...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Berat Buzhala hyri në gjak ndaj familjes Dehari dhe mbarë popullit shqiptar

Labinot Gjini

11/11/2016 - 10:24

Gazeta Express me pronar Berat Buzhalën është padyshim gazeta më e pisët, më anti-qytetare, më anti-njerëzore dhe më anti-kombëtare që ka njohur dhe që njeh shqiptaria (padyshim edhe Evropa). Këtu askush nuk ka pse dhe si të kontestoje. Ajo ka propaganduar kundër UCK-së, kundër Rep. së Shqipërisë, kundër simboleve shqiptare, kundër çdo gjëje që ka të bëjë me qytetarinë e mirëfillët, me kulturën, me traditën, me ndjenjën, me interesat politiko-ekonomike të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Dhe, në mënyrë të veçante, ajo ka propaganduar kundër çdo lëvizje qytetare e politike kombëtare që ka kërkuar ndryshim dhe bashkim të shtetit të Kosovës me Rep. e Shqipërisë. Këtë punë nuk mund ta bënte kurrë më mirë asnjë gazetë e Beogradit apo Athinës. Dorën në zemër, edhe ato e dinë se ku është një kufi i marrëzisë dhe idiotësisë. Gazeta Express dhe Berat Buzhala nuk i kanë vendosur kufi vetës askund.

Në këtë përpjekje për të fundosur çdo gjë që është shqiptare dhe çdo lëvizje në këtë drejtim, e përkrahur nga mbrapa nga një pushtet (njëherë nga Hashimi, tani nga Kadriu) i zhytur në krim dhe tradhëti kombëtare, kjo gazetë nuk u ndal me propagandat e saj as me rastin e Astrit Deharit i cili i përloti 8 milion shqiptarët e Ilirisë (Ballkanit) dhe mërgatës së saj.

Kështu, kjo gazetë mbrëmë kishte publikuar një video-incizim nga kamerat e burgut ku ishte Astrit Dehari. Me paskrupëllsinë më të madhe që mund të njeh njeriu, kjo gazetë kishte marre përsipër misionin, që përmes një propagande mediale te parandaloje çdo përpjekje të zbardhjes së rastit Dehari. Le ta analizojme pak të gjithë këtë proces:

Së pari, le të shohim se si mbërriti para përfundimit (fillimit, realisht) të hetimëve kjo video në duartë e një media të caktuar? Pra, jo në dorën e cilësdo media, por në dorën e Gazetës Express.

Atë që duhet ta di publiku i gjërë është se asgjë nuk është e rastësishme se ishte, pikërisht, Gazeta Expres që pati qasje në këtë video-incizim dhe jo ndonjë tjetër. Larg rastësisë, kjo gazetë, gjegjësisht Berat Buzhala, është e lidhur dhe dirigjuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Kadri Veseli dhe nga ata të cilët qëndrojne nën hijën e çdo krimi. Dhe ky është informacion jashtëzakonisht i saktë. Për ata që nuk e dinë, Berat Buzhala edhe pushimet i kalon me Kadriun dhe ka një raport përtej mikut, një raport hierarkik të ngjashëm me atë që mund të jetë ndërmjet një shefi dhe një punëtori. Dhe është pikërisht ky raport ai i cili e mundëson këtë zhvatje të materialeve, të ndaluara (përkohësisht) për mediat, nga Gazeta Express. Zhvatje e cila nuk bëhet nga gazetarët vetë, nga mundi apo përpjekja e tyre, por nga strukturat e hijes dhe të krimit të organizuar brenda shtetit, përkatesisht pushtetit, të cilet ia dorëzojnë të gatshme kësaj gazete. Në këtë rast, Gazeta Express është vetem një bashkëpunëtore në krim e cila ka marre përsipër një punë të caktuar dhe të përcaktuar nga punëdhënësit të cilës i kërkohet që një realitet bruto ta shndërroje në një realitet të hartuarr në mënyrë që të bëhet i panjohur më nga opinioni publik. Pra është lidhja në mes krimit të organizuar dhe kësaj gazete që e bënë të mundshëm që krimi më i tmerrshëm të marrë pamjen e një fare lloji te argëtimit meditik.

Së dyti, duhet analizuar se si është paraqitur ngjarja nga kokëmadhi i Gazetës Express në këtë video. Kuptohet se edhe këtu nuk është paraqitja e atij "gazetarit" kokëmadh, por i një bashkëpunimi ndërmjet një stafi teknikësh që kanë atë dije-bërjën e posaçme për të bërë atë që iu kërkohet, në njërën anë, dhe një stafi nga krimi i organizuar që kontrollon, dirigjon dhe kërkon të hiqet e të vihet një element apo një tjetër përgjatë kësaj paraqitje, në anën tjetër. Pra edhe këtu kemi të bëjmë me një bashkëpunim të ngushte ndërmjet strukturave të krimit të organizuar shtetëror dhe atyre të një gazetarie bashkëpunëtore në krim, e cila është vetem një instrument në dorën e të parit. Dhe domosdo se paraqitja del të jetë si për nga intonacioni i zërit, si për nga fjalët që përdoren, si për nga gjuajtja e "argumentëve" në njërën anë, si për nga prerjet e filmit, si për nga avancimi i disa "fakteve" dhe anashkalimi i të tjerave etj., rezultat i këtij bashkëpunimi i cili, në rastin në fjalë, ka për qëllim ta shlyeje përgjegjësinë e pushtetit dhe të pushtetarëve të këtij vendi për ta riorientuar opinionin publik shqiptar ose në një anë tjetër ose, në këtë pamundësi, për ta (ç)orientuar në të gjitha anët ku ana e pushtetit të mbetet vetem një anë ndër tjera. Paraqitja e video-incizimit nga Gazeta Express mbrëmë dukej qartë se këtë qëllim kishte: iu ishin dorëzuar filmimet, normalisht rreptësisht të ndaluara në këtë fazë që të dalin nga zyra e hetimeve.

Së treti, duhet analizuar vetë përmbajtjen e materialit në fjalë, pra video-incizimi. Dhe këtu lindin shumë pyetje të cilat Gazeta Express jo vetem se ka për t'ju përgjigjur, por ka për ta paguar me përgjegjësi. Le të fillojme:

1. A është xhirimi autentik dhe nga kush është vërtetuar kjo që kjo video, në këtë situatë kaq delikate dhe të ndjeshëme, t'i paraqitet opinionit publik?

2. Nga mund ta dimë ne se minutazhi nuk është i saktë, së pari në vetë materialin e origjinës, dhe, së dyti në atë që na paraqitet nga Gazeta Express? Pra, nga ta dimë ne se ora ishte e rregulluar siç duhet në ato kamera dhe nga ta dimë ne që minutazha e origjinës nuk është fshirë dhe zëvendësuar nga një minutazh tjetër nga teknikët e kësaj Gazete (gjë tepër e lehtë për tu bërë) ?

3. Pse nga 14 e 53 minuta (kur mbyllet dera qelisë, pa çelës) e deri në ora 15 e 53 minuta është prerë videoja? Pra, pse është e prerë videoja në minutat më kyçe të ngjarjës ? Duke e qenë e njohur për gazetarët e Expressit që opinionit publik i interesonte pikërisht kjo pjesë, pse ata ta kenë prerë videon, pikërisht, në këtë sekuencë kohore ? Se, në fund të fundit, pjesa ku Astriti është ende në gjendje "normale" dhe aty ku ai gjendet gati i vdekur apo tërësisht i vdekur nga të burgosurit tjerë, pak kujt i hynë në punë. Bile, këto pjesë të paraqitura përbëjnë shkelje të të drejtës së imazhit dhe ruajtës së dinjitetit të viktimës sidomos nëse janë bërë pa lejen e familjës. Gjë që besoj fuqishëm se do të ketë përndjekje nga familja.

4. Cfarë mund të dëshmojn këto sekuenca të shkëputura nga ky video-ixhizim konkretisht, pra për ndriçimin e vdekjës së Astritit ? Asgjë hiç sepse video-inxhizimet nuk flasin në vetëvete dhe aq më pak kur ato janë të bëra nga një kënd i vetem, pa zë dhe të prera sipas qejfit dhe qëllimëve të një gazetaria kriminale. Atëherë pse na janë paraqitur këto video-inxhizime të paautentifikuara, të pa plota, të një këndi të caktuar etj..? Vetem sa për ta mbuluar më shumë krimin me mjegull mediatike, pra. Nëse ka ndonjë arsye tjetër, atëherë presim përgjigjjen nga Gazeta Krimpress.

Së fundmi, nga të gjitha sa u tha më lartë, duhet konkluduar se ky bashkëpunim ndërmjet Gazetës Express dhe strukturave të krimit shtetëror, i bërë kaheradhe shumëhera, kësaj radhe ka kaluar një kufi për të cilin populli shqiptar me familjën Dehari duhet të kërkoi përgjegjësi dhe llogari, jo më vetem nga strukturat e shtetit, por edhe nga strukturat e kësaj medie duke u nisur nga Berat Buzhala e te poshtë. Rasti është tepër i rëndë, ndjeshmëria popullore tepër e madhe, gjendja e përgjithshëme aq e rëndë sa nuk i lë kujt pa i kujtuar vdekjet "misterioze" në burgjet e Serbisë dhe as propagandat të cilat pasoheshin nga mediat e asaj kohe, sa të mund të lejojm që ca gazetarucë të mund të tallen dhe të tentojn të manipulojn me publikun për të përfituar materialisht nga tranzaksionet e një krimi të organizuar. Për mua, nëse Berat Buzhala dhe struktura e tij e Krimpressit bartë me vete faje të ndryshëme nga e kaluara, ai sot sapo morri përgjegjësinë e një pjesëmarrje direkte në një krim. Pra sapo futi duartë në gjakun e Astrit dhe luajti me të. Për mua dhe, besoj, për familjën Dehari e për mbarë popullin shqiptar, Berat Buzhala sapo hyri në nje gjak borxh.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA