...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si ta quajmë, Dardani (fletën e lavdishme të popullit shqiptar) apo Kosovë?

Jo vetëm për historiografinë tonë shqiptare, emërtimi është më i pranueshëm, më argumentues, më simpatik, më melodik dhe më i pastër iliro-shqiptar, por është edhe mjaft i popullarizuar dhe i pranueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë: sepse nuk besoj se ndonjë shtet ka një emër kaq të lavdishëm e kaq të bukur se sa Dardania jonë.

Adil Fetahu

18/10/2019 - 16:45

Në këtë botë nuk ka asgjë statike, e dhënë njëherë e përgjithmonë e pandryshueshme. As shtetet nuk janë kategori statike nga aspekti historik, gjeografik, politik. Edhe ato lindin, si organizma shoqërore-politike, zhvillohen, rriten (shpeshherë edhe zvogëlohen), dhe mund të zhduken. As emrat e shteteve, qofshin ata të karakterit historik, etnik, gjeografik, politik apo të ndonjë karakteri tjetër, nuk janë të pandryshueshëm. Shkaqet e ndërrimit të emrave të shteteve janë të karaktereve të ndryshme; për të shprehur identitetin kombëtar, politik  apo historik, pa marrë parasysh parashtesën apo prapashtesën me të cilin shprehin rregullimin shtetëror (republikë, monarki, federatë, konfederatë…).

Ndërrimi i emrave të shteteve nuk është diçka e re, as  e rrallë. Ato gjatë historisë së ekzistimit të tyre mund të kenë ndërruar emrat jo një herë, por edhe disa herë. Dhe pa shkuar më larg, në kohë as në hapësirë, këtu në fqinjësinë tonë dhe sivjet (janar 2019), shteti i Maqedonisë, nga presioni i shtetit të Greqisë u detyrua ta ndërrojë emrin e vet, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Si shtet i ri, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të Federatës së Jugosllavisë, quhej Republika Socialiste e Maqedonisë. Kur u shkërmoq Jugosllavia nga luftërat agresive të Serbisë, Maqedonia u pavarësua (pa luftë) dhe mori emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, dhe sivjet u detyrua ta ndërrojë edhe këtë emër, sipas diktatit të Greqisë.

Ka në botë janë me dhjetra e dhjetra shtete të tjera të cilat i kanë ndërruar emrat e tyre. Vitin e kaluar (prill 2018), Monarkia Svazilend (në Afrikë) e ndërroi emrin në “Mbretëria e Svatini”, me arsyetimin se emri “E Svatini” ishte emri i vjetër i atij shteti. Është e gjatë lista e emrave të shteteve të cilat i kanë ndërruar emrat e vet në shekullin e kaluar apo këtë shekull. Dhe përsëri të nisemi nga fqinjësia jonë. Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e themeluar pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1929 e kishte ndërruar emrin në Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore (1945) e ndërroi emrin në  “Republika Demokratike e Jugosllavisë”. Po atë vit, përsëri e ndërroi emrin në Republika Federative Popullore e Jugosllavisë, ndërsa sipas Kushtetutës së vitit 1963, mori emrin Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shkatërrimit të përgjakshëm të asaj Jugosllavie, dy republikat që mbetën bashkë, Serbia dhe Mali Zi, morën emrin Republika Federale e Jugosllavisë, me pretendim për ta trashëguar Federatën paraprake. Në vitin 2003, përsëri e ndërruan emrin në Bashkësia e Shteteve Serbi e Mali Zi, dhe këtë emër e mbajtën deri në vitin 2006, kur Mali Zi, me referendum popullor u nda prej asaj Bashkësie.

Ja edhe disa shembuj të tjerë të ndërrimit të emrave të shteteve, qoftë për shkak të çlirimit nga kolonializimi, apo për shkaqe të tjera. Shteti afrikan i Kongos, disa herë e ka ndërruar emrin e vet:  “Shteti i Lirë Kongo” (edhe pse ishte koloni e Belgjikës deri në vitin 1908), pastaj u quajt Kongo e Belgjikës, më vonë Kongo-Leopoldvil; Republika e Kongos;  mandej Republika e Zairit, dhe së fundi Republika Demokratike e Kongos. Pakistani Lindor u bë Bangladesh; Cejloni u bë Sri Lankë; pjesa lindore e Indisë (koloni holandeze) u bë Indonezi, ndërsa Rodezia – Zimbabve. Mbretëria e Kamboxhës, njëherë quhej Republika e Kmerëve, pastaj Kampuçia dhe prej vitit 1991 quhet Kamboxha. Xhibuti i sotëm dikur quhej Somalilendi Françez, pastaj Territori Afar dhe Isasa. Kiribati para vitit 1979 quhej Ishujt Gjilbert; Timori Portugez mori emrin Timori Lindor, pastaj Timor-Leste (2002). Afrika Jugore e Gjermanisë mori emrin Afrika Jugperëndimore, ndërsa prej vitit 1990 quhet Namibia. Volta e Epërme, prej vitit 1984 mori emrin Burkina Faso. Burma e dikurshme, pas huntës ushtarake (1989), mori emrin Mjanmar; Dahomeji në vitin 1975 e ndërroi emrin në Benini…etj.etj. Qeveria e Holandës këto ditë (14 tetor 2019) ka vendosur zyrtarisht ta ndërrojë emrin nga Holanda – në Netherland.

Përse Kosova të marrë emrin ‘Dardani’

Shumica e shteteve të çliruara nga kolonializmi e kanë ndërruar emrin e vet të mëparshëm, duke marrë emër të ri, nga historia e vet e mëhershme apo ndonjë emër tjetër që e kanë konsideruar të përshtatshëm. Pas çdo lufte çlirimtare nga kolonializmi apo nga okupimi, bëhen ndryshme të mëdha politike, ekonomike, sociale, etnografike, kulturo-historike të vendit dhe popullit të caktuar. Ndër të tjera, bëhet edhe ndërrimi i emrit të shtetit, të qyteteve, rrugëve, shesheve, maleve, lumenjëve, duke ia përshtatur historisë, gjuhës dhe kulturës së vet. Kosova që me luftën çlirimtare u çlirua nga kolonializmi shekullor serb, ka arsye të fortë ta ndërrojë emrin dhe pa hamendje të përcaktohet për të marrë emrin e vet historik, DARDANIA.

Nuk ka ndonjë shpjegim të qëndrueshëm dhe të bindshëm për kohën dhe prejardhjen e emërtimit Kosovë. Historianë, etimologë e gjuhëtarë shqiptarë janë përpjekur të argumentojnë në baza linguistike se emri Kosovë ka prejardhje ilire. Por kjo tezë nuk është shumë bindëse. Ndërkaq, pala serbe, gjithnjë e prirur të përvetësojë çdogjë të huaj rreth vetes, emërtimin Kosovë e shpjegon se ka lidhje dhe prejardhje sllave. As kjo tezë nuk është bindëse sado që në vendet sllave ka edhe afro njëzet vende me këtë emër (Kosovë) në trajta të ndryshme. Aq më tepër që historianë, etnologë, kishtarë e linguistë serbë, disa herë janë përpjekur ta ndërrojnë edhe emërtim e Kosovës tonë duke e quajtur herë “Stara Serbia” (Serbia e Vjetër; kështu e kanë quajtur Kosovën prej vitit 1920 deri më 1941), herë “Juzhna Srbija” (Serbia e Jugut); në të dy rastet duke e përfshirë edhe Maqedoninë, si dhe emërtimin “Kosovo i Metohija” (Kosova dhe Metohia/Dukagjini), të cilin edhe tash, për ‘inat’ të shqiptarëve, në një fjali e përsërisin disa herë! Por çështjen e prejardhjes së emërtimit Kosovë t’ua lëmë ta hulumtojnë dhe ta zgjidhin historianët, etnologët, gjuhëtarët dhe ekspertë të tjerë të fushave përkatëse. T’i kthehmi pyetjes, përse t’ia ndërrojmë emrin Kosovës në DARDANI?

Së pari, sepse nuk është ndriçuar bindshëm prejardhja as domethënia e emrit Kosovë.  Konstruksioni sllav (serb) “Kosovo i Metohija” është absolutisht i papranueshëm për  popullsinë shumicë autoktone (shqiptare), të fisit ilir, prej antikitetit të kësaj treve, të Dardanëve. Dardania ishte emërtimi i kësaj treve, që zinte pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike, në një hapësirë shumë më të gjërë, ndërsa territori i Kosovës së sotme ishte qendra e Dardanisë. Dardania ishte e banuar nga fisi ilir i Dardanëve, që janë paradhësit tanë, dhe ishte Mbretëri, kur serbët akoma flinin majë pemëve si majmunat, apo nëpër shpella si shtazët e egra, atje në Karpatet e tyre. Prandaj, emri Dardania nuk është emër i ri dhe i panjohur. Janë të njohura edhe qytetet e sotme, si qendra kryesore të Dardanisë me emra të atëhershëm, si: Ulpiana, Naissus, Theranda, Vicicanum, Skopi dhe Damastion (te Liqeni i Ohrit). Përkundër faktit se ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të ndryshme, Dardanët ishin elementi etnik më i qendrueshëm dhe më i veçantë e konservativë duke ruajtur veçorinë e tyre edhe nën sundimin romak, sepse ata ishin këtu me rrënjë, me trup e me degë në një histori të gjatë, para kohës së Homerit. Është emër i njohur historikisht, gjeografikisht dhe politikisht disa shekuj para Krishtit. Nga Dardania ishin pesë perandorë të Romës së Vjetër. Jo vetëm për historiografinë tonë shqiptare, emërtimi është më i pranueshëm, më argumentues, më simpatik, më melodik dhe më i pastër iliro-shqiptar, por është  edhe mjaft i popullarizuar dhe i pranueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë: sepse nuk besoj se ndonjë shtet ka një emër kaq të lavdishëm e kaq të bukur se sa Dardania jonë. Madje ky do të ishte vetëm kthimi i emrit burimor historik që ka pasur dikur kjo hapësirë.  Ky emër shqiptohet lehtë edhe në gjuhë të huaja.

Është fakt i ditur se ndërrimi i emrit të shtetit është një sfidë e brendshme dhe e jashtme, shkakton reagime, shpenzime, kohë, njohje, ndërrim të emërtimit në të gjitha dokumenteve zyrtare, në emertimet dhe hartat brenda dhe jasht vendit. Por këto sfida nuk duhet të jenë shkak që të mos ia ndërrojmë emrin Kosovës. Kur dihet se kemi kaluar sfidën kryesore, të çlirimit nga kolonializmi serb, kjo është sfidë pakrahasueshëm më e lehtë. Prandaj, të fillojmë qysh tash me përgatitjet dhe hapat e parë.

Së pari, të paktën privatisht, secili prej nesh në vend të përdorë emrin Kosovë, le të përdorë, në të shkruar dhe në të folur emrin Dardani, me qëllim që ta popullarizojmë këtë emërtim sa më shumë dhe sa më hapur dhe t’ia imponojmë politikës pranimin e këtij emri, që ta quajmë shtetin, se do t’i rrijë hijshëm e do të tingllojë bukur. Kohën, mënyrën dhe procedurën e ndërrimit të emrit nga Kosove në Dardani, le ta shqyrtojnë, përpunojnë dhe zbatojnë organet kompetente profesionale-shkencore dhe shtetërore.

Unë vetëm po nxis, për të parë se sa kjo ide dhe ky propozim është i pranueshëm në publik (ndërsa po e shpall një “referendum privat, personal”).

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA