...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Klasat politike të Tiranës, Prishtinës dhe...po fshehin milionat në Bjellorusi?

Me pak fjalë “pd, ps, lesheli shpk” kanë gjetur si strehë të vetes dhe të kapitaleve të tyre, Bjellorusinë.

Genta Kaloçi

12/09/2020 - 13:16

Ligji i ri kundër larjes për ndërmjetësit e pronave të patundshme nxjerr në shesh përplasjen antiamerikane/europiane të pozitë-presidencë-opozitës deri në Bjellorusi. Ndiq paratë për të kapur kokat e krimit të organizuar politik në rajon. Ndiq përplasjet e blloqeve lindje-perëndim dhe mund të kuptosh se ku qëndron interesi i presidencë-opozitës së Tiranës. Trampi nga njëra anë deklaron se “po e ndjekim situatën e tmerrshme dhe gjithçka që po ndodh”! Putini nga ana tjetër, përkrah hapur Lukashenkon. SHBA/BE fusin Ramën si katalizator për t`u thënë në rajonin shqipfolës nën ndikimin rus se “gjithçka kalon në filtra, akoma edhe përpjekjet tuaja për lëvizje kapitalesh llogarish në Bjellorusinë problematike me perëndimin”. Me pak fjalë “pd, ps, lesheli shpk” kanë gjetur si strehë të vetes dhe të kapitaleve të tyre, Bjellorusinë.

Nga të gjithë në rajon Pacolli është më i ekspozuari në aspektin filorus antishqiptar. Më i ekspozuari, por më i justifikuari nëpërmjet biznesit. Ngatërrojnë justifikimin me argumentin, kujt, neve! Shumë e bukur kjo! Pacolli biçim Zogu, ka spermat filosllave në Kosovë që e votojnë për një kothere bukë duke i dhënë pushtet politik të mbrojë kapitalin dhe interesin rus në Kosovën e vuajtur nga sllavët. Bizneset e tij nga ku firmosin se paguhen dyfishin e parave ndërkoh që marrin në dorë më pak se shifrat në dokumentacion. Gjithashtu ai është më i ekspozuar se kolegët e tij në politikë edhe për dy arsye të tjera si: 1- për bizneset në shtetet me ndikim nga Moska si Kazakistani, Bjellorusia; dhe 2- për b/shorten sllave. Kapitali i marrë nga Rusia sigurisht të ha kokën. Kërkohet siguri. Si mund ta mundësh, mposhtësh, gjunjëzosh tjetrin pa e luftuar? Jepi për grua, dikë nga oborri yt sllav, që mund ta mbash nën kontroll biznesopolitik. Pacolli justifikohet se fusha e biznesit të çon kudo dhe se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. Qesharake deri në therje dhe justifikim kalamajsh çerdheje. Rastin e tij na e shet si shembull suksesi, me ndihmën e medias së shitur rajonale në duart e çirakëve të pushtokracisë.

Ndërsa të tjerët “pd, ps, lesheli shpk”, në Prishtinë e në Shkup janë më të sterholluar në humbjen e gjurmëve të krimit të organizuar politik. Shënim: Gruevski gjeti strehim në Hungarinë e Orbanit (“aleat” i ShBA-së në BE). Kupola Tiranë/Prishtinë mundohen të ketë disa variante për shpëtim kapitalofamiljar si në Kazakistan, Bjellorusi etj. Përse në këto vende?

Sepse janë bazat e agjenturës ruse ku kanë përkrahjen më të madhe politika antishqiptare e berishizmit rajonal.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA