërve, nivelet e larta të ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë; dhe reaksione të rënda të infeksioneve bakteriale dhe virale gjatë shtatzënisë, disa prej të cilave mund të parandalohen përmes vaksinimit. Por ata nuk shqyrtojnë “stresantin” vaksinë që trazon vrullin zhvillimor në nivel fizik, kimik dhe biologjik, të fëmijës!

Kështu, së pari, ata përdorin të njëjtën dozë vaksine për trupa fizikë të ndryshëm! Së dyti, ata nuk konsiderojnë pabarazinë zhvillimore te fëmijët, në nivel biologjik etj. Dhe në fund, pikërisht sepse nuk konsiderojnë dozën e njëjtë të vaksinës për trupa të ndryshëm dhe zhvillim biologjik të ndryshëm, mjekët nuk konsiderojnë ‘gadishmërinë’ e organizmit të fëmijës për t’u vaksinuar, sepse fakti që disa fëmijë i përthithin antiseptikët e vaksinave e disa jo, tregon se këta të fundit s’kanë qenë gati për t’u vaksinuar. Kështuqë nga një këndvështrim praktiko-shkencor, mjekët gabojnë disa herë kur vaksinojnë fëmijët. Nuk është e rastit që këtë qasje s’e diskutojnë (në dijeninë time) në publik (universitete etj.). 

Sidoqoftë, rreth tre vjet më parë u përpoqa të sillja qasjet e reja shkencore lidhur me autizmin—një sëmundje që shfaqet tek fëmijët dhe që po shkatërron familjet ekonomikisht dhe ndijishmërisht. Përpara risive në fjalë qarkullonte një qasje se autizmi mund të kurohësh përmes punës edukative. Kjo qasje është themeluar dhe nga OBSH-ja. Sipas saj, autizmi përcaktohet si “çrregullim...që karakterizohet nga një farë shkalle e sjelljes së pengur shoqërore, në kumtim dhe gjuhë, dhe një rreze e ngushtë rëndësie dhe veprimtarie që janë të veçanta për individin dhe që përsëriten”.

Çrregullimi fillon në fëmijëri dhe priret të vazhdojë në rininë e hershme (adoleshencë) dhe pjekuri. Në shumicën e rasteve simtomat janë të dukshme gjatë pesë viteve të parë të jetës. Çrregullimet përfshijnë simtoma të buta dhe të rënda (epilepsi etj.). Shkaqet sipas OBSH-së “janë shumë faktorë duke përfshirë faktorët mjedisorë dhe gjenetikë” […] ndërsa “ka të dhëna epidemiologjike përfundimtare se s`ka asnjë provë për një lidhje shkakore mes vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës. As ka ndonjë provë se vaksina fëmijërore mund të rrisë rrezikun e çrregullimit. Rivlerësimet e fakteve për një lidhje të mundshme mes antiseptikut timerosal dhe aluminit që përfshihen në vaksina të pa-aktivizuara, nuk tregojnë lidhje shkakore. Nuk ka asnjë kurë për çrregullimin përkatës. Ndërhyrjet psikologjike si trajtimet e sjelljes dhe programet aftësuese për prindërit dhe kujdestarët e tjerë mund të zvogëlojnë vështirësitë në kumtim dhe sjellje”!

Por ndryshe ngasa pretendon OBSH-ja, profesori i farmakologjisë në Universitetin e Northeastern të Bostonit, tregon (The relationaship between thimerasol and autism: 2007), bazuar në disa studime dhe gjetjet e tij eksperimentale në laboratorin e tij, se timerosali shkakton çrregullime metabolike në fëmijët me autizëm, duke përfshirë aftësinë e tij për të shkaktuar një gjendje stresi oksidativ dhe metilim të penguar. Në tru, dhe në neurone në veçanti, këto çrregullime metabolike ndërhyjnë në mekanizma që janë kritike për përqendrim normal dhe aftësi njohjeje. 

Studime të tjerë mbështesin të kundërtën por nuk bindin përsa kohë që nuk sqarojnë se pse fëmijët përkatës tregojnë shenja autizmi pasi vaksinohen dhe jo më parëMegjithatë, një rishqyrtim i gjithë studimeve që janë kryer lidhur me lidhjen mes timerosalit dhe autizmit tregon se nga 91 studime që kishin studiuar lidhjen e mundshme mes mërkurit dhe autikëve, nga viti 1999 deri në vitin 2016, 74 për qind e tyre mbështesin se merkuri “është një faktor rreziku për fëmijët me autizëm, duke zbuluar ndikime të drejtpërdrejta dhe tërthorta. Provat mbizotëruese tregojnë se shfaqja në mërkur është shkak dhe kontribues në autizëm”. Një rishqyrtim i pak muajve më parë, i cili përfshin dhe kadmiumin, krahas merkurit, ku përfshihen 37 studime, nga viti 2003 deri në vitin 2022, tregon se fëmijët autikë nuk kishin dallime të rëndësishme krahasuar me fëmijet e tjerë, duke treguar rrezik më të madh për kadiumin.  

Duhet thënë se institucionet mjekësore duke filluar nga OBSH-ja —që është një institucion mbikombëtar—  dhe duke shkuar tek institucionet shtetërore, kanë çdo arsye që ta shfajësojnë vaksinën si shkaktare edhe nëse kanë një ton me fakte: sepse do të shkaktonte frikë tek prindërit dhe për pasojë ata nuk do t`i vaksinonin fëmijët. Pasoja e mëtejshme do të ishte se fëmijët do të prekeshin nga infeksionet që kanë marrë miliona jetë njerëzish përgjatë historisë njerëzore. Infeksionet, me radhë, do të paralizonin shërbimet mjekësore dhe shtetërore. Kjo është arsyeja se pse OBSH-ja refuzon ta pranojë lishjen shkakore mes vaksinave dhe autizmit duke pranuar vetëm lidhjen mjedisore dhe gjenetike por në këtë rast pa treguar ndonjë fakt—të paktën në faqen e saj. Nuk është, në fjalë të tjera, se duan të përfitojnë nga vaksinat korporatat apo entitete të tjera mjekësore.         

Kështu, duke lënë mënjanë studimet që tregojnë lidhjen përkatëse, të cilët janë me tepri, nuk nevojiten shumë mend dhe fakte për të kuptuar rolin e antiseptikëve në qelizat e fëmijëve për sa kohë që në muajt e parë të jetës së tyre përparojnë (kanë proges) normalisht në shëndetin e tyre dhe pasi bëjnë vaksinën pësojnë prapakthim ose regres ose aberacion: pikërisht sepse grimcat e metaleve gjithnjë pengojnë zhvillimin normal të qelizave dhe kur qelizat pengohen në zhvillimin e tyre ashtu pengohet dhe zhvillimi i sistemit nervor tek fëmijët. Dihet se sistemi nervor përbëhet nga neurone ose qeliza nervore. Kur qelizat pengohen nga grimcat e metaleve që shoqërojnë vaksinat, ashtu pengohet dhe sjellja e fëmijëve përkatës.

Ndryshe nga kjo qajse, një studim i fundit i shton qasjes së OBSH-së dhe institucioneve mjekësore shtetërore pacientët që shkëputen nga realiteti më vonë: sipas tij, ndërsa shkaqet e sëmundjes nuk dihen…“zakonisht simptomat shfaqen në moshën dy vjeçare dhe një e treta e fëmijëve përjeton regres të aftësive në të njëjtën kohë ndërsa simptomat e atyre që shkëputen nga realiteti (desintegrohen) zakonisht fillojnë më vonë, rreth moshës katër vjeç…dhe janë më të theksuara dhe më të përhapura”.  Duke shpërnjohur efektin e vaksinave lidhur me regresin që përmend, studimi përqendrohen kryesisht tek “terapia e sjelljes” përmes së cilës synohet ri-mësimi i vetkujdesjes, gjuhës, dhe aftësive shoqërore duke përdorur shpërblimin për të inkurajuar sjelljen e mirë dhe dekurajuar sjelljen e keqe. Në rastet më ekstreme, kur pacienti shfaq dhunë, përdoren ilaçe kundër-psikotik (qetësues)!

Pyetjes se pse shumica e fëmijëve (mesatarisht një në 160 fëmijë shfaq simptomat e autizmit) nuk pengohet apo dëmtohet nga grimcat përkatëse mund t`i përgjigjemi fare thjesht: sepse qelizat e tyre janë të afta t`i nxjerrin jashtë organizmit ose kanë fuqinë e nevojshme për t`i jashtëqitur. Pakica, rrjedhimisht, nuk i nxjerr grimcat për shkak të mungesës së fuqisë së qelizave (kjo lloj mungese lidhet me natyrën e ushqimit dhe qelizave) dhe për pasojë sistemi i tyre nervor nuk mund të zhvillohet siç zhvillohet tek të tjerët për sa kohë që neuronet nuk zhvillohen si tek të tjerët. Duhet thënë se autizmi mund të shkaktohet nga nënat, gjithashtu, kur ato janë shtatëzënë dhe ekspozohen në merkur. Por kjo lloj kategorie fëmijësh lind —për shkak të nënës— me autizëm dhe nuk bëhet —për shkak të vaksinës— me autizëm.       

Nuk është e rastit që studiuesit vërejnë se fëmijët autikë kanë sistem imunitar të dobët dhe vuajnë nga shtërzimi (kapsllëku) dhe kanë zbuluar, për më shumë, se kanë mungesë të disa substancave që luajnë rol vendimtar në organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se ata kanë nevel të ulët të vitaminave B9 dhe B12 (këto luajnë një rol të rëndësishëm në riprodhimin e qelizave trunore). Mungesa e tyre shkakton ulje të ri-metilimit të homocistinës, një amino-acid jo-proteinik, duke rritur nivelin e saj, e cila, me radhë, mund të shkaktojë goditje në zemër, tru etj. Disa meta-analiza kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele të lartë të amino-acidit jo-proteinik, Hcy, gjithashtu.

Pengimi i qarkullimit të metioninës (një amino-acid që përmban sulfur), çrregullimi i metabolizmit të sulfurit dhe ndryshimet e metilimit të ADN-së, kanë treguar se shoqërojnë autikët. Mungesa e vitaminave B mund të shkaktohet nga mungesa e ushqyesve, përthithja e varfër, ose çrregullimi intestinal. Mikrobiota e zorrës është thelbësore për tretje sepse ajo sintetizon vitamina qënësore dhe bashkëfaktorë si vitamina B, riboflavina, thiamina, dhe acidi folik. Mangësia e folatit dhe nivelet e larta të aminoacideve Hcy janë veçanërisht të dëmshme për sistemin nervor, sepse Hcy ka karakteristika neurotoksike. Fëmijët autikë kanë dhe mungesë glutathionine―një anti-oksidant shumë i rëndësishëm. 

Nuk është, gjithashtu, e rastit që fëmijët autikë kanë mungesë ‘mieline’, një përzierje yndyrore dhe proteinike që mbështjell shumë qeliza nervore dhe ushqen trurin. Sipas një studimi, “mangësitë e lëndës së bardhë në rajone të trurit janë në përputhje me gjetjet patologjike të fëmijëve autikë dhe janë pjesërisht për shkak të mangësisë së mielinës”. 

Pikërisht për këtë arsye studiuesit kanë filluar të prodhojnë “ilaçe” që synojnë kurimin e autizmit. Rerumi, për shembull, një substancë e zhvilluar dekadat e fundit, synon sipas autorit, të kurojë autizmin por duke e shoqëruar kurën me disa ushqime të veçantë gjatë kohës së përdorimit të tij. Baza e Rerumit është “TGF Beta1”, sepse fëmijët autikë kanë nivel të ulët të saj dhe rrjedhismisht kanë nivel të ulët mbrojtës në sistemin imunitar. Përmbajtja e tij bazohet në një strukturë tre-përmasore të shumë-lidhur me sulfat kondroitin, vitamin D₃ dhe acid oleik, që synon të përshtasë sistemin imunitar për të luftuar inflamacionin sistemik të trupit dhe trurit”. Si sulfati kondroitin ashtu dhe vitamina D₃ dhe acidi oleik kanë efekte anti-inflamatore.

Kjo fromulë synon të nxisë ‘nga brenda’ prodhimin e “TGF Beta1”. Kjo e fundit është një lloj proteine —citokinike, “që vë në lëvizje qelizat”— e cila është zbuluar për rolin e saj dekadat e fundit.  Por një studim tjetër, i cili shqyrton rolin e proteinës në fjalë në raport me autizmin, konkludon se proteina përkatëse “mund të mos luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit”. 

Një qasje tjetër ka John Gray, një terapist amerikan. Vaksinat, citon autori, ndryshe nga bindja që kanë krijuar qeveritë amerikane, nuk janë të sigurta, veçanërisht për disa fëmijë [kategorinë e të cilëve mjeku e sqaron në vijim]: për ta ato janë më të rrezikshme! Kuba, citon mjeku, e cila i përdor vaksinat gjerësisht, nuk ka fëmijë autikë siç kemi ne. Ndryshimi është se në Kubë mjekët nuk japin me vaksinën tajlinol (Tylenol) i cili nuk mund të blihet as në farmaci: sepse acetaminofeni, përbërsi aktiv i tajlinolit, mbyt ethet - dhe kur mbyten ethet mbytet trupi për të prodhuar glutothioninë (glutothione), e cila është super-anti-oksidantja që asgjëson radikalët e lirë — një molekulë e pangarkuar me elektricitet. Kështu shkaktohet stresi oksidativ (“oxidative stress”) ose stresi që buron nga oksidimi i qelizave trunore i cili degjeneron qelizat e trurit që shkaktohet nga përmbysja e raportit mes radikalëve të lirë dhe mungesa e anti-oksidantëve në trup.

Nuk bëhet fjalë për ngrënien e anti-oksidantëve. Trupi i njeriut nuk prodhon anti-oksidantë si ‘glutothionina’. Kur mjekët injektojnë glutothioninën për të rritur aftësinë anti-oksiduese të organizmit, ata luftojnë simtomat e autizmit dhe jo shkaqet: ato mund të zbuten thuajse menjëherë por më mirë është të aftësosh trupin e fëmijës të prodhojë glutothioninën. Që trupi të fillojë të prodhojë glutothioninën duhet të ulet pesha e stresit oksidativ. Për të realizuar këtë synim proteinat kanë peshën më të madhe: ato shfaqen vetëm kur ti i mundëson të shfaqen: sepse kur ti nuk prodhon glutothioninë për të luftuar toksifikimin e organizmit nga vaksina, truri thotë, në rregull, po përdor herkulat proteinike (“hitch up proteins”) për t`u mbrojtur nga sulmi toksik në rrjedhën e gjakut. Këto proteina gjenerohen nga ethet. Nëse mbyten ethet, mbytet proteina përkatëse ose mbytet mbrojtja e trupit. Kështu stresi oksidativ bëhet i përhershëm dhe inflamacioni krijohet rreth tij, sepse trupi nuk mund të mbrohet, dhe kështu fëmija zhvillon një gjendje kronike duke nxjerrë nga shinat zhvillimin normal të trurit.

Në këto kushte, se çfarë nevojitet është rikthimi i zhvillimit normal të trurit duke shkaktuar prodhimin e proteinës peshëngritëse. Kjo realizohet duke shkaktuar ethe në trurin e fëmijës. Kjo është arsyeja pse në Gjermani një ndër kurat kryesore për mijëra vjet ishte llixha ku uji është i pasur me minerale dhe i nxehtë dhe ku njeriu lundron për të paktën 20 minuta në ditë - i shtrirë me fytyrën drejt qiellit dhe pjesën e pasme të kokës të zhytur në ujë —ndërsa fytyra qendron e pambuluar me ujë— me qëllim që ngadalë të rritet temperatura e trurit. Pas 20 minutave të para, rritet temperatura e ujit rreth 103 gradë (fahrenheit) dhe qendron atje për rreth 20 minuta dhe kështu shkaktohet prodhimi i proteinave peshëngritëse, të cilat jetojnë rreth 48 orë në trup. Nuk është e nevojshme që kjo praktikë të ndiqet çdo ditë por një ditë po një jo dhe për tre muaj. Përmes kësaj praktike dhe shtimit të mineraleve në ushqim, argumenton autori, përmbyset tërësisht gjendja autike e fëmijës.

Vitet e fundit kanë filluar të zbatohen protokolle lidhur me ndikimin që kanë llixhat tek autikët. Përfundimet e tyre pritet të njoftohen në të ardhmen meqënse studimet janë afatgjatë. Por ata synojnë të luftojnë ankthin, një simtomë tjetër e autikëve, përmes llixhave dhe vendosjes në veprim të sistemit nervor dhe jo të prodhojnë glutothionë dhe proteina. Madje studime të tjerë synojnë të largojnë “stresin” e lidhur me punën përmes llixhave. Megjithatë, një studim i fundit, i cili përfshinte 6 fëmijë me autizëm, tregon “përmirësim të rëndësishëm” në “fuqi fizike dhe përmirësim të rëndësishëm në shkollë dhe aftësi ujore, pa kundërndikime”. Sipas një studimi tjetër, ndërveprimi` tyre me natyrën ndikon për mirë në shëndetin e tyre, sepse vendos në veprim ndijimet e tyre pavarësisht shqetësimeve që bart praktika përkatëse (sjellje të papërshtatshme, shqetësime lidhur me sigurinë, fobi etj.).      

Një studim i fundit, nga më të zgjeruarit që kam lexuar, përqendrohet pikërisht në stresin oksidativ të autikëve. Ai sqaron se autikët e zhbalancuar në nivel qelizor ose pa aftësi çtoksifikimi të trupit të tyre shkaktojnë reaksionin ROS ose oksidimin redaksional (redox) dhe ky me radhë shkakton stresin oksidativ. Ai tregon se shumë studiues rreth botës po përdorin pikërisht formula anti-oksiduese. Disa prej tyre, si sulfurofani, bashkë-enzima Q10, NAC, acidi omega-3, acidi arakidonik dhe DHA, kanë treguar ndikime të mira përveç resveratrolit. Por të gjithëve, sipas studimit, u mungojnë faktet e mjaftueshme lidhur efektin dhe sigurinë e tyre. 

Një studim pak më i hershëm shqyrton lidhjen mes sistemit tretës (zorrëve) dhe trurit. Ai përqendrohet te tejlëvizshmëria e rapamicinës, një bakter imunoshtypës, dhe neuronet e trurit, sepse tejlëvizshmeria e saj pengon kumtimin e neuroneve në tru dhe pengon mbrojtjen. Për të njëjtën arsye ai tregon efektin e penguesve të rapamicinës por deri tani me efekte të rëndë anësorë ndërsa tregon dhe efektin e disa amino-acideve, ose duke ndryshuar veprimtarinë e rapamicinës ose sistemin imunitar ose përbërjen e mikrobiotës. Ai tregon se amino-acidet mund të ndryshojnë barrierën mbrojtëse intestinale epiteliale dhe janë të aftë të ndreqin sistemin imunitar mukozal por ata varen nga bakteret dhe anasjelltas.

Sidoqoftë, si në rastin e parë, duke përdorur Rerumin, ashtu dhe në rastin e dytë, duke përdorur llixhat, dhe në rastet e tjerë, mungon një qasje e plotë pavarësisht se autorët përkatës kanë shëruar shumë të sëmurë: në rastin e parë përmbajtja e Rerumit nuk mjafton për të çtoksifikuar trupin e toksifikuar dhe rritur aftësinë gjeneruese të qelizave nervore dhe jo vetëm—sepse nuk është vetëm një proteinë që luan rol vendimtar në zhvillimin e qelizave dhe sepse proteinat pa minerale dhe vitamina nuk mund të metabolizohen; në rastin e dytë, llixha nuk mjafton—sepse si praktikë duhet të paralelizohet me ushqime që përmbajnë gjithë komponentët bazë të cilët i kam treguar në librin tim me titull: “Gjithë teoria e shëndetit”, në publikim.

Nëse do të donim një protokoll të plotë ai do të ishte përdorimi i Rerumit dhe i llixhës bashkë me një “protokoll” ushqimor, në përmbajtjen e të cilit do të ishin proteinat (bimore); karbohidratet; lipidet (yndyrnat); vitaminat; mineralet; adaptogjenët; dhe polifenolet. Në këtë mënyrë fuqizohen qelizat me më shumë energji, çtoksifikohet organizmi dhe çlirohet trupi nga toksinat dhe, mundësohet zhvillimi normal i fëmijës.

Në fund vlen të përmendet fakti se studimet janë përqendruar kryesisht tek fëmijët me autizëm dhe jo te të moshuarit. Por një studim ―më i madhi i llojit― tregon se njerëzit me autizëm kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë simtoma të ngjashme me të Parkinsonit në moshë të madhe dhe paaftësi intelektuale. Parkinsoni prek sistemin nervor ose nuronet në pjesë të ndryshme të trurit; i dobëson ato ose i dëmton dhe disa vdesin. Ai shfaqet me dredhje dhe ngurtësim në gjymtyrë. Por po të kemi parasysh faktin se truri i një fëmije me autizëm mbizotërohet nga disa lloj proteinash ndërsa u mungojnë të tjera, të domosdoshme për shëndetin trunor dhe trupor, kuptojmë dhe shkallën e lartë të simtomave të Parkinsonit. 

Përfundime 

Ka dy fakte bindëse në lidhje me vaksinat dhe autizmin: njëri është i jashtëm ose i qartë si kristali kur ata ndryshojnë sjelljen e tyre pasi marrin vaksinën dhe një tjetër i brendshëm ose i “padukshëm” pasi ata kanë biotregues më të lartë “të merkurit”. Mund të shtojmë një të tretë nëse përfshijmë nivelin e tyre të trombociteve

Parandalimi: duhet të ekzaminohet niveli i trombociteve përpara vaksinimit;

Terapia për ata që vuajnë nga autizmi: ka dy qasje mbizotëruese (jo ortodokse); njëra që përdor banjë termale ose llixha për të prodhuar glutothione dhe proteina "speciale" për ta pastruar trupin nga metalet e rënda si merkuri; Rerumi, një substancë që synon çtoksifikimin e trupit; dhe një qasje holistike në lidhje me ushqimin dhe metabolitët për të fuqizuar sistemin mbrojtës (imunitar).

*Kjo shqyrtesë është përditësuar në datën 1 qershor 2024.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA