...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Europa filloi të mendojë të pamendueshmen: shpërbërjen

Tony Barber

04/03/2017 - 09:44

Shënim: autori përputhet deri diku me gjykimin tonë: se BE-ja, pavarërsisht 'skenareve', nuk mund të shpërbëhet përsa kohë që Gjermania përforcon gjendjen e saj ekonomike dhe popujt europian nuk përballen me asnjë alternativë tjetër.

Si ilustrim i dyshimeve të BE-së mbi fatin e saj, libëri i bardhë i Jean-Claude Juncker mbi të ardhmen BE-së ishte mjaft i përshtatshëm në listë.

Presidenti i Komisionit Europian, zbuloi [pak ditë më parë] pesë skenarët e mundshëm në lidhje me fatin e BE-së deri në vitin 2025-të: “të përpiqet për t’ia dalë mbanë”, “asgjë, përveçse një tregu të vetëm”, “’ata që duan më shumë, le të bëjnë më shumë”, “’duke bërë më pak por në mënyrë më efikase”, “’duke bërë më tepër por së bashku”.

Paqartësia e librit të bardhë ishte e kuptueshme. Me zgjedhjet e këtij viti në Hollandë, Bullgari, Francë, Gjermani dhe Republikën Çeke, janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë qeveri që të ketë interes mbi iniciativat ambicioze të z. Juncker. Megjithatë, këto qeveri bien dakort se botës po i kanosen më shumë rreziqe që nga përfundimi i luftës së ftohtë në 1989-91.

Strategët e politikës së jashtme në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera janë duke rishqyrtuar supozimet e vjetra në lidhje me pashmangshmërinë e integrimit në BE dhe qëndrueshmërinë e aleancës së siguritë midis SHBA-së dhe Europës. Një BE super e shpjetë, që inkurajon disa vende që të integrohen më shpejt sesa disa të tjera, nuk është më në modë.

Veçanërisht mjaft tërheqëse në disa shtete të Europës Perëndimore, kjo ide ka marrë mbështetje të mërkurën nga Jean-Marc Ayrault dhe Sigmar Gabriel, ministrat e jashtëm francez dhe gjerman. Një tjetër ide e ministrit të jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault , dhe atij gjerman, Sigmar Gabriel, ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, në mënyrë të tillë që Europa të bëhet një partner më i besueshëm i sigurisë amerikane.

Por përtej këtyre propozimeve relativisht të kujdesshme, disa politikëbërës dhe analistë të pavarur janë duke menduar të pamendueshmen. Një shembull i kësaj është një raport nga MacroGeo, një konsulence e kryesuar nga Carlo De Benedetti, anëtar me influencë në komunitetin e biznesit në Itali, raporton Monitor.

Raporti, “Evropa në Brexit dhe Epoka Trump:  Shpërbërje dhe Rigrupim”, nxjerr disa përfundime mjaft të guximshme. Në këtë raport pohohet fakti se BE-ja në situatën aktuale ka më shumë gjasa të shpërbëhet edhe në rast se qeveritë pro-integruese si ajo e Emmanuel Macronit në Francë dhe ajo e Martin Schulz në Gjermani fitojnë zgjedhjet.

Në ciklin zjgedhor 2021-22, BE-ja mund të hyjë në pesë vitet e fundit të ekzistencës së saj të 'vërtetë', thoshte raporti, duke lejuar që strukturat zyrtare dhe ligjore të bllokut të qendërzuara në Bruksel të vazhdojnë operimin. Raporti pohon se përveç goditjeve të tilla si vota a Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, tendencat gjeopolitike afatgjata janë duke shkaktuar një dobësim mjaft të fortë të BE-së, vazhdon më tej raporti.

Në kufijtë lindore dhe jugore të Europës, sfida të shumta përfshijnë emigracionin e parregullt, shtetet në dobësim, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe revizionizmi rus.

Ndërkohë, SHBA-ja po shkëputet dalëngadalë nga Europa dhe po përqëndrohet në Kinë dhe Azi. Gjermania nuk do ta zëvendësojë SHBA-në si fuqinë e domosdoshme të Europës: ajo kurrë nuk do ta lërë eurozonën të kthehet në një ''union shpërngulës'' dhe, pavarësisht spekulimeve rreth një përfrikësuesi bërthamor gjerman, shekulli i 20-të i saj do të thotë se as Gjermania as edhe fqinjët e saj nuk duan të jenë fuqia ushtarake dominante e Europës...Autorët e 'MacroGeo' nuk parashikojnë konkurrencë anarkike mes komb-shteteve, por ''një shfaqje të zemrës gjeo-ekonomike të Gjermanisë''. Kjo do të përbëhësh nga Gjermania dhe vendet që furnizohen nga zinxhiri industrial i saj dhe të kënaqur me kulturën e saj monetare dhe fiskale. Çarmatuesshëm, ata sugjerojnë se, ''nëse Italia do të shembësh'', Italia veriore mund të bashkohet me Hollandën, Poloninë, Repubikën Çeke, Slovakinë dhe disa vende skandinave në këtë grup. Gjithë kjo nënkupton shpërbërjen e 19 shteteve të eurozonës.     

Si udhëzime të së ardhmes europiane këto zhvillime meritojnë një vëmendje më të madhe -- ndoshta më të madhe se libri i bardhë i z. Juncker.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA