...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rivaliteti i superfuqive kërcënon globalizmin neoliberal: drejt luftës së ftohtë apo...

Si mund të përfundojë globalizmi? Disa duket të përfytyrojnë një “shkëputje” relativisht të paqtë të ekonomive deri kohët e fundit të lidhura fort bashkë. Por është e mundur se plasaritjet e lidhjeve ekonomike do të jenë pasojë dhe shkak i thellimit të grindjes botërore.

Martin Wolf

05/11/2022 - 11:49

Si mund të përfundojë globalizmi? Disa duket të përfytyrojnë një “shkëputje” relativisht të paqtë të ekonomive deri kohët e fundit të lidhura fort bashkë. Por është e mundur se plasaritjet e lidhjeve ekonomike do të jenë pasojë dhe shkak i thellimit të grindjes botërore. Nëse është kështu, një përfundim më shkatërrues i globalizmit është i mundur. Njerëzimi e ka, medet, bër këtë më parë.

Që nga koha e revolucionit industrial herët në shekullin e 19, ne kemi patur dy periudha të thellimit ekonomik përgjatë kufijëve dhe një në të kundërt. Periudha e parë e globalizmit i parapriu vitit 1914. Periudha e dytë filloi vonë në vitet 1940, por u përshpejtua dhe u zgjerua nga fundi i viteve 1970, ngaqë më shumë ekonomi u integruan me njëra-tjetrën. Mes tyre erdhi një periudhë shglobalizimi, e kufizuar nga dy luftrat botërore dhe thelluar nga depresioni dhe proteksionizmi që e shoqëruan dhe përkeqësuan atë. Në fund, që nga kriza financiare e vitit 2007-09, globalizmi as është thelluar as është përmbysur.





Kjo histori vështirë të këshillojë se një periudhë shglobalizmi është e mundur të jetë e lumtur. Përkundrazi, 1914-45 u shënua nga rrënimi i rendit politik dhe ekonomik, në nivel vendor dhe botëror. Revolucioni bolshevik i vitit 1917, si pasojë e luftës së parë botërore, nisi komunizmin në botë. Sipas disa vlerësimeve, komunizmi vrau rreth 100 milionë njerëz, më shumë se dy luftrat botërore [ky është një pretendim spekulativ dhe lidhet me vlerësimin e autorit të librit, “100 vjet komunizëm―dhe 100 milionë të vdekur”]. Kjo periudhë kaosi dhe gjëmash kishte disa rezultate të dobishme: ajo i bëri perandoritë evropiane të pambrojtshme; ajo solli shtetet e mirëqenies sociale; dhe bëri njerëzit pak më shumë në dijeni për një fat të përbashkët. Por, në tërësi, ishte një epokë katastrofike.  

Një pyetje e diskutueshme është se sa larg është e lidhur paqja me globalizmin. Siç argumentoi John Plender së fundmi, tregu jo detyrimisht siguron paqe. Fillimi i luftës së parë botërore në një kohë tregtare relativisht optimiste sigurisht që e tregon këtë. Shkakësia shkon në drejtimin e kundërt, në fakt, nga paqja në treg. Në një epokë bashkëpunimi mes fuqive të medha, tregu priret të rritet. Në një rast të dyshimit të ndërsjellë, veçanërisht në një të konfliktit të hapur, tregu rrënohet, siç e shohim tani mes Rusisë dhe perëndimit.

Njerëzit ndonjëherë tregojnë anglezin liberal Norman Angell si një besimtar naiv lidhur me besimin se tregu do të sjellë paqe. Por, në Iluzionin e Madh, të shkruajtur pak përpara luftës së parë botërore, ai argumentonte se vendet nuk do të fitojnë asgjë nga lufta. Përvoja e mëvonshme e mbron tërësisht këtë këndvështrim: pjesëmarrësit kryesorë në luftë të gjithë humbën. Ngjashëm, rusët e zakonshëm nuk do të fitojnë nga pushtimi i Ukrainës ose kinezët e zakonshëm nga pushtimi i Tajvanit [...]. Por kjo e vërtetë nuk e përjashtoi konfliktin. Nën udhëheqjen e psikopatëve dhe ndikimin e nacionalizmit dhe ideologjive të tjera të rrezikshme, ne ishim të aftë të marrëzive groteske dhe krimeve të tmerrshme.

Një përgjigje e mundshme është se asgjë e ngjashme në çka ndodhi gjatë “shglobalizmit të madh” të shekullit 20 mund të ndodh këtë herë. Në rastin më të keq, përfundimi mund të jetë si lufta e ftohtë. Kjo, sidoqoftë, është para kohe shpresëndjellëse. Është mjaft e mundshme se pasojat e një çarje të marrëdhënieve të fuqive të mëdha do të jenë edhe më të këqija në kohën tonë se sa ishin atëherë. Një arsye e qartë është se aftësia jonë për shfarrosje të ndërsjellë është shumë më e madhe se një rend më i madh se sot. Një studim i fundit shqetësues nga universiteti Ruthers argumenton se një luftë bërthamore e shkallës së plotë mes SHBA-së dhe Rusisë, veçanërisht duke ditur gjasat e një “dimri bërthamor”, mund të vrasë mbi 5 miliardë njerëz.

Është kjo e paimagjinueshme? Medet, jo. Një arsye tjetër se pse përfundimi mund të jetë edhe më i keq këtë herë është se ne varemi nga një nivel i lartë i bashkëpunimit të gjerë për të mbështetur një planet të pabanueshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Kinën dhe SHBA-në, të cilët bashkë prodhojnë mbi 40 për qind të çlirimeve botërore të CO₂. Klima është një sfidë e veprimit kolektiv [...] par excellence. Një shembje e marrëdhënieve bashkëpunuese është e mundur të ndodhë çfarëdo mundësie të ekzistojë për të shmangur një proces udhe të ndryshimeve klimatike.

Më pas dikush duhet të kthehet pas mbi shpresën se ndarjet botërore në thellim mund të përmbahen siç u përmbajtën, gjatë luftës së ftohtë. Një kundërpërgjigje ndaj kësaj shprese është se atje kishte disa çaste të fituar ngushtë në luftën e ftohtë. Një e dytë është se ekonomia sovjete nuk ishte integruar në ekonominë e botës, ndërsa Kina dhe perëndimi janë të dy konkurrentë dhe të integruar në njëri-tjetrin dhe me pjesën tjetër të botës. Atje s`ka rrugë pa dhimbje për të shkëptur këto lidhje ekonomike.

Është marrëzi të përfytyrosh se atje ka rrugë. Përpjekja duket e sigurtë për të krijuar konflikt. Vërtet, kontrollet e njoftuara së fundmi, mbi eksportet e SHBA-së të gjysmëproçesorëve dhe teknologjive shoqëruese ndaj Kinës duken një hap vendimtar. Me siguri, kjo është shumë më kërcënuese për Pekinin se çdogjë që bëri Donald Trampi. Qëllimi është ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze. Ky është një veprim luftarak. Dikush mund të pajtohet me të. Por ajo do të ketë pasoja të mëdha gjeopolitike.

Shglobalizimi me shumë gjasa do të jetë rezultati i shkëputjes së kujdesshme të kalibruar dhe inteligjent. Kjo nuk është se si ne njerëzit punojmë. Njerëzit mund të hiqen se shglobalizmi lidhet me zvogëlimin e pabarazisë. Kjo është pa kuptim, gjithashtu: ekonomitë më të hapura janë zakonisht relativisht të barabarta [...]. Janë konfliktet rreth pushtetit që kërcënojnë më shumë globalizmin [...].

Duke kërkuar për të mbështetur sigurinë e tyre, fuqitë e mëdha i bëjnë rivalët e tyre më të pasigurtë, duke krijuar një spirale veskeqe tëposhtë mosbesimi. Ne jemi tashmë poshtë kësaj spiraleje. Ky realitet do të përcaktojë ekonominë botërore. Ne nuk po shkojmë drejt një lokalizmi natyrëmirë, por drejt rivalitetit negativ. Bota jonë mund të mos i mbijetojë një krizë virulente të asaj sëmundje.   

Shënim: Kryeredaktroi i çështjeve ekonomike për Financial Times, Martin Wolf, publikoi së fundmi një analizë për të ardhmen e globalizmit neoliberal. Në fakt, ai e quan atë thjesht “globalizëm”! Ky është një përcaktim i gabuar sepse “globalizmat” e të kaluarës sonë nuk kanë qenë si i 30 viteve të fundit; ndaj nevojitet që “globalizmat” të karakterizohen sipas veçorive të tyre. Ai shtrembëron, gjithashtu, periudhën statiste të shekullit të kaluar, kur mbizotëroi paqja dhe përparimi i popujve, duke spekuluar me një shifër të një autori se komunizmi vrau më shumë njerëz se të dyja luftrat botërore, me “përllogaritjen” e të cilit mund të qeshë dhe një fëmijë.

Ai shtrembëron, për më shumë, karakterin e luftës në Ukrainë dhe luftës së mundshme mes Kinës dhe Tajvanit: sepse Ukraina e “fitoi” pavarësinë nga Stalini dhe ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik si “njësi administrative” e varuar nga Moska dhe e pavarësuar de facto në vitin 1990 ndërsa Tajvani është i “pavaruar” që nga viti 1949 ku Kina nuk ka ndërhyrë në çështjet e tij politike dhe nuk ka nxitur ndonjë grusht shteti siç nxiti perëndimi në Ukrainë në vitin 2014 dhe më pas bëri të pamundur jetesën vëllazërore të popullit atje.

Ai mbështet, gjithashtu, argumentin e bërë bajatë se klima ose ndryshimet klimatike janë çështje kolektive botërore dhe ato mund të zgjidhen vetëm kolektivisht! Në fakt, fakti që globalizmi neoliberal dhe tregu i tij është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike, mjafton për të kuptuar se shglobalizmi, për të cilin ai flet, ndalon deri diku dhe krizën klimatike.

Si ekonomist, ai shtrembëron dhe faktin historik se ekonomitë e hapura çojnë në barazi ekonomike kur jo që vetëm faktet tregojnë të kundërtën nëse karahasojmë periudhën statiste për vendet e veriut dhe jugut evropian me peridhën neoliberale por dhe teoria ortodokse dhe marksiste tregon se kur dy apo më shumë vende bashkohen në një bllok ekonomik ku mbizotërojnë pabarazitë ekonomike vendi më i fuqishëm mbizotëron.

Qoftë edhe kur pohon se konfliktet mes fuqive të mëdha kërcënojnë globalizmin, ai nuk e shikon konfliktin nga një këndvështrim shkak-pasojë: sepse shkëputjen ekonomike mes tyre e ka shkrepur Uashingtoni, si fillim me puçin në Ukrainë dhe më pas me presidencën Tramp, të cilën ai e përmend, dhe vazhdon me presidencën Bajden, kryesisht për arsyen që citon ai: për të dobësuar ekonominë kineze siç po përpiqet të dobësojë Rusinë tashmë të pranuar botërisht.

Por ai ka deri diku të drejtë për përfudimin e luftës mes tyre: sepse ajo vërtet mund të çojë ose në luftë bërthamore ose në luftë ftohtë. Por ajo mund të çojë dhe në një marrëveshje mes tyre. Në fund, ai ka plotësisht të drejtë lidhur me pasojat e shkëputjes së ekonomisë kineze nga ekonomia perëndimore, sepse do të jenë shumë më të rënda se shkëputja e ekonomisë ruse.―Ylli Përmeti          

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA