Ushqimet dhe pijet me sheqer të shtuar po vrasin popujt: Shqipëria më e rrezikuara

Ushqimet dhe pijet me sheqer të shtuar janë një tjetër burim vuajtjesh dhe vdekjesh sidomos për popujt e varfër: ato shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje të tjera.
Ylli Përmeti
10/01/2025 - 08:15
Ushqimet dhe pijet me sheqer të shtuar janë një tjetër burim vuajtjesh dhe vdekjesh sidomos për popujt e varfër: ato shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje të tjera. Në pijet dhe ushqimet përkatëse Shqipëria renditet ndër vendet më të rrezikuar. Industria e pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar nuk përdor thjesht sheqer industrial por variantin e tij më të ëmbël: aspartamin. Ai është një ndërthurje e metanolit dhe dy aminoacideve, fenilalaninës dhe acidit aspartik, i cili u zbulua rastësisht në vitin 1965-të nga një kimist, shumë herë më i ëmbël se sheqeri dhe pa kaloritë e tij, “mund të pengojnë sintezën dhe çlirimin e neurotransmetuesve, dopaminës, norepinefrinës dhe serotoninës, të cilët janë rregullatorë të njohur të veprimtarisë neurofiziologjike. Aspartami vepron si një stresues kimik duke ngritur nivelet e kortizolit plazmatik dhe duke shkaktuar prodhimin e radikaleve të lira të tepërta. Nivelet e larta të kortizolit dhe radikalet e lira të tepërta mund të rrisin cenueshmërinë e trurit ndaj stresit oksidativ, i cili mund të ketë efekte negative në shëndetin sjelljes së neuroneve”.
Pijet energjitike udhëheqin dinamikën: Coca-Cola thotë në faqen e saj se përdor “fruktozë” ose “shurup kallami” ndërsa ëmbëlson “Coke Zero Sugar” me një “përzierje aspartami dhe acesulfam potasi”. Coca-cola dhe Pepsi filluan të ndryshonin mënyrën se si e bëjnë karamelin që përdoret në pijet e tyre si pasojë e një ligji të Kalifornisë i cili detyron pijet që përmbajnë një farë niveli kancerogjenësh, të bartin një etiketë paralajmëruese! Por përpjekja e Kalifonisë nuk është përhapur në shtete të tjerë. Pas viteve 1980-të, Coca-cola, Pepsi etj., kanë sponsorizuar jo vetëm studimet dhe kampanjat për nxitjen e pijeve që prodhojnë por edhe gjithë qeveritë amerikane. Coca-Cola, McDonald’s, Visa dhe Budweiser —katër sponsorët kryesor të Fifa-s— kërkuan, pas trysnisë nga departamenti i drejtësisë amerikane, largimin e presidentit të saj, Sepp Blatter, për shkak të zvetënimit të vazhdueshëm në radhët e saj.
Coca-Cola është akuzuar, gjithashtu, se është ndër ndotësit më të mëdhenj të planetit me plastikë dhe së fundmi është akzuar, gjithashtu, se ka braktisur zotimin e saj të vitit 2022, për të bërë 25% të ambalazhit të pijeve të ripërdorshëm. Synimi` saj i paketimit ka ndryshuar: se ajo “do të synojë të përdorë 35% deri në 40% lëndë të ricikluar në paketimin parësor (plastikë, qelq dhe alumin), duke përfshirë rritjen e përdorimit të plastikës së ricikluar në 30% deri në 35% botërisht. Objektivi i tij i mëparshëm premtonte të “përdorte 50% material të ricikluar në paketimin tonë deri në vitin 2030”. Premtimi aktual thotë gjithashtu se kompania “do të ndihmojë në sigurimin e grumbullimit të 70% deri në 75% të numrit ekuivalent të shisheve dhe kanaçeve të futura në treg çdo vit”. Powerrade, e cila pronësohet nga Coca-cola, dhe Lucozade, e cila pronësohet nga GlaxoSmithkline, të cilat përdoren kryesisht nga sportistët, por edhe nga qytetarë të zakonshëm për gjoja “hidratimin” që japin, është tashmë, sipas një studimi, ‘klishé’.
Dëftues është fakti se Rusia e Putinit pa se shëndeti` popullit po përkeqësohej nga pijet dhe ushqimet e perëndimit dhe filloi t`i ndalonte përpara luftës. Krahas orientimit të prodhimit drejt prodhimeve “bio” ajo do të tregëtojë një pije të re që synon të rivalizojë “kokakolën” dhe pijet energjitike të perëndimit. “IdrinQ” është një prej tyre. Siç citon një gastrolog rus: “sheqeri është e vetmja energji që kanë pijet energjitike. Pjesa tjetër janë stimulantë. Gjithçka ato bëjnë është të ngrenë trysninë e gjakut dhe të bëjnë të ndiehesh aktiv ndërsa “IdrinQ” përmirëson qarkullimin e gjakut dhe djeg sheqerin në qelizat e njeriut”. Por përpjekjen ruse nuk po e ndjekin vende të tjerë, sidomos vendet e kapur nga sorositët, ndërsa përpjekja për të mashtruar popullin amerikan filloi në shekullin e 19 dhe vazhdoi përgjatë shekullit 20. Siç tregon një historian i shkencës i Universitetit të Virxhinias, industria e sheqerit në Amerikë pagoi shkencëtarët e Harvardit që në vitin 1960-të për të botuar një studim ku fajësuan yndyrën dhe kolesterolin për sëmundjet koronare dhe shfajësuan përgjithësisht sheqerin! Në fjalët e autorit:
Studimi` botuar në të famshmen New England Journal of Medicine (Revista Mjekësore e Anglisë së Re) më 1967, ndihmoi të caktojë planin e shëndetit publik për dhjetëvjeçarë me radhë, duke shtyrë Amerikën drejt ushqimeve me yndyrë të ulët, e cila rriti konsumin e karbohidrateve dhe përshpejtoi epideminë tonë të obezitetit. Zbulimi me të drejtë na kujton që ta shohim shkencën e vlerave ushqimore të financuar nga industritë, me mosbesim dhe të vazhdojmë të ngulmojmë në qartësinë e hulumtimeve shkencore. Por dhënia fund e kontrollit të Sheqerit të Madh të dietës amerikane do të lypë një kuptim më të gjerë të mënyrave të shumta me të cilat industria, për 150 vjetë, ka trajtuar politikën qeverisëse me qëllim që të përmbushë varësinë tonë në sheqer. Industria e sotme e sheqerit është prodhim i shekullit të 19-të kur politika kyçe federale e sheqerit nuk ishte udhëzuesi mbi vlerat ushqimore, por një tarifë mbi importet e sheqerit. Në dekadat pas Luftës Civile, ngrënia për frymë i sheqerit e kaloi dyfishin, nga 14, 5 kg në vitin 1870 në 36 kg më 1910. Si pasojë, vetë qeveria nuk ngopej me sheqer. Më 1880, sheqeri përbënte 1/6-tën e buxhetit federal. Për të mbrojtur rafinuesit vendas, pastaj punësuesin më të madh të prodhimit në qytetet veriore, tarifa ndryshonte mes dy llojeve të sheqerit, «i rafinuar» dhe «i parafinuar». Sheqeri i rafinuar i cili synonhej për ngrënie të drejtpërdrejtë, paguante një tarifë më të lartë sesa kristalet e papërpunaura, synuar për t’u rafinuar e zbardhim të mëtejshëm. Por më 1870, fabrika të reja të industrisë së sheqerit në Karaibe, filluan ta vënin në rrezik strukturën mbrojtëse. Të sofistikuara teknologjikisht, këto fabrika mund të prodhonin sheqer që, ndonëse i papërpunuar sipas standarteve të qeverisë, i afrohej gjithnjë e më tepër cilësisë së të rafinuarit (njësoj si ëmbëlsuesi sot në sheqerin e papërpunuar). Industria amerikane tani përballej me rivalitet të madh nga jashtë. Rafinuesit më të mëdhenj u mobilizuan në disa fronte. Ata lobuan me Kongresin Amerikan që të përdorte mjete kimike që mund të masnin përqindejn e sukarozës në ngarkesat me sheqer dhe ta quajnë shqerin të rafinuar kur përmabjtja e sukarozës ishte mjaftueshëm e lartë. Më parë, oficerët e doganave e gjykonin cilësinë e ngarkesës me sheqer nga ngjyra, era, shija dhe përbërja, ashtu siç kishin bërë njerëzit përgjatë gjithë tregtisë së sheqerit në shekuj. Tani, argumentonin rafinuesit, metoda të tilla provash ishin pjekur për abuzim sepse ato mvareshin nga gjykime subjektive. Ata, madje, kërkuan me këmbëngulje që përkundrazi, të përdoreshin standarte shkencore - të tilla që të zbulonte një sheqer të papërpunuar të ishte gati si i rafinuari, e kësisoj t’i nënshtrohej tarifave më të larta- dhe kësisoj, ngadhnjyen. Kërkesa e tyre për objektivitet shkencor mund të ketë tingëlluar kuptimplote, por nën të ajo fshihte synime të poshtra. Sikurse industria e duhanit gjatë viteve 60-të, këta rafinues e dinin se çështjet shkencore ishin të vështira për të huajt që të rishqyrtoheshin, e kësisoj më lehtë për t’i manipuluar në të mirë të industrisë. Po t’u duhej rafinuesve t’i jepnin rryshfet një oficeri të doganës që ta bënte vlerësimin në të mirë të tyre – sikurse ishin akuzuar rëndom se kishin bërë për dekada me radhë, qysh prej 1870, një zvetënim i tillë ishte më i vështirë për qevrinë ta diktonte sesa kishte qenë kur çdokush mund ta shihte e nuhaste të njëjtin sheqer. Përveç lobimit, rafinuesit zhvilluan një fushatë publike për t’i larguar njerëzit (duke u mbushur mendjen) nga ngrënia e sheqerit të papërpunuar. Një nga rekalmat e zakonshme shfaqte një insekt që të kallte krupën, që gjoja rritej në sheqerin e parafinuar dhe që u shkaktonte atyre që e përdornin atë një sëmundje të quajtur “zgjebja e bakallit”. Të tjera broshura thonin se në fabrikat e Kubës punonin skllevër ose punëtorët e kontraktuar kinezë do t’u jepnin popullit sheqer të mbushur me kafshë e pisllik kubanez. Synimi i vërtetë i rafinuesve, afërmendsh, nuk ishte shëndeti i amerikanëve; por ishte për të rritur sa më lartë përfitimet duke shitur sheqer. Falë pjesërisht ndikimit të tyre si në politikën e tarifimit edhe në metodat e reja të mledhjeve në dogana, rafinuesit arritën të formojnë Kartelin e Sheqerit, një nga monopolet më famëkeqe e më të suksesshme të Epokës së Artë. Me fillimshekullin e 20-të, besimi në dobitë shëndetësore të sheqerit të rafinuar ishte aq i përhapur sa konsumi amerikan në rritje i tij, zaten, u bë synim më vete i qeverisë federale. Duke hedhur sytë pas në transformimin e industrisë së sheqerit (një lëndë e ngrënshme përftuar prej një bime) në sukrozë (një molekulë), ne shohim gjithashtu edhe “ushqyerjen” e politikës së Shteteve të Bashkuara. Këtu qëndron idea se ajo që ka rëndësi për shëndetin e njeriut nuk është ushqimi si i tillë, por një grusht faktorësh të patretshëm biokimikë. Sikurse kanë argumentuar kritikët e ushqimit, Michael Pollan dhe Marion Nestle, nxitja e vlerave ushqimore punon më mirë në ndihmë të kompanive që përpunojnë ushqimet të marketizojnë produktet e tyre si të shëndetshme, (duke shtuar Omega3), sesa të nxisin mirëqenien tonë. Sot, industria e sheqerit mbetet politikisht e fuqishme, me pasoja si për shëndetin publik edhe për mjedisin.
Pijet me sheqer të shtuar, siç tregon një studim i botuar në Nature, janë përgjegjëse për shtimin e 2.2 milion raste diabetikësh (nga rreth 830 milion, me shumicën të jetojë në vende të varfëra) dhe 1.1 milion raste për sëmundjet e zemrës (nga 17.9 milion vdekje që ndodhin çdo vit, me shumcën të ndodhin në vendet e varfëra) çdo vit për botën. Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet udhëheqin dinamikën. “Pijet me sheqer treten shpejt, duke shkaktuar një rritje të niveleve të sheqerit në gjak me pak vlera ushqyese. Pirja e tyre rregullisht me kalimin e kohës çon në shtim në peshë, rezistencë ndaj insulinës dhe një mori pengesash metabolike të lidhura me diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës”. Sipas studimit, Shqipëria renditet në vendet me përdorim të lartë të pijeve me sheqer të shtuar.
Sheqeri` shtuar shkakton kancer dhe shumë sëmundje të tjera. Në vendin tonë sheqeri` shtuar nuk gjendet vetëm tek prodhimet e importit ose vendeve të huaja por dhe në prodhimet e vendit. Reçelrat, për shembull, përdorin sheqer të shtuar dhe i përkasin sektorit që përcakton dhe sasinë më të madhe të sheqerit të importuar. Vendi ynë prodhoi për herë të parë panxharshqeri gjatë socializmit. Prodhimi filloi pas luftës dhe disa ndërmarrje bujqësore (Maliq, Plasë, Pojan etj.) shënuan cilësi dhe rendimente të larta. Studimet tregojnë se sheqeri i kallamit dhe panxharit nuk ka ndonjë ndryshim (thonë se kanë të njëjtën shije dhe thelb) por ngaqë sheqeri` kallamit përdor qymyr kocke të kafshëve për filtrim, këshillojnë vegjetarianët të përdorin sheqerin e panxharshqerit. Por nëse ndonjëri shqetësohet për bimë të ndryshuara gjenetikisht, duhet të zgjidhin sheqerkallami. Por ndryshimi` më i madh lidhet me mënyrën e rritjes së tyre: kallamshqeri dhe panxharshqeri organik rriten pa pesticide, herbicide dhe/ose bimë të ndryshuara gjenetikisht ―çka nënkupton faktin se janë pranë gjendjes së tyre natyrale. Ndaj dhe shija dhe ndjesia është më e këndshme në sheqerin organik se sa në sheqerin jo-organik.
*Pjesë nga nje studim më i gjerë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 20 reads