...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Policia në çdo shtëpi për të mbledhur armët pa leje

15/11/2016 - 19:16

“Mos gjuaj, por duaj” është fushata e organizuar nga ministria e Brendshme në bashkëpunim me ndërkombëtarët për mbledhjen e armëve pa leje.

Ministri Tahiri tha se punonjësit e policisë do të shkojnë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun që vjen nga armët.

Do nisim një fushatë të gjerë në çdo qytet, fshat e shtëpi për mbledhjen e armëve pa leje. Fitore më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm u shpreh më tej se kjo nuk do të jetë një punë e lehtë, por ai i bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Gjatë 20 viteve miliona ishin armët në duart e qytetarëve. Nga 1997 janë 10 mijë qytetarë që kanë humbur jetën apo janë plagosur nga armët ilegale.

Arma nuk është pjesë e burrërisë nuk është më shumë sesa dija, sesa kultura. Nuk është detyrë e lehtë, por është diçka që ne duhet të arrijmë bashkë. I bëj thirrje çdo qytetari të braktisë armët”, tha Tahiri.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri ndërmerren fushata të tilla e pranon dhe ministri Tahiri

Shqipëria ka kaluar disa fushata të tilla por shfrytëzoj rastin të bëjmë apel për të  braktisur armën. Do të bëjmë një fushatë pozitive për të bindur qytetarët e të rinjtë të mos bëhen viktima të pasjes së një arme”, tha Tahiri.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA