...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Tregtarizimi i hapësirës nga qeveritë neoliberale amerikane dhe sfida e re ruse

Ndërsa kostot ranë dhe risitë në ripërdorim të lëndëve dhe pajisjeve u rritën, ashtu u rrit pushteti i monopolit.

Rana Foroohar

14/08/2023 - 09:30

Vitet e fundit kanë shënuar luftra ekonomike dhe luftra të nxehta. Ky vit (2022) mund të sjell luftrat e yjeve, ndërsa hapësira, ―“kufiri i fundit ekonomik”― bëhet shënjestra e garës botërore për mbizotërim nga aktorë privatë dhe publikë. SpaceX i Elon Musk, Blue Origin i Jeff Bezos, Orbital ATK, ViaSat, SES, OneWeb dhe më shumë se 10,000 ndërmarrje të tjera tregtare që janë krijuar gjatë dy dekadave të kaluara në një sektor në rritje të njohur si “hapësira e re”, e përkushtuar në qasjen në rritje private dhe shërbimeve të stacioneve hapësinore ndaj veprimeve satelitore, teknologjinë e mbrotjes, analitikë të dhënash dhe qoftë edhe fusha më spekulative si turizmi hapësinor, manifakturë dhe mineralnxjerrje në asteroid. SpaceX është lojtari më i mirë që njihet, i cili ka nisur mijëra satelitë për përdorim publik dhe privat. Shërbimi Starlink i Musk-ut ka mbajtur gjallë internetin ukrainas qoftë edhe kur forcat ruse mbyllën telekomunikacione të tjerë.

Lexo dhe editorialin e Ylli Përmetit: Rusia sfidon SHBA-në me garën e re hapësinore

Por ai është bërë gjithashtu një shënjestër e mundshme për Moskën, qoftë edhe kur Masku pazaroi me Pentagonin koston e mbajtjes së Ukrainës në ndërlinjë (internet). Kjo dinamikë nënvizon një debat në rritje se cili do të kontrollojë ekonominë hapësinore, e cila kishte një vlerë në vitin 2021, prej 469 miliardë dollarë dhe parashikohet nga Banka Amerikane (Bank of America) të shkojë 1.4 trilionë dollarë deri në vitin 2030. Të ardhurat në sektorin e tregtisë u rritën me 6.4 për qind nga viti 2020 me rritjen kryesore prej 10 për qind të nxitur nga shpenzimet qeveritare në programe ushtarake dhe njerëzore. Shpenzimet e Indisë ishin 36 për qind, e ndjekur nga Kina me 23 për qind dhe SHBA-ja me 18 për qind.  

Ndërsa ekplorimi hapësinor ka qenë rreth programeve të mbështetur nga shteti të përqendruar në sigurinë kombëtare, krenarinë kombëtare dhe kërkimit shkencor, SHBA-ja filloi të tërhiqësh nga kontrolli i hapësirës përmes qeverisë së qendërzuar pas dy aksidenteve fatale fluturuese (Challenger në vitin 1986 dhe Columbia në vitin 2003). Kjo çoi në një komision presidencial mbi politikën e eksplorimit të hapësirës nga SHBA-ja të nxjerrë përfundime se “roli i NASA-s duhet të kufizohet vetëm në ato fusha ku ka shfaqje të pakundërshtueshme se vetëm qeveria mund të realizojë veprimtarinë e parashtruar”. Ndërsa programet satelitorë publik-privat janë nxitur që nga vitet 1960, ato ndryshuan pas aksidenteve dhe u anuluan në vitin 2011 duke ia lënë drithin e ri të hapësirës ndërmarrjeve tregtare. Kongresi zhvendosi nxitjet financiare dhe krijoi një politikë të re: programin e Shërbimeve të Transportit Orbitral Tregtar. NASA dhe agjencitë e tjera të qeverisë u bënë klientë të kontraktorëve privatë të hapësirës, se sa krijues ose qoftë edhe mbikqyrës të teknologjive të reja.

Si me çdo privatizim ideja ishte të uleshin kostot dhe të rriteshin risitë. Të dhënat e NASA-s tregojnë se SpaceX ishte e aftë të dërgonte 1kg ngarkesë në Sacionin Ndërkombëtar Hapësinor në rreth një të tretën e kostos së mëparëshme nga Space Shuuttle. Fluturimet private tani ndërmarrin misionet e furnizimit për stacionin hapësinor dhe qoftë edhe të disa ekuipazheve. Por siç ka argumentuar profesori Matthew Weinzierl, ndërsa kostot ranë dhe risitë në ripërdorim të lëndëve dhe pajisjeve u rritën, ashtu u rrit pushteti i monopolit.

Një dorë ndërmarrjesh hapësinore mund të kaliqafonin teknologjitë e NASA-s që morën dekada për t`u zhvilluar ndërsa kontraktorët e themeluar të cilët ndihmuan që të ndërtoheshin humbën. Taksapaguesit që financuan kërkimet bazë nuk morën ndonjë dobi në pasurinë e krijuar nga bilionerët në hapësirë, pasuria më e madhe e përbashkët e të gjithave. Në shumë mënyra, kjo pasqyron asimetritë publike/private të dëshmuara në pasuritë e ndërtimit të hekurudhave të shekullit 19 (e cila çoi në epokën e fundit të madhe të përpjekjes qeveritare për të shpërbërë trustin e korporatave të viteve 1930) ose në tregtarizimin e ndërrjetit, në të cilin një dorë ndërmarrjesh të mëdha përfituan mbi gjithë të tjerët. Por gara e re hapësinore është shumë më e ndërlikuar, për shkak të shkallës dhe mundësisë për dëm.

Mbetje hapësnore ―duke përfshirë satelitë, pjesë të anijeve hapësinore dhe copa të krijuara nga përplasjet mes tyre― po bëhen një rrezik i madh në udhëtimin hapësinor ndërsa s`ka marrëveshje se kush duhet të paguajë për pastrimin ose arbitrimin e përplasjeve. Ligji i vetëm që qeverisë hapësirën është një traktat i kohës së luftës së ftohtë i vitit 1967, i cili thotë pak për teknologjitë moderene të hapësirës. Ai thjesht ndalon vendosjen e armëve bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë në hapësirë.

Ndjellamirët do të thoshin se përfitimet e mundshme nga tregtarizimi i hapësirës do të paguajë për pastrimin e mbetjeve, ose ligj më i mirë do të pasojë natyrshëm risinë. Por është ende shumë e lehtë të imagjinohen çdo numër shkatërrimesh, nga krijimi i kolonive jashtë planetit tonë ku të pasurit janë të aftë t`u arratisen problemeve të planetit tonë (për një çmim), deri tek miliarderët e këqij që grumbullojnë mineralet e rrallë në hapësirë.

Çuditshëm, Weinzierl këshillon se Luksemburgu që tani po përgatit veten për të qenë çka Delaware është për korporatat e SHBA-së që kërkojnë t`u shmangen taksave. Kjo është e papranueshme. Për të zgjidhur çështjet e përmendura dhe mizëri çështjesh të tjera të shkaktuara nga tregtarizimi i hapësirës do të nevojitet një lloj bashkëpunimi botëror që tani i mungon Tokës.

Financial Times, Rana Foroohar, DECEMBER 27 2022

Përgatiti për botim Ylli Përmeti

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA