...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Falas, kolaudimi i matësve të energjisë

11/11/2016 - 17:48

Qytetarët nuk do të kenë kosto shtesë për kolaudimin e aparateve matës të energjisë elektrike, sepse eshte proces i detyrueshëm per qeverine sipas ligjit. Këtë e ka bërë të ditur shefja e kabinetit të OSHEE, Albana Ferraj gjatë forumit “Smart Balcan Forum”, që i perkushtohej ekspozimit të produkteve të industrisë italiane shifrare në dobi të tregut shqiptar.

Proçesi i verifikimit të aparateve matës parashikohet të bëhet çdo 5 vite për konsumatorin familjar, e çdo 3 vite për konsumatorin jofamiljar. Konsumatorët mund t’i drejtohen qendrave të shërbimit të klientit për verifikimin e sistemit të matjes.

Ndërkohë në forum u përmend edhe situata e biznesit shqiptar pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA