...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kriza e Spanjës tashmë ka filluar: ajo do të jetë e gjatë dhe sfilitëse*

Qartësisht, lëvizjet e katalanasve shkojnë ose drejt tërheqjes ose drejt përplasjes së dhunshme me dhunën e Madridit...

Gideon Rachman (FT)

01/11/2017 - 10:00

Shënim: analizën përkatëse po e publikojmë për disa arsye: sepse autori ka mundësi të gjendet në tryezat e burokratëve të Europës. Si i tillë, ai ka mundësi të sjellë dinamikën që zhvillohet në tryezat përkatëse. Për krizën e Spanjës na tregon se elita europiane as di ta administrojë as e ka në përparësitë e saj. Përparësia e elitës europiane tashmë është bërë rifillimi i projektit europian me bazë propozimet e Makronit. Na tregon, gjithashtu, arsyen kryesore se pse Katalonja kërkon pavarësi nga Madridi. “Arratia” e presidentit të Katalonjës në Bruksel duhet parë në dritën e përpjekjes së tij për ta futur krizën në axhendën e bisedimeve europiane. Parë nga këndvështrimi gjeoekonomik i Brukselit —se është më mirë një Spanjë e ndarë se sa e bashkuar, sidomos në kushte kur Madridi nuk dialogon por dikton— përjashto mundësinë se burokratët e Brukselit nuk kanë mësuar të shikojnë gjeo-ekonomikisht, por edhe nga vetë presidenti i “arratisur” në Bruksel, se ai nuk do të përdorë argumentin gjeopolitikë për të përparuar objektivin e tij, kriza e Katalonjës do të skajohet. Por është e sigurtë se tensione do të zhvillohen mes katalanasve për pavarësi dhe institucionalistëve të rinj që ka emëruar Madridi. Në afat-mesëm, krizës së Spanjës elita europiane nuk i shmanget dot pavarësisht se në afat-shkurtër ajo do të mendojë se si do të rifillojë projektin e “ri” europian. Se ç’rol mund të luajë BE-ja mes Barcelonës dhe Madridit është e qartë: të nxisë dialog mes palëve. Por Katalonja do të kërkojë ose një vend në BE ose pavarësi të plotë nga Madridi për të shfrytëzuar përfitimet nga BE-ja. Kjo kërkesë nënkupton ndryshimin e kushtetutës spanjolle që Madridi kurrë nuk do ta tentojë. Qartësisht, lëvizjet e katalanasve shkojnë ose drejt tërheqjes ose drejt përplasjes së dhunshme me dhunën e Madridit...     

Hapësira e sigurtë e qendrueshmërisë së qendrorëve të Europës po rrudhet

BE-ja është politikisht dhe intelektualisht e papërgatitur për krizën e Spanjës. Projekti europian bazohet në idenë se BE-ja është një “hapësirë e sigurtë” për vlera liberale. Menjëherë sa një vend hyn në klub hamendësohet se do të lërë konfliktet e vjetra, të brendshme apo të jashtme, jashtë derës. Besimi i BE-së në zgjidhjen paqësore të grindjeve është fondamental, dhe mbështetet me angazhime konkrete në demokraci, sundimin e ligjit dhe ekonominë e tregut. Shqetësimet për sovranitet kombëtar humbasin kuptimin e tyre urgjent brenda BE-së, ku vendimet merren në çfarëdo niveli të përshtatshëm — rajonal, kombëtar ose europian.

Por nëse këto nuk janë të vërteta?

Përpjekja e Katalonjës për pavarësi tregon se shqetësime tradicionale kombëtariste dhe sovranitet mund të trazojnë gjakun në Europën moderne. Atje është gjithashtu një mundësi se kjo krizë mund të çojë në dhunë mes qeverisë qendrore spanjolle dhe forcave për pavarësi në Katalonjë. Kjo do të sfidonte statusin tradicional të Spanjës si kryesoren për përfitimet e projektit europian. Spanja iu bashkua BE-së në vitin 1986, 11 vjet pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, dhe thuajse 30 vjet pas fillimit të Komunitetit Ekonomik Europian në vitin 1957. Që nga ajo kohë, ajo ka qenë aksiomatike në Bruksel dhe Madrid se tranzicioni i Spanjës nga diktatura në demokraci [...], nga izolimi në ndërkombëtarizim dhe nga varfëria në begati [...] u lidhën ngushtë me vendimin e saj për t’u bashkuar në BE. Por nëse shteti spanjoll hyn në një krizë të gjatë dhe të rrezikshme, atëherë kjo histori lumturie do të kërcënohet nga një dredhë e papritur në fabul. Imazhi i vetë BE-së si garantori i paqes dhe qendrueshmërisë do të minohet gjithashtu. Për këtë arsye, gjendja aktuale në Spanjë mund të paraqesë përfundimisht një sfidë edhe më të madhe për BE-në se sa Brexit. Aktualisht, sidoqoftë, BE-ja duket se ka pak zgjidhje duke parë e pafuqishme nga anët.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian, i cili përfshin krerët e qeverive të 28 shteteve të BE-së, Angela Merkel tentoi të fillojë një bisedë mbi Katalonjën. Por kancelarja gjermane u refuzua nga Mariano Rajoy, kryeministri i Spanjës, dhe asnjë nga udhëheqësit e tjerë nuk këmbnguli të shqyrtonte çështjen. Incidenti nënvizoi faktin se —pavarësisht akuzave të kritikëve britanikë —BE-ja nuk është armiku i kombeve europina. Përkundrazi, ajo është një klub i komb-shteteve. Spanja, ndrysha nga Katalonja, është anëtare e klubit, me një vend në tryezën e institucione kyç të BE-së. Kështu ndërsa disa udhëheqës europianë kanë mosbesime private rreth administrimit të krizës së qeverisë spanjolle, duke e parë atë si dorë të rëndë, ata ngurrojnë të shprehin shqetësimet e tyre publikisht. Disa nga kombet e tjerë rreth tryezës, veçanërisht Belgjika dhe Italia, kanë frikë gjithashtu se mos inkurajojnë lëvizjet e tyre separatiste.

BE-ja ka patur gjithashtu krizën e besimit të minuar pesë vitet e kaluar. Pas euro-krizës dhe tronditjen e Brexit, projekti europian mezi mund të durojë një sfidë tjetër ekzistenciale në Spanjë. Kur u derdh kriza spanjolle, rrjeti Berlin-Bruksel-Paris që dominon mendimin e BE-së, kishte një vit të mirë. Ngjarja kyçe ishte fitorja e Emanuel Makronit në zgjedhjet presidenciale franceze në maj. Kjo ngjarje paraqiti një dobësim të populizmit në Europë, mbështeti bashkimin e BE-së mbi Brexit dhe zgjati premtimin e një marrëveshje Makron-Merkel për të rifilluarEuropën. Për elitën e BE-së, sfida kryesore tani është kapja e mundësisë së presidencës së Makronit dhe të rinegociojë projektin europian përmes një ripërtëritje ortakërie Franko-gjermane. Kjo perspektivë dominon mendimin e personelit të ekspertëve të BE-së, siç zbulova në konferencë në Berlin javën e kaluar. Atje kishte orë të tëra të përkushtuara në bisedime të kujdesshme për mundësitë e krijimit të një marrëveshje Franko-Gjermane. Në kundërshti, kriza në Sapnjë thuajse nuk përmendësh. As kishte atje diskutime për përhapjen e populizmit përgjatë europës qendrore, me zgjedhjet e fundit në republikën çeke dhe Austri që fuqizouan pasuritë e partive euroskeptike.

Çështjet në zemër të marrëdhënies Franko-gjermane janë të rëndësishme dhe komplekse. Por ato janë gjithashtu një lloj mbulese ngushëllimi, për shkak se konturet e debatit njihen. Kriza e Katalonjës është ndryshe. Ajo ngre çështje që specialistët e BE-së nuk dinë se si ta administrojnë. E njëjta e vërtetë është për ngritjen e populizmit anti-demokratik në Europën lindore. Dhe atje mund të ketë më shumë sfida, të njëjta, në të ardhmen. Zgjedhjet në Itali herët vitin tjetër mund të shohin lehtësisht fitore të mëtejshme për populistët dhe partitë euroskeptike. Në rrugë të ndryshme, Spanja, Britania, Italia, Polonia, Greqia dhe shumica e Europës qendrore po devijojnë dramatikisht nga çka ka qenë norma europiane. Aktualsisht vetëm vendet nordike, Irlanda, Beneluksi dhe dy të mëdhenjtë, Franca dhe Gjermania, duken si një “hapësirë e sigurtë” për projektin europian. Çështja për elitën europiane është se nëse rifillimi i ortakërisë Frako-gjermane është hapi i nevojshëm për të shpëtuar projektin europian — ose një shmangie introspektive të problemeve të tjerë, më të vështirë. Udhëheqësit europianë do të pëlqenin të shpërnjihnin krizën në Spanjë. Por kriza e Spanjës mund të mos i shpërnjohë ata.  

*Titulli është i redaksisë                    

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA