...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse Sharia bëhet ligj Perëndimor?

Lyuba Lulko

27/02/2017 - 10:14

Neoliberalët po çojnë botën perëndimore në buzë të vetëvrasjes. Perëndimi e konsideron çdo formë kritike ndaj Islamit si Islamofobi në kohën kur shumë pasues të kësaj feje kanë kryer krimet më të tmerrshme në rrugët e qyteteve perëndimore. Terroristët përdhunojnë, godasin me thikë, presin koka, hedhin në erë njerëzit, plugojnë me kamiona turmat për hir të Zotit (Allahut). Çfarë bëjnë qeveritë Perëndimore si përgjigje? Miratojnë një numër në rritje prej miliarda dollarësh për programeve sociale për të mbështetur ata që sulmojnë qytetarët e tyre.

Islamofobia është kudo rreth nesh

Të dielën në mbrëmje, tre persona hynë në Qendrën Islamike Kulturore në Quebec (CCIQ, Kanada), gjatë një shërbim-lutje dhe hapën zjarr ndaj adhuruesve, duke vrarë gjashtë dhe duke plagosur nëntë persona. Sulmi u kategorizua si një akt terrorist. Sipas TVA Nouvelles, një nga të dyshuarit është arrestuar; një AK-47 u gjet në automjetin e tij. U tha gjithashtu se policia nuk ka ndërmend të bëjë të ditur motivet apo profilet e autorëve.

Faqja Kanadeze La Press tha se në nëntor të vitit 2014, mund të shohim postera raciste pranë xhamive në provincën e Quebec-ut. Faqja e internetit nuk tha se këto postera u shfaqën në lidhje me dy sulmet mbi qytetarët. Në një prej tyre, një terrorist përplasi kamionin në një grup ushtarakësh, ndërsa në një incident tjetër, një sulmues Islamik hapi zjarr mbi ushtarakët në Otavë dhe hynë në ndërtesën e parlamentit, ku kryeministri fliste. Më 9 korrik 2016, The Sun ka publikuar një letër të shkruar nga “Islamofobët”. Autori i letrës këmbënguli se CCIQ në Quebec (Qendra Culturel Islamique de Québec) kishte lidhje me lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane (e ndaluar në Rusi dhe në Egjipt). Autori i letrës “Islamofobike” shkruan se CCIQ ishte në të vërtetë një xhami radikale, ku besimtarët ishin të ftuar për të lexuar veprat e shkruara nga mbrojtësit e xhihadit të dhunshëm, sheriatit, inferioritetit të grave dhe homofobisë së dhunshme. Presidenti CCIQ Mohamed Yangui mohoi akuzat dhe i quajti ato asgjë, por gënjeshtra nga fillimi në fund. Një anëtar i xhamisë, një person i emëruar si Hamza Jeremias, tha për La Press, se ngjarjet në Quebec pasqyrojnë rritjen e konsiderueshme të intolerancës që ka ndodhur kohët e fundit nëpër botë, duke përfshirë edhe pas ardhjes në pushtet Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. "Kjo është injorancë. Njerëzit vijnë këtu për t’u lutur, dhe jo për keqvepruar."

Sharia bëhet ligji i Perëndimit

Islamizmi ka kërcënuar Perëndimin që nga sulmet terroriste të 9/11 në SHBA. Muslimanët e zakonshëm thonë se Islami është fe e paqes, ndërsa ekstremistët janë thjesht degjenerata. Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Islam nga viti 1990-të bën thirrje për të hedhur poshtë çdo gjë që vjen në kundërshtim me Sheriatin, duke përfshirë edhe kritikat ndaj Islamit. Neni 22 (a) i Deklaratës Kairos thotë se "çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij lirshëm por jo në kundërshtim me parimet e Sheriatit." Rrjedhimisht, njerëzit e besimeve të tjera nuk duhet të flasin për papranueshmërinë e prerejeve të gjymtyrëve, goditjen e grave me gurë për tradhti bashkëshortore ose vrasjen felëshuesve/apostatëve (të Islamit). Çdo kritikë e Profetit Muhamed u shpall si krim. Ideologjia synon Islamizimin e botës (përparësia e Sheriatit mbi ligjin shekullar) ka çuar në shfaqjen e lagjeve të populluara muslimane në Evropë dhe Amerikën e Veriut jashtë kontrollit. Emigrantët refuzojnë të integrohen me komunitetet perëndimore, ndërsa Sheriati gradualisht infiltron institucionet perëndimore të pushtetit dhe shkatërron sundimin e kulturës laike perëndimore, shkroi Barbara Kay në artikullin "Fashitni Islamistët në Quebec" për National Post. "Islamistët shpikën mitin e Islamofobisë në vendet perëndimore për të justifikuar thirrjen e tyre për një shtrëngim në lak mbi këtë liri të çmuar", thotë artikulli. Autori i përmendur në shembullin e Brigitte Bardot ", i cili ka kritikuar Islamin, kryesisht për përdorimin e flijimeve të kafshëve, ka qenë i ndjekur penalisht dhe dënuar katër herë për “nxitje të urrejtjes racore”.

Sipas Barbara Kay, islamistët kanë “idiotët e tyre dobishëm”, të cilët thonë se çdo kritikë ndaj Islamit, sistem besimesh, është një formë shpifjeje. Jacques Fremont, president i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Quebec dhe president i Universitetit të Otavës, është një nga ata “idiotë”, shkroi Kay. Fremont është babai i Bill Quebec-së 59 – kurora e “Pajtimit Islamik”. Projekt-ligji, nëse miratohet (ai ishte dërguar për zhvillimin e mëtejshëm në vitin 2016 - ed.), do t’i japë të drejtën për të ndjekur QHRC faqet e internetit dhe individët që “nxisin dhunën”.

Rezulton se mund të jetë e mundur të hedhësh në gjyq ata që postojnë pikëpamjet e tyre anti-islame në blogs apo Facebook. Në ditët e sotme, emigrantët ndjehen si në shtëpi në vendet perëndimore. Ata sulmojnë dhe abuzojnë me qytetarët vendas, por autoritetet nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar ata. Ideologjia e tolerancës e shërbyer nën salcën e luftës kundër racizmit dhe ksenofobisë ushqehet nga stimuj financiarë. Në Gjermani, për shembull, çdo refugjat merr sigurim shëndetësor falas, pulla për ushqim falas dhe bileta për transportin publik. Në vitin 2016-të, Gjermania shpenzoi 21 miliardë euro në programe të tilla. Shkon pa u thënë se janë taksapaguesit gjermanë, të cilët financojnë këto programe.

Sa më shumë Perëndimi korrupton muslimanët, aq më shumë ata të ndjejnë rënien e pushtetit, ata më shumë do të përdhunojnë, të vrasin dhe të lobojnë ligjin e Sheriatit, ndërsa shkatërrojnë identitetit kulturor të krishterimit.

“Epoka e tolerancës politike ka përfunduar me ardhjen e Donald Trump. Sulmi në xhaminë e Quebec-ut ka provuar edhe një herë se dekretet e Trump do të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike, tensionet racore dhe ndoshta edhe fetare në Amerikën e Veriut. Në një farë mënyre, ky është një efekt i mbetur i pushtimin e Irakut në vitin 2003”, Vladimir Vasiliev , shefi studiues i Institutit të SHBA-së dhe Kanadasë tha Pravda.Ru.

   Shqipëroi Aulona Capaj

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA