...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Keqpërdorimi i a-artificiale dhe lufta bërthamore mund të çojnë në zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2100 - The Lancet

Ylli Përmeti tregon në studimin e tij se kërcënuesi kryesor është kriza klimatike dhe ekologjike ndërsa nuk parashikon zhdukjen e njerëzimit edhe nëse keqpërdoret aftësia artificiale (aa) dhe armët bërthamore

Përpiluesja - SHJ (www.shqipëriajonë.org)

11/10/2026 - 14:38

Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2100 si pasojë e keqpërdorimit të inteligjencës artificiale (IA) ose e një konflikti bërthamor, sipas një vlerësimi të ri të rreziqeve për shëndetin e jetës së planetit tonë nga një komision vlerësimi i The Lancet. Këto renditen ndër 17 kërcënimet kryesore për shëndetin e njerëzimit gjatë 75 viteve të ardhshme, së bashku me krizën klimatike, ndotjen e ajrit, kequshqyerjen e fëmijëve dhe shkurtimet e ndihmave ndërkombëtare nga vendet e pasura.

Komisioni për kërcënimet e shekullit XXI vlerëson se keqpërdorimi i IA-së, përfshirë krijimin e armëve biologjike, dhe lufta bërthamore, që mund të shkaktojë zi buke në shkallë globale, paraqesin rrezik për zhdukjen e njerëzimit. Sipas tij, mundësia e këtyre skenarëve mbetet e ulët, por pasojat mund të jenë shkatërruese. Një luftë bërthamore mund të çojë sasi të mëdha grimcash në shtresat e larta të atmosferës, të pengojë përcjelljen e dritës së diellit dhe të shkaktojë zi buke në mbarë botën.

Komisioni i përbërë nga 35 ekspertë, shqyrtoi 17 kërcënime duke vlerësuar vitet e jetës së shëndetshme që mund të humbasin për shkak të sëmundjeve, paaftësisë ose vdekjes së parakohshme. Krahas rreziqeve të mësipërme, në listë përfshihen qëndresa ndaj barnave antimikrobike, pandemitë natyrore, konfliktet e armatosura, tensionet e shëndetit mendor, pirja e duhanit, përdorimi i tepërt i alkoolit, mbipesha, tensioni i lartë i gjakut dhe pabarazia e të ardhurave.

Sipas vlerësimit, ulja e ndihmave ndërkombëtare për shëndetin mund të shkaktojë humbjen e deri në 1,5 miliardë viteve të jetës së shëndetshme deri në vitin 2100, gati 70% e të cilave në Afrikën nën Sahariane.

Ndërkaq, kufizimi i ngrohjes globale në rreth 1,8°C, në vend që ajo të arrijë 4,4°C, mund të shmangë humbjen e 1,89 miliardë viteve të jetës së shëndetshme. Anëtarët e komisionit u bëjnë thirrje qeverive të investojnë në parandalim, teknologji të reja dhe forcimin e sistemeve shëndetësore, përpara se kërcënimet të shndërrohen në kriza. Raporti do të paraqitet në Mbledhjen Botërore të Shëndetit në Berlin dhe do të përditësohet çdo vit, për të rishikuar 17 kërcënimet dhe për të përfshirë të dhëna të reja e rreziqe që mund të shfaqen.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA