Xhosef Stiglic: katër hapat e FMN-së për plaçkitjen e popujve
Vlera e shtrydhur nga vendet e varfëra prej vendeve të pasura çdo vit në formën e lendës së parë, energjisë, tokës dhe punës, tejkalon 10 trilionë dollarë.
Ylli Përmeti
01/07/2022 - 18:53
Ndërsa programet e FMN-së u përhapën rreth botës, varfëria dhe mjerimi pasoi, dhe kështu filluan edhe protestat dhe rebelimet. Midis vitit 1976-të dhe 1992, atje u zhvilluan 156 protesta kundër programeve të sponsorizuara nga FMN-ja në 39 vende të ndryshëm rreth botës, mbi të cilat zakonisht ushtrohësh represion shtetëror. Sot një në shtatë njerëz mbi Tokë, ose rreth 1 miliard, jetojnë në lagje të varfëra. Një studim i revistës “Global Environmental Change” me titull “Përvetësimi imperialist në ekonominë botërore: Shtrydhja nga Jugu botëror përmes pabarazisë shkëmbyese, 1990-2015”, tregon se vlera e shtrydhur nga vendet e varfëra prej vendeve të pasura çdo vit në formën e lendës së parë, energjisë, tokës dhe punës, tejkalon 10 trilionë dollarë. Kjo shumë është 70 herë më shumë se shuma që nevojitet për t`i dhënë fund varfërisë ekstreme ose mjerimit përgjatë botës. Por si veprojnë, më konkretisht, këto institucione? Në vijim do të citoj disa individë të cilët kanë punuar në institucionet përkatëse për të kuptuar rolin e tyre në globalizmin neoliberal.
Xhosef Stiglic, i nderuar me çmim nobel në “ekonominë” ortodokse, dhe ish-krye-ekonomist në Bankën Botërore, foli në publik për politikat e BB dhe FMN-së – një veprim për të cilin ai u pushua. Në një intervistë me Greg Palast për “The Guardian” në vitin 2001, Stiglic sqaroi se katër hapat që vijojnë, të “liberalizimit të tregut”, zbatohen për çdo vend:
Hapi i parë përfshin privatizime të industrive që pronësohen nga shteti. Qeveria Amerikane e dinte, akuzon Stiglic, të paktën në rastin e privatizimit më të madh, shitjet Ruse të vitit 1995. Këndvështrimi i Ministrisë së Financave ishte: “Kjo ishte e shkëlqyer, meqënse ne donim Jelcinin të rizgjidhësh. Ne NUK NA INTERESON nëse ato zgjedhje ishin të korruptuara”.
Hapi i dytë përfshin liberalizimin e kapitalit tregtar (liria e kapitalit), i cili “lejon rrjedhën e kapitalit të hyjë dhe të dalë”, si në rastin e Indonezisë dhe Brazilit ku kapitali thjesht rridhte jashtë. Stiglic e quan këtë proces ‘cikli i paráve të nxehta’. Sepse kapitali futet brenda vendit për spekulime në pasuri të patundshme dhe devizë, pastaj ai fluturon me fërshëllimën e parë për trazira. Rezervat e një kombi mund të shterojnë në pak ditë. Kur kjo ndodh, shpërgëndimi i spekulatorëve për të kthyer fondet e kapitalit të një kombi, FMN-ja kërkon nga këto kombe të rrisë përqindjet e interesit nga 30%, 50% në 80%. Rezultatet ishin të parashikueshëm citon Stiglic. Interesa më të lartë shkatërrojnë çmimet e pasurive, prodhimin e egër industrial dhe shterimin e kursimeve kombëtare.
Në këtë fazë, sipas Stiglic, FMN-ja zvarrit kombin e kapur në Hapin e Tretë: “në çmimizimin e bazuar në treg”, një term imagjinar për rritjen e çmimeve në ushqime, ujë dhe gaz gatimi. Kjo çon, parashikueshmërisht, te “Hapi i Tretë e Gjysmë, në fazën në të cilën Stiglic e quan: ‘protesta e FMN-së’. Protesta e FMN-së është dhimbshëm e parashikueshme. Kur një komb gjëndet në ‘poshtore dhe malore’ [FMN-ja] shtrydh edhe pikën e fundit të gjakut nga ai. Ajo nxit zjarrin deri sa, përfundimisht, gjithë kazani derdhet” – si në rastin kur FMN-ja eliminoi subvencionet e ushqimit dhe energjisë për të varfërit në Indonezi në vitin 1998-të. Indonezia shpërtheu në protesta. Atje janë edhe shembuj të tjerë: protestat e Bolivisë rreth çmimit të ujit dhe Ekuadorit rreth rritjes së çmimit të gazit të guzhinës që u imponua nga BB.
Raporti sekret i BB shënon se plani për të bërë dollarin devizë të Ekuadorit ka çuar 51% të popullatës poshtë linjës së varfërisë. Dhe tani ne arrijmë në Hapin e Katërt: tregun e lirë. Ky është “treg i lirë” sipas rregullave të OBT-të dhe BB-së, të cilin e Stiglic e krahason me Luftrat e Opiumit.
Stiglic bart dy shqetësime rreth planeve të FMN-së dhe BB-së. Së pari, sepse planet janë hartuar në fshehtësi dhe udhëzuar nga një ideologji absolute, dhe asnjë herë të hapura për debat ose kundërshtime, ato ‘nënvlerësojnë demokracinë’. Së dyti, ato nuk funksionojnë. Sepse nën udhëzimin e ‘ndihmës’ strukturore të FMN-së të ardhurat e Afrikës ranë me 23%. Ndryshe nga këto vende, vetëm një vend i ka shpëtuar këtyre hapava: Botsvana, e cila i tha FMN-së, shko në shtëpi.
Pushimi i Stiglicit nga këshilli i FMN-së dhe BB-së, erdhi sepse ai propozoi një goditje prej 50% mbi qeratë e prodhimeve të oligarkëve të pronave rreth botës. Kjo këshillë nuk i pëlqeu FMN-së, sepse, sipas saj, kjo masë do të reduktonte pushtetin e elitave dhe kjo s’është në axhendën e saj.
Pas më shumë se një dekadë pretendimet e Stiglicit i vërteton Karen Hudes, një nëpunëse e departamentit ligjor të Bankës Botërore për më shumë se 20 vjet. Si kryekëshilltare e BB-së ajo kallëzoi korrupsionin e kësaj të fundit. Sipas saj, elita [mbikombëtare] përdor institucione financiare dhe mega-korporata për të dominuar planetin. Siç citon ajo:
Qëllimi është kontrolli. Ata na duan të gjithëve të skllavëruar në debit, ata duan të gjitha qeveritë tona të skllavërohen në debite dhe duan nga politikanët të narkotizohen në kontributet e mëdha financiare që ata hinkojnë në fushatat e tyre. Dhe meqënse elitat pronësojnë të gjitha ndërmarrjet e medias, media kryesore kurrë nuk na lejon të futemi brenda saj — sepse atje mund të kuptohet sekreti se atje është diçka rrënjësisht gabim me mënyrën se si operon sistemi ynë.
Të gjitha këto kur përqindjet e huave reagojnë gjithandej thuajse njëlloj kundrejt influencave tregtare dhe interesat reale të huave —të cilat i përshtaten inflacionit— kanë rënë që nga viti 1980-të. Përqindjet dhjetë vjeçare janë afër zeros ndërsa përqindjet afat-shkurtër janë negative. Por fitimet e pritur mbi aksionet (vlerësuar nga interesi i dividentit plus rritjes së pritshme të dividentëve) nuk ka rënë njëlloj. Shkurt, livizjet në balancën midis kursimeve të dëshiruara dhe investimeve kanë gjeneruar një rënie të madhe në përqindjet e huave. Këto janë shoqëruar me ndryshime në parapëlqimet e letrave me vlerë drejt aseteve të sigurtë dhe me rrënimin e flluskës së aksioneve të para vitit 2000. Lëvizja në shpërndarjen e të ardhurave drejt kapitalit dhe punëtorëve me paga të larta në vendet me të ardhura të larta gjithashtu dobësoi kërkesën. Si pasojë, bankat qendrore u kundërpërgjigjën me politika monetare agresive. Kjo mbështeti shpërthime të kreditit në përgjithësi që lidheshin me ngritjen e çmimeve të banesave. Të dy këta elementë shpërthyen në krizë. Siç ka argumentuar Lawrence Summers, ekonomitë me të ardhura të larta duken të jenë shqetësueshëm të paafta për të gjeneruar rritje të mirë ekonomike në kërkesë papërqendrueshmëri ekstreme krediti. Bankat tregtare janë ende të dobëta në zinxhirin ekonomik.
Edhe i emëruari Jim Yong Kim, mandati i të cilit mbaroi në vitin 2019 për president të Bankës Botërore, argumentoi ‘se “neoliberalizmi” dhe “rritja ekonomike e korporatave” në shumë raste bëri klasat e mesme dhe të varfrit në vendet e zhvilluara më të varfra’. Këto institucione, siç kam treguar në vend tjetër, thjesht shoqërojnë globalizmin neoliberal ose politikat neoliberale të nxitura nga Uashingtoni me ndihmën e institucioneve përkatëse për të dominuar botën e mijëvjeçarit të tretë, bashkë me vendet e tjerë të G7, dhe kanë krijuar, siç do të tregoj në pjesën e dytë, kushtet objektive për plaçkitjen e popujve përmes një praktike tjetër: “nga brenda”.
Lidhur me politikat e vendeve perëndimore ndaj vendeve të varfëra të planetit tonë Xhorxh Monbiot citon se borxhi është imperializëm me mjete të tjerë. Ata janë të barabartë me taksat barakë (hut taxes) të imponuar nga Britania mbi kolonitë e tyre afrikane. Këto taksa, zakonisht të vjela në deviza që afrikanët nuk i zotëronin, i detyruan ata të dorëzojnë burimet e tyre ose krahuan e tyre të punës në projektet koloniale. Sot, borxhi i huaj detyron kombet të dorëzojnë pasuritë e tyre në duart e vendeve të pasura dhe ndërmarrjet shumëkombshe. Për shembull, një raport nga Green New Deal tregon se borxhi është përdorur nga Banka Botërore si mjet për të detyruar Senegalin të lejonte ndërmarrjet e SHBA-së, Australisë dhe Britanisë për të shfrytëzuar naftën dhe gazin e tij. Në Argjentinë, FMN-ja ka shtyrë për zhvillimin e bazës gjigande të gazit të rreshpeve Vaca Muerta, duke përdorur të njëjtin pushtet. Të varfëruar dhe të detyruar nga borxhi, vendeve e varfëra nuk kanë zgjedhje përveç se të lejojnë industritë shkatërruese [perëndimore] t`i shfrytëzojnë ata. Përkrahësit kanë një term për këtë: diplomacia e borxhit kurthues.
Këto borxhe nuk lejojnë vetëm vjeljen e popujve por imponojnë dhe politikat kursimtare. Një analizë e Oxfam tregon se 85% e borxheve për Kovidin të kryera nga FMN-ja ndaj kombeve të varfër ishin të lidhur me politikat e kursimeve: fondi përdor pushtetin e borxhit për t`i shtyrë popujt në shkurtime rrogash dhe shpenzimesh në shërbime publike dhe mbështjetje për njerëzit e varfër. Ndërsa kombet e varfër duhet të dorëzojnë pasuritë e tyre, ata duhet të vuajnë rrënimin e klimës të imponuar nga të pasurit. Një analizë e “Tha Lancet Planetary Health, tregon se ish-shtetet e G8 ishin përgjegjëse për 85% të çlimeve të CO² ndërsa shumica e vdekjeve shkaktohet në jugun botëror. Kjo paraqet një borxh klimatik masiv që nuk mund të shprehet vetëm në terma financiarë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads