...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sorosi po fiton miliona nga ‘emigracioni i detyruar’

Sam Gerrans

10/11/2016 - 13:22

Filantropi George Soros kohët e fundit ka botuar një letër në “Wall Street Jurnal”, të titulluar “Pse po investoj $500 milionë për emigrantët”. Në këtë artikull unë do të shqyrtoj letrën e tij duke e ndarë nga ajo ç’ka duket dhe nga ajo ç’ka nënkuptohet në të.

Letra e Sorosit fillon: “Bota është shkundur nga një rritje e madhe e emigrimit të detyruar. Dhjetra miliona njerëzish janë në lëvizje, duke lënë pas vendet e tyre në kërkim të një jete më të mirë jashtë shtetit. Disa u ikin luftës civile ose një regjimi shtypës, të tjerë janë detyruar nga varfëria e skajshme, të joshur nga mundësia e një përmirësimi ekonomik për ta dhe familjet e tyre”.

Kjo është fare e vërtetë. Dhe Sorosi duhet ta dijë këtë pasi tufa e mendimtarëve të tij është angazhuar tërësisht me “emigrimin e detyruar”. Ai ose e ka nxitur ose ka dhënë ndihmesën për ta lehtësuar atë dhe, sipas Viktor Orbanit, kryeministër i Hungarisë, (e cila po mban një referendum nëse duhen pranuar  kuotat e emigrantëve siç është imponuar nga BE-ja): “Emri i tij mbase është shembulli më i fortë për ata që mbështesin çdo politikë që dobëson komb-shtetet, ata mbështesin gjithçka që ndryshon mënyrën e jetës tradicionale evropiane. Këta aktivistë që mbështesin emigrantët, pashmangshmërisht bëhen pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të qënieve njerëzore”.

Aktivistët e mbështetur nga Soros janë në qender të rrejtit.

Sorosi vazhdon: “Dështimet tona të përbashkëta për të zhvilluar e jetësuar politika të frytshme për t’u marrë me prurjen në rritje që ka ndikur me të madhe në shtimin e mizerisë dhe të paqëndrueshmërisë politike, si në vendet prej nga ikin refugjatët edhe në vendet pritëse të tyre, me vullent ose jo. Mërgimtarët shpesh i nënshtrohen një jete të kotë dëshpëruese, ndërsa vendet pritëse nuk i vjelin dot dobitë që integrimi më i madh mund të sillte”.

Unë i kam përmendur çështjet e veçanta të Sorosit gjetkë dhe prirjet e tij narcistike; megjithatë, ai përdor shprehjen monarkiste “ne”. Duke e marrë të mirëqenë, për cilin flet ai kur thotë: “dështimet tona të përbashkëta për të zhvilluar e vënë në jetë politika frytdhënëse”? Nëse për qeveritë, ne duhet të kujtojmë se ai nuk është zgjedhur të qeverisë asnjë komb dhe as ka qenë ndonjëherë.

Megjithatë, kjo nuk e shmang atë  të përzihet në punët e brendshme, të tilla si të ashtuquajturit Revolucionet me ngjyra, përfshirë Gjeorgjinë e Ukrainën ku ka shkaktuar rrëmujra nëpërmjet BLM (black Lives Matter – Jeta e zezakëve vlen) në Amerikë.

Ai gjithashtu sulmoi stërlinën britanike duke fituar një miliardë dollarë. Ai dëshiron që lexuesit të ndihen të përfshirë në “ne”. Por ne nuk jemi të përfshirë. Neve thjesht na thuhet se çfarë ka për të ndodhur. Pastaj ai shkruan për “dobinë e vërtetuar që mund të sjellë integrimi më i madh”. Kjo është thuajse një mish-mash retorik; ai dhe avokatët e tij, presin, jo pa arsye- që shumica e njerëzve t’u japin ngjyrat e veta fjalëve që shkruhen në faqe. Ai pretendon për prova por nuk jep asnjë – dhe kjo është një fshehje e madhe, duke patur parasysh që prej nesh pritet që t’ia besojmë krejt të ardhmen tonë kulturore dhe ekonomike pohimeve të tij.

Shumë vende, përfshirë Japoninë, Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Singaporin, janë tejet të kujdesshëm se kujt t’i japin nënshtetësi. Nëse dobitë që pretendon Sorosi do të ishin vërtetuar, me siguri edhe ata do të ishin në bord.

Për të vazhduar: “Qeveritë duhet të luajnë rolin udhëheqës për të adresuar këtë krizë duke krijuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën e duhur fizike dhe shoqërore për migrantët dhe refugjatët. Por forcimi i sektorit privat është gjithashtu i rëndësisë së veçantë.

Duke e njohur këtë, administrata Obama lëshoi një “Thirrje për veprim”, duke u kërkuar kompanive amerikane të luajnë një rol më të madh në përballjen me sfidat e paraqitura nga emigrimi i detyruar. Sot, krerët e sektorit privat, mblidhen në OKB, për të bërë zotime konkrete për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit”.

Natyrisht, Sorosi nuk skuqet të na thotë se ç’duhet të bëjnë me “patjetër”qeveritë tona.

Termi “emigrim i detyruar” është grep i zgjuar për të rrokur mendjen. Mund të jesh i sigurt se për të është punuar për orë të tëra, dhe mjaft alternativa janë hedhur poshtë. Fuqia e saj ndodhet në faktin se ajo nënkupton dëshpërimin e pashpresë përballë një force të jashtme të pandalshme, edhe pashmangshmërinë e rezultatit – teksa në të njëjtën kohë shpërfill shkaqet.

Nëse ka mbetur njeri që shqetësohet ende, shkaqet përfshijnë: Sulmet nga SBA-ja dhe NATO-ja mbi vende që s’i kanë dëmtuar këto aspak; ftesa hapur e Angela Merkelit për vendet e treta që të vijnë në Evropë; dhe mbështetja materiale dhe informative e organizatave të financuara nga Soros.

Sorosi vazhdon: “në përgjigje të kësaj, unë kam vendosur të matrikulloj $500 milionë për investime që merren posaçërisht me nevojat e emigrantëve, refugjatët dhe komunitetet pritëse. Unë do të investoj në ndërmarrjet e reja, ndërmarrje të themeluara, nisma me ndikim shoqëror dhe biznese të themeluara nga vetë emigrantët dhe refugjatët. Ndonëse shqetësimi im kryesor është të ndihmoj emigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Evropë, unë do të shikoj për ide investimesh të mira që do të jenë të dobishme për emigrantët anemban botës”.

Unë do ta përkthej: “Tani që prurja e emigrantëve është ujdisur, unë do të investoj $500 milionë për ta bërë procesin të pandalshëm, të pafund, dhe të vetëfinancuar, dhe të bëj miliona dollarë për vete në të njëjtën kohë. Dhe meqënse kjo vishet bukur me gjuhën e mëshirës, ti s’mund të thuash asgjë kundër kësaj”.

Prapë te letra e Sorosit: “Ky përkushtim i investimit do të plotësojë kontributet filantropike që fondacionet e mia kanë bërë për t’u përballur me emigrimin e detyruar, një problem me të cilin jemi përballur për dekada të tëra globalisht, dhe të cilit i kemi përkushtuar burime të mëdha fianciare”.

Vetëm hiqi fjalën “filantropi” (e cila në nivel elitar nuk nënkupton atë që të vjen ty në mend) dhe kuptoje se “adresimi” do të thotë “dobi” për Sorosin, dhe do ta kuptosh drejtë këtë fjali; kjo është një deklaratë e politikës,  e përpiluar me kujdes.

Ai vazhdon: “Ne do të kërkojmë investime në sektorë të ndryshëm, mes të cilëve teknologjia shifrare në shfaqje, e cila duket veçanërisht premtuese si një mënyrë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të veçanta me të cilët përballen shpesh njerëzit e zhvendosur. Përparimi në këtë sektor mund t’i ndihmojë njerëzit të fitojnë qasje më të frytshme në shërbimet qeveritare, juridike, financiare dhe shëndetësore. Bizense private po investojnë miliarda dollarë për të zhvilluar shërbime të tilla për bashkësitë vendase.

Kjo është arsyeja pse paraja kalon nga një kuletë e lëvizshme tek një tjetër, shoferët gjejnë myshterinj vetëm duke përdor një telefon celualar, dhe se si një mjek në Ameirkë mund të shohë një pacient në Afrikë në kohë reale. Përshtatja dhe zgjerimi i këtyre risive për t’u shërbyer emigrantëve do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve anemban botës.

Të gjitha këto investime që bëjmë ne do të zotërohen prej organizatave pa përfitim. Ato synohet të jenë të suksesshme—sepse unë dua të tregoj se si kapitali privat mund të luajë një rol konstruktiv në ndihmë të emigrantëve – dhe çdo përfitim do të shkojë për të financuar programet e Fondacionit Shoqëria e Hapur, përfshirë programe të dobishme për emigrantët”.

Kështu, cilido që dëshiron do të mundet të fusë spinën në sistem për ty dhe familjet tuaja në të cilat keni paguar gjithë jetën dhe të ketë qasje në arteriet kryesore të saj vetëm nëpërmjet një telefoni celular. Ndërkohë, Sorosi bën një stivë të madhe me pará, e cila pastaj mund t’i çojë në organizatatat që do të sigurojnë se prurja e emigrantëve nuk do të ndalet kurrë.

Soros vazhdon duke pretenduar: “Si kampionë për një kohë të gjatë të shoqërisë civile, ne do të përqëndrohemi për të siguruar që  investimet tona të çojnë në produkte e shërbime në dobi vërtet të emigrantëve dhe komuniteteve pritëse.”

Duke e lënë mënjan çka Sorosi nënkupton me “shoqëri civile”, unë i kthehem përdorimit të ‘dobisë’; dobi sipas kujt? Sipas George Sorosit – një njeri që destabilizon shtete sovrane si mënyrë operative.

Sorosi përfundon: Ne do të punojmë gjithashtu ngushtësisht me organizata si Zyra e OKB-së e Komisionerit të Lartë për Refugjatët dhe Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit për të themeluar parimet udhëzuese të investimeve tona. Synimi ynë është forcimi, për të mirën publike, risitë që vetëm sektori privat mund të sjellë.

Unë shpresoj që përkushtimi im do të frymëzojë investitorë të tjerë të ndjekin të njëjtin mision”.

Se çfarë do të thotë kjo në anglisht është:

“Fitimin e kemi brenda, dhe tani të gjithë ju peshqit e vegjël poshtë zinxhirt të ushqimit mund të bëni ndonjë fitim të mirë nga treni i lëngut të mishit duke shitur vendet tuaja sepse po të mos ishte gjë e sigurt kjo, unë nuk do të investoja në të”.

Ky është spastrim etno-kulturor në kostum biznesi; ky është uzurpim de fakto i shtet-kombit si një ngrehinë shoqërore për popujt e Evropës si pjesë e një lufte me shumë qëllime, e planifikuar për të shkatërruar shtete të begata në naftë dhe çdo shtet pa bankë qendrore, ndërkohë që njëkohësisht shkatërrohen shtetet sovrane.

Sidoqoftë, shqetësimi im këtu nuk është emigrimi masiv, ndonëse me asgjësimin e pashmangshëm më vonë të klasës së mesme të “vendeve pritëse” të Sorosit, nuk do të kenë mbetur më vend për të emigruar për reugjatët e vërtetë; sepse do të kemi taksim pa përfaqësimin e gjethes së fikut përsakohë që burra si George Soros haptazi krijojnë dhe diktojnë politikat.

*Sam Garand është një shkrimtar, anglez, përkthyes, këshilltar dhe aktivist. Ai gjithashtu ka sfond profesional në media, komunikim strategjik dhe teknologj. Ai është i shtyrë nga përkushtimi për domethënie përfundimtare, dhe është përqëndruar në përqasje autentike mbi zbulimet në realpolitikë. Ai është themelues i Quranite.com ku Kur’ani eksplorohet në baza arsyesh në vend të traditës- dhe jep si trajnim personal dhe mbështetje personale dhe këshillim online për SkypeTalk.com

Burimi: RT.com

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA